Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE / Poemë nga Vullnet Mato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato Empty
MesazhTitulli: MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE / Poemë nga Vullnet Mato   MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato EmptySun Feb 22, 2015 7:29 am


MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE  /  Poemë nga Vullnet Mato 19223710

Poemë nga Vullnet Mato



MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE


Femra ishte krijesa hyjnore
që solli jetën njerëzore mbi tokë.
Femra solli dashurinë dygjinore
dhe bashkëjetesën në çift.
Femra solli amësinë e fëmijëve,
nga lashtësia deri sot.
Femra solli lidhjen mes gjaqeve,
në familje dhe farefis.

Femra solli mjetet kulinare,
dhe shijet e ushqimit të gatuar.
femra solli ngrohtësinë e banesës,
dhe pastrimin higjenik.
Femra solli rregullin dhe arredimin
në shtëpinë e banuar.
Femra solli bukurinë e gjallë,
Dhe gjithë arsenalin kozmetik;

Femra solli larminë e ngjyrave
dhe modelet e veshjeve trupore.
Femra solli zërin e ëmbël
në jehonat e këngëve lirike.
Femra solli shkathtësinë e kërcimit
në vallëzimet me ritme gazmore.
Femra solli muzën e frymëzimit
në të gjitha krijimet artistike.

Femra ka qenë këshilltarja
me afërt dhe më e mira,
te veshi i mbretit, perandorit,
presidentit, komandantit,
duke zbutur zemërimin e furishëm
në situata të vështira,
aq sa vlera e saj ka kaluar
atë të floririt dhe diamantit;

Megjithatë femra ka qenë më e shitura
dhe e shkëmbyera skllavërisht,
më e flijuara nga besimet e lashta,
për ndaljen e fatkeqësive,
më e dhunuara në trupin e saj,
deri në zhdukjen fizikisht,
më e shpërfillura nga kanunet
dhe nga kuvendet e pleqësive.

Femra ka qenë viktimë dhe për
instinktit e shtatzënisë natyrore,
më e turpëruara, më e përbuzura
me epitetin e rëndë, kurvë,
më e përgjuara nga sytë dyshues,
në mjediset shoqërore,
më e përfolura e shpifjeve
dhe thashethemeve nëpër rrugë;

Femra ka qenë më e izoluara
brenda mureve të shtëpisë,
më e penguara për të zgjedhur
bashkëshortit e saj jetësor,
më e goditura nga fanatizmi,
më e sulmuara prej xhelozisë,
më e plagosura në shpirt,
më e pafjetura e gjumit natësor.

Miliona femrave u është vrarë
ndjenja e dashurisë vrazhdësisht,
nga skllavopronarët lakmitarë,
për të shfryrë epshet mbi robëresha,
nga sulltanët e uritur seksualisht
për të pasur hareme të poligamisë,
nga diktatorët imoralë, për të abuzuar
me pushtetin mbi vajza virgjëresha;

Nga pushtuesit e huaj, për të zbrazur
dufet e luftërave mbi gra martire,
nga maniakët, për të përdhunuar
dhe vrarë viktima femërore,
nga paranojakët hakmarrës,
të shpërfillur për shëmtimin e tyre,
nga tutorët, për të fituar para
në shtëpi publike dhe semafore.

Qëkur janë krijuar institucionet
për drejtësi të siguruar me ligje,
femra ka qenë kryeviktima
në të gjitha konfliktet e gjykimit.
Qëkur është krijuar ideja
dhe ndjesia e frikës nga rreziqet,
femra ka qenë më e frikësuara
dhe më e rrezikuara prej krimit.

Ndryshe nga meshkujt shëtitës
larg dyerve të shtëpive,
pa pasur asnjë frikë femërore,
deri në orët pas mesnate,
femra, frikën mashkullore
nga keqpërdorja agresive,
e ka pasur në cipën e lëkurës
dhe në rrahjet e zemrës delikate.

Paniku i përhershëm mashkullor,
ka qenë padrejtësia më kronike,
qëkur u krijua jeta e mbirë
nga fara e njeriut në bark femre
dhe vijon të ekzistojë, si atavizma
me frymë parahistorike,
që nuk ndalet as me ligje,
as me dënimet më ekstreme...

Vetëm kur të fshihet nga truri
i çdo mashkulli të sapolindur,
koncepti i pronarit të femrës,
që nxit këto mëkate të madha tokësore,
kur dashuria e saj mos të quhet
turp, krim, e ndjenjë e ndrydhur,
atëherë dy gjysmat e kësaj bote,
do kenë arritur barazi të plotë gjinore;

Atëherë lulja femërore e njerëzimit,
do ketë çelur tërë petalet e veta,
do të ketë shpalosur gëzimin
më të paimagjinuar e më të paparë,
që nga syri i shpellarit të egër,
deri te homosapiensi, ku do kulmojë jeta,
në të vetmin planet të banuar
të sistemit tonë planetar...

Atëherë, gruaja dhe burri,
si Toka dhe Dielli të zbuluar nga retë,
do të jenë pozicionuar krejt natyrshëm,
në një sistem graviteti,
ku secili do ndjehet njësoj i barabartë
në orbitën e gjinisë së vet,
por në lidhje dashurie të ndërsjellë,
dhe të pashkëputur nga njëri-tjetri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE / Poemë nga Vullnet Mato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: