Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 "Gjithnjë ka një të nesërme!" / Skicë nga Mite Tabaku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mite Tabaku




Female

Capricorn Join date : 23/03/2015
Age : 33
Location : Lushnje

"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku Empty
MesazhTitulli: "Gjithnjë ka një të nesërme!" / Skicë nga Mite Tabaku   "Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku EmptyMon Mar 23, 2015 1:26 am



"Gjithnjë ka një të nesërme!" /  Skicë  nga Mite Tabaku 10494810

Skicë nga Mite Tabaku



Gjithnjë ka një të nesërme

Me këtë mendim trokita ditëve të këtij viti. Fjalët e mia i dëgjoi qielli, i dëgjoi toka, i dëgjuan rrugët e vetmuara, i dëgjoi gjithësia. Ti? Nuk e di shpirt. Ndaj nisa të fishkëllej melodi të vjetra, ato melodi që n'a mbushën jetën ne të dyve. Fillova t'i këndoja këto melodi vrastare edhe për inat të erërave që harruan të miat fjalë t'i sillnin tek ti.

Tashmë shihemi rrallë ndonëse jetojmë në të njëjtin vend e thithim të njëjtin ajër. Ç'janë këto erëra të tërbuara që s'duan të përcjellin fjalën time tek ti? Ah! Si kam harruar ato shikime të zjarrta pranverore, e si mundem t'i harrojë? Minutave të asaj pranvere, në shtratin e ëndrrave, isha mbretëresh dhe ti ishe mbret i ëndrrave të mia.

Ditët e festave sivjet i zbukurova me shikimet e tua të mëndafsha. Me ëmbëlsi të atij shikimi u dehën të gjithë sekondat deri në mesnatën e ditëve të nesërme. Sa shumë shpresoja secilën nga ato netë! Mijëra mesazhe më vinin por jo nga ty. I njëmijë i një-ti nuk erdhi që nuk më erdhi. Nuk mbërriti kurrë. Kryqi i thyer gdhendur mbi fatin tim ditët e këtij marsi. Tanimë rri e pëshpërisë me këto fletë të bardha nën tingujt torturues të këmbanës së mërzitjes...

Dashuria ime rri fshehur në zemrën e mbytur nga psherëtimat. Ç'të bëj tani? Të tjerët më harruan, unë për vete s'braktisa asnjë. Ndjej dhimbje në shpirt, diçka kërcet e thyhet përgjithmonë. I ngjan asaj degës së minares shpirti im tani, i gëzohet rrezeve të diellit të sapodalë por thahet dalngadal nga zjarr i tij.

Nuk do të jetë e largët dita kur do të të shoh, por do të jetë e largët ndjenja jonë kur të jemi aq pranë. Gjithnjë respektoja vendim-zgjedhjet e tua, edhe tani. Unë e respektoj ndarjen, paçka se ajo erdhi me çmimjn llahtari. Motoja ime në jetë ka qenë: Shpresë! Tashmë që krahët e saj m'i thyve ku t'a gjej një degë të fortë që të mundem të shpëtoj prej kësaj që vlonë në gji? Dhemb. Nëse kam dashur shumë pak më kanë dashur. Me ty isha e lumtur, dashuroja dhe më dashuronin. Tani vetëm dashuroj. Ç'trishtim! Krahët i kam të prerë prej dhimbjes. Edhe shpirtin.

Disa thonë se kur njerëzit e njohin mirë njeri-tjetrin dashuria vritet. E fshehta është e domosdoshme për dashurinë, ashtu si shi i qiellit pët tokën. Mos vallë këtu gabuam ne të dy? Ti ishe lidhja ime më e bukur me jetën. Ti më njohe mua me të bukurën e jetës. Ne i beson aq shumë njeri-tjetrit. I besojmë edhe këto çaste që nuk shihemi e s'takohemi. Tani, sërishtmi, ne e gjejmë njeri-tjetrin por pa emocion të dukshëm, të sigurt se nuk ngjajmë të tronditur, pa e ditur se sytë na tradhtojnë. Më pëlqen kjo distancë që krenarisht respektojmë por...

Tashmë netët e pagjuma tështijnë në prag të kohës të ftohura nga ikja e dashurisë (Vallë vërtet të ketë ikur?). Më e dhimbshmja vjen më pas, tashmë gjithë jeta ime do të ecë vetëm në këto shina me binarë të kalbura nga vuajtjet e dashurisë. Ej, shpirti shpirtit tim, vërtet ke vendosur të më lësh në vetmi?

Ke harruar ç'më thoje gjithmonë?! "Të bashkuara dy zemra s'trembe, gjithë të këqijat i largojnë." Unë atëherë për dreq se kuptoja dhe tallesha në ty. Të kujtohet sa qeshja? Qeshja si e marrë, ndërsa tani në këto rreshta kam gjetur ngushëllim. Nostalgjia për ato kohë të dashurisë tonë tani rri varur mbi kokën time tamam si këto shira tekanjoz. Mjafton që ti të duash dhe rreze të diellit pushtojnë tokën. Veç vendos: merr frymë të dashurisë tënde e lerm të jetoj,mjerisht, pa ty ose kthehu. Unë dhe zemra ime dergjen në lutje për tëndin kthim. Mjafton pak, tepër pak, për t'i dhënë kuptim thënies tënde të preferuar.

Oh! Sikur, për një çast të vetëm, të mund të lexoje zemrën time do e shihje në ç'vend të kam vënë. Imazhi yt është ushqimi që mendimet e mia gllabërojnë, çdo çast, pa u ngopur. E kudo ti, kurdo ti, ti, ti... Tani mjaft, stonon kumbueshëm thirrja ime në kët errësirë. Çdo gjë humb kuptimin, trajtën, vlerën para teje. Unë, eh... ndjenjat e mia vërtet njohin veçse ty, por ti... Si mundesh ti të jesh pa një mua, të mbijetosh pa një mua? Si mundsh të më qëndrosh kaq larg?

Mendoj se një ditë të gjithë do dalim në pension, jo për të filluar mplakjen tonë, por për të rinisur një jetë të re. Në qoftë se do eja, kape trenin e kësaj jete. Fshija lotët zemrës tonë me penelin e shpresës se një ditë do të lind edhe dielli ynë. Ti vetëm eja...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Gjithnjë ka një të nesërme!" / Skicë nga Mite Tabaku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Mite Tabaku
» Në studio / Skicë nga Edmond Llaçi
»  Poezi nga Vasil Tabaku
» Poezi nga Elona Tabaku
» Cikël poetik nga Elona Tabaku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: