Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  CIKËL ME POEZI NGA ARTUR VREKAJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ Empty
MesazhTitulli: CIKËL ME POEZI NGA ARTUR VREKAJ    CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ EmptySat Dec 28, 2013 6:50 am

CIKËL ME POEZI


 CIKËL ME POEZI  NGA ARTUR VREKAJ U2_art10


nga ARTUR VREKAJ




PËRLIND O DIELL

Dritën buro dhe shtegëto
nëpër qiej shpresërimi
të përlidhësh shpresën e Shqiptarit
që nuk jepet pa e bërë ëndrrën,
se është si zoti duruar
kur merr një rrugë që e mundon
fatpenguar shtigjeve të zëna
lakngritur kaherë në soj.

Dritëro dhe përtej bebes
në çdo shpirt të stërmunduar,
që nderet mbi lëndina të reja
ku lulërojnë lulet e egra
rreth gjurmëve këmbëzbathura,
që mbetën brezash në grunaja
si shenja trojesh vëndbanuara.

Se ku tjetër botës e kemi
nga një mal kult e shtëpi,
se s'na ngroh dherash të tjera
si atje në Shqipëri,
se dhe qeshja e shpërnguljes
dhëmb si plagë siç dhëmb dhe ti,
kur sheh rrugëkthimin bar buruar
se nuk frymet më njeri,
veç një zog që me vargcicërimën
të shkund qiellit kur të pyet ty:
O Diell pse kthen përsëri?

Gjurmëdritën syve na e ko si mërgimtar,
të na feksësh për të bukurën ardhmëri;
O zjarr që zotin na kujton
dhe fjalën atdhedashuri.




PËRZGJIM PREJ AKULLIT

Mbi liqenin faqengrirë
heshtjerrahurin prej erës,
me klithmërima shpesërie
dita gjall shenjat e jetës.

Mëngjesit përmes përshpirtjesh
tek një varkë ankoruar
qan mbi një shenjë buzëputhje
si vajzë dashurimërguar!

Frymëngrohur si bir i vetëm
që prej gjirit mbi syprinë,
mi rrëmben të parat fjalë
që i them zogut Robin.

Më ndjen që jam mërgimtar
nga e shpirtit valë përvalur,
me vargjeperlat Lasgushiane
e përzgjoj liqer e akullt.




FOLEJA E BRAKTISUR

Më mbeti si dëshmi e pikëllimit
ethezënë për vdekje pragdimrit
për tre fluturakë dhe mëmën
që me aq mundime i rriti.

Në qiell të hapur Hëna kërcuret
se bosh edhe nata friket
pa jetë, pa zëra,
shtratngrirë jashtë e brenda.

Bar e baltë trupëruar
mollë-herekes duken
sikur pyesin Diellmardhurin
që perëndon ngritur supesh.

Shpirti më çahet më dysh
dhe lotët kujen vargjesh në hon
gjer sa i bie të fikët
fundnëntorit që mort dot s'duron.

Fjalën time e bën shtizë
majëdrejtuar nga unë,
ëndrrës më zgjojnë zogjtë Robin-ë
që të mos fikem në gjumë.

Plagëruar si shtëpia ku linda
si në këtë jetë dhe tjetrën,
shtegtuar dhe vdekja hije s'të ka
as dheut botëvjetrës.




NJERËZISHT TË DUA!

Aq më duhet nga ty,
një vështrim i qeshur,
që të nisin vrapin neuronet e mia;
E shpirti të më shumëngjyret
lëndinave ku fill poezia...

S'të bëra dhuratë të diamantë,
as edhe një,
as të shtrenjtë, të florinjtë,
Se bashkë,
e shtrydhim trurin më shumë
për të nesërmen dhe shtëpinë...

A s'ishte surpriza më e bukur
një libër - buqetë poezish,
netëve Hënëpikuara për ty,
e dashur - thurur ?

Syve të tu,
Vallëzonte bebesh lumturia;
Mu derdhe e tëra si drita:
Ti apo dashuria?

Njeriu në mua,
botës rendur lumë,
heshtur flet më shumë.

Zemrën ma dëgjon:
rreh a vargëzon?

Me ty,
fatshtegtuar,
jetëgjurmëruar.

Njerëzisht të dua!
Edhe pa më pyetur,
mërgimit jam rrëfyer:
Si tokës ku linda
vargjeve dorëshkruar!




KUR TË QESH SHPIRTI

Imazhin tënd pirë, stërpirë
me syvështrimin e parë,
thesar e ruaj në retinë
për bukurinë që më la pa fjalë.

Rruga më ndih të vij tek ty,
ndërsa hija ime në dritë t' Hënës
lodron pas fjalëndrojturave të para,
lutje dashurore të zemrës!

Në sa rrahjezemre vajzash
vetëm jotja, rrahjeëmbla,
trokoi tek unë dashurisht
gjer sa u bë ëndërrbëra!

Po ajo erë dashurie fryn si herëparën,
as lulet s’harroj të ti dhuroj,
i lumtur jam kur të qesh shpirti,
Tokë e qiell, me ty shtegtoj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
CIKËL ME POEZI NGA ARTUR VREKAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
» Cikël me poezi nga Raimonda Moisiu
» Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: