Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Flora Peçi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Flora Peçi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Flora Peçi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Flora Peçi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Flora Peçi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Flora Peçi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Flora Peçi   Poezi nga Flora Peçi EmptySat Oct 19, 2013 10:17 am

Poezi nga Flora Peçi


Poezi nga Flora Peçi Flora10

Flora Peçi

Flora Peçi ka  lindur në  Mitrovicë, qytet ku ka mbaruar  mbaroi shkollimin fillor dhe te mesëm. Studimet e larta  i kreyu  në Universtetin e Prishtinës-Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Me shkrime merret që nga fëmijeria. Pasion e ka letërsinë dhe në veçanësi poezinë. .Krijimet në dorë shkrim (pesë vëllime të tilla) u dogjën gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ka botuar librin e parë poetik :

Poezi nga Flora Peçi Kopert10


Kosova e kullave të heshtura


Ka në   dorëshkrim librin e përgatitur për botim. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtareve "JAKUP CERAJA" ne Mitrovicë.




TI FLET


Flet për dashurinë e nuk e ndjen atë
ngatërron me ndjenjën e urrejtjes
ti...
flet për ylberin pas shiut
ai...
fsheh ngjyrat nga ti
hëna ka frikë nga shikimi  djallëzor
dhe fshehet pas reve të errëta.

Nuk jam më Penelopë e dikurshme
e pres krahë hapur ylberin
ngjyrat e tij më mbeshtjellin përherë
ngjyrat e tij mbështjellin me shpresë.

Unë Penelopa e dikurshme
  ti...
Uliksi i humbur në det.

Ti flet...
Më mirë hesht mes heshtjes padije,
e largëra erë   të ka çuar larg
Unë buzeqesh,
me fatin tënd të grisur,
udhëkryqesh pakuptimësisë jetë.





ASGJË…


Asgjë nuk mbeti nga dashuria jonë
Ike me copëzat e fundit të saj
Ike me kënaqësine e gënjeshtrave të tua
Ike…

Mendove se more gjithçka ...
por jo veten time ,
as ëndrrat e mia
Ike ashtu i përhumbur
Ike…

Premtimet e tua të gjata
u tretën si bora e parë
dhe bashkë me dhimbjen e lotëve
vrave dashurinë time më të parë
Ike ashtu si tinëzar
Ike...

Qirinjtë e lutjes  i fika,
Kupën e urrejtjes e zbraza
përmes vargjesh të dlirë u shkreha
në poezi dhe mijëra fjalë.
Ti ike...






KËMBËZBATHUR…



Shëtis shtigjeve plot  ëndrrave  
Askush nuk më pengon
Askush nuk më ndalon.

Flokëshprishur nga puhiza e mbrëmjeve
Zemërthyer nga gënjeshtrat jetësore
Guackën e dëshirave kërkoj

E gjej  ëndrrave të  mia
mbushur me nektar dashurie
Mbushur me  aromë mirësie.
I imi shpirt që më çon kaq larg.

Këmbëzbathur kapërcej rrugicave
si një flutur rend tek ty
me zjarrin e zemrës në gji
drejt altarit tonë  “Dashuri”





SHKREPËTIMË


Shikoj yjet në qiellin e errët,
feksjen e dritës, vezullim
dhe unë...
nga përtejdritarja e ëndërrimeve
shikoj  gjurmët e jetës shkëlqim.

Shikoj sërish shkrepëtimën e humbur,
shigjetë e zjarrtë derdhur nëpër qiell
dhe une...
nga përtejdritarja e vetmuar
shoh shuarjen  e vërtetë të një ylli!





MOS MË PYET...


Mos pyet përse në dhomën time nuk është fikur drita
heshtja flet vetë
errësira më përkujton në ty
sonte jam  dehur nga djallezitë tua.

Mos pyet a kam lot në sy
ai rrëshqet vetë sonte
dhimshëm prek kujtesën  time.

Mos pyet të fillojme sërish
nuk dua prangosje ndjenjash
pres mëngjesin tjetër nesër
me vesën e parë të luleve shpresë.

Mos fol më për pendim
as për rrëfim ndjenjash gjunjëzim
flalët e tua tashmë i ka marrë era
dhe bashkë me to dhe lutjet mashtrim.

Mos më pyet më për asgjë
tjetër rilindje kërkoj në shpirt
dhe tjetër frymim më sjell dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Flora Peçi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: