Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Silvana Berki EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Silvana Berki EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Silvana Berki EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Silvana Berki EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Silvana Berki EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Silvana Berki EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Silvana Berki EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Silvana Berki EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Silvana Berki EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Silvana Berki

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Silvana Berki Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Silvana Berki   Poezi nga Silvana Berki EmptySat Jan 11, 2014 8:04 am

Poezi nga Silvana Berki



Poezi nga Silvana Berki Silvan10

Silvana Berki




…unë fluturoj


…unë fluturoj,
…unë fluturoj,
është e vetmja gjë e bukur që kam mësuar emigrimit tim,
madje edhe më e bukur, sesa dita kur gjigande fillova të eci
foshnjë mbi tokë,
…unë fluturoj, si dragua legjendash të gojëdhanave arbërore,
që kur fillova të flutroj, nuk eci më dot.
…unë fluturoj, c`do vjeshtë drejt ngrohtësive, aty ku
dashuritë kanë bërë fole,
… unë fluturoj lartësive më të larta, me kurajon e një
shqiponje,
Unë fluturoj e pafajshme, drejt ëndërrave të mia,
…atyre që do të krijoj sot, dhe atyre që u formuan dje.
Unë fluturoj,
e dehur nga liria.




Gëzuar Krishtlindjet!

…jam akoma këtu,
… është e njëjta këngë krishtlindjes si atëherë,
e njëjta zile që tingëllon si këmborë e bagëtive nëpër pllaja
të labërisë,
…është e njëjta errësirë nordike, zbardhur nga neonë që
rrëzohen xhamave …sikur thinjat e një princi fisnik,
Janë të njëjtat mendime që bredhin zbathur krishtlindjeve që
shkuan,
dhe unë duke hapur kanatet e memories të hyjnë kujtimet e
cdo viti,
me frikë… mos pengohesh, mos diku je rrëzuar,
e tradita e kthimit të vizitave humbet në qiejt prej nga zbriti.
…është e njëjta atmosferë, si atëherë në krishtlindje kur
përkthyem një këngë,
në të njëjtën dhomë, me një oxhak të plakur nga zjarret e
ndezur e shuar gjithashtu,
e njëjta dhomë dëshmitare e sa e sa viteve të bukur e të
rëndë,
dhe Unë në dritare duke të thënë: ” Jam akoma këtu”.
Gëzuar Krishtlindjet!




Ndaj prangat ia vura përsëri në zemër

… e ngatërrova keq demokracinë me lirinë,
I bëra përshesh mendimesh,
I hëngra gati sa kam vjellë, e damari në kokë u fry si baticë
lumenjsh,
Madje një ditë, Iu ula në atë prehërin e cjerrë nga mundimet,
Dhe prap iu largova si e mjerë.
E quajta demokracinë fallxhore, dhe prisja mrekullira,
Ia grisa dhe shkronjat e të gjitha gjuhëve, të mos kishte më
emër …
se më dha shumë të drejta, të këqija dhe të mira
Ndaj prangat ia vura përsëri në zemër.




Ne kishim mbret


Ne kishim mbret
Sot… Jo.
Ai vdiq.
Me të vdiq edhe mirësia
Pse të mendoj se bota është e brishtë
e bukur,
Kur qëniet gjeniale shuhen…
të lodhur nga marria.
Ne kishim mbret
si Van Gog fati i tij..
Ngjyrosi me penel ashtu… sic Ai dinte
…të bukurën
…të pastërtën shoqëri.

Dhe ne, ja vramë shpirtin sa qe gjallë
se nuk të vret vetëm plumbi i artë
Eh, të vret Ajo…e rënda fjalë
….gjithë baltë.

Ne e vramë mbretin tonë
Pa fron,
Pa kurorë
Po përse?
Për një politikë që as e deshëm?
E c`është politika me nota të kota?
Një pallto që dje e veshëm dhe e xhveshëm.

Ne kishim mbret
Se jemi komb mbretëror
Ne jemi oborrtarë të shekullit tjetër
Lakuar froneve, politikave asgjesorë
shkallëzuar epokave nga shumë profetër”.

Ne kishim mbret
Kokëlart, me ecje krenarie
Ashtu sic e bekoi vet nëna Demetër
Se dhe ecja është simbol fisnikërie
Ashtu si princërit që lindin vec nga Mbretër.

Eh, tani, shohim t`tuajën ecjen kuturu
hyp e zbrit shkallët të karrierës
Si ai malësori bjeshkëve që ngjitet të pres dru
e me sëpat hyn senateve të pavlerës.

Sa padrejtësi ndodhin sa je gjallë
Mëndjes kam sytë e mbretit
tek më flasin duke perënduar;
” Vërtet nuk më deshi populli im i rrallë ?
-Vërtet nëpër vota të jem ngatërruar? ”.

Dilemë e pakapërdishme tragjedia
Ja,… tani jemi një popull si shumë të tjerë
pa mbret,
me një presindent për interesat e tija
……..me një fron të cjerrë.

Ndërsa Ti,
Ti ishe endacak, si unë e të tjerë
I dashuri
I miri
Emigranti Mbret,
se emigrantit i djeg shpirti për një botë me vlerë
si Ty….Ikona Ilire…sot e 1000 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Silvana Berki
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: