Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu   Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu EmptyFri May 01, 2015 4:03 am

Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu Images11


Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu





Heshtja e lirisë


E zbehtë është heshtja e lirisë
Rrugëton si e dehur
Të pathënat besnikërisht i ruan.

Fiken qirinjtë
Pa e kuptuar se nën qiellin tonë
Koha e lashtësisë
Rigon në shpirtërat tanë.

Dashuria për liri
Është rradhitur si krushqit
Kur e prunë nusen,
Ndërsa tani janë në mëdyshje
Se ajo shpejt është plakur
Pa e jetuar nusërinë.





Ndarja


Nuk e di ç’të duhen sytë e mi
Kur nga terri janë lodhur
Një pjesë e kanë nga shiu.

Një pjesë e vetullës
Te Molla e Kuqe
Pjesa tjetër në Ulqin.

Njëra dorë në Rozafë
Tjetra në Shkup
Po Çamëria?

Më the kam gishtin
E Bukur për unazë
Por unë jam shumë larg.

Si mund të përqafohemi
Kur trupi është ndarë
Mos më thuaj se më ke harruar
Kur unë yllëza jote jam aq larg.






Këmishë robërie



Në këmishën e robërisë
u pikturuan petalet e luleve
me gjethet duke rënë.

Lëkura ndizet në mua
nga gurëzimi i etjes
mes mureve të ftohta
marr frymë.

Në derën e vjetër
ajkuna e bardhë digjet
ende hetimet vazhdojnë
ato janë sekrete.






Gota e dëshpërimit



Nëpër dhomën time
zjarri udhëton
sa pushteti e egër jam
shumë vite
frymëmarrja ime
është avulluar
mos më pyetni
se cili trëndafil i bardhë
ka pirë ujë
në gotën time të dëshpërimit.






Profili i zjarrit


Vjeshtë është
Nën hijen tënde fle
E ti ngutesh për në tempullin e gurit
Duart e vapës u shkrinë

Në vjeshtë
E ti si era barte vargun tim
Prej vjeshtës në ëndërr
Pastaj hyre në zemrën e shpirtit

Simfoninë e Bethovenit
Dëgjon nga tempulli i gurit
Pa e ditur se brenda saj
Digjesh






Heshtja e portave


I


Te porta e parë
hijesove diellin
ngrite kokën lart
ec drejt portës së dytë

Pa u hamendsur
digje Shpirtin e copëtuar
hirin
tokën  e premtuar ruaje
të mos e vjedhin ata

Te porta e dytë
ndrydhet  dhembja
dielli le të djegë
Frymën e shenjtë

II

Vetëm himnin  e zhurmshëm
korin e Kishës
mos e dëgjo
Shpirti portë nuk ka

Te porta e tretë
rrëshqet shkëmbi nga ata
si  pritë nga qielli
furtune marrin  gjethet
e lëna shkretë
të lutem merrmë edhe mua
kudo që të jesh

Zëri yt në errësirë
nga të lehurat e qenve
ëndrra në pikë të ditës
si të mos mësohet
 
Te porta e katërt
një e dehur
edhe më tej  në çmendi
duke na gjykuar
neve  të padehurit
për dehje

III

Shtëpia hirin rrëmben
e rëra
në shkretëtirën e saj
tretet

Te porta e pestë
pështyj grilat
ende vragat e të huajve
dhe digju më mirë
se sa të ndeshesh
me të tillët

Kthehem
te porta e katërt
mbrapsht më ndjekin
që të pajtohem
me zjarrin

Te porta e gjashtë
më shikon në dritë të syrit
copë pagjumësie
derdhen
pranë tavolinës
që kemi në mes

IV


Po e qan tokën malli
shushurimat e gjora
po e trembin portën
e të lehurat e qenëve
s’kanë të ndalur

Te porta e shtatë
jemi që të shtatët
assesi të hapet

Unë e ti në mes
të një minuti heshtjeje
pa e ditur
se kush ka vdekur
ndërsa te të pestit
minutat e heshtjes shumohen.






Ç t’ju them


Ç t’ ju them juve
të pagjumëve
të kërrusur nga dhembja
e ndrydhur nga vuajtja
stërlodhur nga uria
e kalibardëve

Si ti shikoj lotët
si ujëvarë e heshtur
po ecë trupit tim
ndër shekuj
grabitë buzëqeshjet
e të urtit

Ç’të bëjë me sytë e tyre
mbushur plot mall
e vërbuar nga errësira
kot do t’i prek dielli
zgjatja e shekujve
vuajtjet përzien

E kur të zgjohen
të shtypurit
një grusht dashuri
me dhembje i përzier
do të qeshem si fëmija
duke u rilindur.





Himni i shenjtë


I

Ftohtë
furtuna hyri në asht
u tmerrua
për herë të parë u mbështoll
në pëlhurën e kuanteve të universit
për ta ndalur hovin

Në akull
gërsheta e vjetër u shprish
floku  thinjur
shkulur
era  e barti
gabimisht ishte gërshetuar

Ika në qiejt e mi

Në qiellin e parë
pashë flokun e shprishur
bartej prej një reje në tjetrën
më pas fluturoi në tokë
drejt një fere
thinjat mbështilleshin
Serapis Bej
i preku me ngjyrën e verdhë

Në qiellin e dytë
mëkatet e tij më ndiqnin
pa e parë
se rrezja e parë e El Morjes
ishte humbur
mbuluar me dheun e vetmisë

II

Në qiellin e tretë
ende përndjekesha
donte t’më  mbushte mistere

Zot
ruaje virgjërinë e përjetshme
edhe në fundjetë
t’mos e përkund
era e kufomës së marrosur
por si atëherë
të flas në origjinalitet

Në qiellin e tretë
mbeta vetëm
pa iu trembur
errësirës
egërsisë
hënës se do të zhduket

U afrova edhe më afër qiellit
që ta ndjej erën e tij të lirë
kupë e qiellit më bën nder
më paralajmëron
rikthimin
pastaj vazhdimin
në qiellin e katërt...




Për parajsë jam vonuar


Rritën tënde s’e pashë
e belbëzimin tënd ndjej
se si më afrohet
me trupin prej engjëlli

Duke ikur nga shtrëngata
Hadi
ashtu e  buzëqeshur
himn shushurime pagëzon
S’ta ndjeva gëzimin
ike pa u ngushëlluar nga vaji
je rritur
ndoshta edhe dashuruar

Përgatis pajën tënde
për fejesë
me gërshetën fije fije
qëndis lule

Kam mall të vij tek ti
në dasmën tënde
valsin me engjëj
të ik prej korbit që më nxin sytë

Besova në ditën e madhe
do të vinte shpejt
të më prisje duar hapur
apo ndoshta për parajsë jam vonuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poems by Hasije Selishta (Kryeziu)
» Çmimi special : Sofra Poetike ” Ymer Elshani”, shkon për përfaqësuesen e Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS” , Kosovë, Znj Hasije Selishta (Kryeziu)
» Me rastin e ditëlindjes sime / Nga Hasije Selishta
» Poezi nga Sadie Kryeziu Dija
» BUKURITË DIELLORE / Dija Sadie Kryeziu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: