Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
«Ne vijmë nga shekulli XX» EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 «Ne vijmë nga shekulli XX»

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

«Ne vijmë nga shekulli XX» Empty
MesazhTitulli: «Ne vijmë nga shekulli XX»   «Ne vijmë nga shekulli XX» EmptyTue Jan 10, 2012 8:16 am

«Ne vijmë nga shekulli XX»

nga Lumo Kolleshi W.P.S

«Ne vijmë nga shekulli XX» Lumo_k10

(Përsiatje për poezinë bashkëkohore botërore)

Daltën e shpirtit njerëzor, poezinë, poetët nuk e kanë lënë kurrë të vjetërohet. Shekulli XX prej nga vijmë të gjithë ne, këtë gjini kaq të vjetër sa dhe vetë njerëzimi, por njekohësisht dhe kaq të freskët sa uji i burimeve, e vuri në krye të procesit letrar. Po i referohem një vargu të Tomas Eliotit nga “Katër kuartetet“: “Çdo frazë është një fund dhe një fillim“ dhe brenda këtij vargu mund të gjesh natyrshëm atë lidhësi të përjetshme midis trashgimnisë dhe bashkëkohësisë në poezi“.

Reformimi më i madh i fillimshekullit të kaluar për poezinë erdhi me simbolizmin, por përkimet e mistershme midis fjalës e muzikës për të depërtuar në esencën e poezisë së kulluar, do të bëheshin edhe më të mistershme prej gjakut të Sharl Pegit dhe Gijom Apolinerit. Prej këtij gjaku duket se Tristan Cara do të ngrinte e kryesonte dadaizmin që do të kërkonte shkallmimin e degradimit moral dhe politik të Evropës së kohës së vet për të sjellë triumfin e racionales në artin poetik. Një vazhdimësi proteste, por më e thellë në sondën e vet, kundër gjithçkaje që shtyp individin, vjen e përvijohet me surealizmin e Andre Bretonit, Lui Aragonit dhe Pol Eluarit. Gjithsesi nën ndikimin e dyfishtë të simbolizmit nga njëra anë dhe të surealizmit nga ana tjetër do të përshkallëzohej shkolla poetike e hermetizmit me tre përfaqësuesit më të mëdhenj të poezisë italiane: Euxhenio Montale, Xhuzepe Ungareti dhe Salvatore Kuazimodo për t’i sjellë poezisë elitare fillin e artë të lirikës.

Do të ishte ky fond reformues poetik në kornizat e para të shekullit XX që do të sillte një shpërthim të të një poezie të vërtetë në botë me emra të mëdhenj, si: Ëlliam Batler Jits, Rainer Maria Rikle, Vladimir Majakovski, Erza Paund, Tomas Eliot, Pablo Neruda, Ana Ahmatova, Oktavio Paz e shumë të tjerë.

Pas Luftës së Dytë Botërorë poezia do të endej në dy drejtime eksperimentale dhe brenda kornizave të kësaj bote me luftën e saj të ftohtë përvëluese, në perëndim do të bënte përpjekjet e saj për të depërtuar sa më thellë brenda të fshehtave të shpirtit të lirë të njeriut, ndërsa në lindje ajo do të bëhej një shtojcë e vet ideologjisë që do ta thante lëngun e lirisë së shpirtit të individit dhe do ta kornizonte këtë njeri brenda një deformimi të plotë. Edhe brenda këtij eksperimenti nuk do të mungonin zërat ndryshe herë në formën e shpallur të disidencës letrare, herë me petkun hermetik për të thënë të ndaluarën dhe të palejuarën.

Me një trashgimni të tillë poetike paraqitet bota deri në momentin e rënies së murit të Berlinit dhe fundi i shekullit, bashkë me agimin e shekullit të ri, në vendet e lindjes filloi të frynte një erë e re, një erë, e cila edhe sot po manifestohet me shpalosje energjish të ndrydhura të shpirtit poetik në forma nga më interesantet, në përpjekje për të rigjetur kohën e humbur.

Me gjithë pamundësinë dhe vështirësitë reale për ta jetuar procesin poetik në të gjithë tingujt dhe ngjyrat e çdo poeti bashkëkohor, në këtë botë që sa vjen e zvogëlohet, kur dhe vetë poezia është në proces dhe në kërkim të vetvetes, në një kohë kur maturimi i shumë poetëve dhe shkollëzave poetike nuk është plotësuar, të ndodh krejt natyrshëm si me ndeshjen e një ajzbergu të krijuar këtë radhë jo nga akullnajat, por nga vetë poetët. Tërheqja e përfundimeve për një proces në verifikim bëhet edhe më e vështirë, por edhe këtu mund të hedhim një hap për të përvijuar disa drejtime që ndjek poezia e sotme. Si një prirje të përgjithshme të poezisë sot në botë do veçonim kërkimimin për të depërtuar sa më thellë ne skutat e shpirtit të njeriut dhe për këtë format e shprehjes poetike herë hermetizohen dhe herë çlirohen nga skemat dhe nga tipikja e shkollave të përvijuara më parë. Kërkimi i formave të reja dhe ndërthurja e tyre në një të vetme përmes një bashkëjetese paqësore të këtyre formave, duket si një prirje tjetër e këtij procesi. Rendja drejt ndërthurjes së mitologjisë me realitetin, të cilin jetojmë, do të ishte një drejtim i lakmuar për shumë e shumë poetë të kohës sonë. Rizgjimi i hajkut dhe rendja drejt një poezie proverbiale, që kërkon të lidhë shpirtin e lirë me vet natyrën, është kthyer në një tendencë e lakmueshme për shumë zëra poetikë kudo në botë, për të mos mbetur vetëm te Basho.

Pa dashur të bëj rolin e përzgjedhësit dhe brenda mirëkuptimit, do të desha të përmendja disa nga emrat që i prijnë poezisë së sotme bashkëkohore botërore: Terensinka Pereira, Presidente e I.W.A, Rozmari C.Wilkinson dhe Florentin Smarandache, Beniamin Yzon USA, Nadia Cella Pop Rumani, Paulo Concalves Pereira Brazil, Benard M.Jackson Angli, Dejan Bogojeviç Serbi, Domeniko Defeliçe, Flavia Lepre, Sandrro Alegrini dhe Anna Vetura Itali, Panajota Zaloni, Dinos Kubatis, Dimitrios Kraniotis, Zaharrulla Gaitanaki, Jorgo Hronas, Vasili Kalahani Greqi, Maurus Yong Francë etj.

Si Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes “Pegasi” Albania, do të kisha nderin të përmendja kontribiutin e madh në bashkëkohësinë e poezisë të poetëve të kësaj Lidhje të kryesuar nga poetët Kristaq F. Shabani, Mimoza Ahmeti, Anton Papleka, Petro Dudi, DinoÇiço, Enrieta Sina, Kadrush Radogoshi, Kalosh Çeliku, Nasip Sopaj, Iljaz Bobaj, Dashnor Selimi Anton Gojçaj, Lulzim Logu, Tasi Proko, Dhimitër Miti, Lumo Kolleshi, Sinan Vaka, Agron Shele, Mirela Dudi, Majlinda Rama, Almona Bajrami, Flora Kastrati, Hasije Selishta, Muharrem Kurti, Izet Çulli e shumë të tjerë.

Ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
«Ne vijmë nga shekulli XX»
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  VIJMË TË GJALLË, E SHKOJNË TE VDEKUR / Poezi nga Veron Hoxhaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: