Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 51 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Griselda Doka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

 SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK / Poezi nga Dashamir Malo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK / Poezi nga Dashamir Malo   Mon Jan 30, 2017 10:12 am

Poezi nga Dashamir Malo


SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK

Kishte afro një vit,
që anija e peshkimit, “Pulëbardha e Kaltërsive”,
dergjej e ankoruar në Liman.  
Qëndronte e heshtur, me flamurët e zinj,
bërë fije – fije, si krifa e një kali
dergjej e ankoruar në Liman.  
Qëndronte e heshtur, me flamurët e zinj,
bërë fije – fije, si krifa e një kali të pezmatuar,
nga malli i pritjes  për të zotin.  Thoshnin se po një vit kishte peshkatari plak,
që kish zënë shtratin.  
Dhe ja, befas një mëngjes vjeshte,  panë peshkatarin
të çapitej drejt Limanit.  
Ndali! Hodhi vështrimin drejt Jonit.  Ish një det i brendshëm, atë ditë,  
i rrezikshëm edhe për detarët më të zotë,  
por i prajshëm në dukje,  
si temperatura e brendshme e një foshnje,
që një nënë e vëmendshme
e pikas vetëm ndaj të gdhirë.  
Shkoi drejt varkës.  
Me duart e thata, që i dridheshin,
i preku bashin,
si të ledhatonte një qënie frymore.  
Zgjidhi litarët, bëri ta shtynte drejt thellësisë,
duke i thënë: Ik tani,
fluturo drejt horizonteve, pulëbardha ime!  
U kthye, për në shtëpi,
trotuarit të vjeshtës.  
Ndali një çast. Hodhi vështrimin drejt qiellit,
ngriti duart lart, në atë mënyrë,  sikur të kuvendonte me zotat,
që e kishin ndihur gjatë gjithë udhëve të tij të gjata.  
Lëvizi në ajër bastunin e tij të drunjtë.
Retë e hirta të vjeshtës,  atë çast,  
si të ishin dele të bindura,
bënë për nga gryka e Lëkurësit.  Vjeshta, kjo grua çapkëne dhe flokëartë,
e zemëruar prej gushtit,
vazhdonte të këpuste gjethet e pemeve  
buzë trotuareve.  
Peshkatari çapitej ende trotuarit,
duke thënë nën zë:  
Sa i ngjajmë ne gjethit,  sa i ngjajmë!...
Të nesërmen e asaj dite,
nëpër shtyllat elektrike kundruall Limanit,  
lexova lajmërimet e shtegtimit të tij  pa kthim.




Shkëputur nga vëllimi poetik " Vagëllimthi"

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK / Poezi nga Dashamir Malo
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: LEGJENDA MBI BARIUN PLAK - POEZI
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: