Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    Empty
MesazhTitulli: Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    EmptyMon Nov 05, 2012 10:52 am

Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën
(Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    Kujtim11
nga : Kujtim Manteli

I

S`kam çiflik e s`kam pallate,
S`kam hotel me katër kate,
Po e dua Shqipërinë,
Për një stan në Trebeshinë

Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën  (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)    Sejful10
Sejfulla Malëshova (Lame Kodra)
Poetit i mungojnë çifligjet, i mungojnë pallatet, i mungojnë dyqanet. Nuk ka pasuri të madhe, po ka një stan atje në Trebeshinë. Sigurisht jo i tij në planin personal, por është i tij, se poeti e konsideron veten të afërt me ata njerëz që kullotin e mbarështrojnë këto tufa shpateve të malit dhe nga ky pozicion buron dhe dashuria e tij për Shqipërinë, duke vendosur si gur themeli të dashurisë së tij për atdheun, stanin e Trebeshinës. Poeti na jep një pamje piktoreske. Elementet të cilat formojnë tablonë i do me gjithë shpirt. Është mjedisi ku është rritur. Është për t`u vënë në dukje se si shpalosen sende tepër të vogla, por duke u renditur njëra pas tjetrës të krijojnë imazhe madhështore që të mbeten në mendje. Poeti thotë se, pas stanit të Trebeshinës, e do atdheun e vet dhe për gjëra tepër të imta: ”Për një shkarp e për një gur”. Mjedisi larg atdheut e ka bërë poetin që të jetë i ndieshëm. Të ndiesh dashuri për një shkarp. Të ndiesh dashuri për një gur. Druri dhe guri janë elementet e jetës së përditëshme. Me to ndërtohet. Pa to jeta njerëzore nuk do të ekzistonte. Ndaj ky varg mezi pret që një varg tjetër ta plotësojë. Shohim se në vargun në vijim shkarpa bëhet gardh, guri bëhet mur. Në këto dy vargje shpaloset e gjallë jeta njerëzore. Gardhi dhe muri janë vepër e punës së njeriut. Të thjeshta, por të madhërishme, ashtu siç janë dhe njerëzit që i ndërtojnë ato. Nëpër vargjet rrjedh dashuria e tij për atdheun. E do atë: “Për kasollen mbi Selishte,/për dy ara në Zallishte”. Shohim se varg pas vargu ndërtohet pamja e plotë e fshatit. Çdo fjalë shenjtërohet duke kaluar nëpër mendjen e poetit. Ara nuk të duket më arë atje tej në vendin e quajtur Zallishte. Kasollja nuk të duket më kasolle në vendin e quajtur Selishte. Kjo pasuri kaq e vogël që nuk do t`i mjaftonin një familje të vetme fshatare ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Ato dy ara e kapërxejnë vlerën e një çifligu që i mungonte poetit në fillim të poezisë së tij. Ajo kasollja e ngritur në Zallishte kapërxen vlerën e një pallati apo atë të dyqanit me shumë kate. Poeti e do Shqipërinë për këto gjëra të thjeshta me të cilat jetojnë njerëzit dhe për të cilat këndon zemra e tij. Po nuk janë vetëm këto për të cilat poeti e do atdheun e vet. Ai e do edhe: “Për një lopë, për një gomar/Për një Balo, një manar.” Cili lexues duke lexuar këtë poezi nuk do të thoshte: ky paska shkruar për familjen time. Cili lexues duke lexuar këto vargje të mrekullueshme nuk do të thoshte: ky paska shkruar për fshatin tonë. Madhështia e dashurisë për atdheun është e lidhur me madhështinë e shpirtit. Njerëzit shpirtvegjël, që u fillon atdheu tek kufiri i pronës private dhe nuk shohin më tej, janë të destinuar të mos e përjetojnë gëzimin që të fal dashuria e madhe që buron nga atdheu. Poeti e do atdheun jashtë kufirit të pronës private. Dashuria për atdheun nuk fillon tek themeli i dyqanit katërkatësh, as tek oborri pallateve luksoze, as tek çifligu që mund të jenë pronë personale e jotja. Atdheu fillon atje, tek ato gjëra që na takojnë të gjithëve: tek një shkarpë e tek një gur. Atdheu fillon atje, ku njeriu ndihet zot i vetes së tij: Atje, tek një stan në Trebeshinë.
II
Unë e dua Shqipërinë, Për tërfilin mbi lëndinë, Për një vajzë gjeraqinë, Lame Kodra
Vazhdojmë duke udhëtuar nëpër vargmalin poetik të Lame Kodrës. Jemi në stinën e pranverës. Mbi lëndinë lulëzon tërfili. Nëpërmjet vargjeve do të na jepet një mjedis që kushdo që do t`i kalonte pranë do të donte të shplodhej pranë tij. Do të pushonte aty dhe do ta ndiente veten të përtërirë. Është fat për ne shqiptarët që kemi një poezi të përmasave të tilla që e lartësojnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka nevojë të shplodhet nga një lodhje e gjatë nga jeta, të largojë stresin që e mbërthen nga ndodhitë e përditëshme, t`i thotë bëj tutje trishtimit që të vjen kur gjërat nuk të ecin siç duhet. Këtu njeriu gjen atë që i nevojitet. Kur e lexon dhe e rilexon ndjen se lodhja nuk ekziston më, po je përtërirë dhe bëhesh gati të nisësh një betejë të re pavarësisht nga mosha. Në vend të trishtimit një ndjenjë e re besimi dhe optimizmi kanë zënë vend. Ai tërfili atje në lëndinë të duket se ka çelur enkas për ty. Aty gjen atë qetësinë shpirtërore që të mungon. Ja, për atë lëndinë e do poeti Shqipërinë. Aty ku shkojnë vajzat gjeraqina. Domosdo që poeti e do Shqipërinë për këtë vajzë. Bukuria e natyrës është shkrirë me bukurinë njerëzore. Përballë një bukurie të tillë njeriu do të donte të jetonte përtej kufirit të zakonshëm të jetës. Është një bukuri reale që preket çdo ditë nga ata që kanë fatin ta shijojnë atë. Ujët, një nga elementët e jetës, rrjedh natyrshëm në këtë tokë të bekuar. Lë shkëmbin prej nga buron dhe, duke gurgulluar, derdhet poshtë në lumë. Pamje të magjishme që vetëm një mendje gjeniale mund t`i krijojë artistikisht. Pamje që kanë një origjinë reale siç është bukuria e vendit tonë, por bukuria e derdhur në këto vargje kapërxen kufijtë e një pamje të zakonshme. Ajo është me dritë edhe kur ka rënë mjegulla e mëngjezeve. Ajo vezullon edhe në çastet kur mbrëmja bie ngadalë duke filluar së pari nga poshtë luginës dhe ngjitet pastaj vrrullshëm majave të maleve. Poshtë hijes së lisave rrjedhin ujrat e kristalta të burimeve që të ftojnë të pushosh, kur vapa ka arritur kulmin. Po vapa ndihet e pafuqishme për të shkuar atje ku janë hijet e pemëve dhe ujërat e kristalta. Atje ku janë lisat gjetheshumë. Atje është ai zogu që fluturon për poetin. Zogu që del prej shpirtit të tij i bën shoqëri atij zogut që ka ngritur çerdhen atje në pyjet gjetheshumë. Kush e mban në sqep lulen e blirit: zogu i poetit, apo zogu i natyrës? Cili bilbil këndon atje lart në ato hije? Të kujt janë ato këngë? Të zogut të natyrës apo të shpirtit të poetit? **** Po çfarë këndon ky bilbil? Këngë dashurie këndon. Dashuria është derdhur në këto vargje me gjithë larminë dhe ngjyrat që jep jeta njerëzore. Njeriu nuk do të rrezistonte si njeri, nëse nuk e ndien se rrethohet nga dashuria e të tjerëve. Njeriu ndien nevojën që të tjerët ta duan. Pa dashurinë e të tjerëve, njeriu do t`i ngjante asaj bimës që rritet në hije. Kjo nuk i mungon individit qysh në lindjen e tij. Po kështu, në një moshë të caktuar të jetës së tij, ky individ kthehet e rrezaton dashuri për të tjerët. Rrojmë në një shoqëri ku kemi njerëz që i duam dhe na duan. Tërësia e këtyre njerëzve që i rrezatojnë dashuri njëri-tjetrit shtrihet në një territor të caktuar që quhet atdhe. Duke lexuar poezinë, shikon se të gjitha ato çfarë ka numëruar deri tani poeti janë pjesëza me të cilat formohet dashuria njerëzore dhe dashuria e tij e madhe për Shqipërinë. Nëse kjo poezi tingëllon tepër e fuqishme, një ndër arësyet është se dashuria e poetit është e siqertë dhe e thellë dhe shtrihet kudo ku ka shqiptarë. Renditja e të gjithë elementëve të kësaj dashurie njëra pas tjetrës, harmonizimi i tyre në një bukuri të pashoqe e bën poetin që të jetë simbol i dashurisë për atdheun. ****** Po ç`këndon tjetër ai bilbil? Këngë malli këndon. Po për cfarë e ka marrë malli poetin? Malli lind kur na mungon ajo që duam. Dhe në jetën e tij njeriu nuk i ka aq pranë të gjitha ato që do. Shumë prej tyre i kemi larg. Mund të jenë nëntë male larg si në kohët e herëshme në baladat popullore, mund të jenë dhe nëntë dete si në kohët moderne. Dhe malli njësoj djeg zemrën që dashuron. Ajo nis e këndon si një zog atje në korije. Mall për atë që do. Mall për dashurinë. Cila zemër nuk i mban kaq pranë këto dy dukuri që janë pjesë e një të tëre? Malli dhe dashuria janë dy elementet që mbajnë në këmbë shoqërinë njerëzore. Kjo këngë ka ardhur nga përjetësia dhe do të vazhdojë në përjetësi. Këngë malli dhe këngë dashurie do të këndojë zemra e njeriut. Kurdoherë do të dëgjojmë këngën e bilbilit dhe do të biem në mendime për ato që këndohen. Do të biem në mendime edhe për këtë këngë të Lame Kodrës, që i shtohet këngëve të magjishme të përjetësisë. ****** Po për çfarë tjetër këndon ai bilbil? Këngë shpirti të helmuar këndon. Domosdo që shpirti njerëzor nuk mbart vetëm gëzime. Shpesh brenga dhe hidhërimi e rëndojnë atë. Dhe ai e duron dhimbjen, duron brengën, duron hidhërimin. Këndohen këto këngë për të lehtësuar shpirtin njerëzor. Një zë nga gjithësia, një zë i butë dhe përkëdhelës, i ulet shpirtit të njeriut në momentet më të rënda të tij. Zemra e dëgjon dhe fillon atë ritmin e saj të zakonshëm. Fillon të rrahë. Njeriu e ndien se duhet të jetojë. Duhet të jetojë përtej brengës, përtej dhimbjes, përtej hidhërimit. Duro i thotë zemrës. Dhe zemra i bindet. Po pse ishte i helmuar shpirti i poetit në ato momente? Pse nuk paska pranverë për të? Pse kjo pranverë që ka zbukuruar natyrën nuk po e gëzon zemrën e tij? Po të shohim kohën në të cilën është shkruar kjo poezi, pra në vitin 1939, kohë kur në Shqipëri ndihej pushtimi fashist apo e pushtuar prej saj mbas 7 prillit, zemra e poetit ishte e helmuar ashtu si dhe zemrat e gjithë shqiptarëve. Çdo gëzim tjetër që mund të vinte nga jeta e tij personale do të fashitej përballë këtij hidhërimi të përgjithshëm të kombit shqiptar. Nuk mund të këndonte këngë të gëzueshme shpirti i tij, kur Shqipëria ishte e pushtuar. Zemra e tij do të tronditej fort nga ato që kish parë dhe për ato që do të vinin. Kështu tronditet një zemër e madhe e një poeti të madh.
III Unë e dua Shqipërinë Që nga Shkupi e Janinë, Ku një popull derëzi Heq e vuan robëri Po ka shpirtin luftëtar. Lame Kodra
Vazhdojmë udhëtimin nëpër vargmalin poetik të Lame Kodrës dhe shpaloset para nesh e tërë hapësira mbarë shqiptare. Ajo shtrihet që nga Korça e Vraninë, që nga Shkupi e Janinë. Personazhet e poezisë së tij janë njerëzit që vuajnë për kafshatën e gojës. Për ta këndon e drithëruar zemra e poetit. Aty është bujku që ngrihet me natë. Mjedisi në të cilin mbjell e korr është i mbushur me pamje magjepse që krijon natyra. Nuk ka kohë t`i gëzohet lules që çel, as laureshave në qiellin e kaltër. Kalohet pa u vënë re ylberi i vogël që formohet tek burimi nga rrezet e para të diellit dhe përsëritet çdo ditë sa herë lindja është e braktisur nga retë. Kalohen pa u vënë re ujëvarat e vogla që rrëzohen nga shkëmbinjtë dhe i japin ditës freski. Poeti është fokusuar jo tek ato që ekzistojnë, por tek ato që mungojnë. Mungon buka. Vargu i shtresave të shoqërisë që jetojnë në varfëri të tejskajshme është i shumtë. Buka mungon për bujkun, edhe pse dielli e gjen në arë dhe po në arë e gjen hëna. Buka mungon për nallbanin, samarxhiun, kallajxhiun, edhe pse ata e kalojnë jetën të krrusur ditë dhe natë. E tillë është edhe gjendja e hamallit që ngarkon dhe shkarkon nëpër skela. Vështrimi i poetit ka depërtuar thellë në këto shtresa të shoqërisë dhe e përjeton këtë gjendje të vështirë ekonomike me emocion. Vështrimi i poetit bëhet i thellë dhe ai nuk shikon vetëm varfëri. Poeti i konsideron shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë si njerëz të robëruar në trojet e tyre. Por poeti është optimist. Këta njerëz kanë shpirtin luftarak. Aty shikon edhe udhën e zgjidhjes së problemit. Vizioni i tij ka pika të përbashkëta me Rilindasit. Nuk mund të kuptohet shekulli që lamë pas, nëse nuk ndriçohet qartë figura e Lame Kodrës. Tek kompleksiteti dhe madhështia e tij, ne shohim rrugën nëpër të cilën duhej të kishte kaluar Shqipëria. Edhe kombet i kanë fatkeqësitë si njerëzit. Shpesh ato duken si të paracaktuara, por Shqipëria do të kishte dalë nga rrokullima e fatit, nëse do të ishte dëgjuar Lame Kodra. Përcaktimi që ai bëri se udha e së ardhmes për Shqipërinë ishte nga Perëndimi, ka të bëjë me hapësirën shumë dimesionale të mendimit dhe të shpirtit të tij. Përveç gjenialitetit të tij të pa arritshëm për të kuptuar se cili nga të dy sistemet politike kishte të ardhme, është edhe diçka tjetër shpirtërore, një ndjenjë e lartë që zbret në momentin e duhur në vetëdijen e njerëzve të mëdhenj, që zakonisht nuk mund të shpjegohet se nga vjen dhe njeriu nuk mund ta kuptojë se nga urdhërohet në marrjen e një vendimi të tillë. Poeti që mbante brenda forcën gjeniale të një shpirti hynjor, domosdo që do ta këshillonte Sejfulla Malëshovën si politikan që t`i fliste popullit të vet të vërtetën edhe sikur të flijohej. Rregjimi e mundi si politikan, por nuk mundi dot shpirtin e poetit. Nga zemrat e njerëzve, nuk mund të fshihej poeti që i këndoi me aq zjarr e dashuri Atdheut të vet. Poezia e tij është një hymn për natyrën, për Atdheun, për shpirtin njerëzor. Edhe në ato kushte të vështira ku jetoi, ai mbeti shpirti fisnik i popullit të tij. Poezia “Si e dua Shqipërinë” është një shpalosje brilante e brezit të poetëve të shekullit të XX-të. Mateli on Monday, 5 November 2012 at 13:59 ·
(Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)

I
S`kam çiflik e s`kam pallate, S`kam hotel me katër kate, Po e dua Shqipërinë, Për një stan në Trebeshinë Lame Kodra
Poetit i mungojnë çifligjet, i mungojnë pallatet, i mungojnë dyqanet. Nuk ka pasuri të madhe, po ka një stan atje në Trebeshinë. Sigurisht jo i tij në planin personal, por është i tij, se poeti e konsideron veten të afërt me ata njerëz që kullotin e mbarështrojnë këto tufa shpateve të malit dhe nga ky pozicion buron dhe dashuria e tij për Shqipërinë, duke vendosur si gur themeli të dashurisë së tij për atdheun, stanin e Trebeshinës. Poeti na jep një pamje piktoreske. Elementet të cilat formojnë tablonë i do me gjithë shpirt. Është mjedisi ku është rritur. Është për t`u vënë në dukje se si shpalosen sende tepër të vogla, por duke u renditur njëra pas tjetrës të krijojnë imazhe madhështore që të mbeten në mendje. Poeti thotë se, pas stanit të Trebeshinës, e do atdheun e vet dhe për gjëra tepër të imta: ”Për një shkarp e për një gur”. Mjedisi larg atdheut e ka bërë poetin që të jetë i ndieshëm. Të ndiesh dashuri për një shkarp. Të ndiesh dashuri për një gur. Druri dhe guri janë elementet e jetës së përditëshme. Me to ndërtohet. Pa to jeta njerëzore nuk do të ekzistonte. Ndaj ky varg mezi pret që një varg tjetër ta plotësojë. Shohim se në vargun në vijim shkarpa bëhet gardh, guri bëhet mur. Në këto dy vargje shpaloset e gjallë jeta njerëzore. Gardhi dhe muri janë vepër e punës së njeriut. Të thjeshta, por të madhërishme, ashtu siç janë dhe njerëzit që i ndërtojnë ato. Nëpër vargjet rrjedh dashuria e tij për atdheun. E do atë: “Për kasollen mbi Selishte,/për dy ara në Zallishte”. Shohim se varg pas vargu ndërtohet pamja e plotë e fshatit. Çdo fjalë shenjtërohet duke kaluar nëpër mendjen e poetit. Ara nuk të duket më arë atje tej në vendin e quajtur Zallishte. Kasollja nuk të duket më kasolle në vendin e quajtur Selishte. Kjo pasuri kaq e vogël që nuk do t`i mjaftonin një familje të vetme fshatare ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Ato dy ara e kapërxejnë vlerën e një çifligu që i mungonte poetit në fillim të poezisë së tij. Ajo kasollja e ngritur në Zallishte kapërxen vlerën e një pallati apo atë të dyqanit me shumë kate. Poeti e do Shqipërinë për këto gjëra të thjeshta me të cilat jetojnë njerëzit dhe për të cilat këndon zemra e tij. Po nuk janë vetëm këto për të cilat poeti e do atdheun e vet. Ai e do edhe: “Për një lopë, për një gomar/Për një Balo, një manar.” Cili lexues duke lexuar këtë poezi nuk do të thoshte: ky paska shkruar për familjen time. Cili lexues duke lexuar këto vargje të mrekullueshme nuk do të thoshte: ky paska shkruar për fshatin tonë. Madhështia e dashurisë për atdheun është e lidhur me madhështinë e shpirtit. Njerëzit shpirtvegjël, që u fillon atdheu tek kufiri i pronës private dhe nuk shohin më tej, janë të destinuar të mos e përjetojnë gëzimin që të fal dashuria e madhe që buron nga atdheu. Poeti e do atdheun jashtë kufirit të pronës private. Dashuria për atdheun nuk fillon tek themeli i dyqanit katërkatësh, as tek oborri pallateve luksoze, as tek çifligu që mund të jenë pronë personale e jotja. Atdheu fillon atje, tek ato gjëra që na takojnë të gjithëve: tek një shkarpë e tek një gur. Atdheu fillon atje, ku njeriu ndihet zot i vetes së tij: Atje, tek një stan në Trebeshinë.
II
Unë e dua Shqipërinë, Për tërfilin mbi lëndinë, Për një vajzë gjeraqinë, Lame Kodra
Vazhdojmë duke udhëtuar nëpër vargmalin poetik të Lame Kodrës. Jemi në stinën e pranverës. Mbi lëndinë lulëzon tërfili. Nëpërmjet vargjeve do të na jepet një mjedis që kushdo që do t`i kalonte pranë do të donte të shplodhej pranë tij. Do të pushonte aty dhe do ta ndiente veten të përtërirë. Është fat për ne shqiptarët që kemi një poezi të përmasave të tilla që e lartësojnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka nevojë të shplodhet nga një lodhje e gjatë nga jeta, të largojë stresin që e mbërthen nga ndodhitë e përditëshme, t`i thotë bëj tutje trishtimit që të vjen kur gjërat nuk të ecin siç duhet. Këtu njeriu gjen atë që i nevojitet. Kur e lexon dhe e rilexon ndjen se lodhja nuk ekziston më, po je përtërirë dhe bëhesh gati të nisësh një betejë të re pavarësisht nga mosha. Në vend të trishtimit një ndjenjë e re besimi dhe optimizmi kanë zënë vend. Ai tërfili atje në lëndinë të duket se ka çelur enkas për ty. Aty gjen atë qetësinë shpirtërore që të mungon. Ja, për atë lëndinë e do poeti Shqipërinë. Aty ku shkojnë vajzat gjeraqina. Domosdo që poeti e do Shqipërinë për këtë vajzë. Bukuria e natyrës është shkrirë me bukurinë njerëzore. Përballë një bukurie të tillë njeriu do të donte të jetonte përtej kufirit të zakonshëm të jetës. Është një bukuri reale që preket çdo ditë nga ata që kanë fatin ta shijojnë atë. Ujët, një nga elementët e jetës, rrjedh natyrshëm në këtë tokë të bekuar. Lë shkëmbin prej nga buron dhe, duke gurgulluar, derdhet poshtë në lumë. Pamje të magjishme që vetëm një mendje gjeniale mund t`i krijojë artistikisht. Pamje që kanë një origjinë reale siç është bukuria e vendit tonë, por bukuria e derdhur në këto vargje kapërxen kufijtë e një pamje të zakonshme. Ajo është me dritë edhe kur ka rënë mjegulla e mëngjezeve. Ajo vezullon edhe në çastet kur mbrëmja bie ngadalë duke filluar së pari nga poshtë luginës dhe ngjitet pastaj vrrullshëm majave të maleve. Poshtë hijes së lisave rrjedhin ujrat e kristalta të burimeve që të ftojnë të pushosh, kur vapa ka arritur kulmin. Po vapa ndihet e pafuqishme për të shkuar atje ku janë hijet e pemëve dhe ujërat e kristalta. Atje ku janë lisat gjetheshumë. Atje është ai zogu që fluturon për poetin. Zogu që del prej shpirtit të tij i bën shoqëri atij zogut që ka ngritur çerdhen atje në pyjet gjetheshumë. Kush e mban në sqep lulen e blirit: zogu i poetit, apo zogu i natyrës? Cili bilbil këndon atje lart në ato hije? Të kujt janë ato këngë? Të zogut të natyrës apo të shpirtit të poetit? **** Po çfarë këndon ky bilbil? Këngë dashurie këndon. Dashuria është derdhur në këto vargje me gjithë larminë dhe ngjyrat që jep jeta njerëzore. Njeriu nuk do të rrezistonte si njeri, nëse nuk e ndien se rrethohet nga dashuria e të tjerëve. Njeriu ndien nevojën që të tjerët ta duan. Pa dashurinë e të tjerëve, njeriu do t`i ngjante asaj bimës që rritet në hije. Kjo nuk i mungon individit qysh në lindjen e tij. Po kështu, në një moshë të caktuar të jetës së tij, ky individ kthehet e rrezaton dashuri për të tjerët. Rrojmë në një shoqëri ku kemi njerëz që i duam dhe na duan. Tërësia e këtyre njerëzve që i rrezatojnë dashuri njëri-tjetrit shtrihet në një territor të caktuar që quhet atdhe. Duke lexuar poezinë, shikon se të gjitha ato çfarë ka numëruar deri tani poeti janë pjesëza me të cilat formohet dashuria njerëzore dhe dashuria e tij e madhe për Shqipërinë. Nëse kjo poezi tingëllon tepër e fuqishme, një ndër arësyet është se dashuria e poetit është e siqertë dhe e thellë dhe shtrihet kudo ku ka shqiptarë. Renditja e të gjithë elementëve të kësaj dashurie njëra pas tjetrës, harmonizimi i tyre në një bukuri të pashoqe e bën poetin që të jetë simbol i dashurisë për atdheun. ****** Po ç`këndon tjetër ai bilbil? Këngë malli këndon. Po për cfarë e ka marrë malli poetin? Malli lind kur na mungon ajo që duam. Dhe në jetën e tij njeriu nuk i ka aq pranë të gjitha ato që do. Shumë prej tyre i kemi larg. Mund të jenë nëntë male larg si në kohët e herëshme në baladat popullore, mund të jenë dhe nëntë dete si në kohët moderne. Dhe malli njësoj djeg zemrën që dashuron. Ajo nis e këndon si një zog atje në korije. Mall për atë që do. Mall për dashurinë. Cila zemër nuk i mban kaq pranë këto dy dukuri që janë pjesë e një të tëre? Malli dhe dashuria janë dy elementet që mbajnë në këmbë shoqërinë njerëzore. Kjo këngë ka ardhur nga përjetësia dhe do të vazhdojë në përjetësi. Këngë malli dhe këngë dashurie do të këndojë zemra e njeriut. Kurdoherë do të dëgjojmë këngën e bilbilit dhe do të biem në mendime për ato që këndohen. Do të biem në mendime edhe për këtë këngë të Lame Kodrës, që i shtohet këngëve të magjishme të përjetësisë. ****** Po për çfarë tjetër këndon ai bilbil? Këngë shpirti të helmuar këndon. Domosdo që shpirti njerëzor nuk mbart vetëm gëzime. Shpesh brenga dhe hidhërimi e rëndojnë atë. Dhe ai e duron dhimbjen, duron brengën, duron hidhërimin. Këndohen këto këngë për të lehtësuar shpirtin njerëzor. Një zë nga gjithësia, një zë i butë dhe përkëdhelës, i ulet shpirtit të njeriut në momentet më të rënda të tij. Zemra e dëgjon dhe fillon atë ritmin e saj të zakonshëm. Fillon të rrahë. Njeriu e ndien se duhet të jetojë. Duhet të jetojë përtej brengës, përtej dhimbjes, përtej hidhërimit. Duro i thotë zemrës. Dhe zemra i bindet. Po pse ishte i helmuar shpirti i poetit në ato momente? Pse nuk paska pranverë për të? Pse kjo pranverë që ka zbukuruar natyrën nuk po e gëzon zemrën e tij? Po të shohim kohën në të cilën është shkruar kjo poezi, pra në vitin 1939, kohë kur në Shqipëri ndihej pushtimi fashist apo e pushtuar prej saj mbas 7 prillit, zemra e poetit ishte e helmuar ashtu si dhe zemrat e gjithë shqiptarëve. Çdo gëzim tjetër që mund të vinte nga jeta e tij personale do të fashitej përballë këtij hidhërimi të përgjithshëm të kombit shqiptar. Nuk mund të këndonte këngë të gëzueshme shpirti i tij, kur Shqipëria ishte e pushtuar. Zemra e tij do të tronditej fort nga ato që kish parë dhe për ato që do të vinin. Kështu tronditet një zemër e madhe e një poeti të madh.
III Unë e dua Shqipërinë Që nga Shkupi e Janinë, Ku një popull derëzi Heq e vuan robëri Po ka shpirtin luftëtar. Lame Kodra
Vazhdojmë udhëtimin nëpër vargmalin poetik të Lame Kodrës dhe shpaloset para nesh e tërë hapësira mbarë shqiptare. Ajo shtrihet që nga Korça e Vraninë, që nga Shkupi e Janinë. Personazhet e poezisë së tij janë njerëzit që vuajnë për kafshatën e gojës. Për ta këndon e drithëruar zemra e poetit. Aty është bujku që ngrihet me natë. Mjedisi në të cilin mbjell e korr është i mbushur me pamje magjepse që krijon natyra. Nuk ka kohë t`i gëzohet lules që çel, as laureshave në qiellin e kaltër. Kalohet pa u vënë re ylberi i vogël që formohet tek burimi nga rrezet e para të diellit dhe përsëritet çdo ditë sa herë lindja është e braktisur nga retë. Kalohen pa u vënë re ujëvarat e vogla që rrëzohen nga shkëmbinjtë dhe i japin ditës freski. Poeti është fokusuar jo tek ato që ekzistojnë, por tek ato që mungojnë. Mungon buka. Vargu i shtresave të shoqërisë që jetojnë në varfëri të tejskajshme është i shumtë. Buka mungon për bujkun, edhe pse dielli e gjen në arë dhe po në arë e gjen hëna. Buka mungon për nallbanin, samarxhiun, kallajxhiun, edhe pse ata e kalojnë jetën të krrusur ditë dhe natë. E tillë është edhe gjendja e hamallit që ngarkon dhe shkarkon nëpër skela. Vështrimi i poetit ka depërtuar thellë në këto shtresa të shoqërisë dhe e përjeton këtë gjendje të vështirë ekonomike me emocion. Vështrimi i poetit bëhet i thellë dhe ai nuk shikon vetëm varfëri. Poeti i konsideron shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë si njerëz të robëruar në trojet e tyre. Por poeti është optimist. Këta njerëz kanë shpirtin luftarak. Aty shikon edhe udhën e zgjidhjes së problemit. Vizioni i tij ka pika të përbashkëta me Rilindasit. Nuk mund të kuptohet shekulli që lamë pas, nëse nuk ndriçohet qartë figura e Lame Kodrës. Tek kompleksiteti dhe madhështia e tij, ne shohim rrugën nëpër të cilën duhej të kishte kaluar Shqipëria. Edhe kombet i kanë fatkeqësitë si njerëzit. Shpesh ato duken si të paracaktuara, por Shqipëria do të kishte dalë nga rrokullima e fatit, nëse do të ishte dëgjuar Lame Kodra. Përcaktimi që ai bëri se udha e së ardhmes për Shqipërinë ishte nga Perëndimi, ka të bëjë me hapësirën shumë dimesionale të mendimit dhe të shpirtit të tij. Përveç gjenialitetit të tij të pa arritshëm për të kuptuar se cili nga të dy sistemet politike kishte të ardhme, është edhe diçka tjetër shpirtërore, një ndjenjë e lartë që zbret në momentin e duhur në vetëdijen e njerëzve të mëdhenj, që zakonisht nuk mund të shpjegohet se nga vjen dhe njeriu nuk mund ta kuptojë se nga urdhërohet në marrjen e një vendimi të tillë. Poeti që mbante brenda forcën gjeniale të një shpirti hynjor, domosdo që do ta këshillonte Sejfulla Malëshovën si politikan që t`i fliste popullit të vet të vërtetën edhe sikur të flijohej. Rregjimi e mundi si politikan, por nuk mundi dot shpirtin e poetit. Nga zemrat e njerëzve, nuk mund të fshihej poeti që i këndoi me aq zjarr e dashuri Atdheut të vet. Poezia e tij është një hymn për natyrën, për Atdheun, për shpirtin njerëzor. Edhe në ato kushte të vështira ku jetoi, ai mbeti shpirti fisnik i popullit të tij. Poezia “Si e dua Shqipërinë” është një shpalosje brilante e brezit të poetëve të shekullit të XX-të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën (Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISA MENDIME PËR POEZINË E GENTJAN BANAJT
» Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.
»  Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit
»  Vështrim rreth Vëllimit poetik “Vjersha” të autorit Lame Kodra
»  PEIZAZHI NË POEZINË E LASGUSH PORADECIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: