FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV
FORMA ANALITIKE DHE GJETJE TË SPIKATURA
NGA PËLLUMB GORICA
Nuk ka gjë më të bukur kur shkrimtarët, poetët, studiuesit mblidhen dhe bisedojmë në lodrimin e fjalëve për artin, botimet, për poezinë… Në aspektin dhe filtrin letrar me vlerën e pamatë krijojnë një botë ekzistenciale e krejtësht të veçantë. Fokusimi është evident profetik dhe tregues kreativ. Sigurisht i shijojnë me kënaqësi dhe, thënë në mënyre të moderuar, i shëndërrojnë këto kuvende fjale në diapazone këndjellëse të niveleve estetike universale të pasurisë shpirtërore. Ngjarje, të cilat janë vezullime drite në qiellin letrar, ku shpalosja e vlerave në segmentin e organizimeve, i japin artit një frymëmarrje figurative, hapësira dijesh, njohje, përvojë krijuese, inspirim, konfiguracion. Kjo i ngjan një uragani, ku troshitja hepohet në segmentin e duhur të përvijimit proverbial prej ideatorëve. Mpaken vlerat, kur korsia e duhur ngushtohet. Koha kërkon që kjo korsi të rend drejt mendësive të reja e ndryshimeve.
Në respekt të vlerave të padiskutueshme, poetët, shkrimtarët, studiuesit dhe artistët e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania konkretizuar me zbulesën e elementëve të shumtë të talenteve të rinj, të artit të së ardhmes, produktojnë mendim inteligjent, pa u ndalur në stacionet mediokre me apelin drejt një botë me virtyte të larta krijuese.
Natyrisht, në evenimente të bukura letrare çdokush nuk ngopet me mbresa. Ditë më parë i konceptuar me një këndvështrim të ri, me elementë realizues të spektaklit artistik, e organizuar në nivelin e një bashkebisedimi e produktiviteti letrar zgjoi interes në qytezën “Andon Poçi” të Gjirokastrës e banuar nga komuniteti vlleh. Eveniment interesant edhe për nga pjesëmarrja. Kryetema letërsia, libri, kultura u demostruan në një ambient të këndshëm relaksues e të paparashikueshëm arti në tempullin skulpturor pikturim guri “Tradita”, realizuesi i saj, anëtari i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, mjeshtri i pikturimit në gur, Dhimitraq Zharkalli, njëkohësisht gazetar dhe organizator evenenimentesh artistike. Me pasionin fisnik, frymëzues të artit të vlerave arkitektonike murale ai ka krijuar një afresk madhështor me gur me motive ndërthurje elementësh si: gjelbërimi, ngjyra, forma, moderniteti, antikiteti, tradita e popullit. Ajo që duhet theksuar është se janë përdorur 28 milionë gurë! Një mrekulli për Ginnes.
Me ndjenjën e natyrshme të admirimit poetët, shkrimtarët, studiuesit, artistët nga treva të ndryshme, të cilët morën pjesë në këtë eveniment, krijuan një atmosferë poetike, impresione të copëzuara ndjesish të dlirëtësisë shpirtërore, ku më shumë se çdo gjë shëndriti si diamant arkitektura e fjalëve. Natyrisht dhe fjala e parë në këtë takim mbresëlënës ishte mesazhi që përçon libri në kulturën e shoqërinë tonë, por edhe në jetën e krijuesëve. Kënaqësia shpirtërore që ndjenin shprehej edhe në fytyrat e qeshura. Energjia krijuese shpërtheu me emocion vargje, këngë, skulptura fjalësh plot dimension shpirtëror të poetit, shkrimtarit, estetit Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, baritonit te talentuar Xhelal Angoni, filologut Duro Shehu, studiusit Pëllumb Gorica,poetëve Xhelal Luca, e Perikli Shuli, poetes dhe përkthyeses Aleksandra Shabani UPLI, W.P.S, poetit Muharrem Guçe, gazetarit Dhimitraq Zharkalli.
Duhet përmendur fakti qe programatorët e këtij evenimenti kishin fokusuar një objekt të rëndësishëm “POETËT E KOMBIT APELOJNË”, në kuadrin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe programi tërësor ishte një një larmitet poetiko-festiv. Kjo dinamikë e bëri më të gëzueshëm festën me kumbimet e urimeve vlerësuese. Presidenti i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, zoti Kristaq F. Shabani përjetoi atë ditë një gëzim dhe vlerësim të madh mes miqve krijues dhe pjesëmarrës në këtë celebrim dinjitoz. Instituti Amerikan i Biografive e vlerësoi me motivacionin “NJERIU i VITIT 2011. Vlersim i lartë për letërsinë shqipe e më gjërë për meritat krijuese universale e të pakursyera të përkushtimit të tij për artin, kulturën dhe letërsinë jo vetëm shqiptare, por dhe në kuadrin botëror.
Vend i rëndësishëm iu dha në këtë event kreativ të shpërfaqur edhe promovimit të librit publicistik "Epope vllahe mbi pentagram drite” të autorëve Dhimitër Basho dhe Thanas Kapurani, duke dhënë një kontribut në analitikën e komuniteteve që jetojnë në Shqipëri.
Bashkëbisedimi i krijuesve për këtë libër interesant, me një komunikim inteligjent, u përvijua me motivimet, të cilat po eklpolorohen me botime mbresëlënëse që ushqejne dhe kultivojne brezat. Duhet thënë se në këtë prezantim nuk u ndoq praktika e deritanishme e prezantimeve në Shqipëri, por një analitikë e gjallë dhe dinamike. Shumë dashamirëse këmbimi i mendimeve intelektuale të Kristo Stojës, Manol Bashos, Sheh Hysen Hormovës, Pëllumb Goricës, Selfo Allkajt, Isuf Çelës, Marenglen Koçiut, Ëngjëll Shametit, Islam Kalemit, etj., të cilët theksuan mesazhin se duhet t’i ruajmë dhe pasqyrojmë trashëgimitë kulturore dhe historike, por edhe t’i promovojme ato.
"Epope vllahe mbi pentagram drite” është shkruar me shumë kulturë, njëkohësisht cilësor në ndërtim e përmbajtje, stil të rrjedhshëm dhe të pasur gjuhësor. Një sintezë e një pune hulumtuese disavjeçare të autorëve, që, në kontekstin historik të kohës, është një domosdoshmëri për historinë, virtytet, cilësitë, festat, gëzimin dhe dhimbjen, botën e pasur shpirtërore me ngjyrime emocionale të komunitetit vllehë. Janë analizuar me një këndvështrim objektiv faktet e shumta me dokumentacion arkivor, duke ju dhënë fuqinjohje, pa e shtrembëruar realitetin, por edhe kujtime të rrëfyera me trishtimin dhe gëzimin e dritësinë e tyre. Evokime episodesh mbresëlënëse, skicime të kaluarës së largët që, në aspektin e rëndësishëm përbëjnë shpalosje vlerash, ku çdo brez me akumulimet e thesareve të paçmuara e të qenësishme, ka dhënë kontributin. Testament për brezat, të cilët do të vijnë me vlera që, në kohën e sotme, po shkojnë në venitje.
Festa e bukur letrare me ndjenjën e këndshme të krijuesëve dhe vlerave u motivua me ide të konkretizuara profetikisht gëzueshëm.