Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Dhoskë Ilia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Dhoskë Ilia Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Dhoskë Ilia   Poezi nga Dhoskë Ilia EmptySat May 31, 2014 7:33 am


Poezi nga Dhoskë Ilia Dhoska10



Poezi nga Dhoskë Ilia







Rrethimi



Brenda meje jam rrethuar
pa folur,pa shkruar
Dikush për mua është ankuar
Person i padëshiruar
Dhe nis rrethimi i dytë,i tretë
Akoma nuk është dorëzuar.
Vrapojnë njerëzit,
Disa qeshin,
qeshin sikur lehin.
Disa të tjerë më ndjekin
Po rrethin tim se prekin
Unë jam banor në qytetin e ferrit.






A është e vërtetë



Shpesh herë flitet për skllevër,
Që botën zbukuruan
Vallë bota nuk ishte e bukur?
Po njerëzit ishin skllevër,
apo skllevër njerëz.
Flitet për njerëz të bindur
dhe për armiq në djep të lindur
Kur i urti mallkonte të “marrin“
që e vrasin,e varin
A kishim nevojë për njerëz të bindur?
Flitet pastaj për njerëz të zgjuar,
që kanë shkuar
dhe kanë harruar ç´far kanë shkruar
Njerëz të zgjuar?!
Flitet pastaj për njerëzit e artit
Sulmuan Frojdin,pikason
Kafkën,Sartrin
Dhe thirrën në skenë moralin,
ushtria e tabuve
në fushën e druve
digjte lirinë.
A ka më nevojë të flasim?

Të heshtim!
Me shumë ,me shumë respekt
Për njerëzit.






Piktori dhe hiri i zjarrit.



Me bishtin e penelit
hirin e zjarrit trazonte
Vizatonte figura nga më të ndryshmet,
Diçka kërkonte të zbulonte
Përse u shua zjarri?Si t´a ndizte?
Siç duket u mjaftua vetëm me hirin
E dinte që njerëzit zjarre ndiznin
dhe ashtu me hirin e mbetur
mbulonte pikturat që kish djegur.
Pastaj kishte fjetur
në fakt kishte vdekur
bishti i penelit si qiri i ndezur,
ndriçonte fytyrën e tij,
nuk kishte asnjeri,
gratë piktura
qanin rreth kufomës mbledhur.






Revolta



Sa revolta kanë fjetur nën lëkurën time,
Une veç jam kujdesur të mos i mbaj zgjuar,
Mos u largoni ju lutem,
Kam nevojë për ndihmën tuaj
Mbi vuajtjen time ndërtoni pa zhurmë, pa zë,
Karrigen ku të ulem,
Nuk është karrige e zakonshme pune ku vargje shkruaj,
Karrige ndjenjash me këmbë, me duar,
Që është veç për te ëndërruar,
Ah! Pa ëndrrën çfar do të isha;
Kështu i gjymtuar
Për dashurinë gjithmonë i paftuar
Jo! Do të qëndroj zgjuar
Boll kam heshtur, boll jam maskuar
Jam i revoltuar?
Jam i dashuruar.







Tradhëti



Asnjëherë nuk të përkas,
Dhe ti nuk më përket,
Veç ty o Zot të dashuroje pa frikë,
Me gjuhën tënde flas
Përse më bëre poet?
Të vuaj,
Me ndjenjat të luaj
Pastaj ti kthej në relike.
Të paktën të isha det.
Ti mblidhja të gjitha dashuritë
Ti fshihja të gjitha tradhëtitë
Tradhëti!
Ti varkë e re e dashurisë,
Shpëtomë!
Do vi me ty të udhëtojmë
Drejt rrugës së lirisë.
Shpesh herë zbulojmë
Se kemi nevojë,
Te gjejmë vetveten,
Nga tradhëtia shpesh herë mbeten,
ata që na mungojmë.
Ndaj ska pse ankohet
Me forcë të burgos shpirtin
Kur tradhëtia prej gjumit zgjohet
Ndjenja te tjera lindin
Vrapojnë në fushën e lirisë
Dhe presin
Se dashuri te tjera lindin
Nga tradhëti që vdesin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Dhoskë Ilia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Poezi nga Sabrie Selimaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: