Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli   Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli EmptyMon Nov 11, 2013 11:51 am

Poezi nga Brahim (Ibish) AVDYLI



Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli Brahim10

Brahim (Ibish) AVDYLI



KTHIMI I PËLLUMBIT

U kthyen pëllumbat
nga fundi i shekujve
nga fillimi i shekujve
nga Drita dhe Qielli
duke pëshpëritur
dhembjen e tyre pëllëmbore.

Nuk e di cilën ngjyrë e kishin
herë më dukeshin të bardhë deri në të zi
herë më dukeshin të zi në të bardhë
e herë ndërronte rreze dielli në sy
deri sa e mbulonin Qiellin
me krahët e përpëlitjeve.

A e dini ndokush dhembjen e tyre
apo dhembjen time të ma tregoni,
nuk kam fjalë për këtë këngë përpëlitëse
me ajrin e mbarsur të lindjes
me ajrin e mbarsur të jetës!

Ejani pëllumba, ejani gjatë dhembje
me gugutë e juaja të këndshme
nuk më jeni ndarë prej fëmijërisë sime,
dhembjen tuaj të qetë e të butë
e kam qarë në qendër të vrapimit
rreth Diellit edhe pse i zjarrtë,

kur ta pushtoni rrezen e shkruar
nga Dodona e parë
na e sillni atë fjalë
tërë njerëzimi do ta kuptojë
pëshpëritjen e kthimit tuaj-

jeni tre kujtoj apo tre miliardë
që lëshoheni nga Degët e Lisit
të zgjatura nëpër hapësirën e Diellit

pëllumb i pandalur i shpresave
pëllumb i fatthënave!...




LEJLEKU I ËNDËRRAVE


Çdo gjë fillon me ëndërren
edhe kur nuk mund t`u bëjmë
me stërmundimin jetësor
si diçka të qenë,

kur hapen krahët e hapësirës
u nxjerrin juve në sipërfaqe
si pjesë e reales që vjen
me ngjyra të paqes,

ne u përkulemi përpara
sikur në vendlindje
edhe në Zvicër-
sytë e dritës ua ruajmë,

u thërrasim përtej fjalës
na e sillni një dhëmb të ri
kur ua hedhim të vjetrin...

dhe çdo gjë fillon me juve
lejlek të ëndrrave tona.






SHTEGËTAR I LIRISË


Me flatrat e qiellit
udhëtoni largë
për të ikur nga dhuna
për të gjetur pranverën,

ne jemi lelekët1 e parë
prej emrit të Karianëve-
pellazgëve parahelen
dhe paralajmëtarëve
të ditëve më të mira.

Bëhemi së bashku
me lejlekët e sotshëm
e dalim kudo
nëpër botën e dhembjeve
për ta mundur dimrin
nëpër Evropë
dhe dëshirojmë Lirinë,

bëhemi shtegtarë
me ngjyrën e bardhë
si drita e Diellit
që vizëllon të buzëqeshë
larg, përtej shekujve!

Nuk e di nëse jemi
në jug-perëndim të Azisë
apo njeriut me qime
të rruzullit tokësor-

lelegë apo lejlekë
duke ikur nga vuajtjet
me flatrat e lirisë!






ENIGRMË E PËRJETSHME


1.

O gjarpër i shenjtë,
mblidhesh në spirale
ethesh për ne

e ngritesh
me kokën e goditjeve
në bishtin
e dhembjeve.

2.

Kur të shoh
më thahet pa shpirt
një fjalë në gojë

e regëtimat e qenies
ndrydhen të heshtura-

mitologjitë e botës
mblidhen sertë

ku do të jetë
dënimi i Zotit.

3.

Herë bëhesh
shtagë e gjatë
dhe mbi ty mbahet bota
për të mos rënë
skrupull
me dhembjet e viteve
e herë-herë
sa qel e mbyll sytë
bie mbi jetën
e shpërfillur
aty ku nuk të mendon njeriu
dhe e ka lëshuar
rrugën e zotit!...

4.

Qindra poezi
mund të shkruheshin për ty

edhe po të gënjenim
për të paqenën me fjalë
apo të përkryerën

kur të takojmë
të mbledhur lakuriq
rreth pritjes-

ti ngjitesh më lartë
me kokën përmbi heshtje
e hidhesh si shpatë

prandaj na rrëqeth
me ngjyrat e tmerrit

ngadalë
pështillemi larg
e largohemi
përtej vdekjes.

5.

Njëmijë vjet
jeton me dhembjet
e vetminë


të ka plasur gjuha
nën gur
nën dushk e shi
nën dhé

duke pritur jetën
të soset
nën helmin tënd-

helm është jeta vetë
katran
i mbyllur në gur

enigmë e përjetshme!...





ORA E SHTËPISË



1.

Ora e shtëpisë
ka trajtën e gjarpërit,
nën trarin kryesor
e vëzhgon shtëpinë.

Fishkëllima e tij
është thirrje kushtrimi
që përbanë
në tri ndarje
vlerat e familjes.

2.


Është shpirt
i mbetur gjallë
Fi-Fi-Fiu,
ndër vite dhe shekuj

për të mbrojtur mikun
e për të shkatërruar armikun,
edhe pjesëtarët
që shpërfillen
nën kaptimin e djallit

nderin e moralin
e dhunojnë pafalshëm!

3.

Atëherë zbresin
sa çel e mbyll sytë

e zeza është kob për ata
që dhunojnë bukurinë
dhe armiqtë e tjerë

që vinë të porositur
edhe nga Iblisi
për të zhdukur prore
shembullin e mirë,

e bardha është paqe
për të gjithë shenjëtorët
dhe për fëmijët-
lulen e përtërirjes.

4.

Në tulla të oxhakut
mund të qëndrojë ora

në djep të fëmijve
kur nuk janë të lidhur
që ta mbrojnë
nga Satani

ata që nuk kanë fuqi
vetë të mbrohen...

5.

Ora e shtëpisë
i ngjanë hyjneshës së vatrës

është gjarpër i veçantë
që i ndjekë brejtësit

ata që zhbirojnë
nga kërshëria e tyre
dhe dëmtojnë...

6.

mund të kthehen
në një qenie
mitologjike

në formën e gruas
t`i ngjajë Zanës-

është pra
gjarpëri i shtëpisë
bardhë e zi

deri sa nuk shuhet
shtëpia!...




SUFERINAT E DHEMBJES



Gjurma e shkrimeve niset nga lashtësia
me kalanë që nuk rrëzohet aspak me fjalë
por kënga të pavdekshme e ringjallë ndër ne,
energjia e pashtershme e kësaj mbijetese
pikon me qumështin e viteve të dhembjes
nëpër gjëmën e djalit të vogël e bonjak,
nuk ka si ta lëmojë gjysmën e trupit
derisa nuk flet dhe është i ftoftë si vdekja
kështu që vjen nëpër legjendën e stërlashtë
dhe na e rritë prore mbi gur një lule-pemë.
Fati i Rozës kthehet fuqishëm në Rozafat
dhe ushqehet prore i biri me lot në sy
e neve na jep të thithim gjithë atë helm
brez pas brezi duke e përkundur rriten
nëpër regëtimat e heshtura flijuar në kohë.
Kambana e vargjeve ushton nëpër shekuj
nëpër sytë e nënës – zanë e qenies sonë
që gjithnjë na e jep qumështin e viteve...
Gurëzimi na rritet dikur në Urën e Fshejtë
dy brigjet e këngës sonë të na i përputhë
me jehonë të pashtershme të shkëmbinjve
në pikë të Qiellit mbërrijnë të na kthehen
derisa thithim nektarin e lulebjeshkëve...

dhe çdo gjë fillon me gurët e kalave tona
që mbetën gjellë me fëmijë dhe rindërtohen
nëpër suferina e pambaruara të Këngës!






PUSHTETI I NDJENJAVE


Njerëzit dhe grupet
klanet dhe klasat
të gjithë popujt
të gjitha shtetet
i tërheqin zvarrë
vargonjtë e pushtetshëm

e ëndrrat e therura
antagonizmash të ndërsjellë
nëpër zgavrat e kafkës
tërë qelbin e njerëzimit
e kullojnë...
e kullojnë!

Askush se kupton
çka i tërheq vazhdimisht
kundër njëri-tjetrit
në rropullitje
copë-copë,

është pushtet i pafund
pushteti i ndjenjave!






KAM ZBRITUR NGA YJET2



E shoh veten fëmijë nëpër arat me misër
jam në Zvicër por kujtoj se jam në Morinë
dhe loz me rrezet e ngrohta të Diellit
qe rriten në bukë të kallinjve.

Kalliri zgjatet e buzëqesh me vesën e mëngjeseve
sikur më përshëndet dhe dua ta përqafoj
jam edhe vet fëmijë që loz me Diellin mbi tokë.

Herë në Einsiedeln3 bëhesh birrë e misrit të artë
e herë bëhesh miell i bluar dhembjesh
për tu bërë misërnike
që e blej në shitoret e vogla të mallit
nëpër kodrinat e diellit

dhe vjen dita kur konzervohesh e grirë
për të ushqyer sërish Lopët e Diellit!...

Tani nuk e di mirë se në cilën kohë jetoj
në cilin shekull-

mijëra herë paskam zbritur rastësisht nga Yjet!


Thurau, 21.06.2013






PIKËLLIMI


Kur ndodhesha larg nga këtu
kur ndodhesha në perëndim
kur vërdallesha rrugëve të botës
për një metelik

ju, të ulur mbi fron
ndoshta ëndërronit llullën e fildishtë
gjarprin e verdhë të perëndimit

e përmalloheshit për mua
në pamundësi për të më gjetur.

Tani,
jam në vendlindjen e përbashkët
aty ku e kam harruar një varg
me ëndrrën e madhe të Atdheut,

më kot ëndërroj që tu shoh
pikëllohem, besoni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Brahim (Ibish) Avdyli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: