Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj   Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj EmptyMon Dec 29, 2014 8:34 am

Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj Jenny_10

Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj




POETIT


Poetit sot i fola me vargjet e mia,
Gjithë kërshëri, sikur t’ isha fëmi.
Në vargjet e  tua vlon veç dashuria,
E unë brenda tyre lodroj pa kufi?


Muzikë çdo fjalë jote është për mua,
Fluturoj me to larg, në çdo shkrep.
Por kur unë mbarojnë vargjet e tua,
Qesh e qaj me vargjet e mbi to hesht.


Heshtja e jote prish çdo pentagram,
Ndaj kthehu të çajmë horizontin,
Siç bën kënga kur në krahë të mban,
Të heq trishtimin e të than lotin.


Pa ty kjo muzikë s’do kish kuptim,
Çdo notë e saj, peshë e fjalës tënde.
Pa  to jeta do të ishte veçse trishtim,
Mbytur në lot në trishtim zemre.


Eja pra poet, eja ti dhe fjala jote,
Ndizma zjarrin ti në vatrën time.
Të them vargjet rrokje pas rrokje,
Shpirtin ma mbushësh me drithërime.


( Shkëputur nga Vëllimi poetik “MBI QERPIKUN E ËNDRRËS “ )




MALL


Dua të jem atje në tokën time,
Ullinjtë një nga një të përkëdhel.
Të ndjej thellë aromë trëndeline,
Dehur me to si me një gotë verë.


Të shoh detin si puthet në breg,
Me gurët që nis ledhaton një nga një.
Të shoh diellin kur del në shteg,
Të rri sy mbyllur e ta pres pa zë


Të numëroj yjet nuk do të mund,
Në pafundësinë e tyre le të humbas.
E shpirti i lodhur do të më humb,
Në tokën nga ku ika dhe e lash pas.


( Shkëputur nga Vëllimi poetik “MBI QERPIKUN E ËNDRRËS “ )





PERËNDIM I ZJARRTË


Perëndimin e diellit atë mbrëmje,
të dy e pushtuam me sy, e mbuluam me foto!
Dielli mes Sazanit e Karaburunit humbiste,
kuqte detin me valë si mua zemra jote.

Mendonim si diellin ta kishim midis nesh,
nën rrezet e tij tek më fotografove.
Kur lëmshi i zjarrtë në det u fsheh,
nuk prite më, një puthje më dhurove.

Një çast i magjishëm perëndim i zjarrtë!
Blu-ja e detit puthet me diskun e diellit,
bregut marrim bashkë ngjyrën e artë,
ndërsa yjet e parë duken qiellit.

Dielli u fsheh diku në bregun tjetër.
Unë dhe ti ngjyrat e tij ëndërrojmë,
të puth e përqafoj me një mall të vjetër,
me perëndimin vjen dhe ndarja jonë.

Me perëndimin e diellit ndahemi në melankoli,
me lindjen e tij do të përqafohemi përsëri .


( Shkëputur nga Vëllimi poetik “MBI QERPIKUN E ËNDRRËS “ )





BËMË TË HARROJ…


Hiqmi këta zinxhirë të skllavërisë, që mbaj
në trup, o i pafajshmi tunduesi im,
të degdisem nga hipokrizia e këtij realiteti
dhe në ferrin e pasionit të gjej shpëtim.

Bëmë të harroj kush jam, këtë natë me ty,
ndërsa trupat të digjen në çdo pore të lëkurës,
llava e dashurisë të shpërthejë në buzë e në sy,
ndërsa gjinjtë të përvëlojnë si zjarri i furrës.

Nën këtë hapësirë qiellore, degët e trupit
le të përjetojnë mëkatet, gjykimet pa i menduar,
të këndojmë preludin e zjarrtë të demonit,
për zili të atyre që zjarr të tillë s’kanë provuar.

Merrmë o mëkatar i kësaj nate plot magji,
me ngjyrën e flakës ndizi ëndrrat e mia,
vargonjtë që më mbanin e rrobat digji tok,
në këtë zjarr pasioni ku merr fund skllavëria.


( Shkëputur nga Vëllimi poetik “TAKIM NË PARIS” )





TAKIM  NË  PARIS


Po të pres në të bukurin Paris,
mes shiut, poshtë Harkut të ndritur,
aty do t’ i puth buzët e tua,
aty ku gjithmonë më ke pritur.

A e mban mend se ç’ më thoje:
-Në gjithë librat që kam lexuar,
ty të gjeja në çdo rresht e shkronjë,
se me Parisin ti je dashuruar…

Nuk di, por në Paris, i dashur
njerëzit ndjehen gjithnjë të dashuruar,
apo janë vetëm nëpër libra tanë
o në tabllotë muzeve ekspozuar?

Të pres tek Harku i triumfit të dashurisë
aty të puthemi gjithë epsh e mall,
dikur ai Harki iu kushtua lirisë,
ne liria zemrat na i mbush me zjarr.


Eja të takohemi këtu në Paris
Tek Kulla Ejfel, tek Harku i dashurisë…


( Shkëputur nga Vëllimi poetik “TAKIM NË PARIS” )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga autorja Gjenovefa Myrtaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Skënder Lazaj
» Cikël poetik nga Mimoza Rexhvelaj
» Cikël poetik nga Mite Tabaku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: