Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Rozafa Shpuza EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Rozafa Shpuza

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Rozafa Shpuza Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Rozafa Shpuza   Poezi nga Rozafa Shpuza EmptyWed Nov 13, 2013 8:59 am

Poezi nga Rozafa Shpuza Rozafa10

Rozafa Shpuza



Poezi nga Rozafa Shpuza


Poezi nga Rozafa Shpuza 13792110

(Cikël poetik i shkëputur nga vëllimi poetik "ANIPSE"




Kohë imazhesh


Ka kohë që m’grishin
zâne t’arratisun
që kalamenden butësisht
ndër prehna kujtimesh.
Sonte mbetën pezull,
s’bëzanë,
s’mikluen,
s’u rreken me çoroditë
shpirtin
peng tisesh t’mjegullueme
ndër puthje t’padhana.
Zâne njerëzish
që kurrë s’i pashë,
anipse i ndiva ndër belbëzime
andrrash.
Ej, ti kohë imazhesh t’rreme,
çilja shtegun trokut t’zâneve
që vikasin prej s’largti
ndër arkapia stinësh
t’lume!




Kthim

Në shpinë e vjetër
m'pret oborri
rrethue me mure t'nalta
mblue me shermashekë
t'pastinë,
zbardhë prej luleborash naziqe
që nusërojnë në qoshe.
Grilat,
mpi prej shirash t'mërzitshëm
hapin krahët e pluhnosun
prej ernash t'hirta.
Shkallat,
lodhun prej hapash t'fikun
përkundin parmakët
e limuem
prej prekjesh t’harrueme
e sytë andërr-thyem t’fotografive
në muret e plasaritun
lotojnë prej mallit...




Dashnitë e thyeme

I mora në grusht
dashnitë e thyeme
e i shtrëngova fort.
Dimnat ua kishin zbehë drithërimat
deri n'harrim.
Tash secila prej tyne
asht tjegull e lmyshkun
në pullazin e pjerrët
të shpirtit andrrimtar.
I mora në grusht
dashnitë e thyeme
e i përshkova në fillin e kohës.
Gjerdani i kujtimeve
m'randoi në qafën e përkulun
prej puthjesh t'shueme
e gjoksi m'gufoi
prej tallazesh rebele.
I mora në grusht
dashnitë e thyeme
e nuk di çka të baj me to...




Kthimi

Kthehem kajherë
me shpresë se tik-taku
ka me ngurtësue flirtet
e akrepave
e agu ka me ndalë shfletimin
e muzgjeve.
Kthehem me frymën pezull
te ai prag,
që s'don me ia ditë për belbëzimin
e hapave.
Kthehem kajherë…
teksa mirazhi yt m'i shprish flokët
me gishta malli të ndezun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Rozafa Shpuza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Poezi nga Ajet Shala

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: