Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Rrahim Sadiku EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Rrahim Sadiku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Rrahim Sadiku Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Rrahim Sadiku   Poezi nga Rrahim Sadiku EmptyTue May 13, 2014 6:55 am


Poezi nga Rrahim Sadiku



Poezi nga Rrahim Sadiku Rrahim10


Rrahim Sadiku






Ditët pa prehje


Në fushën e etjeve prehjen e kam kërkuar
Dita e Gjykimit të mos vinte për mua
kësaj bote duke e njohur deri në imtësi ferrin
parajsën duke e parë të vijë me agimet
duke shkuar edhe më tej me dashurinë ëndrrën
përtejbotëve duke u shkuar kryq e tërthorë
këtej botëve duke e patur përzemër madhështinë
ujkun duke e mbajtur sa më larg nga njeriu
E të janë nisur vargan ditët pa prehje
mijëra herë situr në Ditën e Gjykimit
duke mbetur fill vetëm përpara xhelatëve
mundimeve duke ikur ëndrrës për te parajsa
atje duke gjetur shpëtimin për shpirtin dashurinë
duke mos u ndalur shtegëtimit përtejbotëve
kësaj bote duke e pikë përditë kupën e helmit
pa shpëtuar dot nga skërmitje e ujkut.






Ku fillon vdekja e ku nis jeta


Ju nuk keni kaluar ditën të larë nga gjaku i juaj
natën duke ua prerë mishin dalengadalë
ulur mbi trupin xhelatët duke ngritur dolli
nuk kemi ngjitur ditën e natën e javën me dhembjen
pambarim duke djegur pjesët e pjekura të mishit në trup
ju flitni për fitoren duke ia parë shkëlqimin
ditët plot shpresa netët plot argëtime
mëngjeset mezi duke i pritur për mësymje të reja
urinë e gjatë nuk e njihni etjen për një rreze drite
as mallin për një fjalë as shpresën e pak qetësie
ju nuk keni kaluar orë e ditë e muaj me vdekjen në gji
duke vdekur për një fjalë duke harruar fjalët
veten duke mbyllur në guaskën e heshtjes pa ikur nga plagët
pa kuruar plagët duke marrë plagë të reja
ju nuk dini mirëfilli ku fillon vdekja e ku nis jeta
të lumët ju të lumët ju të lumët ju.






Pranverat po sillen
(motiv popullor)



Pranverat po sillen
vjeshtat po përcillen
pranverat po shkojnë
plagët s’po i shërojnë
vjeshtat përparojnë
flokët po zbardhojnë
lulet po vërshojnë
dimrat po shtrëngojnë
o ku jemi oj
në këtë udhë të gjatë
sa shumë po zgjat malli
horizonti natë
po sa shiu ra
po sa bora shkriu
s’na shkriu pranvera
dimri dot s’na ngriu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Rrahim Sadiku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: