Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Farida Ramadani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Farida Ramadani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Farida Ramadani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Farida Ramadani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Farida Ramadani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Farida Ramadani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Farida Ramadani   Poezi nga Farida Ramadani EmptyThu Nov 20, 2014 7:37 am


Poezi nga Farida Ramadani 10378110


Poezi nga Farida Ramadani




Përsëri kthehem

Përse, kur më prek,
zemra “thumbon” fort?
Ashtu rënë në naivitet,
s’normalizohet dot ?

Lëshuar, si një vegim,
në robim për një çast,
Ndjek emocionin tim,
në të gjithë trupin “plas”.

Si një ndjenjë e ngrirë,
si një lojë e vështirë,
Asqë e përfill ndryshimin,
refuzon kalkulimin...

Merre shpirtin tim,
vishe...
E ndiej thellë në deje...
Por, e di, s’të bën dot...
Do të hidhet në sulm
zhgënjimi,
S’qenka numri yt!...

Lodhesh në kotësi...
Ah, sa keq ndihet,
kjo fjalëzë “Lumturi”,
Përmblidhet në pak fjalë
dhe kur s’ndihet mirë,
Për pak, fare pak rri...




Më ke lakmi


Kur flas,
Ti je aty.
Kur lexoj,
përbri të kam.
Kur nis këngën ,
këndojmë të dy.
Kur bëlbëzoj,
duke bëlbëzuar
dhe Ti “rri”...
Po kur bërtas,
përse bërtet dhe Ti?!
E kuptoj,
më ke lakmi.
Të padit,
ndriçimi në sy.




Lot i lirë

Si ortek i vogël,
loti rrëshqet mbi faqe,
papushim,
si margaritar shkëlqen,
si e fshehka lumturinë!...

Një zemër e “sëmurë”,
me ngulm kërkon shërim,
Botë e mjegullt,
do të pastrojë vështrimin,
kërkon vezullimin...
Më vonë e ndiej, e ndiej,
do të niset në ndriçim...
Në rrugën diellore atje tej ...
Loti do të mbetet,
diku në një cep,
krejt si lot në harrim...




Zëri yt

Si nga një orkestër fantastike,
tingujt tuaj vijnë,
shtyjnë njëri – tjetrin...
arrijnë shpejtësinë ...,
Vërshojnë me ton të lartë
tek unë, në çdo qelizë,
sa maja e e maleve të shpirtit,
ngelen në çudirë...

Herë i ndjej lehtë,
nën lëkurë më prekin totalisht.
Tashmë e mësuar
në këtë rrekëtim ...

Eh, kështu më ke formuar!
Simfoni plot melankoli...
Ndjenjë e dashuruar....
Spirancë e ankoruar
në shpirtin tim.

Vargje melodish derdhur...
Lloj, lloj ndjenjash përdredhur,
Vallëzojnë me violinë,
ashtu të freskëta rrinë ....




Legjenda e reve

Vështrova qiellin,
veçova retë,
Si ngjasonin:
ngjeshur fletë – fletë...
Përqëndrova sytë
atje lart, lart,
Aty ku ndjenjëhapur
më latë...

Shikoja Universin
e pafund,
sy mekur...,
sikundër në “gjumë”.
Eh, reja më dukej
aq origjinale,
Panoramë e “trishtë”
në detaje!...

Vështroj,
një karrocë me dre.
Një vashë,
po e nget nxitimas.
Asqë mendon
t’i vëjë fre.
Figuracioni i reve
prin buçimas...

Mendja e saj
vazhdoi të soditë,
por asgjë,
s’po kishte kuptim,
s´donte ,
aspak të priste:
Përqafimin
me lumturinë!

S’e ndieu
Dëshpërimin.
Papritur,
karrocën ndali,
zbriti, si shtojzovalle,
zbriti
me tonin e zbritjes:
hopa, hopa...
Rimblodhi retë
ngadalë, e lehtë - lehtë...

Magjepsur
prej bukurisë,
retë u aktivizuan
vezulluese,
nisën të gjitha
menjëherë,
në rol të damës,
në pistën vallëzuese ...

Ashtu të lehta
çliruar nga emocioni
s’lanë asnjë re,
jashtë pistës,
Shoqëruan
vashën e bukur
të pikëtakonte,
djalin e dritës ...

Duartrokitën retë,
tërë dashuri.
Me kënaqësi
shijuan skenën.
Para syve,
u shfaq një çudi .
Për një moment
heshtën....
në bëlbëzim ...

Ylberët lëshuan
tërësisht ngjyrat,
t’ju ndriçonin
“princeshave”
gjithë fytyrat ,
U shndërruan
në të bukura...

Rifilluan
me figura të reja...
Thurja e tyre
më me ëndërr,
më me finesë,
Dashuria
shpaloste sekuencat ,
si legjendë,
mbetur,
si një film i pambaruar
në të shfaqur,
plot fantazi në qiell...




Me qiellin: katër

Nga larg
dëgjova zërin tënd,
kur një pupël
po vështroja ...
Fillova të fryj,
për ta mbajtur lart.
Sa më shikove,
erdhe me vrap...

Frymëruam së bashku të dy,
buzëqeshëm,
deri në marrëzi.
Ajo valëvitej,
lodronte me ne...
Përcillnim frymën, pa fre,
Kështu u bëmë tre!...

Qielli u mahnit,
me marrëzinë tonë,
Të katërt në melankoli,
qëndruam deri vonë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Farida Ramadani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: