Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Vaso Papaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Vaso Papaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Vaso Papaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Vaso Papaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Vaso Papaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Vaso Papaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Vaso Papaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Vaso Papaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Vaso Papaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Vaso Papaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Vaso Papaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Vaso Papaj   Poezi nga Vaso Papaj EmptyFri Aug 14, 2015 9:23 am

Poezi nga Vaso Papaj 43237010


Poezi nga Vaso Papaj




Këngë dashurie nga sorrat!...


U lodha, nuk dëgjoj dot më
Këngë dashurie nga sorrat.
Mbyll dritaret, shkoj të flë,
S’kam ç’u bëj, vjelin të korrat.

Mezi pres të vijë mëngjesi.
Një mëngjes jo bardh e zi.
Brez ylber të ketë tek mesi,
Të më falë pak dashuri.

Sorrat kurrë pëllumba s’bëhen.
Kurrë s’këndojn’ për dashurinë.
Me krra - krra, ato s’dëgjohen.
Dinë të mbjellin vetëm zinë.

Kërkoj gjatë motiv të ri
Perëndi, vallë, ku të t’gjej?
Të më lësh një porosi,
Këngën tënde t’ua përkthej.




Valixhja e vjetër



Të shikoj valixhe e vjetër.
Dru me vrima, krimba shpuar.
Je kujtim nga një kohë tjetër,
Kur im atë qe i dënuar.

Ç’të kujtoj më parë, moj mike!?
Gjithmonë gati në korridor.
Herë më erdhe, herë më ike.
Jeta jonë një fat mizor.

Burg i mbyllur tek qelia,
Ndaj për mua ke kaq vlerë.
Brenda më kish mbetë rinia.
Bëj t’a nxjerr e nuk e nxjerr.

Brenda teje flinin ëndrra,
Ngatërruar bukë e gjellë.
As u ndala as u trëmba.
Burg më burg i kam përcjellë.

Nuk të flas valixhe e rrjepur.
Nuk ke veshë e nuk ke gojë.
Si relike më ke mbetur.
Dua vite të t’zbuloj.

Hap e mbyll, gjithnjë pas fatit,
Rroba burgu, mall dhe lot,
Të mungon kostumi i Gabit*,
Shkoi me atin tim n’atë botë.





Më sill pak det!


Më sill pak det!
Nga ai që përkëdhel brinjët e qytetit tim,
E dua nga ai të jetë.

Më sill pak det!
Në valixhe ndrydhe, si përrallat me qilim,
Si suferinë mbi retë.

Ta derdh mbi faqe e flokë.
Të ngopem e të dehem me aromë e kripë,
Ta përqafoj si shok.

Më sill pak det!
Të lutem, më sill pak det! Të vras vetminë.
Vetmia po më vret.




Zonjë Lumturi



N’ato vite të ferrit, kur qielli më qe mbyllur,
Dhe errësira e thellë më kishte dhënë lëndim,
Të preka dhe të ndjeva mes njerëzish kokëulur,
Zonjë Lumturi, më ishe brenda shpirtit tim.

E s’të kërkova, Zonja ime, kurrë nëpër motele.
As ndër bankete zhurmëmëdhenj edhe dinakë.
Shumë herë s’të gjeta ty as kioskave me zhele,
Zonjë Lumturi, ta dish, të kisha brenda, gjak.

S’harrohen provat e mëdha, mërzitë e trishtimet
Edhe çdo herë kam dashur të mbetesha njeri.
Më të mëdha ato, më të mëdha dhe gëzimet,
Zonjë Lumturi, pranomë, kam mbetur po ai.

Me mua, mikja ime, nuk ndahesh dot aq lehtë.
Herë duhemi pa fund, here jemi flak’ për flakë.
Ti më ke nxitur vetë, të kem guxim në jetë,
Të ndjek edhe të ngjaj me maratonomak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vaso Papaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Poezi nga Sabrie Selimaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: