Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Alma Begaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Alma Begaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Alma Begaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Alma Begaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Alma Begaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Alma Begaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Alma Begaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Alma Begaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Alma Begaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Alma Begaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Alma Begaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Alma Begaj   Poezi nga Alma Begaj EmptyFri Mar 14, 2014 10:40 am


Poezi nga Alma Begaj



Poezi nga Alma Begaj Alma11


Alma Begaj







TRIPT NË NJËZETË E KATËR ORË




***
AGU



Dritat nuk janë fikur endè
në rrugët e qytetit tim,
agimi ka kohë që ka shtrirë veten,
e kudo ndihet aromë lulesh e gjethesh.





***
MESDITA



Dil e dashur, dil më prit në dritare,
po vij krahëplot, mbushur me mall.
Mbi parmakë qëndro, aty pranë luleve,
e di unë e di, je më e bukur se ato.
Do t’i shtrëngoj kërcejtë e njomë,
gushës tënde do t’ja marr aromën.
Dil e dashur, dil e më prit në dritare,
me buzëqeshjen e bukur, prej dhëmbëve ruzare..





***
MBRËMJA



Këmishë zbërthyer
pa kravatë erdhe,
gurgullimë ujëvarash,
me aromë lofatash,
buqetë manushaqesh,
kalërove shtigjesh
e solle me veten
këtë mbrëmje,
të gjithë pranverën.






Puthje nën hënë

Fytyra jote
si kupa e ndezur
nga mushti brenda derdhur
është për t’u puthur
nën hënë.





Shpresa


Vetëm unë e di se
ajo që më foli pa zë:
ec përpara,
mos ndal,
mos u kthe!,
ishte shpresa
dhe drejt,
përballë,
ndesha sytë e tu,
buzëqeshjen tënde
dhe krahë përqafputhjen
në fundudhën time.






Diçka

E kujtoj shpesh të djeshmen
kur të pash
më pe
u pamë.

Mendohem sot në çdo herë
kur më flet
të flas
e flasim.

Imagjinoj pa fund të nesërmen
nëse jam
je
e frymojmë bashkë.






Ah


Ah e humba dhe sot
trenin për parajsë,
duhet të shtyj ca kohë
këtu, në udhëferr.






Era

Sa herë u takuam
më tregove për
dhimbjen e erës,
asnjëherë
nuk shkrove për të
as për lotët e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Alma Begaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: