Jeffrey McDaniels
Kalendari poetik: Jeffrey McDaniels 1967 Sivjet mbush 55 poeti amerikan; ka botuar 6 përmbledhje poetike. Ja një poezi e tij:
KUR NUK PUTHESH PREJ KOHËSHKur kam shumë kohë pa u puthur,
u shkoj pas femrave që vishen bukur,
ndonjë mëngjes të ftohtë dhjetori dal dhe mbledh
frymën e ngrirë që prej buzëve u del,
rras në fytin tim pastaj ç'kam mbledhur,
shpresoj, një molekulë në mushkëri ka mbetur...
Kur kam shumë kohë pa u puthur
te dhomë e zonjave tinëz futem tek një restorant i shtrenjtë,
te koshi i letrave gërrmoj, për ndonjë pecetë,
ku ndonjëra buzkuqin ka fshirë,
pastaj shkoj në shtëpi, ndez ndonjë qiri,
vë diçka nga Barry White,
dhe fërkoj me atë pecetë gjithë trupin.
Kur kam shumë kohë pa u puthur,
shushunjat se si më ngjajnë, tepër romantike,
krijesa fantastike, që duan veç të puthin,
derisa ndokush, një tjetër gjë të shpikë, më të fisme.
Dhe ma ka shumë qefi, në rozë buzët t'ia lyej
asaj Wynona Ryders, e t'i shkulen nga fytyra,
e mes kofshëve të e mia të vijnë e të thëthijnë
mishin tim të fryrë. Kur kam shumë kohë
pa u puthur, unë qetësinë publike prish
dhe i sulem me të shara më të parit polic,
deri sa një prej tyre prej zverku më kap
dhe në makinën e policisë më përplas.
Kështu mund të kujtoj, së paku për një çast,
se ç'është ajo ndjesi e të prekurit.
shqipëroi Maksim Rakipaj