Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 [b]Takimi i fundit…. Përsiatje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

[b]Takimi i fundit…. Përsiatje Empty
MesazhTitulli: [b]Takimi i fundit…. Përsiatje   [b]Takimi i fundit…. Përsiatje EmptyWed Apr 10, 2013 8:53 am

Takimi i fundit….
Përsiatje


[b]Takimi i fundit…. Përsiatje Raimon10

Tregim nga Raimonda MOISIU


…..Ajo nguli sytë në të tijat dhe dicka e cuditshme ndodhi. Dëshira, pasioni të ndrydhura përbrenda për një kohë, rishpërthyen ndjeshëm. Në vënd të zjarrmisë të lëkurës, ajo ndjehu, lotët në sytë e saj. Ai ishte aty pranë saj, dridhej. Ata të dy kishin humbur prindërit, por ndryshimi ishte se ajo kishte dashurinë e familjes. Ai ishte rritur krejt ndryshe nga ajo. Në një ambient të ashpër, të vështirë, ku kishin munguar dashuria, ngrohtësia, kujdesi prindëror. Ajo kurrë nuk e pat shkuar nëpër mënd një gjë të tillë. I morri dorën.
-Unë nuk jam i keq! Nuk lëndoj askënd!-tha ai mes dridhjeve të zërit.
-Mos u mërzit!-i pëshpëriti ajo.Vështronte lotët në qerpikët e tij.
-Të dashuroj- i tha ai, me buzën që i dridhej. Ajo i shtrëngoi dorën fort në vënd të përgjigjes. Ai shtrëngoi fort sytë e mbyllur. Ajo e vështronte me kujdes. E cuditur se si fytyra i zbehej dhe lotët binin aq lehtë nga sytë e tij. Nuk ndjeheshe i sigurtë a e pat takuar njeriun e vërtetë të jetës së tij. Ajo ishte e ëmbël, e butë, e qeshur, e pafajshme. Ajo ishte shokuar nga pesimizmi i tij.Nga ideja se ai mund të bënte dicka jashtë dëshirës së tij.
I kërkoi të shkonte me të. Si mund të mendonte aq keq për të?
Bluante në vetvete mendimet që mundoheshe t’ja shprehte atij se sa gabim ishte që mendonte krejt ndryshe nga cfarë ishte në të vërtetë.
Ata ishin aq ngjitur me njëri tjetrin sa ndjenin ngrohtësinë e krahëve. Ajo e vështroi atë. Ai bëri një gjysëm lëvizje rrëmbimthi. E rrëmmbeu në krahët e tij. Të dy u befasuan. Nuk po dinin se c’bënin. Ajo e puthi. Nxehtësia e buzëve të tij e shokoi atë. Ndjehu ftohtësirën e duarve të saj, në krahët e tij. Ndoshta ishte prekja e buzëve të saj, që e bëri t’i shkonin mornica. Qëndronin ashtu në errësirën e dhomës. Putheshin. Ajo u tërhoq paksa duke mos ia ndarë vështrimin. Ai mbante fytyrën e saj në duar. Dëshironte shumë të qëndronte me të. T’i ndryshonte mëndjen. Iu kujtua nata e parë që pat kaluar me të. Ajo dukej e përhumbur. Të dy ishin humbur, hutuar në botën e ndjenjave. Sytë e saj të menduar shëndrinin. Dicka bluante në mëndjen e saj.
-E di cfarë dua të them-tha ajo.
-Për fëmijën tonë?
-Ajo aprovoi me kokë.
-Dua të them, se duke menduar të kundërtën, do të jetë humbje kohe.
- A të kujtohet si dukesha atëhere?-e pyeti ajo.
-Shumë e mirë, e bukur, -i tha ai duke ia mbajtur akoma fytyrën .Ka kaluar një kohë e gjatë, por ti akoma dukesh mjaft e re, si atëhere kur ishe tetëmbëdhjetë.
-Jo, jo-tha ajo, duke ia dhënë një të qeshure. Më thuaj dicka më shumë se kjo, që të më bindësh.
-Po është e vërtetë, ti je ajo që ke qënë!
-Unë jam krejt ndryshe-mërmëriti ajo.
-Po nuk e tregon, - i tha përsëri –duka ia vështruar ato pak thinja në flokët e saj. Ajo tundi kokën. Ai e ndjehu veten të pashpresë. Ia morri dorën atij e të dy shkuan në dhomë. Ajo e tërhoqi fort, të ulej pranë saj. Në atë divan ku biri i tyre pat fjetur tërë jetën.
- Ke ndryshuar?- e pyeti ajo, duke ia ngritur paksa flokët që i kishin rënë mbi ballë.
-Që atëhere? Që atë natë dimri, kur të takova….të fundit herë ? Shpresoj….Unë isha shumë i inatosur atë natë.
-Po-tha ajo.
-Sigurisht, cfarë prisje ti? Ti më përzure mua, Nuk mund të duroja c’ka po ndodhte mes nesh…..”
-Mes nesh-përsëriti ajo. Ai vuri re që fytyrës së saj i iku buzëqeshja. Dallohej trishtimi, hidhërimi, për djalin e humbur…për mungesën e tij.
Ai ishte vrarë…. apo….e vranë…!
Cfarë po mendonte ajo? Në rast se ata do të kishin qënë bashkë, nuk do të ishin ndarë, ai mund ta kishte mbrojtur birin e tyre. Ai mund ta ndihmonte birin e tyre të ecte në jetë, të realizonte synimet e tij…. Në rast se ai do të ishte aty në krah të tyre do ta kishtë mësuar si të përballej me vështirësitë, rreziqet e jetës, më mirë. Ai e dinte cfarë do të thoshte të rriteshe pa baba-jetim me baba gjallë-sepse ai ishte rritur i tillë vetë. Pa prindër. Në shtëpinë e fëmijës.
Ajo vari kokën. Iu duk, sikur ajo fije shprese që u cfaq, do të zhdukej përsëri. Ai e vështronte. Ajo kishte zënë kokën me duar. Valët e detit dëgjoheshin, por asgjë romantike nuk ishte më brenda dhomës.
Ata dukeshin të vetmuar, të shkretë.
I hodhi një vështrim dhomës. Në qoshe të saj, ishte pianoja e mbuluar me një copë beze. Ajo kishte një kohë të gjatë që nuk i binte më asaj. Raftet në mur, ishin plot me libra dhe CD-i. Në pjesën tjetër të murit varej kitara dhe mandolina e birit të tyre.
- E di cfarë bëja kur ikja në udhëtime?
-Jo, cfarë?
-Dëgjoja muzikë, muzikën tënde. CD-të e birit tonë. Ku shkoja unë, shkoje ti dhe biri ynë. Ku isha unë- ishe ti dhe biri ynë. Ju ishit gjithmonë me mua. Në mëndjen e zemrën time.
-Edhe kur gjërat ishin ngurtësuar mes nesh?
-Po, edhe atëhere!-tha ai ndërsa lëmonte kitarën.
Kur ai u kthye, vuri re që ajo e shihte me vëmëndje. Ndoshta ishte e frikësuar se ai mund ta rrëzonte kitarën e birit të tyre. Ia zgjati asaj. Ajo e morri.
-Po të dëgjoj. Disa gjëra janë aq të nevojshme për tu dëgjuar, kujtuar, e bërë.
-Cfarë do të thuash me këtë?
Ai u kruspullos para saj. Zemra po i rrihte fort. Nguli sytë në të sajit. Ai dalloi mjegullën e trishtimit, hidhërimit për një kohë të gjatë- të dhimbjes e humbjes së djalit. Atë cast dëshironte ta rrëmbente, ta conte në dhomën e gjumit në krevat. Cdo gjë në brëndësi të tij e dëshironte atë, dhimbte për të. Por ai vështronte ata sy të zinj dhe e dinte që ajo nuk ishte gati. Ndoshta kurrë më! U përkul. Puthi lehtas buzët e saj.
-Disa gjëra ndjehen të nevojshme-përsëriti ai. I preku fytyrën. Më pas doli jashtë nga dhoma.
*****
Një orë më vonë ai u kthye përsëri. Nga jashtë dukeshin dritat e ndezura në shtëpinë e saj. Dalloi siluetën e saj, te dritarja e dhomës, ku ai e pat lënë. Shpresonte që ajo të merrtë kitaren. Të fillonte t’i binte asaj. Shpresonte se kishte filluar ta qetësonte, t’i shërontë sadopak dhimbjen për djalin e vdekur tashmë. Hyri në dhomë. Nuk ia hoqi sytë. Ata ishin të ngrohtë. Shëndrisnin,.
Për një moment mendoi të vinte muzikë. Një kompozim të saj. I pat treguar të vërtetën pak më parë se e vetmja muzikë që ai dëgjonte ishte e saj dhe e birit të tyre. Por tingulli i valëve të detit dëgjohej akoma. Ndjehu gjakun t’i vlonte ndër venat e tij. Ndërsa po kthehej rrugës fërshëllente muzikën e saj….Ulur pranë saj, krahët e tyre u kryqëzuan. Sytë e saj tani po vështronin të tijat. Ai e puthi fort. Iu duk sikur ishte puthja e lamtumirës. Edhe më pas ai do ta kujtonte gjithmonë atë puthje.
-Bëj gjithshka!- i tha vetes.
Kjo ishte ajo c’ka ai dëshironte prej saj. Ajo i pat rizgjuar atij, ndjenjën kur u takuan për herë të parë, sa ishin dashur e ndjerë për njëri tjetrin. Ajo e pat besuar atë verbërisht. Përpiqeshe ta bindëte se ajo dashuronte vetëm atë. Edhe ai duhet ta besonte këtë.
Zërat gazmorë të fëmijve, i bënë të hidhnin vështrimin përtej dritares. Panë një zjarr të madh. Ai teksa shihte zjarrin dhe flakët u kujtua kur bënin zjarre anës detit. Nën dritën, ngrohtësinë e flakëve te zjarrit bënin dashuri, derisa tufa e shkarpave bëhej thëngjij. Në ato netë të bukura, u ngjis fryti i tyre i dashurisë, biri i tyre. Takimi i fundit i tyre pat qënë në bahcen e shtëpisë. Mbrëmja ishte e ftohtë shumë, ngricë dhe borë binte. Ata ishin ulur të dy të menduar. Të pështjelluar. Ajo kishte dicka për t’i treguar. Por edhe ai kishte dicka për t’i thënë, gjithashtu. Dëshironte ta pushtonte ta ngrohte atë cast, por ajo nuk e la. Ajo ishte shtatzënë, c’ka e bëri atë të ndrronte mëndje….. U largua duke mos e kthyer kokën mbrapa..
******
…..në atë natë vjeshte, mesi i shtatorit. Qielli i errësuar nga nata ishte mbushur me yje. Ishte freskët dhe ishte një kohë e përshtatshme për të bërë zjarr. Si mblodhi ca dru të thata pishe e ndezi një zjarr të madh. Ajo ishte ulur më gjunjë pranë zjarrit. Kripa që kishin marrë drutë e thata nga dallgët e detit, bënte ngjyra blu, jeshile, dhe të kuqe. Ngaqë ishte shumë freskët, u ulën ngjitur me njëri tjetrin. Duke u përqafuar zhyteshin në rërë. Ajo ndjehu zjarrminë e buzëve të tij në lëkurën e saj. Rëra ishte e ftohtë dhe ajo u tulat pas tij. Futi këmbët ndër të tijat. Trupat e tyre sa vinte dhe ngjiteshin. U bënë një. Flakën rrobat nga trupi. Lëkura e saj dukej e zbardhët nga yjet dhe zjarri kuqëlonte në sytë e saj. Ata bënin dashuri, i pëshpërisnin njëri tjetrit, dhe nuk e ndjenin që dallgët iu lagnin edhe këmbët. Stërkalat e dallgëve iu mbulonin fytyrën, dhe ata shijonin kripën në cdo puthje……
******
-Jam këtu, gjithsesi…jam këtu…-tha ai me zë të lartë.
Brenda një sekonde edhe ajo solli ndërmënd atë natë shtatori, kur bënë dashuri anës detit.
Nxorri albumin me foto nga sirtari. Ai iu afrua. Të dy shfletonin fotot e birit të tyre. Ai i fshihte lotët e saj, me kurrizin e dorës. Ia zhyti kokën në gjoksin e tij. Ajo qante qante…
Ai ishte rikthyer. Ta takonte atë-ajo e dinte. Nuk mund të lëvizte. Ai e shtrëngonte fort. I puthte flokët.
-Jam këtu…jam këtu… Nuk iki më….-përsëritëte të njëjtat fjalë.
Ai e kishte dashur atë. Ai akoma e donte atë. Edhe ai lotonte me të, për birin e tyre. I donte shumë që të dy.
Ai e dinte se jeta vinte vetëm njëhërë, se secili është kalimtar i saj.
-Jam këtu, ---nuk iki më…jam këtu…. Nuk pat qënë kaq pranë, kaq ngjitur me të, për mëse tetëmbëdhjetë vjet…..
Ajo kishte jetuar kaq kohë pa atë….
Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA
Prill 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
[b]Takimi i fundit…. Përsiatje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
» PËRSIATJE PËR VETMINË OSE NGROHTËSIA QË TË KRIJON NË SHPIRT GJUHA POETIKE (Mbi librin me sonete “Hire të vetmisë. Përsiatje poetike” të Anton Nikë Berishës. Botoi Argeta LMG, Tiranë 2022) / Nga: Timo Mërkuri
» SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK / Poezi nga Dashamir Malo
» PËRSIATJE *** KA GJITMONË DRITË NË FUND TË TUNELIT***
»  NJERIU NË LUFTËN E FUNDIT - Poezi nga Tarana Turan Rahimli / Përktheu në shqip: Mehmet Rrema

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: