Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Bisedë me thinjën EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Bisedë me thinjën EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Bisedë me thinjën EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Bisedë me thinjën EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Bisedë me thinjën EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Bisedë me thinjën EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Bisedë me thinjën EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Bisedë me thinjën EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Bisedë me thinjën EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Bisedë me thinjën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Riza Çato




Male

Join date : 15/03/2015

Bisedë me thinjën Empty
MesazhTitulli: Bisedë me thinjën   Bisedë me thinjën EmptySun Mar 15, 2015 9:17 am


Bisedë me thinjën Downlo11


Poezi nga Riza Çato



Bisedë me thinjën


Kaq herët nuk të prisja,
as fshehurazi,
të më vije,
Jo !
S'kam dashur kurrë
të,të bezdisja,
atje ku linde :
Jeto !

Ti mua më zbardhe,
si miell,
nga kjo ngjyrë
s'kam frikë,
ta dish.
Tani ngjasoj
tamam, si një diell
dhe si rreze
të mbaj në kurriz.

Nuk më shkon mëndja
të,të tjetërsoj,
as të bëj ndonjë marrëzi tjetër.
Dëshiroja,
të vije më vonë
dhe të më lije pranverë më tepër.

Po ta them ta dish :
Në varg  nuk më bën dot kurrë të vjetër!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riza Çato




Male

Join date : 15/03/2015

Bisedë me thinjën Empty
MesazhTitulli: Re: Bisedë me thinjën   Bisedë me thinjën EmptySun Mar 15, 2015 9:33 am

Malli i zemrës

Malli i zemrës ndjenjë e pa zbuluar,
fshihet gjakut të del kur s'e pret.
Varr i hapur kurrë s'pret të mbuluar,
qëndron fshehur qoftë edhe një jetë.

Malli i zemrës lot i pikëlluar,
pika e vlimit nuk ka gradacion.
Mund të vdesësh herët pa kuptuar,
malli i zemrës dhe në varr jeton.

Malli i zemrës vetë shkretëtira,
gërryen shpirtin si një erozion.
Malli i zemrës pjell çdo orë çudira,
vdes e ngjallet por kurrë nuk harron.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riza Çato




Male

Join date : 15/03/2015

Bisedë me thinjën Empty
MesazhTitulli: Re: Bisedë me thinjën   Bisedë me thinjën EmptySun Mar 22, 2015 9:28 am

Nuk di se si ?!

Nuk di se si të kënaq,
s'ta gjej midenë e s'di se si,
ta them ta dish nuk jam kolaq,
për ty e djeg dhe e bëj hi.

E devijoj dhe vetëtimën,
në një majë mali e shkarkoj,
lëndinës, jo nuk ja lë brymën,
semaforët i komandoj.

Dhe të betohem bëj çdo gjë,
vetëm thuaj çfarë do ti,
midenë pa gjetur nuk ta lë,
se s'jam katil në dashuri.

Do të të puth,nuk përtoj fare
edhe kur lodhjen kam në palcë,
do të vish pas si manare,
do të dy të kërcejmë dancë?!

Do të flemë bashkë në një shtrat,
s'e kam problem vetëm më thuaj,
aman ta dish s'të lë rehat,
nëse më thua jemi të huaj.

Do të plazhisim buzë një pylli,
ta sjell unë detin mu atje,
sa po të nis të lindi ylli,
buzë për buzë rrimë për mbi re.

Nuk di se si të të kënaq,
po e vras shpirtin në vetmi,
por i kënaqur s'jam me kaq,
sa të strehoem brenda në gji.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bisedë me thinjën Empty
MesazhTitulli: Re: Bisedë me thinjën   Bisedë me thinjën Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bisedë me thinjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: