Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Skënder Berisha EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Skënder Berisha EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Skënder Berisha EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Skënder Berisha EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Skënder Berisha EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Skënder Berisha EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Skënder Berisha EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Skënder Berisha EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Skënder Berisha EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Skënder Berisha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Skënder Berisha Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Skënder Berisha   Poezi nga Skënder Berisha EmptySun May 31, 2015 8:10 am

Poezi nga Skënder Berisha 10659310

Poezi nga Skënder Berisha



TASHTI NDIZEN DRITAT


Për muzgu titrojnë qerpikët tu
në dy sytë të vizatohet të dua
unë e shoh si u drodhe së fundi
era pakëz fletët e blirit i tundi
tashti ndizen dritat e enden rreth
lumi ai që buzëqeshjen po e pret
le të bie mbi syprinën e lumit tim
nata e sontme e thellë e pambarim
të luajmë symbyllaz atje thellë
të humbim nëpër natën që gëlltit
dashjen time të ndezur qe sa ditë
zemra ime atje atje të ka vënë ptitë
tashti ndizen dritat bredhin syve tu
ti tokim buzët tona ja tashti dhe këtu
edhe fort e fort e me të pandërprerë
le të mbetemi të zënë përngaherë.





ZEMRA E DITËS


E kulluar tashti po përshkënditet
zonjë e mirë pak vape e rënduar
unë po ecë drejt saj i shëruar
ndjenje që pata ditë prej dite

qiell i pastër ere të lehtë pahitet
një dallëndyshe e përplasur ujit
del në diell sa mirë po rrezitet
ti e mira e vjetër nuk më dole hujit

syrin ta pashë ndër degët e bleruara
sa pak këngë mbetën të pakënduara
më dil krejt këtu të dua e paharruar
një ditë e bardhë sa pa perënduar

ta dua shumë afshin e pamashtruar
ajo zemër që troket fort e llahtaruar
tashti ma fal një besim të paharxhuar
puthje e nxehtë fluturoi në atë përrua.




ATJE TE DETI


Mendova shumë në veti pastaj pranë teje
kurrë aq thellë s'të desha aq afër s'të tesha
aty te valët ishim vetëm dy veta, dy veta
pastaj eca eca e nuk pyeta as nuk treta
më rrihej moj më rrihej n'atë kaltri
s'ishte veç kaltri po bukuri për bukuri
ç'më pëshpëriste vala më pëshpërisje ti
nuk ndalej vala nuk ndaleshe as ti

dy veta dy veta moj tungjatjeta
aty te bregu i ngrënë kohësh
një strehë reje mbi kokë
unë sërish më duket të gjeta

pastaj desha po nuk fjeta nuk fjeta
mëngjes për mëngjes të zgjoja si doje
asnjë fjalë moj ndryshe s'ma fole
e bukur se e bukur sa herë më ndolle.




E KALUAR


Si e paharruar e paharruar
më zë kur më vje rrallëherë
e paftuara e dëshiruar
që vjen edhe këtë herë

tashti nisë verë e bardha
të kam kujtuar me të rralla
s'i kam harruar ato vetulla të gala
ti ishe moj e para te mahalla

të desha moj si s'duhet askusha
e prajshme e bukur sa s'thuhet
nuk e di ajo bukuri a përshkruhet
apo veç te zemra ruhet

rrallë të shoh në gjumë të parë
kur bjen e qetë e butë e bardhë
krejt më ngjanë me kujtim të parë
ti e mira ime më e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Skënder Berisha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: