Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. Empty
MesazhTitulli: Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë.     Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. EmptyTue Jan 10, 2012 7:17 am


Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë.

nga Vladimir Marku Fier, Albania

  Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë. Vladim10

Nuk jam shkrimtar metropoli, madje, çuditshëm, rri shumë si në gjemba brenda kostumit “shkrimtar”, dhe nuk e di akoma nëse kjo gjë është lajm i mirë apo i keq. Ka një ndjesi në rrethinat letrare, besoj se kjo është politikisht e drejtë për t’u thënë se sa “provincialë”, dhe dua të nënkuptoj thjesht pozicionin gjeografik të ndodhjes, ndërkohë që metropolitanët nënkuptojnë letërsinë provinciale, “baritore”, pra ka një ndjesi në këto rrethina letrare sikur metropolitani është arrogant, mospërfillës. Unë nuk besoj se ekziston një ndarje e tillë: letërsi metropolitane, automatikisht e suksesshme, dhe rrethinore automatikisht mediokër dhe patetik.




Shkrimtarët e Fierit janë “shëruar” nga ky perceptim. Kjo na ka ndihmuar që t’i afrohemi vetvetes më shumë. Sa më shumë të zënë me veten të jemi, aq më shumë produkt letrar do të ketë dhe aq më pak të vëmendshëm do të jemi ndaj llojit metropolitan. Ashtu si të gjithë shkrimtarët në të katër anët e universit, atje, në nivele më të larta shpirtërore, ne plluskojmë mbi banalitetet, mediokritetet, meskinitetet, cinizmat dhe absurditetet e kohës, duke u përpjekur të mbijetojmë plot mëkate e plot fisnikëri dhe duke lënë shenja e gjurmë në xhunglën e jetës, që njerëzit të orientohen drejt e të na shkojnë pas drejt “Tokës së Premtuar” të shpresës. Shkrimtarët zbukurojnë jetë, ngjallin shpresë, e bëjnë një qoshe më të gëzueshme dhe edukojnë duke realizuar kështu misionin hyjnor për të cilin kanë ardhur mbi këtë botë të kufizuar fizike, duke fshirë vazhdimisht rruginat e pluhurosura të shpirtrave të tyre të trazuara.



Në kohën tonë, shkrimtari nuk e ka të lehtë të udhërrëfejë as veten e tij e as të tjerët. Nëse në epokën e klasiçizmit dy e dy bënin katër, sot për shumën e dy e dy ka një mijë versione, mbështetur me një mijë sofizma. Sot, shkrimtarit i duhet të grindet dhe të mposhtë një zullap gjigand si Goliathi që janë antivlerat në formën e antiartit, antishkencës, antishkrimtarit, antishpirtit të lirë, antiheroit, nganjëherë pis-heroit apo antikombëtarit. Por ... shkrimtarit i duhet që, si Davidi, të dijë të manovrojë hoben për të vërvitur gurin e për të goditur në shenjë.

Shkrimtarët krijojnë se e kanë virtyt prej perëndie dhe prandaj krahasimi i shkrimtarëve me njëri - tjetrin do të ishte vetëm i gabuar.



“Nuk ka, thotë William Bryant, në Antologjinë e Poezisë Botërore të vitit 2005, të botuar në Nju Jork, asnjë poet e asnjë autor, në cilindo zhanër letrar, që mund të merret si standart për të gjykuar të tjerët. Standarti i vërtetë është idealja, por edhe kjo ideale është e ndryshme në mendjet e ndryshme të njerëzve. Dikush mrekullohet nga hiri i poezisë, dikush nga forca, dikush nga zjarri dhe entuziazmi sipërfaqësor, dikush në qëndrimin fisnikëror dhe shprehjen e thellë të ndjenjave, aq thellë sa të mos bëj as zhurmë, dikush pëlqen imazhet e thjeshta e të qarta ose mendime të njohura, të parë nën një dritë të re, dikush pëlqen vetëm të renë në mendimet dhe shprehjet. Dhe, sigurisht, secila prej tyre ka meritat e veta dhe është absurde t’u kërkosh atyre, të cilëve talenti i tyre ua kërkon shprehjen në këtë formë, t’i kthehen një forme tjetër, ose ta konsiderosh dikë inferior sepse nuk i përket një klase apo grupi të caktuar. Kjo është si të shikosh dy yje binjakë që lëshojnë një dritë të bukur, por me nuancë të ndryshme ngjyrash dhe ne të zihemi me secilin prej tyre se përse tjetri nuk e ka njëlloj me tjetrin ngjyrën. Krahasimi i poetëve është po aq absurd sa edhe krahasimi i malit dhe lumit.”



Shkrimtarët janë bohemët e shoqërisë. Ata prodhojnë vlera, por ka një konflikt me shpërblimin e tyre për këtë produkt që është baza e kulturave dhe qytetërimeve botërore. Shoqëria dhe shteti i kësaj shoqërie duhet të ishin në atë shkallë zhvillimi qytetar që të mos lejonin shkrimtarin që të paguajë vlerat që ai i prodhon për interesin e shoqërisë dhe shoqërive që do të vijnë.



Megjithatë shkrimtarët do të vazhdojnë të shkruajnë. Ashtu siç thotë nobelisti Paulo Coelho, në parathënien e librit “Poema nga shkretëtira” të Sheikut Mohamed bin Rashid al Maktoum, mbret i Dubait, “... poeti i kthehet faqeve të bardha të letrës për të gjetur strehë në fjalët që shkruan, për t’i shpëtuar zjarrit që e djeg në shpirt mbrëmjeve pa gjumë. Poeti e di se shpirtrat tanë janë anije të prodhuara për të lundruar në oqeanet e paana të jetës. Streha që ne kërkojmë kërkon të marrësh përsipër një rrezik, dhe është pikërisht kjo ajo që na bën të shkruajmë. Askush nuk e di se ku do të na çojë aventura dhe kërkohet shumë kurajo për ta lënë vetveten të udhëhiqet nga kjo forcë misterioze.” Përfundon Paulo Coelho.



Dhe çfarë është një poemë?

Disa njerëz thonë se poezia është një skulpturë dhe poeti një skulptor që skalit bllokun e mermerit deri në përkryerje. Disa të tjerë thonë se poezia është një puzzle, copat e të cilës duhet t’i gjesh e t’i bashkosh vet. Krahasohet edhe me një foshnje të sapolindur trëndafili, me një aventurë, me një frut të nomatisur nga kopështi i Perëndisë. “Në kohët romake dhe në Rilindje, poemat karakterizoheshin si piktura që flasin, kurse pikturat si një poezi e heshtur.” Kjo sipas Robert DiYanni në Antologjinë Letërsia 1986.

Një gjë është e qartë si kristali: Poezia nuk është thjesht fjalë.

Një poezi është gjithçka që njerëzit pretendojnë se është dhe gjithçka tjetër që njerëzit akoma nuk e kanë thënë. Brenda nesh ne kemi një natyrë të qelibartë, bukuri të pastër, harmoni të kulluar të cilat ne aq shumë përpiqemi, intelektualisht, për t’i korruptuar në botën e jashtme..., megjithatë, është ky akordimi, kur mendja jote konshiente dhe mendja jote jo konshiente i hapin dyert njera – tjetrës. Mendja ndërgjegjësore shkruan duke përdorur dorën e nxitur, udhëhequr dhe instruktuar nga mendja jo ndërgjegjësore. ...Dhe ju prodhoni një poemë me tingujt më të ëmbël që mund të prodhohen nga telat më të hollë të shpirtit tuaj të cilat mund të luhen vetëm nga gishta të bekuar nga Zoti. Poezia, le ta them ndryshe, është striptiza e shpirtit... nëse e përpunoni shpirtin, ju keni një poemë,... ju distiloni ndjenjat tuaja.

Kur ne akordohemi, ndizemi, lartësohemi ose ndriçohemi për të prodhuar një poezi, gishtat na dridhen. Kur kjo gjë ndodh, ne e dimë se po shkruajmë melodinë e luajtur brenda nesh prej entitetesh hyjnore me mjete fizike. E rëndësishme është të ndalohet kudo që të jemi për të shkruar impulsin e parë që vjen nga brenda, ose ta regjistrojmë në celularin që kemi me vete. Më pas e përdorim këtë embrion për të rritur një poemë të pashkruar më parë. Poema pra është një qenie prej një shtatëzanie hyjnore të cilën doni ta lindni në vetmi. Po, në vetmi...Kur lindim një poezi e ndjejmë që duam të jemi xhelozisht vetëm.

Pastaj, të zgjedhurit të fjalëve të duhura, metaforave, shprehjeve, ritmit etj nuk është gjë tjetër veçse përputhja e vibrimeve që vjen nga jo ndërgjegjësorja me lëndën përkatëse. Nëse është e nxehtë..., e lemë mënjanë të ftohet, të qetësohemi të dy, dhe pas kësaj, ne e shijojmë nëpërmjet leximit dhe mund t’i bëjmë riparime.

Nuk ekziston kritika e ndershme dhe konstruktive. Nuk besoj shumë në të. Në më të shumtën e rasteve është konformizëm jo i ndershëm nëse nuk vjen nga një jo-poet. Nuk mund të pritet kritikë e sinqertë nga një poet tjetër, është shumë e vështirë. Vetëm njerëzit që kanë frekuencën e dukur të vibrimeve të shpirtit të tyre me të poetit mund ta pëlqejnë një poezi të caktuar.

Obsesioni ndaj metaforës, duke e përdorur me lopata, duke e kërkuar me sforco, me argumentin se shkruajnë poezi për një elitë, e cila ose nuk lexon fare poezi ose është shumë e zënë me pragmatizmin e saj, është një nga sindromat e sotme që ka goditur poetët e tranzicionit. Teprimi me metaforat e bënë një poezi nganjëherë absurde.

A jemi ne poema apo poema është ne? Ngjan si një gjë a gjëzë që na mundon prej shekujsh.

Situata modeste letrare e shkrimtarëve fierakë dhe komunikimi me botën.

Krijimtaria letrare fierake vitet e fundit ka bërë me guxim kërcime të prekshme të suksesshme në të gjitha zhanret, veçanërisht në poezi. Kemi një roman të botuar në Amerikë nga AuthorHouse në anglisht, në 2004, një libër poezie botuar në rumanisht në Bukuresht në 2009, kemi cikle me poezi të autorëve të ndryshëm fierakë, botuar në revista të ndryshme rumune.

Më tej, shkrimtarët fierakë kanë marrë pjesë në festivale ndërkombëtare poezie me poezi në anglisht dhe shqip, siç ishte rasti me Festivalin në Dubai në 2009. Po ashtu, kemi prezantuar poezinë fierake në takime ndërkombëtare, siç ishte rasti me takimin poetik në Toronto në 2009.

Një tjetër sukses është përfshirja e poetëve fierakë në antologji të ndryshme jashtë vendit. Ka plane për më shumë libra në rumanisht, për pjesëmarrje në festivale të tjera ndërkombëtarë poezie, siç është rasti i atij në Medelin, Kolumbi këtë vit me poezi në shqip, spanjisht dhe anglisht, si edhe në marrjen pjesë në konkurse ndërkombëtare poezie.

E rëndësishme është se ne e kemi kaluar “ndrojtjen poetike” dhe tashmë diskutojmë me poetët e vendeve të tjera lidhur me çështjet letrare që shqetësojnë poetët e shkrimtarët kudo në botë sot. Eksperiencat jashtë Shqipërisë janë dukshëm një inkurajim i paçmuar. Një zbulim i rëndësishëm ka qënë se poezia në shqip u le një përshtypje të jashtëzakonshme kulturave të tjera në botë. Ata e quajnë poezinë tonë në shqip “muzikore”.

Veç këtyre, ne shkrimtarët fierakë mund të krenohemi me botime edhe në fushën e përkthimeve, me përkthime tregimesh e poezish të autorëve më të shquar botërorë perëndimorë klasikë dhe modernë. Në 2009 kemi daljen nga botimi të një libri me poezi, përkthyer nga anglishtja, të shkruar nga Lartësia e tij Mohamed bin Rashid al Maktoum, Zv. President dhe Kryeministër i UAE si edhe mbret i Dubait. Kemi edhe përkthime të tjera nga anglishtja të interesit të përgjithshëm në fushat mistike, shkencore etj.

Me krenari dua t’ju bëj të ditur se kam barazuar një çmim ginis për numër librash të botuar brenda një kohe të caktuar. Çmimin ginis e ka një japonez, por unë i kam vënë vetes detyrë që t’ka kaloj japonezit të “poshtër”.

Të fundit që doja të përmendja është edhe përpjekjet e shkrimtarëve fierakë drejt kthimit të librave të tyre në skenarë filmash në gjuhët shqip dhe anglisht me subjekte dhe stil jo tradicionalë si edhe drejt zgjimit të interesit të studiove kinematografike brenda dhe jashtë Shqipërisë të interesuar në bashkëpunim.

Po e përfundoj me një citim që gjeta në një blog për poezinë dhe poetët. Po citoj: “Por poetët e mëdhenj dendur prodhojnë punë mediokre, poetët e këqinj mund të jenë habitshmërisht të mirë dhe poetët shumë të mirë shpesh nuk janë më të mirë se mbi mesatarja që domethënë se është shumë më e vështirë të përcaktohet “poezia e madhe” se sa mund të dojë të besojë Klainzahler (dhe shumica e kritikëve). Ne jemi të detyruar të jetojmë me një kaos stilesh dhe një lëmsh hamendësimesh nga më të mirat.” Nga David Orr: New York Times 11/13/2005

Duke shprehur optimizmin për letërsinë fierake ju falenderoj për vëmendjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Shkrimtarët e Fierit, ç’mendojnë dhe komunikimi me jashtë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: