Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Riza Çato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Riza Çato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Riza Çato Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Riza Çato   Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Mar 15, 2015 7:28 am



Cikël poetik nga Riza Çato Downlo10

Cikël poetik nga Riza Çato




Ç’ ti bëj bukurisë ?!


Herë vjen e menduar,herë si mushkë xanxare,
një herë ma puth buzën ,herë nuk më flet fare.

Me hapa të shpejta drejtohesh tek unë,
rrallë ,por shyqyr zotit më shfaqesh në gjumë.

Mbi qerpik të syrit hëna ngre folenë,
si uji burimit loti shtyn rrëkenë.

Rreth e rrotull gushës yjet po vallëzojnë,
gjithë lulet e fushës erë të kundërmojnë.

Herë të quaj mike,herë si kundërshtare,
kur ti shikoj sytë dal nga shinat fare.

Kur rri gjatë me mua dita është e bukur
edhe po u shamë në fund të them flutur.

Ndodh që ti vonohesh,dy apo tri ditë,
jo nuk ka më keq pyet perënditë.

Ç ’ti bëj bukurisë që zemrën ma vodhi,
kush qëndron me ty dashurinë e mbolli.

Herë vjen e menduar,herë gjemba në gojë,
ajo bukuri burrat vë në lojë.




Në ëndërr mbrëmë të pash vendlindje

Në ëndërr mbrëmë të pash vendlindje,
si e mbuluar me dëborë.
Rënkoje dhe ndjeje një dhimbje,
të flisja me shami në dorë.

I ngrirë,kallkan, vetja më dukej,
si bora përmbi shpinën tënde.
Një gjysëm hëne dilte dhe zhdukej,
si për inat të asaj ëndrre.

Në Cjepurr dhe në Kavaçovë,
njëherësh ndodhem në çdo anë.
Tek pusi zhytem si një kovë,
aty ku uji ngrin në kanë.

Të dy të vrenjtur,të mërzitur,
me sytë përpjetë nga Perëndia.
Të dy të thinjur,rraskapitur,
sikur na është vjedhë liria.

Në ëndërr me pragun e derës,
si dy jetimë ai dhe unë.
Të dy me gjoksin përballë erës,
Si male qëndrojmë nga kjo furtunë.

Kollitem unë si zog këlloçke,
sa zgjoj të vdekurit në varre.
Mbi kokë më rri një dorë nënoçke,
si nënë e bir qajmë ato halle.

Diku në fshat dëgjoj një këngë,
si këngë dasme nga ato anë.
I lutem Zotit :Ngrija pak zënë,
që sytë e mi për të të qajnë.

Në ëndërr mbrëmë të pash vendlindje,
nga mendja nuk më hiqesh kurrë.
Në gjak ndjej mall,në gjak ndjej dhimbje,
më duket vetja si re mbi urë.



Ti nuk më pe


Ti nuk më pe,kur qava mbrëmë,
me lot kristali nëpër faqe.
Me veten time isha zënë
dhe shpirtit s'po i sillja paqe.

Ti nuk më pe, kur qava mbrëmë,
si një fëmijë me teka koti.
Vetë Hëna doli si e ngrënë
dhe errësira aty kulloti.

Ti nuk më pe, kur qava mbrëmë,
sa shumë i kripur ishte loti.
Më dukej vetia si i lënë,
më dukej se s' më donte Zoti.




E ndjej që shpirti s'i është tretur


(Nënës time F. Çato)


Për nënën vargje unë kam shkruar,
kur i lexoj më duken pak.
Kujtoj ato të mira duar,
që më ushqente me përvëlak.

Kujtoj e çfarë nuk më kujtohet,
meraku i saj ,Dhëmbeli vet.
Në ëndrra për natë më afrohet,
ashtu e urtë,ashtu e qetë.

U bënë vite që më ka vdekur,
më duket sikur më vdiq sot.
E ndjej që shpirti nuk i është tretur,
e ndjej që syri i pikon lot.

E di fort mirë e ka marrë malli,
i di shumë gjëra,jam djali i saj.
I buzëqesh kur shkoj tek varri,
sapo largohem me lot e laj.

Në jetë mallime kam pasur shumë,
si malli nënës jo e jo.,
Ky mall më ndjek edhe në gjumë,
edhe më lutet : Jeto biro!

Kjo lutje nëne, Zoti vetë,
pa të kjo botë,krejt varfëri.
Sikur të kisha dhe njëmijë jetë,
me të do ndaja veç dashuri.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Riza Çato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Riza Çato
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Skënder Lazaj
» Cikël poetik nga Mimoza Rexhvelaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: