Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
May 2017
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 51 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Griselda Doka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

 * * * LEZHA - QYTETI I HISTORISË DHE ARTIT * * *

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: * * * LEZHA - QYTETI I HISTORISË DHE ARTIT * * *   Mon Jan 30, 2012 8:05 am

* * * LEZHA - QYTETI I HISTORISË DHE ARTIT * * *



Nga Pellumb Gorica on Tuesday, 19 April 2011 at 21:35

Historia është pasaporta e një vendbanimi. Ruajtja, rishkrimi dhe pasqyrimi janë shenja më e lartë e më bindëse e atdhedashurisë dhe e krenarisë tonë kombëtare.
Lezha është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë me vlera historike, si pjesë e historisë dhe kulturës tonë të lashtë, e cila ka tërhequr vëmendjen. Është vështirë të shkruash për një qytet nëse së paku nuk e viziton apo më shumë hulumton historinë e kulturën e tij.
Në Lezhë janë të pranishme gjurmë të lashtësisë dhe qytetërimit të saj të hershëm që nga thellësia e shekujve. Këto gjurmë të lashtësisë, si dëshmi të dukshme, por edhe atribute të identitetit tonë kombëtar edhe pse janë të pakta, flasin shumë. Kalaja, gërmadhat e mureve të qytetit të Lisit të poshtëm me ngjyra të zbehta nga koha dhe që vijnë nga rrjedha e shekujve të shkuar e shtrijnë hapin si vazhdë stërgjyshore të këtyre trojeve, që nga antikiteti. Lezha është një qytet me histori prej më shume se tremijë vjet, që ka kaluar pushtime, shkatërrime, djegie, emigrime për mbijetesë nga kërcënimet, presionet e pushtuesve, zhvillim ekonomik dhe arkitekturor. Këtu kanë jetuar pirustët, një nga fiset e njohura ilire. Autorë të ndryshëm që nga antikiteti si Polibi, Tit Livi, Prokopi i Çezarës, Anonimi i Ravenës, Ana Komnena e përmendin Lezhën si një qytet tepër të fortifikuar dhe ku, mbretërit ilirë Pleurati, Agroni, Bardhyli, Teuta, Genti jetuan e luftuan gjatë. Qyteti, në kohërat e ekzistencës së tij, ka ndryshuar emrin sipas rrethanave. Është njohur me emrat: Lisi, Lissos, Lisum, Lission, Lesh (Alesio), për të arritur tek emri i sotëm Lezha.
Duke i hedhur një vështrim të shkurtër rrjedhës së historisë së Lezhës sikurse është dokumentuar, ajo është e përmendur edhe për rolin liridashës të bashkimit të Arbërisë.
Qyteti shtrihet në fushë dhe rrëzë një kodre shkëmbore. Sapo shkel aty të befasojnë ndërtimet e reja me një stil të bukur, kopshtet gjithë gjelbërim edhe pse diku përballesh me rrënoja të braktisura industriale, shenja këto të ndërtimeve të sistemit të kaluar, por edhe godina pallatesh të ngjashme nga njëra-tjetra. Kjo është edhe përshtypja e parë që të krijohet. Tej, në horizont, në një nga lartësitë shkëmbore që arrijnë në majën e malit Sheldun, ku antena e repetitorë (dhënëse) kërkojnë të zgjasin majën e tij, ravijëzohet kalaja. E njëjtë si shumë kala të tjera shqiptare të ngritura në maja kodrash për vetëmbrojtje. Vendi ku ndodhet kjo kala besoj se është akoma një fakt shtesë që vërteton lashtësinë e këtij vendbanimi. Një kala e njohur në historinë tonë, që e ruan madhështinë e saj edhe sot, ku ndërthuren ngjarje, legjenda dhe histori. Ajo ka qenë edhe një kryeqendër e familjes princërore të Dukagjinasve, zotëruese feudale e territoreve të Veriut të sotëm të Shqipërisë në shekujt XIV-XV. Sot, një kështjellë e heshtur. Tutje shquhet shkoqur kreshta e malit të Velës. Duke soditur gjithçka që të shfaqet para syve, ajo të jep pafundësi të tjera ndjesish.
Në qendër të qytetit të tërheq vëmendjen një gur simbol, që në thelb ka një mbishkrim kuptimplotë: “Mirënjohje atyre që shtegtuan me vdekjen, në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”. Pak më tutje provon emocione të tjera. Një kompleks skulpturor i vendosur në një hapësirë të gjerë, janë një art me një befasi të bukur për këdo që vjen për herë të parë këtu. Është statuja e poetit Gjergj Fishta, e një prej figurave kombëtare poliedrike. Ajo ka gjatësinë e 3 metrave dhe është ndërthurur edhe me një skulpturë tjetër mbështetur në një shtyllë. Një skulpturë e një burri lakuriq me elementët e tij: Ora e Shqipërisë, libri, koka e dhisë dhe lahuta, simbole këto të rikrijimit të muzës poetike të vargjeve të kryeveprës së Gjergj Fishtës "Lahuta e Malcisë"
Po aq pranë, pamje të tjera i japin qytetit një bukuri të veçantë ku ndërthuret modernia me antiken. Një kishë madhështore, e ndërtuar në anën djathtë të qytetit, është një tjetër vepër e shkëlqyer arti e stisur me mjeshtëri në teknike e kombinacione. Memoriali i Skënderbeut, qendra administrative e Lezhës, lulishtja e qytetit, fragmente muresh, porta dhe kalldrëme të çngjyrosura nga koha. Diku, afër saj shtrihet një lagje e ndërtuar rrëzë kodrës shkëmbore me shtëpi, vila, ndërtime të institucioneve shtetërore me pamje të tjera të bukura, interesante dhe mbresëlënëse. Dhe që të gjitha këto të imponojnë dhe të nxisin dëshirën për ta njohur më mirë dhe një arsyeje më shumë pse duhet ta vizitosh këtë qytet.
Në pamundësi për të parë gjithçka, ne i kushtuam interes qendrës historike. Memoriali i Heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, apo ndryshe siç njihet vendvarrimi i tij, përbën një pasuri të jashtëzakonshme me vlerë historike e kulturore ku ruhen gjurmë nga e kaluara e largët. Ky memorial është kthyer në një qendër të vizitueshme nga dhjetëra e qindra vizitorë në ditë të moshave të ndryshme, vendas dhe të huaj. Memoriali i ndërtuar para 30 vjetësh me formën e tij drejtkëndore ka një konfiguracion imponues, rrezatues, të veçantë e madhështore në sytë e çdo vizitori. Është gjithashtu edhe vendi ku, në 2 mars të vitit të largët 1444, u mbajt kuvendi i madh i prijësve arbëror të etur për liri dhe ku ribashkuan principatat me kushtrimin e një “Besëlidhje” për të mbrojtur trojet nga vërshimet shkatërruese osmane. Bashkim i principatave, që atëherë ishin të pavarura nga njëra – tjetra. Memoriali është ngritur në gërmadhat e kishës katedrale të Shën Nikollit, e cila pas pushtimit turk u kthye në xhami. E dëmtuar nga erozioni i kohës, ajo ruan pjesë të saj.
Ndërsa hyn brenda memorialit ndjen krenari. Objektet e pasqyruara rishkruajnë historinë tonë si komb të lidhur me Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun. Në muret e kësaj kishe katedrale janë ekspozuar shpata, heshta, përkrenare dhe mburoja në sfond të të cilave është shkruar me pasazhe simbol për 25 betejat e Skënderbeut, që lartësojnë figurën e Heroit tonë Kombëtar, duke shprehur në këto ngjarje të përgjakshme, kronikat e betejave më tërë gjerësinë e tyre, historinë e luftërave të trojeve tona për mbijetesë nga pushtimi osman. Në morinë e tyre, shfaqet në sfondin kryesor, flamuri i kuq i thurur me një mozaik gurësh të vegjël me shqiponjën dy koka dhe afër një bust reliev i Skënderbeut, vepër e Skupltorit, “Artistit të Popullit” Odhise Paskali, e më pas përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut (kopje). Lexojmë mburojat simbol: Vajkal, Mokra, Oroni, Pollogu, Kruja, Berati… . Janë 25 mburoja prej bronzi, që artistikisht japin tablo të betejave kryesore të Skënderbeut nga të cilat ai ka humbur vetëm dy, atë për mbrojtjen e kalasë së Beratit dhe betejën e Stefigradit. Ndërsa kalojmë nga njëra mburojë në tjetrën ndjen se këtu gjëmon historia dhe bëhesh më krenar për ngjarjet e betejat e largëta të shekullit XV dhe historinë e Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të çmuar të të gjitha kohërave. Ishte koha kur fama e tij kaloi kufijtë e territoreve tona.
Largohemi nga Lezha me dëshirën për të ardhur përsëri e për të shkruar më shumë për këtë qytet me histori të lashtë. Rrezet e diellit me shkëlqimin e tyre të mesditës së kësaj pranvere përplasen në rreshtat e kolonave të mermerta të memorialit dhe rrënojave të vjetra të kohërave antike. Ato shkëlqejnë ashtu si është përplasja e dallgëve dhe historia e këtij qyteti.
BOTUAR NE NR 2 TE REVISTES "BESA" ORGAN I LIDHJES SE SHOQATAVE SHQIPTARE ILIRIA

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
* * * LEZHA - QYTETI I HISTORISË DHE ARTIT * * *
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
» Janjeva qytet i harruar
» Qytetet shqiptare-Shkodra
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona''

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: