Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko Empty
MesazhTitulli: Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko   Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko EmptyFri May 29, 2015 9:25 am


Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko 300px-10

Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko

Nga libri TREQIND VJET DASHURI


Përzgjedhur dhe përkthyer nga Vangjush Ziko





Perëndia e dashurisë - J.A.Neledinski - Melecki


Ajo armike e perëndi për mua mbetet,
Unë e urrej edhe i shërbej asaj,
Veten keqbërës shoh të shkrirë brenda saj,
Por perëndi, për mua, bëhet përmes teje.





A.P.KERN - A.S. Pushkin


Nuk e harroj chastin magjik.
Përpara sysh m'u shfaqe ti
Si një vegim që shkrep e ik,
Si bukuri që vetëtit.

Nga pikëllimi i kapitur,
Nga zhurm'e kotë i shurdhuar,
Profili yt vech me ka ndritur
Dhe zëri yt më ka mikluar.

Kaluan vitet e stuhishme
Dhe ëndrr'e parë sech m'u tremb,
Harrova zërin e magjishëm
Dhe ëngjëllorin nurin tënd.

Në humbëtir'e errësirë
Ditët e mia u zvarrisën,
Pa frymëzim, pa një dëshië,
Pa lot'e gaz të dashurisë.

Por ja, u zgjova përsëri.
Përpara sysh m'u shfaqe ti
Si një vegim plot me magji,
Si bukuri që vetëtit.

Dhe zemra rreh nga mallëngjimi
Dhe u ringjallë përsëri
Dhe frymëzim e adhurimi
Dhe lot'e gaz e dashuri.

1825




DAL NË RRUGË VETË, I VETMUAR - M.J.Lermontov


Dal në rrugë vetë, i vetmuar,
Nëpër mjegull rrug'e shtruar hesht,
Flet me Zotin heshtja e harruar
Edhe ylli yllit po i flet.

Lart në qiej shpalosur mrekullia!
Dheu fle mbështjell'me kaltërsi...
Pse më vret kështu në gjoks vetmia?
Çfarë pres a qaj unë njeri?

Nuk po pres asgjë fare nga jeta,
S'më vjen keq ch'jetova e ch'do le,
Dua vech i lirë dhe i qetë
Të harrohem fare dhe të fle.

Jo një gjumë akull erë vdekje
Syt'e mi s'do desha të m'i mbyllë,
Por në gjoks të flinin hove jete,
Gjoksi im të merrte thellë frymë.

Tërë natën veshin të ma dhelte
Zër'i ëmbël, zër'i dashurisë,
Lis'i madh i mbushur plot me gjethe
Përmbi mua vech të shushurisë.

1841





DASHURIA E FUNDIT - F.I.Tjutchev


Kur thyhet mosha, aq më shumë
Na zbutet zemra e trishton...
Ndricho, o drita jon'e lumur
E dashurisë që perëndon.

Po erret qielli ca nga ca,
Vech perëndimi feks aq thekshëm.
Ndricho, o diell, ndricho dhe ca,
Magji e mbrëmjes e pavdekshme.

Në rrëmbat gjaku zë e ngrin,
Por zemra zjarrin s'e ka shuar...
O ti e fundit dashuri
Dhe e uruar dhe e trishtuar.

1853




TI U LARGOVE. MBETA VETËM - A.A. Bllok


Ti u largove. Mbeta vetëm
Mes shkretëtirës përvëlonjëse,
Fjalët krenare në gojë mbetën,
Gjuha nuk mundi t'i shqiptonte.

S'më erdhi keq që u largove,
E ndjeva tënden madhështi.
Unë jam Krishti yt i gjorë
Dhe Galilea ime ti.

Të përkëdhel sot ty një tjetër,
Thashethemnaja përsërit.
Ku ta mbështetë ball'e shkretë
Njeriu i shkretë nuk e di.

1907




NJË HERË ÇEL, VETËM NJË HERË - Kerubina De Gabriak


Një herë chel, vetëm një herë
Me zjarr'e dalldisur të pranverës...
Eja në pyll, atje ku kam limerë,
Më shkul me rrënjën bashkë përngaherë.

Më duaj. Jam e jotja me gjithchka.
Ti mos më lerë lulen që ta thaj.
E hidhur si bajamja vetë jam,
As vdekja këtë joshje nuk e ka.

1909




DASHURIA - Ana Ahmatova



Nepërkë e mbledhur kular,
Në zemër farmak të lëshon,
Të bëhët bilbili gjyzar,
Në prag të dritares këndon.

Si brym'e argjendtë shkëlqen,
Si ëndërr shelboje të shfaqet...
Por fshehtas e ngults të heq
Larg gazit të shpirtit e paqes.

Me lotë të ëmbël të josh,
Me zë violine të trishtë,
Ke frikë atë ta zbulosh
Me një buzëqeshje të brishtë.

1911





SA MË PËLQEN QË TI S'VUAN PËR MUA - Marina Cvetajeva


Sa më pëlqen që ti s'vuan për mua,
Sa më pëlqen që nuk vuaj për ty,
Që globi rrotullohet pa pushuar
Dhe ne më këmbë mbahemi të dy.
Sa më pëlqen që veten e përmbaj,
Nuk bëhem qesharake dhe e belbët,
Nuk skuqem e nuk zë të qaj
Kur prek kalimthi mëngën e xhaketës.

Dhe më pëlqen kur ti në syt'e mi
Një tjetër përqafon fare i qetë,
Mallkimin e skëterrës mos ma ndill
Që ty unë s'të puth sich dua vetë.
Që emrin tim as ditën e as natën
Kjo buza jote s'di ta përkëdhelë,
Që kurrë s'do ta marrim tok uratën,
Kurorë ne në kishë s'do të vemë.

Me gjithë zemër ju falenderoj
Që ju më dashuroni pa e ditur,
Për netët që e qetë i kaloj,
Shëtitjet që ne s'i kemi shëtitur,
Takimet që takime ju s'i quani,
Që dielli s'na ka parë tok të dy,
Për të,që ju për mua,ah,nuk vuani,
Që unë s'vuaj,ah,fare për ju.

1915





PUTHMË E DASHUR, PUTHMË FORT - Sergej Esenin


Puthmë e dashur, puthmë fort
Të më dhembë,me tërbim!
Gjaku im më përvëlon,
Kurse shpirti akull ngrin.

Kup'e derdhur, e përmbysur
Mes gëzimit nuk na shkon.
E kupton, moj mike e ngrysur,
Vech një jet'njeriu rron.

Shiko rrotull qetë-qetë
Hapësirën qull të lagur,
Hëna si një korb i verdhë
Sillet rrotull prej së largu.

Puthmë, po të them,më puth!
Fundin psallmi tim ma tha,
Hën'e verdhë si kukudh
Vdekjen time po nuhat.

Afshi im fle i nemitur.
Vdekja erdh, mirë se vjen!
Buzë më buzë të puthitur
Fundi im, mbase, më gjen.

Nëpër ëndrra që nuk prishen,
Pa lektisje e pa drojtje,
Nën kurorën e një vishnje
Të më thuash: "Jam e jotja".

Që me shkumbën e një kupe
Mos na ikë drit'e shenjtë,
Më këndo, o mike, puthmë,
S'kemi tjetër, vech një jetë.

1925





NË UDHËTIM E PATA HAJMALI TË VYER - S.P.Shipachov


Në udhëtim e pata hajmali të vyer
Dhe jam i lumtur q'e kam gjatë dashurinë.
Duar të huaja hajdute s'ma rrëmbyen,
Buzë të huaja atë dot s'ma pinë.

1944




MË DUAJ MUA. UNË JAM FERRI - Maria Petrovih


Më duaj mua. Unë jam ferri.
E verbër jam dhe mëkatare.
Kush do më deshte, përvech teje?
U poqën fatet udhëtare.
Shikoi yjet se si ndizen
Në terr'e qiellit. Është kot.
Ti jetën tënde me timen lidhe
Sich lidhet nata me ditën tok.
Ti zgjedhje tjetër më kot prite:
Unë jam terri e ti je drita.

1960






TË DUA MË FORT SE NATYRËN - Eugjen Eftushenko


Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.

Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.

Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.

Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.

Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.

Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.

1995





NUK MË PRISJE, POR TË ERDHA - Ekaterina Gorbovska



Nuk më prisje, por të erdha.
Tungjatjeta! Futmë brenda.
Ke ndryshuar shumë ti,
Si e hodhe këtë vit?
Iku viti me nxitim,
Iku, o i dashuri im...
U mërzita sa u chmenda...
Prezantoma gruan tënde.





NGA ASGJËKUNDI - J.A.Brodcki



Nga sgjëkundi në një datë pa datë e nderuara
dhe e shtrenjta e imja e dashur, me dashuri,
rëndësi s'ka se nga kush e prej kujt është dërguar,
ju përshëndes që prej njërit kontinent të kësaj bote,
kontinent që mbahet mbi supet e kaubojve,
të kam dashur më shumë se ëngjëjt dhe veten,
prandaj jam tani më larg prej tyre e prej teje;
natën vonë në luginën e përgjumur, në fund të saj,
në qytezën me dyert e zëna nga bora,
përpëlitem e sillem rrotull nëpër charchaf,
si më poshtë ky varg do të ta tregojë,
e shkriftoj unë jastëkun me rënkimin tim
prej detesh, oqeanesh, që fund e mbarim s'kanë,
me trupin tim skicoj format që ke ti
si pasqyrë e menduar, që nuk gjen dot derman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Lirika ruse - Nga Vangjush Ziko
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE
» NUK TE KAM HARRUAR (nga libri me 200 lirika dashurie i Kolec Traboinit, 2013 )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: