Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE Empty
MesazhTitulli: REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE   REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE EmptyTue Jan 10, 2012 7:15 am

REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE

nga Nuri Plaku

REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE Nuri_p10

Krijimtaria letrare në trevën e Fierit përbën një dimension të gjerë artistik, i cili shtrihet në kohë e hapësirë duke evidentuar realitete të mirëfillta krijuese. Ajo zë fill në shek XVIII me autorin e njohur të letërsisë shqipe, Nezim Frakulla (1685 – 1760), të birin e Ibrahim beut nga Frakulla e Fierit, i cili mbante gradën civile Miri-miranë dhe zotëronte Timarë (prona) në Myzeqe. Nezimi e ka zhvilluar aktivitetin e tij letrar kryesisht në Berat, Elbasan dhe Stamboll dhe është i pari poet që shkruan shqip me alfabetin turko-arab. Niveli artistik i krijimtarisë së tij, lirizmi i theksuar dhe laicizmi, e bëri atë përfaqësuesin kryesor të kësaj rryme.

Më vonë, kjo krijimtari përvijohet me poetin e dëgjuar të letërsisë së vjetër shqipe, arbëreshin Jul Variboba, prejardhja e të cilit nga shumë studiues, pranohet të jetë nga fshati Varibob i rrethit të Fierit.

Ndërsa në vitin 1910 në “Kalendarin Kombiar” që dilte në Sofie, botohet poezia e Zoi Ndreko Libofshës, titulluar “Shqipërisë”, e cila përbën botimin e parë letrar për zonën e Fierit përgjatë shek e XX. Poezia ka 48 vargje, shkruar në strukturë monokolonë dhe frymëzohet nga idealet iluministe të rilindasve tanë për arsimimin në gjuhën shqipe dhe sakrificën sublime të patriotëve tanë për hapjen e shkollës së parë shqipe në Myzeqe.

Më vonë krijimtaria letrare në Fier do të njohi zhvillimet e para të rëndësishme në vitet ’30, ku do të shfaqen pena të tilla si Hysen Emiri, Xoxi Xoxa dhe Jakov Xoxa. Arritjen kulmore të kësaj periudhe e përbën botimi i vëllimit poetik “Xixëllime” në vitin 1939 të djaloshit të ri 17 vjeçar Hysen Emiri. Libri përmban 24 faqe dhe përfshihen 17 poezi dhe dy novelëza të vogla, të cilat më shumë ngjasojnë me skicën poetike e që në vitet e atwhershe, për vetë natyrën lirike të tyre, quheshin novelëza. Në vëllim gjen poezi të temave të ndryshme si: për të korrat, për lumin Gjanica, poezi lirike që operojnë me bilbilin si simbol të lirisë, poezi për jehonën që ka bërë në rrethet e rinisë së kohës vdekja e Migjenit, ka poezi intime, për punën dhe vlerat e saj produktive etj. Tema është e larmishme ndërsa niveli artistik dhe emocioni përfaqëson dëshirat poetike dhe botën e një djaloshi në formim e sipër.

Është për t’u vënë re gjithashtu se njëherazi me këtë vëllim shënohet edhe censura e parë letrare në qytetin e Fierit. Komisioni i censurës së Prefekturës së Vlorës, i cili kontrollonte edhe shtypshkronjën “Vlora”, ku ishte çuar libri për botim, i heq nga vëllimi dy poezi e një skicë letrare, duke i konsideruar ato të rrezikshme për regjimin e kohës.

Mbas çlirimit të vendit në horizontin letrar të këtij qyteti, vezulluan pena të fuqishme si ajo e Jakov Xoxës dhe Nasho Jorgaqit. Xoxa botoi përmbledhjen e parë me tregime e novela në vitin 1949, të dytën më 1958 dhe në vitin 1965, boton romanin “Lumi i vdekur” me të cilin i ngriti një përmendore narrative jetës myzeqare në panteonin e letrave shqipe.

Ndërsa Nasho Jorgaqi, krahas gjinive të prozës, veçanërisht romanit, midis të cilëve mbetet i pavdekshëm “Dashuria e Mimozës”, u shqua sidomos në fushën e studimeve letrare. Madhore mbetet në këtë fushë botimi i veprës së tij shumëdimensionale kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Fan Nolit.

Në vitet ’50 – ‘60, qytetit të Fierit ju shtuan disa pena të reja, të cilat u dukën në botimet e tyre në organet e ndryshme të kohës si; Polikron Kotini, Tashko Lako, Arqile Daulle, Leonidha Prifti, Zoi Toska, Maku Pone, Aristotel Mici etj. Ky dhjetëvjeçar shënon tre momente kryesore, që i japin shtytje të ndieshme krijimtarisë letare në qytetin tonë. Momenti i parë lidhet me fluksin e botimeve të të rinjëve në organet e shtypit periodik të kohës, momenti i dytë lidhet me anëtarësimet në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe momenti i tretë lidhet me organizimin e krijuesëve të qytetit në rrethin e tyre letrar, i cili filloi të funksiononte pranë shtëpisë së kulturës së qytetit. Kjo strukturë dallohej për jetë të brendshme të gjallë dhe tepër aktive. Një rol të rëndësishëm ka luajtur këtu, drejtuesi i tij, shrimtari i madh Jakov Xoxa, i cili punonte pandërprerje në dhomën e tij në Apoloni. Pranw tij ka funksionuar gjithashtu edhe një kurs kualifikimi në ndihmë të talenteve të reja. Kontributi i Jakov Xoxës në kualifikimin e këtyre talenteve ka qenë dominant, aq sa shumë krijues të kësajë periudhe e kujtojnw atë me respekt të thellë si mësuesin e tyre të papwrsëritshëm.

Më vonë vijnë talente të tjerë si: Tasim Alia, Murat Alia, Ilia Kule, Fran Ukcama të cilët i dhanë letërsisë vepra të zhanreve të ndryshme si; humor, letërsi për fëmijë, dramë, komedi etj. Për herë të parë kemi shfaqjen e kritikës letrare nga Edor Gjergo dhe Kristaq Shtëmbari. Vijnw gjithashtu një numër penash të reja si: Ilia Kule, Aleksandër Zaka, Tasi Proko, Spiro Sota, Zoi Dashi e Nuredin Boriçi. Në vitet ’80 shfaqet disidenca letrare në qytetin e Fierit me dënimin e poetit të ri shumw premtues Aleksandër Zaka dhe më vonë të Nuredin Boriçit. Të dy këta poetë u akuzuan për mendime pro perëndimore shprehur përmes figurave dhe mesazheve letrare, u dënuan, vuajtën privacione lirie dhe tortura çnjerëzore, deri sa arritën në deformime psikike që sollën pasoja dramatike shumë të dhimbshme për jetën e tyre.

Botimet e njëpasnjëshme, prezantimet serioze nëpër konkurse kombëtare, aktivizimi i herë pas hershëm në periodikët letrarw të kohës, sollën gjithashtu edhe rritjen e autoritetit artistik të krijuesve fierakw. Në këtë periudhë dolën edhe një numër penash të tjera të reja si: Aleksandër Bardhi, Petraq Dhima dhe Andrea Prifti.

Periudha e fundit të viteve ’80, dallohet për një jetë letrare të gjallë dhe aktive, e cila shoqërohet me marrjen e disa çmimeve, me pjesëmarrje në kongreset e shkrimtarëve, në takime të ndryshme e konferenca kombëtare.

Mbas viteve ’90 proceset krijuese të letërsisë pësuan të njëjtat trauma, që pësoi gjithë shoqëria shqiptare në periudhën e tranzicionit demokratik. Luhatja e ekuilibrit të brendshëm u shpreh qartazi në ndërprerjen e të shkruarit, në zbehtësinë ideore, në këndvështrimin dyshues të proceseve të jetës dhe sidomos në çorientimin e metodës krijuese, stilit dhe rrymave tradicionale të praktikuara deri në këtë kohë. Ndërsa një pjesë tjetër u largua në emigracion. Megjithatë, sukseset e mëvonshme u bënë edhe më të dukshme. Në vitin 1995 kemi daljen e romanit të parë për fëmijë në qytetin tonë, titulluar “Tronditjet e para të zemrës” nga një autor i ri, mjeku Lili U. Gogu. Po këtë periudhë shfaqen një numër talentesh të reja si: Petraq Kote, Gentjan Banaj, Antoneta Çuko, Eleni Liçaj, Aurora Damini, Blerta Llupi, Valentina Dafa, Bruna Boçova, etj.

Në vitin 2001 kemi daljen e romanit të parë për të rritur, “Kapitulli i fundit”, nga autori i ri Vladimir Marku.

Nga letërsia për fëmijë L. Prifti del me novelën shumë të suksesshme “Rrëzë Apollonisë”2001 me të cilën u nderua me çmimin e parë në konkursin mbarkombëtar të vitit 2002.

Po këtë periudhë kemi edhe botimin e parë me gjurmime, studime e kritika letrare nga K. Shtëmbari, titulluar “Udhëve të hapësirës letrare” si dhe monografinë e tij, kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit tonë të shquar Jakov Xoxa.

Në përgjithësi pena fierake është dalluar në vite nga një prurje e begatë e cila sa vjen e bëhet më interesante në llojin e vet. Tek ajo vihen re një sërë elementësh të identitetit krahinor si në rrafshin psikologjik ashtu edhe në atë gjeografik, gjithnjë në funksion të prezantimit dhe konfirmimit të vlerave tona më të rëndësishme kombëtare.

Begatia e kësaj krijimtarie konfirmohet si në prurjet e bollshme ashtu dhe në cilësinë e veprave letrare, të cilat arrijnw që nga botimi i librit të parë në vitin 1939 e deri më sot, në më shumë se 226 tituj të të gjitha gjinive. Kulmet e kësaj krijimtarie jan arritur në prozë, me “Lumin e vdekur” të Jakov Xoxës, në letërsinë për fëmijë me novelën “Rrëzë Apolonisë” të Leonidha Priftit, nderuar me çmimin e parë kombëtar dhe romanin “Kasollja” të Stavri Pones nderuar gjithashtu me çmimin e parë nga Ministria e Kulturës. Në poezi kemi vëllimin “Nëntë Trojat” të Luljeta Danos, nderuar në vitin 2007me çmimin “Lasgush Poradeci” nga Ministria e Kulturës. Sot, aktualisht, Unioni i Shkrimtarëve Fier, përbëhet nga 36 antarë dhe zhvillon një jetë të gjallë letraro – kulturore duke mundur të tërheqi vëmëndjen e bashkëqytetarëve tanë e të marrw prej tyre vlerësime të shumta me aktivitetet e larmishme e serioze që ka bërë. Në këtë vazhdë, krahas aktiviteteve të tjera promovuese, ajo ka mundur të krijojë 3 data të rëndësishme e mjaft të suksesshme duke i kthyer ato në tradita festive të përvitshme: 8 marsi i kushtohet “Gruas fierake në karrierë”, 23 marsi, dita e vdekjes së poetit Aleksandër Zaka, është dita përkujtimore në nderim të poetëve fierakw postmortem dhe festivali mbarkombëtar i poezisë “Fjala poetike në Apolloni…”

Të trija këto data kanë rëndësi të madhe, pasi dita femrës fierake në karrierë promovon elementin e suksesshëm femëror gjatw një viti duke e shpallur atë gruaja e vitit. Dita e poetëve postmortem është përkujtimore “shwtitëse”, që zhvillohet në vendlindjet e secilit prej tetë poetëve të ikur para kohe nga kjo jetë, ndërsa festivali poetik, i cili zhvillohet çdo vit në qytetin antik të Apollonisë, mbledh poetë nga i gjithë vendi dhe trevat tona jashtë kufijve të Shqipërisë: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, diasporë etj. Në të tre këto aktivitete shpalosen vlera të shumfishta letrare, kulturore, humane e qytetare, të cilat tregojnë nivelin e lartë të jetës artistike në qytetin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
REFLEKSIONE MBI PENEN FIERAKE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: