Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Adelina Dardha EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Adelina Dardha EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Adelina Dardha EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Adelina Dardha EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Adelina Dardha EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Adelina Dardha EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Adelina Dardha EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Adelina Dardha EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Adelina Dardha EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Adelina Dardha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Adelina Dardha Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Adelina Dardha   Poezi nga Adelina Dardha EmptyFri May 29, 2015 6:12 am

Poezi nga Adelina Dardha Images12


Poezi nga Adelina Dardha




Nuk kam faj



Me lot i këndova dhimbjeve të acarit dimëror,
i mblodha një nga një të gjitha, tek cepi i syrit.
Lirikave të dashurisë, si vese  mëngjezi,
u fala  bimëve dhe luleve!

Tinguj elegjie  heshtin  pentagrameve.
Lotët dallgë  nuk reshtin,bulezimeve.
Bien mbi tastierë,nota melodramash
kërcasin, bëjnë zhurmë, thërmohen në dhimbje......

Jashtë  fryn ere, dritaret veç dridhen
Nga  shpirti i etur,çelur  pafajsia.

Si selvi e bukur, në të pastërtën natyrë,
kam lëshuar rrënjët e mia në jetë
Kurorë e lumturisë buzëqesh mbi to,
si  sythat e degëve nga ngrica e kohës.

Zogjtë e vegjel,ne te bardhin gji flene
folenë ua ngroh me dashuri qiellore.
I lutem hënës së fshehur  pas natës .
Kush  bëri magji tek  dega e mollës?!

O hënë - Dashurinë time  beko,
dhe fal mirësi
Një pikë loti,të vetmin derdh
Dallgëzimeve të shpirtit tim!




Jam sirena e detit tënd


         
Sirena jote jam si nëpër valë,
buzëmbrëmjeve  vij, bregthyer
nga shkëmbinjtë e heshtur të gjej,
oshëtime nimfash  dashurie.
Nëpër dallgë,
Shpirti  shkrihet nga pervelima  puthjesh,
dhe syte e prushte   plot zjarr.
Fustani bie
nga luspat e dashurisë kaltëroshe,
hëna xhelozohet ,
si një grua që nuk e shijon dot .
Ëndrra  fluturon përtej  sfondit blu ,
zgjat duart harbuar dhe  të prek buzëqeshjen.
Vështroj buzët e tua,
ledhatohem e  heshtur,
dhe shoh sy të shkruar si poemë.
Me fjalë dashurie, dhe ëndërra pambarim ,
refrenin nëpër flokë më pëshpërit,
më shtrëngon ngadalë, si  lule pranverore
vibrojnë fjalët e pathëna në telat e ndjenjave.
Simfoni e jetës,me notat e pashkruara
të pentagrameve , më do ,e dua, e do të duam.




Fluturoj


Fluturoj si mjelmë e bardhë.
Brishtësive të thyeshme të jetës,
lartësohem krahëve të mi.
Harroj  dhimbjet
e tretura   nëpër stine,
mbuluar  me kore ,të vyshkura,
si gjethet e vjeshtës.
Fije të holla  gjurme,
që çelen sa herë i prek,
heshtin, si pikat e lotit
në qiellin tim!  
Errësirën e syrit e tret
nëpër natën e heshtur,
ku yjet flenë.
Shkëlqim i jap
Fluturim  dhe  shpresë.
Agimi i ri
më përshëndet nga larg,
më dhuron
bukuritë e ditë-netëve të mia.
Si një vazo të kristaltë,
i prek me zemër dhe kaltërohem!
Si një mjelmë, ëmbëlsisht dashurohem
e  fluturoj, fluturoj, fluturoj......




Vjeshtë


U nisa mysafire nëpër agimin e zverdhur,
Plot mall drejt teje.
Erdha të takoja,
Të shëtisja shtigjeve të tua,
Që s'kishin mbarim,
Central Park !
Sot mbështillesh me mjegull
Pemët u lakuriqëzuan nga vjeshta,
Gjethet lëvrijnë nëpër tokë e përkunden në faqen e erës.
Kjo ditë kryenece më valëvit edhe mua ndjenjat.
Zogjtë cicërijnë këngën e lamtumirës, me krahët e vegjël
Duan të shtegtojnë, kërkojnë pranverën në anën tjetër të ikjes.
Kurrë nuk do e harrojnë gjirin tënd të gjelbërt.
Ashtu sic ikin do të vijnë  gjethet e reja .
Bari, si qilym i vjetër, i dalë boje, është shtruar poshtë teje,
Tokën e mban ngrohtë, këmbët tona flenë poshtë tij.
Stolat kanë ngrirë, i ftohti u ka hyrë në dhimbje
Nuk kane me kë të flasin, kush t'ua prekë krahët.
Është vjeshtë e verdhë, si rrezet e fshehura të diellit,
Brenda reve të murrme që shtegëtojnë të lodhura.
Bën ftohtë, edhe për kalin e bardhë, harruar gjithmonë rrobat
Në garderobën e të zotit, nxituar për nusërimin e dëborës.
Por, vjeshta nuk harron t'i hedh duke buzëqeshur hapat,
Gjurmët lëshon mbi asfalt si rrahjet e kohës,
nga këpucët e hekurta  prodhuar në pranverën e shkuar.
Ketrushat, shëtisin e brejnë me dhëmbët e bardhë degët,
Sodisin vitrinat e pemëve, lodrojnë me mua,
Më kërkojnë një foto sëbashku,
Për të më thën vitin tjetër sa janë rritur!
E shkrep aparatin në kujtime të mbetura,
Në cepin e një kënge të lënë përgjysëm,
Nga zogjët që morën arratinë..
Në rrugët e tua vjeshtë
Pas pak muajsh në Central Park
Do të mbërrijne!




Ura e vjetër



Jo nuk të kam harruar TY,
Ura e vjetër e fshatit tim me kujtime femijërie

Asnjëherë
Nuk u ankove për baltën,
Pëlhurin e hedhur si parfum
Parvazët si dhëmb të rënë,
Ku ne camarrokët u ngjiteshim
si zogj
e fluturonim sipër asfaltit .
Dhimbjet e viteve të gjata heshtur,
Plagët e tua që mbusheshin nga shirat e stinës,
Ti pastronim me gjethet e shpëndrave,
mbledhur poshtë këmbëve të tua me damarë
Nga cukitja e rosave, e patave, të ardhura
Me agimin e ditës, e mysafire ngeleshin
Deri në perëndimin e diellit notuar,
Poshtë gishtave të tua të enjtura nga lodhja.
E bretkosat ti përkëdhelnin netëve pa hënë.
Duke kënduar në kor, ti dremisje nëpër gjumë….
Ishe krenaria e gjithë fshatit fushor.
E të dashuruarve që takimeve u vinin vulën tënde,
Puthjet përvëloheshin e shuheshin aty.
Rrëzë qoshes tënde të fshehur
Puthje stinësh me rrethanor ure.
Po sot?
është kohë e largët që stë kam shkelur,
Trupin tënd lakuriq,
E malli më nisë të kthejë moshën time
Si kremastar mbi parvazin tënd varur
Të luaj
Nuk të harroj as sot, kaluar me makinë
Nëpër urën e NY
Gjikande e gjithë teka, zbukuruar me gjithë
Dritat e fshatit tënd,
është brixh VIP,
pa ndjenja, me gjakun e skllevërve ndërtuar
pulëbardhat fluturojnë nëpër tela
E flasin gjuhë të huaja nëpër sqepa.
E unë shkruaj në gjuhën time me zemër
Që je aq e vogël, por dashurinë për ty e kam kaq të madhe…….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Adelina Dardha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Ismet Tahiraj
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: