Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Fatbardha Sokoli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Fatbardha Sokoli Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Fatbardha Sokoli   Poezi nga Fatbardha Sokoli EmptyFri Nov 15, 2013 8:37 am

Poezi nga Fatbardha Sokoli F_110

Poezi nga Fatbardha Sokoli


(shkëputur nga Vëllimi Poetik " KLITHJE E PËRGJUMUR")



Poezi nga Fatbardha Sokoli F_port10

Fatbardha Sokoli





RETROSPEKTIVË


Jam prapë ajo gruaja fodulle
ndjek ëndrrën e kaltër
në duna prej rëre.

Njerëzit me duar prej letre
mbajnë gojën,,,,
Kameleonët kanë marrë prej meje
dhëmbin e artë të ngërdheshjes.

Jetoj po aty,
në burgun tim të cunguar
i bie po asaj udhe me gurët fiksuar.
Shiu ka zbutur plasat
e kasolles sime .
Të marrë hua prej minjve.
Brenda tërmetet bien papushim
aty ku zemra ka kohë mërguar...
Larg shpirtit tim...




MOS PRIT


Dikush pret të kthehem
t'ia shkul flokët
e thinjur të ditës.
Rrënjë të thara që lëkunden
permës tingujve të frikës.

Mos prit diçka që  s' lind prej meje.
Si një gabim.
E shprërfill arsyen.
Brenda tundimit tim.

Mos prit të kthehem
Liria mbetet ende
në gjykim...




FATET

Në cungun e kohës
e gërmuqtë zhvarroset
dita bastarde .
Mëkate euforike
përshtirosin ajrin tru plasur.


Me thonjtë e diellit
gërmoj fatet tona njeri

Pjellë limfatike
e shekullit të ri ...




DITËT


... ditët
Kanë fillur
të më ikin zhurmsheëm
Pa më lënë asnjë autograf
në bllokun tim të harresës
Prej tyre çdo vit rritem
si pa kuptuar.
Në përvjetore kam frikë
të mas vitet,
... e heshtur
vritem me veten.
Mëngjeset më zgjohen prgjumshëm
dhe unë i trembem buzëqeshjes
së kalimtareëve
plogeshtisë së syve.
I trembem ecjeve të ngathëta
zhurmës së ngadaltë të tyre.
Ditët...
Kanë filluar të më  ikin zhurmshëm
dhe  unë...
përsëri unë
duhet tu nënështrohem verbërisht atyre....




Dashuria

Si mallkim i bardhë vjen
Kokëfortë si rrufe
Me stilin tim prej “Nimfë deti”
Ta rrëmbej puthjen që ma fsheh

Rrathë-rrathë inati yt
Zbrazet mbi mua si Hiroshimë
Unë e pa-armë të dorëzohem
Vritem nga ty me një vëshrtim

Mëkat - harem
S' është dashuria
Si nje Eklips fshehur tek mua
Si trembem vdekjes kur të vijë
Pa flalën , që s' më the
TË DUA ...




HARRUAR

Fshehur në frymëmarrjen e ngadaltë të dimrit.
Nën sqetull të vetëtimës kemi pritur.
Harruar jemi.
Në sëndukun e gjetheve,dhe dremitjen e zverdhur të molës.
Më kot presin fshesarët shkrirjen e borës...






PA  STIL



Hija e pardesysë tënde, pa stil rri varur
brënda tundimit tim
Grindemi..

Ti ngatërroj flokët,me hapat e erës së thinjur.
Përmbys më gdhihet e nesërmja
Lagështi

Në xhepa struken gushëkuqët, çukasin duart e mia e ikin.
Nga qelqet e harresës sime
mërdhijnë.

Imazhi yt, pa  stil rri varur.
Në pardesynë e shpirtit tim
zbardhur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Fatbardha Sokoli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatbardha Sokoli
» Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: