Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

February 2018
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728    
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 Lihet në harresë përvjetori i dytë i vdekjes së poetit të madh Din Mehmeti.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Lihet në harresë përvjetori i dytë i vdekjes së poetit të madh Din Mehmeti.   Fri Nov 16, 2012 8:31 am



Din Mehmeti


Lihet në harresë përvjetori i dytë i vdekjes së poetit të madh Din Mehmeti.

“Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma “


U mbushën dy vjet nga vdekja fizike e poetit, dy vjet që në tribunalin e fjalës artistike mungon simbioza e figuracionit, metaforës dhe simbolikës së gjallë të poezisë kosovare. Dy vjet pa Din Mehmetin janë shumë ditë drite, janë shumë ditë diturie, janë shumë ditë mendimesh e meditimesh , që veç një promemorie e tillë dinte ti falte e ti dhuronte për të zbukuruar ylberet koloristikë të thjeshtësisë jetë. Ai ngrihej kur të gjithë heshtnin, ai fliste kur të gjithë flinin, ai largonte gjakun e keq të mendimit, ai vdiq ngadalë në eterin e pasklithmave. Dy vjet që një ikonë muzash të shuhej dhe dy vjet që një qytet me tradita të lashta historike dhe kulturore si Gjakova të harrojë dhe mos të përkujtojë më : njeriun,birin e saj, poetin, simbolin e zërit dhe dritësisë së mendimit. Pushteti Qëndror dhe ai Lokal, shoqatat e ndryshme dhe ato letrare heshtin dhe nuk dinë pse heshtin, kurse ai prehet në dheun e amshuar e të lehtë në pritje të resektit dhe mirënjohjes për atë ç'farë ka bërë dhe bëri për kulturën e kombit të vet. I madhi Din iku ashtu si nëpër mjergull, me zemër dhe shpirt të mbetur pas atje, tek faltorja e tij, tek Kosova kreshnike, tek Kosova që e këngëroi me këngë drithme, tek Kosova e lirë. Ai humbi nëpër atë rrugëtim pa kthim, për tu rikthyer sërish dhe më fuqishëm, tek muza e parë poetike, tek blasfemia e fjalës lirike, tek kënga e përmallshme për vjeshtën, tek petalja e bukur e trëndafilit, tek shpirti dhe ndërgjegjia qytetare, tek kushtrimi për gjakun që s' falet. Din Mehmeti ishte shëmbëlltyrë dhe mishërim i aspiratave popullore ; për komb, flamur, dituri dhe liri, dhe si i tillë ai do të mbetet përjetë në piedestalin e artë të korifenjve dhe personaliteteve shqiptarë, që i kanë shërbyer kombit tonë me ndërgjegjie qytetare dhe devotshmëri.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Lihet në harresë përvjetori i dytë i vdekjes së poetit të madh Din Mehmeti.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bibliografia e Ramiz Kelmendit
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Kadri Mani: Komandant Afrim Mehmeti, si po sillesh: trim në luftë e frikacak në paqe!?!
» MBREMJE PERKUJTIMORE ME RASTIN E 1 VJETORIT TE VDEKJES SE AKTORIT TE MADH BEKIM FEHMIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: