Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Venka Capa EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Venka Capa EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Venka Capa EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Venka Capa EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Venka Capa EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Venka Capa EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Venka Capa EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Venka Capa EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Venka Capa EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Venka Capa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Venka Capa Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Venka Capa   Poezi nga Venka Capa EmptyWed Dec 04, 2013 9:54 am

Poezi nga Venka Capa


Poezi nga Venka Capa Venka10

Venka Capa



BOSHËSIA !



Teksa hapoj në rrugë
Hija e trupit më përndjek...
Kur dielli ka kulmin përndritës ,
Shpresa nën buzë e vrarë qesh,
Në dridhje kënaqësish... pajetim
Kundrimet si shigjeta të mprehta,
përthyejnë shkëlqimin syve të mi:
e ndalur në një shëtitje zonjë-qen
një bukuri puthte dashurisht qenin e saj
Afshi puthës kundërmoi ajrin përreth...

Rruga zhvesh krahët e kthesës,
Unë var në degë të vështrimeve,
Përçmimin e njeriut bosh në shpirt!
Ç‘mungim, o Zot!
Tmerrësisht të ndjej!
Ç‘mungesë, bosh shpirti im!
Fatkeqësisht !
Nisem në nje rrugëtim vuajtës...
Dita? Më mban mbërthyer
në përfytyrimin tënd ...




UNË PREK ME FRYMË !



Unë prek me frymë
Rrugëtoj, notoj... Le pas vetes
Një det të ngrohtë, ku spirancat duhen përmbytur.
Pastaj duhen ngritur, ag i nisjes...
Nëpër frymë dashurish alveolat e mia te brishta,
Krahë engjëjsh, gugatje të porsalindura
Horizonte drithëruese, mole poezish
Dhe trishtimi i lehtë i valës se tij...
Ajo prekje ere e mbarë kthimi....
Sytë më gënjejnë, si klithma pulëbardhash,
Të shkrifëta, direkeve, duke i përkëdhelur,
Me pendë nëpër kocka, nëpër thinja.
Ku gulçet e dhimbjeve dhe meraku për brigjet,
Malli për dheun, për bymimin e Burrit të Vogël të Dheut,
tek lëshon klithma urithi të uritur....
Unë s’ prek me dorë, unë prek me frymë,
Mbështetem me zemër, jo me gjinj,
S’ lëshohem me kurmin tim, por me ëndrra,
dhe çapitem me ndjesi...




Pritja e pritjes !

A më pret , të endem në dendësin e eterit atmosferik,
A më pret, si ëngjëll e pamposhtur në përjetësi,
A më pret, vargu në shtratin e butë të ateroj e mos lëndohem,
A më pret, në aeroportin e folesë tënde ,
A më pret, me aromë bubullime shpërthimeve të poezive erotike
A më pret, karhërori i zbuluar, ku do jesh kur te bie ne tok?
A më pret, kafshimi i lehtë i buzëve qumeshtore ,
A më pret ,gumëzhimi i frymës gushën e hapur ne ngashërim,
A më pret, hyrja në strofkën e poezive te dhembjes krenare,
A më pret, dashuria e fshehur në mëndafshin e ofshames së llahtarshme,
A më pret , kur do ndeshem me majën e olimpit ...
A më pret ,kur të vdes në hyrjen e mistershme në parajsën poetike,
A më pret , kur vij e kërkoj mëshirën për një puthje të përjetshme,
A më pret , kur te vij në dasmën e bukurisë , dhe kërcej vallen e sorkalles,
A më pret ,kur te vesh poezinë e ta mbështjell natën me buzëqeshje,
A më pret, te kërcej vargun e zveshur e te kapi thërmijat e grimcave të jetës
A më pret, heshtazi te gjej qafën e bardhë të gushës te përcëllohem me perskuqjen ...
A me pret , te vij o kalorësi i poezisë ? te kaluroj vargun , jalet t i mbështjell për trupi
A me pret ,troku i vargut , a po sheh,? po dëgjon ? , zemra u ndal u step,heshti,
Heshtja më lëndon,,,dua ta shpoj , ta afroj vargun , në vargun tënd.
Duke të kërkuar u lodha ,dua të pushoj diku ,ku me rregullove shtratin poetik,
Dua të pushoj i dashur ,mjaft te kërkova......... nje gje e di se te DUA!



Lidhur me kordelë kafe



Pak nga pak, shpirtdimri po venitet
Pres stinëbleruesen,
dashnoren e poetëve...
Eh, ç’radhë lulese
kam zënë në një pllajë!
Ëndërroj, apo bisqenaja lulese ndër pemë,
Pemëbuta e pemëegra...
Se si e ndjej veten:
si një zog përplot dëshirë,
teksa me sqep prek një bisk të njomë,
t’ia kurorëzoj mbi krye
Mëkateve të dimrit...
Dora më tundohet, prek një ferrësirë
më çekuilibrohet dëshira,
në një drithërimë...
gërshetova flokët e dhimbjes,
Në një letër të tejdukshme,
lidhur me kordelë kafe
Peshqesh për pikëllimin!




Ëndërr mbi ëndrrën !


Të kërkoj
Sqepit te ëndrrës
Larguar
Muzgjeve të shpëlara….
Të kërkoj
Kurmit të trëndafilit
Copëzuar
Duarve dëshpëruese...
Të kërkoj
Labirinteve të dritës,
Fshehur
Qelizave të shpirtit tim.
....
Ankthit të zemrës, të më dëshirosh si jam:
Shpirtbardhë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Venka Capa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» Poezi nga Irina Hysi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: