Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Shefqete Goslaci EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Shefqete Goslaci

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Shefqete Goslaci Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Shefqete Goslaci   Poezi nga Shefqete Goslaci EmptyThu Nov 14, 2013 10:10 am


Poezi nga Shefqete Goslaci


Poezi nga Shefqete Goslaci Shefqe10

Shefqete Goslaci



KAFSHIMI I PLAGËS

Të luta Kosovë shumë herë
të ta puthja faqen e zhuritur
të ta fshija së paku një lot
të pash ëndërr me stoli
nuse në Çamëri
ti kerkova duart
të majtën ma dhe
se të djathëtën dhe gishtin e di ku i ke
dhe sytë e ylbertë tek ëndrrat i sheh
desha të të puth Atdhe
s ' më le
s ' kishe kohë as atëherë as sot
desha kokën në gjoks ta vë
jo mu pergjigje - digjesh
Cilën pjesë të JO- së sate nuk po e kuptoj
në arenën e heshtjes
vetëm unë e Ti Kosovë
mbetëm të paputhura
mes nesh flamuri e flaka
dua të ta puth ballin e përndritur
tek hëna zë pusi
dua të ta bëj një djalë
prapë njësoj më përgjigjesh
vitet mi dekorove me pritje
e vargun me Ty
s' pajtohem Kosovë
s ' ështeë viti '81 se dëgjoj as Solomonin
do të bëhem Rozafë, buzëçara ime e skuqur
dashuria dhe plaga ime e kafshuar
djepi unaza dhe kafshata ime e ngjyer në diell
kalo Kosovë mbi mua
njomi buzët në murin tim të lagur.




FOLE MBI DALLGË

E piva kafenë e mëngjesit edhe sot
po dita nuk do të ulet ballë meje
pardje ma qëlluan kot më kot ca idotë
ata që edhe diellin e kthejnë kal beteje
ju luta një pëllumbi të vinte tek unë
por ai me një qiell pa adresë fluturoi
se dje nga parajsa me dhunë e përzunë
e barot të shkrirë i hodhën në gojë
tashmë e kuptoj që kam hyrë në një botë
që e imja su bë asnjëherë
këtu ku absurdi ushqehet me lot
e çastet e lumë miklojnë nëpër humnerë
Ç' të bëjë me ty dashuria ime
mbi dallgë kam ngritur fole
edhe shpirti mu arratis nga ky burg i misht
mbi shtat qella mbi re
He fol ç' të bëjë me ty dashuria ime
kjo kohë të gjitha dashurite mi vret
edhe pse me kushtoi një mal me flijime
unë duart si ngre asnjëherë përpjetë.




E TËRA KËNGË

Shiu bie me melodi shpirti
ul kryelartësine e gjetheve
zemra përgjon telin e hollë
të ftohtë
arterjen e vetme që mban gjallë
lidhjen tonë
melodi pas melodie
bëmë simfoni
njëqind zjarret e gjirit
i shuan flladi yt
deti zbret nga kuajt e dallgëve
sjell Mbretëreshën
jam e tëra këngë
N' perëndm dielli
cingëroi telefoni
ylberit eca zbathur
e tëra këngë e magji
t' ë flet në emrin tënd
e unë emrin s ' ta di
sheh e beson pranverën
Lirinë kuq e zi
ngre dolli për ty e këngën.




RRITJA JONË


Para zanafillës
folëm gjuhën shqipe
kur nga toka mbinin koka
e plisa binin nga qelli
krijuam zejën e jetës
nga e vetmja nanë
nën fluturim shqipesh
kur qyqja ende s' kishte bërë vezën e parë
kur s ' kishte perandorë
mite, mbretër e skllevër
mullinjtë bluan kujtimet
nën diell, hënë e net me yje
u bëmë shtretër lumenjesh
ta rrisim pemësinë
thelluam rrudhat kohërave pa emra
rinimet mugulluan
mënxyrave zgjidhi nyje
rritja jonë.




NDJENJË

Hënë e grisur e leckosur
më sheh nga qielli për karshi
durimi im për ty ka sosur
ndaj do të nisem e do vij
anipse rruga është e gjatë
e male fusha ka në mes
ky malli im shemb dhe kalatë
ndaj pa të parë ty s ' mund të vdes
ti je për mua fill i zjarrtë
prej rrezesh malli i gatuar
prandaj tek unë nuk ka kurrë natë
jam mëngjes i pambaruar
drejt teje vij e shkoj përhereë
s' ka gjë pse ti nuk e ndjen dot
me emrin tënd shkel çdo humnerë
mbështjellë me urë tërë këtë botë
të dua them dhe buzëqesh
dhe ti diçka më pëshpërite
kjo udhë që zgjatet midis nesh
është dashuri mbi dashuritë.




KULTURA NË KOMË

Mua mushkërisë suaj
më jepni oksigjen
mua frymën dhe gjakun tuaj
trupin selvi
mos mi preni venat
mi hiqni tullat e betonit
unë piktura dhe fjala
skena dhe veshja
tingulli e ngjyra
ndjenja dhe vlera
krijesa e monedha
aroma e tokës
unë themeli juaj dhe ëndrra
gjuha dhe fytyra pa grimë
mos me flijoni si Rozafë
jam rrënja, uji e djersa
kurrizi, kënga e gëzimi
gjiri juaj dhe loti
më mbani në prehër.




DIKUSH MA PREU GËRSHETIN

Nëpër gërshetin tim grurore
kaluan gishtërinj të vrazhdë
nëpër fytyrën time qumështore
kaluan buzë të nxira katran
nëpër kthjelltësinë e syve te mij
kaluan terret pa hënë
nëpër duart e mia të bardha
kaluan zinxhirë e pranga
nëpër veshët e mij bilur
kaluan sharjet e mesjetës
në mushekritë e mia me oksigjen
u ngul thika jote e helmtë
e ylberin ma kafshuan hijenat
nëpër përrallat e bardha të gjyshes
shkelën kuçedrat me emrin tuaj
nëpër vajzërinë time dhe nderin
në dasmën time dhe ëndrrën
hodhën valle demonët
e krushqit megjithatë
e sollën nusen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Shefqete Goslaci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Jam e s`jam / Poezi nga Lida Lazaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: