Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Tini Qerrajija EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Tini Qerrajija EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Tini Qerrajija

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Tini Qerrajija Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Tini Qerrajija   Poezi nga Tini Qerrajija EmptySat Nov 23, 2013 8:32 am

Poezi nga Tini Qerrajija



Poezi nga Tini Qerrajija Tini10

Tini Qerrajija



Vendit tim

Ndërsa traditat mësojnë gjethet,
të lartesojnë blerimet
Në arenat e shtruar lëndinash
Nënat rrisin përkrenaret
Në atë zgjua të ndezur muzgu
Përballe kryqëzatave,
nisur...
Mbi gjergjefet e gjakosur,
të betejave.

Aty !
Ku lastarët qëndusur brezash
Lidhin besën mbi truprojet e amshuar,
të paraardhësve
Ndërsa vlerat mësojnë indentitetet ,
të vargezojnë traditën përtej kufijve,
të breznive.

Një ansambël i rilindur
Shqiponjash hedh valle mbi varret
burrërore të kombit
Në bjeshkët plot kullota,
pishash
Që freskojnë kujtimin e tyre mbi ato rrasa
Pa tituj.

Diku aty..
Në kanunet e urtësive
Rreth sofrës mikëpritëse të vllazërimit
Që sot shfletohet në librin e shejtë,
të historive
Ku tempujt i përurojne në valëvitjet krenare,
të shqiptarizmit!





Monitorim


Skicë hijet...
Vetë projektohen,
në topografitë surreale,
të formateve.
Mes atij rendi të huazuar,
bunkerësh
Ku primatët,
e etur monitorimesh
Lëngëzojnë prepotencat,
mbi të cilët rrëshqasin gjenitë e kryqëzuara,
të kompasit
Duke servirur idetë,
Në përllogaritjet vegjetarjane,
të skeleteve.
Ndersa...
diku...
Atje...
Hibride të majmura përparimesh,
Fashiten në vezoret e cunguara,
të gjykimit
Ku lexohen vizionet pa fytyrë,
të së nesërmes.
Përtej gradacioneve elegante
të përjashtimit.
Nën uniformat e vijëzuara,
të fjalës
Që varet kokë poshtë mbi paralelet e imëta,
të lirive...




Korrupsion

Tretur,
nën diellin tradhëtuar eklipsesh
Ku burokracitë rriten përtej mjegullnajave ,
të mashtrimit,
Korrupsionit

Prisja...
Prisja aty,
pas derës trapez
Me shpresën murmuritur lutjesh
Ndërsa “ti” kameleon i regjur,
shitur,
karrigesh kororëzuar fronesh
Përuron
Strofkën majmur krimbash
Në gostitë e shpërdoruara të pangopsive,
që fashisin buzëqeshjen e skajme
të së ardhmes,
mbi polet e ngrira në stinën e Ryshfeteve.

Tretur nën diellin tradhëtuar,
eklipsesh
Prisja
Me grushtin ndryshkur
Orakujsh
Ndërsa thyeja minutat
e brejtur urie
përballë centaurëve
Kolluar mbi monologjet pa fund,
të pritjes !




Djana

Një mrekulli gjunjëzuar në ato peligranazhe
“erotike”
Ngjante shtresave të palakuara,
të trëndafilit
Me sytë e jeshilta që zbardhin mbi tezgjahet,
vrapuese të dritës .

Ajo!
Një geishe rritur zotimesh,
vargëzonte puthjet
Mbi ato unaza lakuriqësie,
ndersa falte hiret
mbi po ato të njëtrajtshme prekjesh,
Përtej orendive fikse,
të obsesionit.

Djana!
Një gjahtare dualizmash
Shqyente tabutë
shembur mbi Karikaturat hermetike.
Të epshit,
ndërsa tradhëtonte caqet
në trajtat e pashquara të vetvetes .





Flirt


Ajo,
Një perendeshë e lakuar mbi ato linja,
të tejdukshme erotike.
Vozit,
mbi atë fluks madhështie drite
duke dehur çdo detaj,
të praruar,
me frymën e saj
Aromë kaltërsie .

Si një ikonë e papërmbajtëshme hiresh
Flirton
Me atë shikim djaloshar,
duke çoroditur çdo dëshirë të krehur
Arsyeje?!
Përtej harqeve të argjendëta të pasjonit,





Papritur


Mbi ato dallgë rritur
Përtej hapësirës plot rrugëtime ndjenjash .
trokite...
Ashtu si pluhur përmallimi
Zbulove çdo dëshirë të argjendtë puthjesh
Mbi trupin tim të zbathur plot çukitje trishtimi
...por diku
Në atë bregore kandilash,
që përpijne busullkat kripore të fundeve,
plot heshtje
Te kam me vete !
Plot rreze të amshuara që më bekojnë
Mes kambanave të jetës
Ku më thërrasin shtigjet
... dhe rrezet thërrime shpese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Tini Qerrajija
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» "G..." / Poezi nga Sokol Olldashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: