Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 50 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Natasha Limaj

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 737 artikuj v 634 temat
Sondazh

Share | 
 

 SIMFONI PËR DARKËN E QENIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli



Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: SIMFONI PËR DARKËN E QENIT   Thu Oct 04, 2012 9:48 am

ROMANI"SIMFONI PËR DARKËN E QENIT"NGA ARIF MOLLIQI;SHPALOS DHEMBJET MES DY KOHËRAVE

Shkruan:Shaban Cakolli

"
Simfoni për Darkën e Qenit" Arif Molliqi

(ROMAN)

Redaktor:Ramadan Musliu

Boton:Shtëpia Botuese Faik Konica
Prishtinë,2012

Lexuesit tanë sot në të shumtën janë të interesuar që të njohin botën shpirtërore të autorëve të rinjë.Ata bëjnë kërkime ,kërkime të cilat u ofrojnë të bukurën.Nga kërkesat që bëjmë,kemi hasur autorët e rinjë
janë shquar në punën e tyredhe kanë prurje të bukura. Unë do të përmendja këtu Arif Molliqin, që është një autori i ri dhe shumë i suksesshëm që ka arritur nivelet më të larta dhe të letërsisë evropiane,
pa përmendur dhe shumë autorë të rinj tek ne, të cilët vërtetë e kanë ngritur në nivel dhe i kanë dhënë përmasa të reja letërsisë shqipe, që mund të lexohet nga çdo lexues i botës. Pra i janë përgjigjur letërsisë
bashkëkohore, qoftë në drejtimet e rrymave të ndryshme letrare, qoftë si mesazhe apo dhe përmbajtje e thellë, ku thelbi i kësaj letërsie është shqipja, por dhe shpirti shqiptar,edhe pse krijuesit jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.

Arif Molliqi ka dhënë prova se është një ndër poetët,prozatorët,publicistët,që punën e tijë në letërsinë tonë e merr me një përkushtim dhe ka bërë kthesa qoftë në poezi,qoftë në prozë,duke ditur me
mjeshtri të kapë tema që janë aktuale për shoqërinë tonë.Ai pas Azem Shkrelit dhe Podrimes,mund të llogaritet një ndër krijuesit tanë,që ka bërë dhe po bënë kthesa të mëdha në letërsinë tonë,duke gëdhendur
gjuhën dhe nga këto gëdhendje po nxjerr thesare të mëdha.Arif Molliqin nuk e kisha njohur më parë personalisht,por duke e lexuar me vemendëje të lartë prej kohësh,kur e takova më dukej sikur të ishim njohur
nga fëmijëria.Përse themi kështu?Ky maestro i vërtetë i fjalës së shkruar,e bënë lexuesin sikur të jenë rritur me te,gjatë kohës kur lexuesi lexon brendinë e tij shpirtërore.Me një thellësi shpirtërore,ndjesi artistike
,
me vargjet dhe rreshtat e tijë Molliqi ka fisnikruar letërsinë tonë,duke i sjellur asaj vlera me mjeshtri,për çka edhe është nderuar me shumë çmime letrare.Arif Molliqin personalisht e njoha para dy vitesh
kur u nderua ng LSHAKSH në Gjermani me çmimin Shkreli,në vendin e parë.Më dukej i njejti,sikur kur e lexoje,sikur bisedoje me te,ai ishte vet vlera,vet poezia,vet miku i mbushur plot fisnikëri.Vështirë do e kishim
për të përcaktuar nëse Molliqi do të ketë bërë hapa më shumë në prozë apo poezi,sikur ai të mos e thoshte vet se e don më shumë poezinë.Arif Molliqi poezinë e ka pasion dhe e shkruan për të shprehur ndjenjën
dhe përkushtimin e tij letrar.Ndoshta në prozë për nga numri ka shkruar më pak,por proza dhe poezia e tij janë të fuqishme,me një vlerë të rrespektueshme,vlerë që tërhjek vemendëjen e lexuesëve,them të atyre
që leximin e bëjnë kujdesshëm dhe e kuptojnë në mënyrë profesionale,ndryshe një kategori lexuesish duhet të lexojnë disahere për të kapur thelbin e këtyre vlerave me brumin e duhur artistik.Sikur shumë krijues
tjerë që jetojnë në mërgim,edhe Molliqi i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë,nuk ka mundur të i ikë boshtit të temave që për trajtim kanë mërgimin,ku vend qenësor zënë malli dhe dashuria për atdheun.
Arif Molliqi është një krijues i cili rrugëton kujdesshëm qoftë në rrugën e poezisë,qoftë në ate të prozës,duke ditur të shpërndajë brendinë ideore të fjalës së shprehur në art.



Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan, studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka fillua pa diktueshëm por qe në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë e që, më vonë shkroj poezi, prozë, dramë dhe publicistikë...çka gjer sot ka botua: “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994,“Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996, “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998, “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999, ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000, “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001, ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002, “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman),F. Konica, Prishtinë, 2003, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, '04,“ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë, “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006, “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007, "Gruaja e vizatuar nudo" (roman) Faik Konica, 2008""Simfoni për darkën e Qenit"

Arif Molliqi shquhet ndër shkrimtarët bashkohës i cili gëzon disa cilësi në të shkruar: talentin, stili n dhe tekniken dhe di ti akordojë ashtu siç duhet këto elemente. Talenti është një karakteristikë e lindur.,një dhunti që ndoshta shumë nga krijuesit e kanë,,por nuk kanë aftësinë për të e futur
në veprim kurse Molliqi me mjeshtri zoton njohjen dhe kuptimin e tij kur mund të barazohet me kreativitetin artistik.

Do të gabonim nëse sigurohemi se talenti të shpie gjëkundi, nëse nuk ke një stil dhe një teknikë të caktuar.
Kjo është ajo qensorja se Arif Molliqi ia ka dalur veq talentit të ketë stil të fortë dhe teknikë të përsosur në trajtimin e temave,qoftë në poezi,qoftë në prozë.

Këto aftësi, Molliqit nuk i erdhën vetvetiu por i fitoj me stërvitje, duke e pasuruar me lexime të mira, Ai ew nisi krijimtarinë e tij me vullnet,përkushtim,qëndrushmëri,për të i ofruar lexuiesit të bukurën në art.Fillimisht në shkrimet e tija din me mjeshtri të nisi idetë,të ndërtoj shtjellimin,
me përkujdesje që mos të krijoi te lexuesit diçka të mërzitshme.Ai di të zgjedh sekrete të cilat e tërhjekin lexuesin dhe e mbanë të mbërthyer pas vetes të mos braktisë leximin deri të e ketë përfunduar në tërësi dhe e bënë të i ketë lënë mbresa.Molliqi është i kujdeshëm në zgjedhjen e personazheve
duke ditur të radhis mjeshtrisht të bëmat e tyre,rolet,funksionet e tyre,me të cilat ua servon lexuesëve shijen e një vlere dhe të një libri të sukseshëm
,ku lexuesi me padurim pritë të lexoj librin tjetër të këtij autori.
në romanin " Simfoni për darkën e qenit" që ka dalë këto ditë Molliqi sfidoj format e ngurta dhe tradicionaliste të të shkruarit sepse, në prozë ky sfidim lejohet pasi romani është një zhanër i pakryer
.Arif Molliqi në këtë roman ka bërë që vëmendjen e lexuesit ta mbaj të përqendruar brenda rrëfimit, përkatësisht brenda atyre ngjarjeve që u ndodhin personazheve nëpër kohën që duket mjaft absurde.
Sado që rrëfimi në këto romane duket autobiografik, Molliqi ka bërë të shpalos paradokset e dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë.
Libri i Arif Molliqit"Simfoni për Darkën e Qenit" është një libër vlerash me një vokabular shprehës,i pasuruar me shprehëje e tradita dukagjinase,duke i lidhur ato me mendime artistike,duke dhënë figuracione
të mjaftueshme,gjuhë të rrjedhshme dhe muzikalitet.






në romanin " Simfoni për darkën e qenit" që ka dalë këto ditë jam munduar t´i sfidoj format e ngurta dhe tradicionaliste të të shkruarit sepse, në prozë ky sfidim lejohet pasi romani është një zhanër i pakryer. Jam munduar që vëmendjen e lexuesit ta mbaj të përqendruar brenda rrëfimit, përkatësisht brenda atyre ngjarjeve që u ndodhin personazheve nëpër kohën që duket mjaft absurde. Sado që rrëfimi në këto romane duket autobiografik, unë jam munduar të shpalos paradokset e dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë

Në këtë roman ka edhe elemente të tjerë që ia shtojnë vlerën dhe lexuesi do ta lexojë me kënaqësi dhe interesim. Mënyra e rrëfimit romanesk duket e lehtë dhe funksionale, e rrjedhshme dhe e latuar
edhe gjuhësisht. Kur kësaj i shtohen edhe disa fakte që janë të ngulitura nëpër faqet e historisë sonë, lexuesi do të gjejnë gjera shumë interesante.
Faqet e romanit janë të përshkruara me shumë kujdes,të ndara në njëzetëeshtatë kaptinaEdhe në këtë aspekt autori e përshkruan rrëfimin tejet interesant dhe të ndritur
. .
Romani i Arif Molliqit “Simfoni për darkën e Qenit.’’ shënon edhe një sukses në prozën e këtij shkrimtari të frytshëm të letërsisë sonë bashkëkohore.Molliqi, siq thotë edhe vet, është munduar që vëmendjen e lexuesit ta mbaj të përqendruar brenda rrëfimit, përkatësisht brenda atyre ngjarjeve që u ndodhin personazheve nëpër kohën që duket mjaft absurde.
Sado që rrëfimi në këtë roman duket se ka të ngjajshme me një biografik, gjithsesi autori është munduar që përmes asaj biografie të shpalos paradokset e dhimbshme të dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këto kohë...Para këtij romani,Molliqi ka radhitur bukur personazhet:Zog Shkoza,
Keqan Krasta,Eva;Zakja,Zari Krasta,oficeri,prokurori,togeri,ushtari,hetuesi Defatorja K,të cilët më pas i filtron dalngadal në njëzetëe shtatë kaptinat e romanit i cili rrumbullakson 203 faqe.Ngjarjet nisin në
qytetin D,ku Zog Shkoza,do të mbahej në burg,do të torturohej rëndë,do te fillonin hetuesi ndaj tij,do të pyetej për shumë gjëra që kanë ndodhur njëqindvjet para kohës së tij,të bëmat në kohën e tij,thuaj se
i tërë qyteti nuk kishte ndonjë problem më të rëndësishëm se të mirreshin me ndriçimin e vrasëjes së një qeni!Quditërisht vrasja e një qeni dhe format për ndriqimin e vrasëjes së tij,sillen në të gjithë romanin.
Vrasja e një qeni kishte qen një preteks ku mundoheshin të mbuloheshin krenaria e rrejshme e oficerit dhe moralit të ushtarakut.Rrokullisja e ngjarëjeve ishte një mister:Herë thuhej se qeni është vra brenda
kazermes,herë këtu,herë atje,dikush thoshte se krimi është bërë natën,dikush ditën,nuk dihej vendi dhe koha ku ishte kryar krimi,madje personazhi kryesor togeri ato kohe ishte larguar nga kazerma e Shkozës,disa thonin e transferuan,te tjeret e burgosen,
madje shtrihej edhe dyshimi se gruaja nuk e kishte dashur,e kishte tradhetuar,etj....Sido që të ketë ndodhur,për këtë simfoni ka për të u folur edhe shumë e shumë,gjëra që nuk mund të përshkruhen të gjitha përmes një vështrimi të shkurtër.
Lexuesit që kanë pasion për të ndjekur të bukurën,është mirë të shpalosin këtë roman domethënës,në të cilin z.Molliqi,ka përdorur format për të e zgjëruar atë,duke ua gjetur rrjedhën të i bëjë sa më interesante.
.Ai di të zgjedh sekrete të cilat e tërhjekin lexuesin dhe e mbanë të mbërthyer pas vetes të mos braktisë leximin deri të e ketë përfunduar në tërësi dhe e bënë të i ketë lënë mbresa.Molliqi është i kujdeshëm në zgjedhjen e personazheve
duke ditur të radhis mjeshtrisht të bëmat e tyre,rolet,funksionet e tyre,me të cilat ua servon lexuesëve shijen e një vlere dhe të një libri të sukseshëm.Romani flet më pas për ushtarakët në Shkozë,gjuetinë e tyre,
vështërsitë me jetën e atyre ushtarakëve në një vend të huaj.Keqan Krasta është një personazh tjetër me karakterin e tij të ulët,i cili shtronte darka me këto regjime,darka të cilat e trishtonin gruan e tij Zaken.
e cila njihte ndyrësirat e Keqanit,moralin e tij të ulët,i cili e kishte tradhëtuar Zaken dhe po bënte jetë imorale me një jevge.Molliqi dallohet ndër romansierët e shquar,i cili di të trajtoj mirë ngjarëjet,ngjarëjen e nisë
me një vrasje qeni,duke e shoshitur njërin ndër personazhet kryesor Zog Shkozën,i cili gjykohet për vrasjen e qenit,edhe pse pretekst del vrasja e një qeni,lexuesit i mbetet të kuptoj se këtu nuk bëhet fjalë thjesht
për një vrasje qeni,por fjala është për një lëmsh të thurur keq nga mekanizmat e një shteti të sëmurë,fijet e të cilit shpiejn në amoralitetin e një qarku ushtarak,të një soldateske të huaj amorale në qytetin D.
Kjo soldateskë amorale pretendonin të zbatonin një të keqe që moti i kishte shtrirë rrënjët nga një largësi,me ndihmën e një qarku njerëzish,që qëndronin larg opinjonit,por që nxirrnin krye në shfaqjen
e vrasjeve enigmatike.Si burim i gjitha akuzave,bartës i sakrificave në ngjarëje na del Zog Shkoza.Vrasja e një qeni,mbetet enigma dhe pesha e rëndë në qytetin D,ku torturat bien mbi Zog Shkozën.
Të keqen makabre mbi Zogun,po e ushtronin:gjykatësi,avokati,oficer,toger e ushtarak.Ndaj gjitha këtyre të këqijave,Zog Shkozës i kishte rënë ndërmend se në mbrojtëje mund të e ndihmonte
Omeri i Pal Lumit.Arsye ishte se Omeri paska pasur një lidhje me ushtarakët.dhe e tëra kjo lidhje do të mund të tregonte një histori në vete,që do të ndriçonte shumë gjëra.Propozimi i avokatit që Omeri
të dëshmonte ishte pranuar,të cilin Omeri e paska pranuar heshtur,por guximshëm.Nga ky fillim i dëshmisë do të ndriçoheshin shumë gjëra,fillon një zgjidhje lëmshi,del të kuptohet se në qytetin D,
prostitucioni paska filluar nga kazerma ushtarake!Kjo len të kuptohet se si një ushtri e cila duhej të jetë themeli i një shteti,të bëmat e rregullimit të një rendi i kishte nisur me imoralitet.
Në këtë ndyrësi rol lozin ushtarët,mjeku ushtarak,togeri,oficerët,të cilët kishin mbledhur rreth vetes disa mikesha si:Defatorja K,Kuzhinjerja e trashë dhe Vera,të cilat kryanin profesionin e kurvërisë,
madje veq me oficerët edhe me kolektivin ushtarak.Jo rrallë në kazermë organizoheshin mbrëmje të cilat i quanin festa të seksit,ku ushtarët tubonin para për të shfryar epshet mbi mikeshat
e oficerëve.Tani dëshmitari ndoshta do të zgjidhte enigmën e simfonisë të darkës së qenit,po ngjarja nuk mbaron aty.Kur të gjithë ushtarët kishin tubuar pagat për festën e seksit,dëshmitari kishte
detyrë shetitjen e qenit rreth kazermësEdhe pse nuk kishte radhën të shetiste qenin atë natë,u detyrua të e bënte këtë,për shokun e tij,nga i cili shpesh kishte huazuar të holla,kurse atë natë ai e kishte
kushtëzuar me borgjin.Si gjithë ushtarët tjerë edhe ky donte të ishte pjesë e lojës të kësaj feste,andaj qenin e kishte lidhur për një trup gështenje,duke menduar se kalimtarët kur të kalonin e të e shihnin
qenin aty do të kujtonin se roja është aty.Llava e ujqërve kishte zbritur nga bjeshkët dhe e kishin shqyar qenin copë-copë.Kështu disi kishte përfunduar darka e qenit,po simfonia nuk do të mbyllej këtu,
nga se burimi i saj ishte i thellë.Tri gra në kazermë:Vera,kuzhinjerja dhe defatorja K,ishin orkestruese të kësaj simfonie:Deri sa me Veren dhe Kuzhinjeren oficeret nën tingujt e muzikës,në tavolinat me verë
rrushi po i shfrynin epshet,duke bërë pallon e sefasë dhe duke ua paguar pagat .mbi defatoren K,shfryheshin radhazi ushtarët e etur për seks njëri pas tjetrit.Ushtari i quajtur Kali i Banatës,do të kumtonte
lajmin për trupin lakuriq,të ngrirë dhe përgjakur të defatorës K;e cila kishte përfunduar nga seksi i pamëshirshëm i ushtarëve të uritur.E keqja thellohet,kur edhe mjeku ushtarak kishte dhënë konstatimin
se defatorja K,ka përfunduar nga dhunimi i shfrenuar.Edhe pas zgjedhjes së kësaj enigme,Zog Shkoza mbetet në zhagitjen e aktgjykimit.Krerët e këtij shteti të sëmurë,vdekjen e defatorës K,e arsyetojnë si
vdekje nga një sëmundje epidemike,e cila për shtetin arsyetohej.Shumë gazeta e botojnë trupin e defatores K;kinse nga një sëmundje epidemike e quajtur Kolera e kuqe.Kjo epidemi më pas do bëhej publike,e zeza e

e qytetarëve të Kosovës,epidemi kjo e shpikur nga krerët e shtetit,ku si pretekst ushtria dhe policia do të futeshin në teritoret e Kosovës si:Pejë,Prishtinë,Gjakovë,Prizren,Gjilan....kinse kjo ushtri shumëetnike
po mirrnin masa për të ndihmuar Kosovën,kinse mos të përhapej kjo sëmundje!U fol se për këtë epidemi u deshka një lloj vakcionimi,por që shteti akuzonte shqiptarët se nuk po pranokan vakcionimin
nga friga se i qon në shterrpësi!Madje shteti ankohej se kishte bërë hargjime të mëdha për vakcinat që kishte sjell nga jasht,kurse shqiptarët po i refuzokan,kinse virusin e kësaj sëmundje e kishin
sjellur pelegrin të Kosovës që ktheheshin nga vendet e shenjëta!Si pretekst të këtij vakcionimi,shteti u deshka të mirrte masa ligjore kundër shqiptarëve,Kosova të shpallet vend i rrezikshëm,të
shpallet gjendja e jashtzakonshme,të rrethohen kufinjët me ushtri e polici, ndalim qarkullimi,pezullimi i tubimeve,koncerteve,dasmave e ceremonive mortore.Sërish gjykimi mbi Zog Shkozën vazhdoi,
mbrojtëjen e tij nuk e dëgjoj kush,as nuk u përfill.,pak kush e diti çfarë dënimi iu dha,një gjë kuptohej:Vetëm dëshmia se shumë kohë askush nuk e kishte pa në katundin Shkozë,as në qytetin D,tregon se ai
ishte dënuar gjatë.
Duke shtjelluar ngjarëjen e përshkruar të romanit"Simfoni për Darkën e Qenit",sëris h vijmë në ate që tham në fillim të shkrimit:Molliqi ka bërë të shpalos paradokset e dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet
e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë.
Molliqi ka bërë të shpalos paradokset e dhimbshme të të dy kohëve, dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme që vijnë si të qëllimta në këtë kohë.Edhe pse Molliqi me mjeshtrinë prej romansieri bukur përshkruan ngjarëjet
duke i lidhur me personazhet,sikur me personazhin Zog Shkoza,përshkruan kolektivin e shoqërisë sonë.Jemi dëshmitarë se shumë nga ne kanë kaluar nëpër paradokset e dhimbshme të këtyre dy kohëve,
nën kthetërat e një shteti shumë nacional,që ka ushtruar dhunë e gjykime mbi ne,të një ushtrie imorale,të një shteti të sëmurë,ngjarjeve enigmë,të zhdukurve e të dënuarve gjatë ashtu si Zog Shkozën,madje
për të cilët nuk është ditur një kohë shumë gjatë,madje për disa kurrë.Simfoni për Darkën e Qenit,është libri që meriton të bie në duar të çdo lexuesi të vemendshëm,madje pasuron bibliotekën e çdo
lexuesi të mirëfillt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SIMFONI PËR DARKËN E QENIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhemajl Rudi: Arben Veselaj-Intervistë:Me-Fatos Kongoli,
» Eda Derhemi: Gjirokastra dhe komunizmi në “Darkën e gabuar” të Ismail Kadaresë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: