Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Jahe Fida EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Jahe Fida EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Jahe Fida EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Jahe Fida EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Jahe Fida EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Jahe Fida EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Jahe Fida EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Jahe Fida EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Jahe Fida EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Jahe Fida

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Jahe Fida Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Jahe Fida   Poezi nga Jahe Fida EmptySun Feb 08, 2015 12:30 am

Poezi nga Jahe Fida 10968510


Poezi nga Jahe Fida




Eh, ti kuletë!


Isha  fëmijë  s’të vlerësoja
Kalova vitet u bëra burrë
Ta di mirë peshën tënde
Pa ty në xhep, s’do dilja kurrë…

Veçse, s’të dua të jesh bosh
Se atëhere, je send pa vlerë
Vetëm, do më rëndoje në xhep
Do më bëje, veten keq me e ndjerr….

Kur të kam në rregull
Dhe unë ndjehem burrë
Nuk më tutet syri
Dhe s’do të  epesha kurrë..

E di kuletë, kam dhe një siklet tjetër
Me ty do isha në siklet, fytyrë nxi
Nëse brënda do mbaje lekë të dikuj tjetër
Kështu, më mirë të t’mos kisha, se faqezi…





Dhe në je pirate dashuri!


Sa vite kalova në jetë
Sa libra  kam lexuar në jetë
S’të njihja dashuri pirate
Sot në vargje poeti të kam gjet.

Se mora vesh në ishe mëkatare
A ndokush për ty është flijuar
Nëse je dashuri e vërtet
Dhe pirate, eja më rrëmbe mua!






Një vijë…!



Një vijë  e vetme ndan  dhe botë
Në mes shtetesh vendosur e quhet kufi
Një vij gjendet dhe në breg deti
Që vendos kufirin në mes detit e tokë.

Tek kjo vijë merr  fund  njëra
E po tek kjo, tjetra nisur ka
Kjo vijë, e lakmuar nga kufitarë  të babëzitur
Ka ndezur dhe luftra e ka bërë hata.

A nuk zihen sot të babëziturit e botës
Vijën kufitare të shtyjnë dhe një pëllëmb?
Nuk pyesin katilët, kriminelët e botës,,
Dhe pse popujt  mund të shkrihen të  tanë .

As deti s’ka të ngopur, kërkon të pushtoj tokën
I grryen themelin nga pak e përditë
E grryen e grryen hap thell kanale, gropa i bënë tokës
Dhe pse i ngrihet basani dhe humbet thellësit.

Toka në vetvete është mbushur me zjarre
U turret ujrave, tërmete dhe vullkane
E në mes të detit ngre kodra e male
Sikur ujit i lutet, mos mu bëj havalè.

Se një vijë e vetme dhe në shoqëroren
Bën diferencën, fenomene ndanë
Të keqen e mizerjen e ndanë nga e mira
Siç ndanë dhe tokën, nga atmosfera ndarë.

Tek kjo vijë e vetme, pavarsisht ku ndodhur
Nismën marrin ngjarje të mëdha
Lutje për ju njerëz  mos luani me vijën
Ruajini ekuilibrat, vijën mos me nga.





Një botë  fasadë!


Jetojmë në një botë të rreme
e makjazhuar, mbuluar me maskë
ku ujku duket dele, dhelpra e nderuar
ku mjerimi paraqitet si mirqenie
servile shpërblehet si më i miri
e gomari vihet të drejtoj dele…

Kjo botë, fasadë, vetëm fasadë
e mbushur me zeher të sheqerosur
ku derrit duhet t’i thuash dajë
se ndryshe telashet s’kanë të sosur…

Kjo botë e errët, ster e zezë
ku diellit I ka humb shkëlqimi
na thuhet është mëe mirë
e mbushur me ngjyra ylberi…

Një botë krejt e pashpirt
ku bark- derrat ndjejnë uri
dhe pse miljona harxhojnë për qef
dhe pë tëheq dhjamin nga trupi i tijë…

Njëbotë fasadë , krejt e gënjeshtër
që na paska arritje të mëdha
e që në fakt, ështëbota më e keqe
që mbi njerzimin po bënëhata…

Kjo botë fasadë duhet shembur
mbi të tjera themele të ngrihet
horrat të gjejnë vendin e duhur
njerzia tëndricohet nga yjet…





Më puthi dielli!


Mëputhi dielli në këtë agim,
më  përqafoj me të tijët krahë,
sa ngrohtësi në shpirtin tim,
më bukura ditë që kam pa…!
Më puthi dielli!




Nuk desha kamarier!


Sonte desha te ishim vetem
diku ulur ne tavoline
dhe gotat me vere te vjeter
vetem ato te na benin shaqerine…

Nuk desha te kishte kamarier
vetem ne sfond desha muzike
te vallzonim ne si perhere
valset  te na ndrisnin syte…

Nuk desha te kishte kamarier
gotat t’i mbushnim vet ne te dy
tei shijonim  te bukuren vere
nen romantizmin e drites qiri’…

Nuk desha as njeri tjeter
vetem qetesine e nates desha
nen dehjen e puthjeve te tua
dhe te bukuroshes vere te vjeter…




Na ka thene Nastradini!


Mos qani! - Ju o njerez
dhe pse ftohte, duhet Gezu!
Se pas dimrit do vij vera
do ik ngrica do vi dielli
zhduken rete
I kalter qielli!

Nastradini na ka thene
pas se keqes vine e mira!




Më puthi dielli…!


Më puthi dielli një ditë shpirtin,
të dy u bëmë bashkudhëtarë.
S'më trembin më ditët me shi,
as ditët e ftohta me acar!

I ndriçuam netët e errëta.
Mugëtia ka marrë fund.
Të dy gjallëruam rrugët e shkreta,
që kur vetëm s'më la askund!

Dielli dhe shpirti janë bërë një,
dashuri e dritë mbiellin kudo.



Djepi im i rrallë!


Kam mall të fle dhe njëherë mbi ty,
o djepi im i parë Samari i Kalit!
Si atëherë në bjeshkë te lëndinat,
kur në ty u përkunda,
fjeta gjumë dhe qava!
Ku mora ninullat e para,
ku sisë me dha nëna
dhe vrapoi nëpër ara...!
E ti, kur dëgjove të qarën time foshnjore:
"Zbrit!-urdhërove kalin.- Kullot në livadhe!
Ose fli në hije po je i ngopur!"
M'u bëre shtresë, ndër vete më mblodhe
dhe, më përkunde gjatë pa u lodhur.
Mua gjumi më kaploi me ninullën tënde.
Ah, Samar Kali! Djepi im i rrallë!
Sa ngrohtësi me dhe e sa magji!
Për ninullën tënde, më grin një mall,
aq përrallor sa ëndja të fle me ty!





Pranverë në shpirt e zemer!


Në zemër mbolla një manushaqe,
u rritë bima gati në të çel,
u mbush plote me gonxhe e imja bahçe,
arome lulesh, të ëmbla sheqer…

Qenka e veçantë kjo lule e bukur,
nuk çel veç njëherë si motrat e saj,
me gonxhe  mbushur është përherë,
ndaj shpirti më mbetet  pranverë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Jahe Fida
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Jahe Fida
» Poezi nga Jahe Fida
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: