Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Agim Desku EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Agim Desku EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Agim Desku EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Agim Desku EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Agim Desku EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Agim Desku EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Agim Desku EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Agim Desku EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Agim Desku EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Agim Desku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Agim Desku Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Agim Desku   Poezi nga Agim Desku EmptyThu Feb 12, 2015 7:29 am

Poezi nga Agim Desku 10636010


Poezi nga Agim Desku




SONTE ÇFARË MË MUNGON

Sonte më thuaj cila fjalë
I mungon vargut tim
Të ndritë si herave tjera.

Si vazo lulesh shumëngjyrëshe
Si shkëlqim ylberi.

Po,ta them unë
Cila fjalë më është mallë
Më vë në zjarr e në hi më shndërron
Eh, sa më mungon seq më bën të marrë.

Rebel më bën.

Eh,si ta thëm si humba nga kopshti yt
Si të ujitën trëndafilat ,me cilin shi
Ma thuaj me cilin shi vetem ti,ma thuaj
Me ngjyra ylberi do i lutem lumit ta kthej.

Rrjedhen e lotit tim të mos vyshken kurrë.

Aty ku isha unë dikur i vetmi shpirt arome
Kthehu edhe ti varg o varg ma zë vendin tim
Edhe ti o shi më sjell më shumë ujë deti
Të mos vyshken kurrë trëndafilat e kopshtit tënd.

Eh,edhe nuk e dija se çfarë më mungon sonte
Për besë nuk kam fuqi të mbaj mend as të di
Se gjithçka më mungon kur fjala e jote të unë nuk rri
Asgjë në jetë ma nuk është bardhë ,është kudo vetëm zi.

Çfarë më mungon sonte ma thuaj një fjalë ti
Kur e ruaje edhe në ëndërr për mua të vetmin emër
Kur më syloti ma dërgoje ,eh dikur ,dikur moti
E mbaje fjalën e rujte si lulen si aromë në zemër.

Sonte më mungojnë thirrjet, alo Agim
Këtu Aviano ,Bukureshti,Otava,Parisi e Tirana
Mbrëmjet e dhjetorit,borë e acar,eci e nuk kam acar
Çdo gjë e bukur, ishte shpirti i tëri zjarr.

Sonte
Më mungon ylli i Davidit në natën time të fundit
Kur lotët tuaj më bien si shi mbi dheun tim
A thua a do të mundem edhe njëherë të buzëqesh
Vetëm edhe njëherë a do të kem edhe pak lotë zemre.

Nuk e di deri ku do të shkoj rebelimi yt
Se sonte edhe këtë mbrëmje shpirti seq më çmënde
Më mungon çdo fjalë të thëna shqip,vetëm shqip
Edhe idiot,palaqo,i keq...janë ,,të bukur,,,sa më mungojnë.

Më mungojnë vargjet tua ta përfundoj vargun tim
Vetëm lotët sonte nuk më mungojnë,se kam shumë
Vetëm këta janë i vetmi shpetim i secilës fjalë time
Kur ti më mungon në secilin varg që e shkruaj për ty.

Sonte
Pse më mungon, pse unë nuk dua ta di apo pse ti sdo e di
Kjo fjalë në ditarin tim nuk shkruhet askund,vetëm me shi
Nuk di ta gjej ,as nuk kam sy ta shoh,më ka vjedhur ylberi
Me ka bashku në ngjyrat e syve të tu, dikur sa bukur shikoja
vargun tënd.

Shpirti im kah i shkruante fjalët,vargjet,botën,djallet,
Luftërat,thellësitë e Titanikut,Piramidat.

Më mungon çdo shikimi me lotët tuaj,zëri si zë zane
Nëpër Pramida të Shaharës atje kur ishim si princër
Si Romeo e Zhuljeta,atje ku ishte parjsa dhe ferri ynë
Eh,më mungojnë lulet e funeralit im.

Eh,edhe çfarë më mungon
Nuk e di.
Ma thuaj ti
Loti im.




TRËNDAFIL NË GOTË -LIBRI

Në cilin kopsht rri më mirë
Aty ku merr ngjyrën e vargut tim
Sa falë aromë shpirti e zemre
Shlyen kujtime të hidhura.

Botën e stolis me dashuri ëndrrash
Sa ngjanë me ngjyra ylberi
Ka edhen ngjyrat e shpirtit tim
Ngado që udhëtoj shkruaj në gjeth .

Për ma të bukurën në buzëqeshje mbaj
Kujtim vitet nuk i lë në ikje
Plot aromë trëndafili si takime me lulen
Kur ti u shndërrove në nektar të saj.

Herë u bëre varg i etur kujtimesh.

Eh,sa larg e afër isha pranë teje trëndafil
Për ty u bëra varg poeti
Për ëndrën e falur e këngën e pakënduar
Sebashku me yjet e mbrëmjes.

Eh,si rrinin me mua e ty këta yje
Sebashku u bëmë gjeth trëndafili
Krijuam buzëqeshje bote
Ëndrrën ia morem për secilin varg poeti.

Të shkruajmë himne dashurie
Për engjëjt e shndërruar në aromë trëndafili
Sot kudo shndërrohuni në gjeth a aromë të tij
Si unë e vargu im për jetë i vënë në të vetmën gotë kujtimi.



YLL SHQIPËRIE

Në cilin gjeth
E shkruaj një fjalë
Që ndrit mbrëmjeve
Me shumë se mallë.

Në vend të hënës
Dritë më jep
Më falë buzëqeshje
më shumë se jetë.

Ku të mbaj
Më mirë kujtim
Veq në zjarrin
E shpirtit tim.

Do të mbaj
Si ngjyrë ylberi
Si sy shqiponje
A sy skyfteri.

Ku të mbaj
O yll lirie
Në vargun tim
Si varg Shqipërie.



N Ë V A R G D I A S P O R E


Emrin ma ruajnë në këngë atdheu
Në lotë faqesh shndërrohen
Tokë e qiell shqipesh.

Ditën janë djersë Evrope
Çdo natë flejnë me ëndrrat
Kujtimet i ruajnë
Për secilin cep atdheu.

Sa falin dashuri e vargje
Poetet e diasporës Fran ,Rita Dardane
Musa Jupolli,Seveme,Mone,motra ime Seli
Krit Ina,Rrasi,Dede,Ramë ,Gonxhe,Izri,Gjevahire,Neki
Ganimete,Valdete,Zyke,Margherita,Reshida.
Hisen ,Drita Gera,Remzi,Mustafa Ismajli
Eh,në vargje metropolesh shndërruar
Djersë vargu e balli,kudo që ndodhen
Me vete kanë copa atdheu.

Të ndarë në copa zemrash
E gota të mbushura,herë të zbrazura
Emrin tim e mbajnë kujtim për sy e faqe lirie.

Sa fort të jeni rritur mbi supe mërgimi
Për secilin varg atdheu ngriteni deri në ozon
Si luftëtar të lirsë e shkruajmë emrin e juaj
Kështu ju duam O Fran Tanushi e Mentor Thaqi
Zoti ju bekon dhe ju ngrit aty ku ngjani në yje
E vargut shqip me Barbaren,Igjretin
Kozeten,Ramizin në vet ëngjëj u shndërruat.

Një varg ma tepër se unë keni
Unë ,Agnesa, Kimete,Xhevrije,Lindita ,Neta dhe Albana
Ju ruajmë emrat e juaj si vargje flamuri e jete
Që i shkruani me dhembje shpirti
Sa herë në copa të thyera gotash ma ndatë
Edhe zemrën time,eh çmë bëtë të krisur
Si vet kjo gotë pa vargun tuaj
Kjo botë është e huaj.




TË KËRKOVA DERI NË SHEN STEFAN E BERLIN


(Dedikim Bashkimit Kombëtar)

Në çdo kohë të kërkova
Bashkë me nënat që linden
Ushtarë atdheu.

Nëpër secilin lapidar të kërkova
Edhe të gjeta për pak liri.

Të kërkova deri në Shen Stefan
E Berlin.

Nëpër secilin lapidar
Të gjeta për pak liri.

Aty ku çdo vit bashkoja
Trupat e copëtuar Të birit tim
luftëtar lirie.

Si ditar i ruaj me vite kujtim
Për brezat që pas vijnë
Për emrat që i kërkoj
Nëpër sa e sa luftëra Dëshmorësh.

Edhe në emër e zemër të secilit shqiptar
Që lind e rritë shqipe.

E ka si traditë të flasin shqip
Denbabaden në Iliri
Ku zoti e krijoj vetëm një Shqipëri
Dhe shqipet e maleve e ruajnë brezave të rinj.

E ruajnë nëpër këngë e lahuta
Edhe nëpër oda me huta
E shkruaj në vargun tim edhe të secilit poet
Që di të thurë fjalë.

Rreshta për Atdheun e Madh
Që na fali zoti si dikur
Të bashkuar njëherë moti
Në Besën Shqiptare e Lidhjen e Prizerenit.

Në Verrat e Llukës,në Malësi e Çamëri.

Edhe sa herë të vdesim për të qenit shqiptar
Më thuaj cilën kohë ta pres e të vdes
Apo të pres prap një traktat të Shën Evropës.

Të kërkoj të zhdukurit nëpër varrezat masive
Si sot e gjashtëmbëdhjetë vjet
Si sot e një mijë vjet.

Sonte shkruani këtë fjalë
Që e pritem me mallë
Me lotë nënash,motrash e fëmijë bonjak.

Dëshmorë për atdheun e lirë.

Sot e shkruaj këtë fjalë
Është më e çmuar se ari
E shkruaj BASHKIM
E shkruaj Agim
E shkruaj Shqipëri
E shkruaj Kosovë
E shkruaj Liri
E shkruaj Çamëri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Agim Desku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: