Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Desantila Qerimaj C

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Desantila Qerimaj C Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Desantila Qerimaj C   Poezi nga Desantila Qerimaj C EmptyWed Mar 18, 2015 7:52 am


Poezi nga Desantila Qerimaj C Desant10

Poezi nga Desantila Qerimaj C




Qiejt janë gadi, me lëshue borë.

Qiejt janë gadi, me lëshue borë
atje nalt asht qyteti i eshtnave,
ngjyra e naltsive, Hyjni që mendon.
Nji tingull lotësh vjen prej përtej
e prin për kah toka në ajrin:
“Violinçela gjunjëzue”.
Lëviz prirja e akullit
dhe tis pa gjak si mërzia e fmive
kur s’munden me luejt nën shi
ma robnon gjallninë… dicka thotë
për përhumbjen e ftyrave,
ather më ngjan se nuk kam harrue
çka asht bari i maleve, shpirti i tyne
tue shpërbá dramën e korbave n’ikje.
Lakoj, shkumoj, asgja…
Veç do kristale borë që pres me ardhë
n’dhomën teme ngjyrë-bakër e shije-gjumë
n’kërcitjen e shkallëve, drunin e çamë
si t’ishin brishtësi e t’kaluemes t’gjithkujt…
Diku sirenat rrugëve paralajmrojnë,
çdo britmë, çdo ankth, çdo njeri dhe ecë
rreth rrezesh prej kujtimesh t’amla
të diellit cipëplasun e hanës krahëmjaltë.



Mkati

Nuk mërzitem
për asgjatë mbi krye…
m’grryen thellë krymi i tanësisë
pse s’asht e thjeshtë
me i jetue malet,
e me i vdekë hijet
duhet sosë çdo pikë dritë.
Mkati ma i dënueshëm
asht mos me njoftë zemrën
at zemrën që shkallëve
për n’anën e ftoftë t’dheut
ulet përditë,
e që anës tjetër të qiellës
përditë i njitet…




Lumenjt e shpirtit

E lidha trupin mbas lumit t’rrëmbyem
dhe u lirova n’vorbullat e mia.
Kur mbërrita në breg m’kishte humbë
fjala e kahershme në gur
e ftyra që pyeste në qiell.
Në duer mu bá se mbaja
nji tufë t’dendun flokësh
që ishin kohë e preme
tue pikue gjak…




Të pashë

Të pashë,
nuk e di çfar syshë m’kishte dhanë qyteti
por prej meje në ty, shkundej vec qelq.
Kujtimi:- sprovue nën andrrën përdhé.
E rrethue me njerëz, zhurmat përçonin në mue
vetëm refrenin:- Që un të pashë…
Krahve t’mi iu rrotullue horizont i paqtë
dhe zgjodha me iu amshue ajrit
si zogu ndër re që kurrë s’ka kenë i lumtunisë.
Rrugës vlonte murrlá dëshirash,
t’gjith të gzuem, me atë lloj shprese
që t’shtyen për në mish pasionesh.
Dhe un prap të pashë, atje larg, tej…
Thellë përhumbjes tande t’zakonshme
të pashë qindra herë n’nji të vetme,
si mungesë e harrueme prej zinxhirëve
të ndamjes shpirt-kërrusun…




Në male

Në male peisazhi
sqaron diejt e keqkuptuem
e kaprojt tue vrapue…
atje janë kaq andërr
sa duket nji pikë kurgja
lumtunia jeme krejt njerzore.





Ka gjithkund nji gjallesë…

Andrra i jepet muzgut si skicë
që s’mund të jetë veç bukurshkrim
dhe kush kërkon frymë-dhanjen e tokës
mbledh rrymat, marrë prej gjithká
tue lirue vend në trup për degët
e sekondit antik t’coptuem por që ndjen
se cdo “tik” e ka nji krijesë që gjallon,
n’rrahjen e vdekjes me përqafimin danë
n’lëkurën e ndryshkun të sagave
n’figura turmash ku kullon kuriozitet i randë,
për jetët që si kuptoi kërkush
e aromat pjellore t’kërthinjve
mespërmes netve ndërtojnë
tempuj prej barit t’njomë.
Ka nji gjallesë edhe në shpresat që s’presin
ma shumë se mahnitje t’ligjshme
a se pak filiz, paksa flirt me mjaltin,
pak nuhatje bletësh, gjithcka
e çkado që vjen, rrin, shkon,
pushton ashtin tand shekullor,
e çdo zgjim njall nji ditë
t’pritshme ma shumë, dhe
nji gërmim ma t’ashpër
të landës që s’njeh…




Andrra…

Me përshkue ditën
me nji andërr t’realizueme
e mos me harrue asnjiherë
se ajo asht aty,
mos don me thanë
dheu n’gjoks me u kthye
n’tokë ku mbin
përherë pranvera?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Desantila Qerimaj C
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» Poezi nga Ganimete Thaçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: