Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) Empty
MesazhTitulli: Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848)   Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) EmptyMon Feb 27, 2012 8:54 am

Lufta me Meksikën është cilësuar si një mbrojtje patriotike e teritorit Amerikan nga Meksika fqinje por njëkohësisht edhe një plaçkitje ndaj këtij agresori të dobët. Në fakt, qëllimi i vetëm ishte marrja nën kontroll e Kalifornisë dhe brigjeve të Paqësorit.

Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) Peter_11
Nga: Peter TASE, RPCV

Të shtunën e 9 Majit, 1846, Sekretari Amerikan i Shtetit Xhejms Bjukenën prezantoj përpara presidentit Polk dhe kolegëve të tjerë se lufta me Meksikën ishte evidente dhe e pashmangshme. Bjukenën theksoj se Meksika i detyrohet Shteteve të Bashkuara $3.25 milion dhe megjithëse nuk kishte ndodhur asnjë incident në kufi, përsëri ushtria meksikane kishte bërë përforcime ushtarake pranë kufirit në Rio Grande (Lumi i madh). Së fundmi zyrtarët e vendit fqinj kanë refuzuar të takohen me të dërguarin e posaçëm të presidentit Polk, anëtarin e Kongresit Xhon Slaidell, i cili filloj nismën e negociatave për të blerë teritoret e Nju Meksiko-s dhe Kalifornisë.

Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848) Presid10Xhejm Polk ishte njeri i rreptë dhe i dhënë shumë pas punës aq sa shokët e therisnin ”Urith” sepse i pëlqenin veprimet në fshehtësi dhe informacionet sekrete që i vinin nga jashtë. Sytë e tij rezatonin dritë sa herë që përmëndej rasti i Kalifornisë, kjo provincë ka qenë objektivi numër një gjatë gjithë mandatit të tij presidencial. Duke zotëruar tokat dhe portet shumë fitimprurëse të Kalifornisë, do të realizohej jo vetëm strategjia dhe manifesti i të ardhmes së ndritur amerikane por brigjet e Paqësorit do të mbaheshin larg nga influenca Europiane. Presidenti Polk dërgoj në Kaliforni me mision sekret zbuluesin e famshëm të kufijve, kapitenin Xhon C. Frimont, i cili do të përgatiste rezistencën e brëndshme për pavarsi nga Meksika. Fatkeqësisht plani i Frimont-it dështon sepse në zonën kufitare të Rio Grande-s, situata ishte e qetë dhe kushtet për kryengritje ishin të pa-favorshme në Kaliforni.
Në Uashington, presidenti Polk po ndiqte me vëmendje ecurinë e negociatave të filluara nga Xhon Slaidell dhe vuri re se ky i fundit u shpërfill disa herë nga pala Meksikane. Ky dështim bisedimesh e shtyti më shumë Polk-un për të marë masat dhe të bëhet inisiatori i luftës me Meksikën; ai urdhëroj urgjentisht Sekretarin Bjukenën të përpiloj dokumentat ligjore, të informoj kongresin Amerikan dhe të përgatisë vendin për luftë.
Dëshira për konflikt ushtarak nuk mund të justifikohej vetëm me pretendimet për aneksimin e Kalifornisë, prandaj si pretekst doli problemi i kufjve në Teksas. Situata në Teksas ishte krejt ndryshe; pas betejave epike në Alamo dhe San Hasinto, Teksasi deklaroj pavarësinë nga Meksika në vitin 1836. Por Meksika nuk e njohu asnjë herë pavarësinë e kësaj province, administratën shtetërore të saj dhe pretendimet teritoriale pranë kufirit në Rio Grande. Madje disa harta të vjetra Meksikane e tregojnë kufirin meksikan 150 milje më në verilindje të lumit Nueses (Rio Nueces).
Në vitin 1845, Kongresi Amerikan fton shtetin e Teksas-it të bëhej njëri prej shteteve të Amerikës dhe që nga ky moment, Meksika i ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në Mars, 1846 Polk-u nuk e përfilli fare hartën e pretendimeve meksikane dhe dërgon Gjen. Zakaria Teilor me 3500 ushtarë për të mbrojtur kufirin në Rio Grande, ku në bregun matan lumit ishin dislokuar më shumë se pesë mijë trupa meksikane.
Sekretari i Shtetit Xhejms Bjukenën shtroj çështjen e konfliktit me Meksikën përpara presidentit dhe kolegëve të tjerë të kabinetit dhe vetëm sekretari i forcave detare ishte kundër ofensivës me Meksikën pa u regjistruar asnjë incident i mëparshëm, i provokuar nga fqinji i dobët. Për fat të mirë, ushtria meksikane kaloj lumin Rio Grande disa orë më vonë, dhe më 25 Prill, 1846, u zuri pritë 63 ushtarëve amerikanë të dislokuar aty pranë.
Të shtunën mbasdite kabineti u mblodh përsëri dhe miratoi unanimisht fillimin e luftimeve me Meksikën. Kjo ishte hera e dytë që një president amerikan i kërkon Kongresit të miratoj deklaratën e luftës. I pari ka qenë Xhejms Medison i cili kërkon një miratim të tillë më 1812. Në fjalimin e tij përpara Kongresit amerikan, Polk-u deklaron se në ç’do moment është bërë përpjekje të zgjidhet çështja e kufijve me Meksikën në mënyrë paqësore, por këtë radhë kjo ishte e pamundur.
Meksika po kalonte disa revolucione gjatë 25 viteve të para si shtet i pavarur, ishte vend i varfër dhe me shumë probleme të brëndshme. Sidoqoftë Kongresi i akordoj luftës $10 milion dollarë dhe autorizoj ushtrinë të krijoj një forcë prej 50 mijë ushtarësh vullnetarë. Në Kongres votuan kundër luftës vetëm 2 senator dhe 14 përfaqësues.
Polku duke mos patur dijeni mbi dy fitoret e aritura nga Zakaria Teilor, mendonte se luftimet do të mbaronin shpejt, dhe planifikoj aneksimin e Kalifornisë, provincës së Nju Meksiko-s, bllokimin e qytetit Vera Cruz, dhe pushtimin e Meksikës së Veriut.
Më 25 Prill, Zakaria Teilor niset bashkë me 2300 ushtarët e tij në drejtim të lumit Matamoros, për të marrë furnizime të tjera. Trupat Meksikane, në mungesë të forcave amerikane, rrethojnë qytetin Fort Teksas. Kur gjen. Teilor kthehet përsëri afër bazës së tij, konstaton se gjen. Mariano Arista kishte ngritur çadrat e ushtrisë së vet bashkë me 3700 ushtarët e tij.
Ndërsa Arista ishte duke i thurur lavde ushtrisë së vet, me 8 Maj ai gjendet përballë ofensivës së ushtrisë amerikane e cila po afrohej shumë shpejt. Me njëherë u degjuan të shtënat e topave dhe marshimi i opingave të forcave të drejtuara nga Teilor, të veshur me uniformë të kuqe dhe komça blu. I pari ishte Major Samuel Ringold i cili me artilerinë e tij shpartalloj vijën e gjatë të ushtarëve Meksikanë ku u vranë më shumë se 400 anëtarë të forcave speciale të quajtura ”Los zapadores de Jalisco.” Të hutuar dhe të pa organizuar, ushtria e Arista-s u tërhoq. Nga ushtria amerikane humbën jetën vetëm pesë ushtarë përfshi edhe vetë Ringold-in.
Ditën tjetër, më 9 Maj, Teilor mbledh ushtrinë e tij dhe fillon sulmin drejt veriut, ku do të godiste një herë e për gjithmonë ushtrinë e Gjen. Arista-s që kishte pushtuar një kodër të quajtur Resaca de la Palma ose Thëmbra e Palmës. Arista u gjend i papërgatitur sepse mendonte se ushtria amerikane do të ishte po aq e lodhur sa edhe ushtarët e tij dhe nuk do ta ndiqnin këmba këmbës.
Gjenerali Meksikan la ç’do gjë mbrapa, përfshi edhe tavolinën e tij të punës dhe u bashkua me ushtarët e tij duke u larguar në drejtim të lumit Rio Grande.
Midis dokumentave të gjetura në çadrën e Arista-s ishte edhe një urdhër aresti për gjeneral Teilor, i cili duhej të dorëzohej i gjallë në Kryeqytetin e Meksikës. Ndërsa Teilor ishte duke korrur fitore të papara ndonjë herë, Presidenti Polk gjithashtu nuk mbeti mbrapa me ambiciet e tij që synonin Kaliforninë, e cila kishte kaluar katër revolucione në 12 vjet dhe ishte bërë fushë beteje midis dy fraksioneve – pro meksikan dhe ai kalifornian – të cilët ishin në konflikt për pushtet. Me pavarësinë e Sakramentos (një krahinë e Kalifornisë) më 14 Qershor, të dy grupet u bashkuan dhe ishin kundër Amerikës.
Në fundin e Verës 1846, rreth 7300 ushtarët meksikane u rrethuan nga forcat Amerikane të cilat u dyndën si retë në kohë të keqe, pasi kishin ecur në këmbë më shumë se 600 milje nën rezet e forta te djellit; ata ishin 6230 ushtarët e Teilorit që kishin ardhur për ndihmë në Monterei. Kjo ofensivë (22 Shtator, 1846) ishte shumë e suksesshme dhe u mundësua marrja e qendrës dhe bregut të Montereit. Në këtë betejë një rol të madh luajtën edhe gjen. Uilliam Worth dhe kol. Xheferson Dejvis me ushtarët e tij nga Misisipi.
Në vitin 1844 Presidenti Polk u zotua se do të qendronte vetëm një mandat si president i Amerikës, ndërsa aktualisht dy gjeneralët e tij kryesorë, Teilor dhe Uinfild, pretendonin dhe kishin mbështetje nga opozita për postin e presidentit. Polk-u kishte si qellim të frenonte dëshirën e këtyre të dyve, veçanërisht kundër gjen. Teilor-it i cili fitoj shumë popullaritet pas tre fitoreve kundër ushtrisë meksikane.
Marrëdhëniet midis Xhejms Polk dhe Zakaria Teilor u ftohën gjatë armëpushimit tetë javor të propozuar prej Gjen. Pedro de Ampudia dhe që u pranua nga Teilor në kundërshtim me urdhrat e Polk-ut. Xhejms Polk, përfiton nga ky rast dhe në Nentor, 1846, shkarkon nga komanda Teilor-in dhe emëron gjen. Uinfild Skot, i cili kthehet për herë të dytë në këtë detyrë.
Në Maj, 1846 pasi kishte ofenduar shumë rëndë Presidentin në lidhje me aftësitë e tij mikromenaxhuese të luftës, gjen. Skot u shkarkua nga detyra e gjeneralit dhe çuditërisht i njejti president e riemëron gjashtë muaj më vonë në të njejtën komandë. Në këtë mënyrë Gjen. Skot do të drejtonte fazën e dytë të luftës dhe synonte të merrte nën kontroll Gjirin e Meksikës dhe Qytetin Vera Cruz.
Gjen. Uinfield Skot ka drejtuar forcat e armatosura të SHBA për 20 vjet resht dhe ka qënë komandanti më i aftë në të gjitha kohërat e ushtrisë amerikane.
Ndërsa ndryshimet në ushtri po ecnin mirë, kundërshtarët e luftës në Kongres po ngrinin zërin më shumë se kurrë. Dy prej tyre ishin: Kongresmeni i Ilinois-it Abraham Linkoln (presidenti i 16-të i ShBA) i cili vinte në dyshim se Meksika nuk ishte ajo që filloj provokimet; dhe Ulises S. Grant që shkruan në kujtimet e tij së ”Lufta midis dy vëndeve ishte më e pandershmja që është bërë ndonjëherë prej një shteti të fuqishëm ndaj një shteti të dobët.”
Ish presidenti Antonio Lopez de Santa Anna, në egzil që nga viti 1845, bëri një marëveshje sekrete me Presidentin Polk dhe premton armëpushimin e luftimeve me tu kthyer në postin e presidentit të Meksikës. Por në fakt ndodh e kundërta, Santa Anna, duke mësuar se Gjen. Skot kishte marrë gjysmën e ushtarëve të gjen. Teilor-it për të pushtuar Vera Cruz; niset bashkë me 20 mijë ushtarë nga San Luis Potosi (Janar, 1847) per tu konfrontuar me 4700 ushtarët e Teilor-it, të cilët vendosën të dilnin nga Saltilio dhe marshuan drejt Buena Vista-s për të ndaluar vrullin e Santa Anna-s.
Sulmi i ushtrisë meksikane në 23 shkurt shkaktoj panik në disa ushtarë, por ndihma e madhe e artilerisë se oficerit Brëkston Brag-ut dhe armët e lehta të këmbësorisë së Xheferson Dejvis-it, bënë të mundur fitoren e ushtrisë amerikane dhe shkaktuan vdekjen e 3000 ushtarëve meksikanë. Gjen. Santa Anna kthehet përsëri në San Luis Potosi pas një humbje të thellë.
Më 9 Mars, 1847, 80 anije që mbanin gati 12000 trupa u afruan pranë bregut Koliado, aty ku Hernando Kortez Filloj ekspeditën e tij në Meksikë më 1519. Ndërsa Djelli po perëndonte mbrapa majës së malit Orizaba, ushtria amerikane filloj një nga zbarkimet më të rëndesishme të kohës në tokë të huaj. Gjen. Uinfild Skot ishte duke pare se si 12 mije ushtarët e tij po afroheshin në brigjet detare të Meksikës pa hasur rezistencën më të vogël dhe brenda mes natës të gjithë ushtarët kishin zbarkuar.
Tre javë më vonë qyteti Vera Cruz dhe forcat e rezistencës u dorëzuan pas katër ditë bombardimesh. Uinfild Skot-i vendosi të shpërngulet nga ky qytet për të evituar infektimin nga malaria e verës. Më 10 Prill lajmi mbëriti në Uashington, Presidenti dhe këshilltarët e tij zgjodhën një të aferm të Tomas Xheferson-it, Nikolas Trist për të filluar negociatat për traktatin e paqjes midis dy vëndeve.
50 milje në perëndim të qytetit Vera Cruz, ushtria meksikane bënë rezistencë kundër forcavë të drejtuara nga Gjen. Skot, por në këtë moment kapiten Robert E. Lee, vendos të çaj rrethimin.
Forcat amerikane filluan përgatitjen për të pushtuar Kryeqytetin, Mexico City. Kryeqyteti ishte i mbrojtur nga kështjella El Penon, e cila mbron rrugën kryesore që ka dalje nga lindja. Gjen. Skot vendos të futet nga jugu i qytetit bashkë me 9000 ushtarët e reduktuar në numër si pasoj e mbarimit të afatit të shërbimit dhe të tjerë të prekur nga sëmundje të ndryshme. Më 20 Gusht, Kapiteni Lee mundi të futej në 25 milje katror që kontrolloheshin nga forcat armike ku mbetën të vrarë më shumë se 700 meksikanë vetëm në një ditë. Në të njejtën ditë Forcat e Kapitenit Lee morën nën kontroll kishën e Curubuskos të mbrojtur nga 18,000 meksikanë. Kjo përleshje i kushtoj Gjeneralit Skot 1000 ushtarë të vdekur. Nga heroizmi i treguar në keto dy perplasje që zgjatën 36 orësh pa pushim, kapiteni Robert E. Lee ngrihet në gradën Kolonel Leitnant nga eprori i tij, Uinfild Skot.
Meksikanët propozuan armëpushim, të cilin gjen. Skot nuk e pranoj. Ky i fundit bashkë me negociatorin Nikolas Trist, i ofruan presidentit të Meksikës Santa Anna, 10 mije dollarë për ti dhënë fund luftës. Presidenti Santa Anna e mbajti shumën dhe u tha negociatorëve të prisnin ndërsa në krahun tjetër ishte duke fortifikuar kryeqytetin. Trist përfundoj negociatat në 7 shtator. Në orën 8:30 fiks në mëngjesin e 13 shtatorit, 500 ushtarë të zgjedhur morën urdhër për të sulmuar kodrën Çapultepek e cila mbrohej nga 5000 ushtarë dhe 100 kadetë të akademisë ushtarake meksikane. Kodra Çapultepek ndodhej rreth 5 milje nga vend ndodhja e Gjen. Skot-it dhe nga qendra e kryeqytetit. Pas një ore luftimesh të ashpra kodra tashmë kontrollohej nga Marinsat e ushtrisë amerikane. Të nesërmen ushtria amerikane vazhdon marshimin e saj deri në portat kryesore të kryeqytetit dhe Gjenerali i famshëm Uinfield Skott do të bëhet guvernatori i tij.
Ushtria e Santa Anna-s gjatë gjithë natës braktis kryeqytetin. Më 14 Shtator flamuri amerikan u valëvit në pallatin kombëtar në mes të Mexico City.
Më 2 Shkurt, 1848, përfaqësuesi amerikan, Trist, firmos traktatin e Guadalupes përpara se të mësonte që Presidenti Polk e kishte shkarkuar nga detyra për mos bindje. Traktati i Guadalupe Hidalgo, zyrtarisht i dha fund luftës. Amerika i pagoj Meksikes $15 million dhe dëmshpërblimin e luftës prej $ 3.25 milion. Në kthim Shtetet e Bashkuara fituan kufirin në Rio Grande, Nju Meksiko-n, dhe mbi të gjitha Kaliforninë, ku në Janar u zbulua flori. Kalifornia u bë shtet me 1850, Xhon Frimont u zgjodh senatori i parë i saj. Në 4 korrik, 1848, Polk-u sapo u kthye në Shtepinë e Bardhë nga një ceremoni në monumentin e Uashington-it dhe i është dorëzuar traktati i paqjes i ratifikuar nga Kongresi i Meksikës. Dy ditë më vonë Polk tha se SHBA kishin tani teritorin e një perandorie vërtetë të madhe. Në fakt gjatë administratës së tij, Amerika shtoj 1.2 milion milje katror në teritorin e saj, një e treta e teritorit të sotëm. Lufta mori jetën e 12,876 ushtarëve amerikanë: 1192 të vrarë në front, 529 të plagosur rëndë, dhe 11,155 të vdekur nga sëmundjet e ndryshme.
Lufta Kushtoj $118 milion përfshi edhe traktatin. Më në fund Xhejms Polk largohet me nder nga Shtëpia e Bardhë dhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale zëvendësohet nga Gjen. Zakaria Teilor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Presidenti Xhejms Polk dhe lufta territoriale me Meksikën (1846-1848)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: