Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Gjergj Nikolla EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Gjergj Nikolla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Gjergj Nikolla Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Gjergj Nikolla   Poezi nga Gjergj Nikolla EmptyMon Nov 04, 2013 8:27 am

Poezi nga Gjergj Nikolla


Poezi nga Gjergj Nikolla Portre10

Gjergj Nikolla



DY PLUS TRE..."Në emër të Artit"
 
Si një,si dy, si tre a tri...
Artist pa art, poet pa poezi,
sportist pa sport,
të bien në short...
Kur djalli engjëll, të shfaqet zot!
 
Muzikant pa muzikë
si shkollë pa shkollar,
si mall kinez i larë në ar!
 
Pranverë pa lule,vjeshtë pa vesë!
Kur një plus dy, t'i nxjerrin pesë...
Skulptor pa daltë, arkitekt pa laps...
Mermer brilant, i veshur, fals!
 
Valltarë  pa valle,
film pa regji...
Kanarineë e sorrë
mbi një çati!
 
....
....
 
Dimrimin - ç'dimër, verimin - ç'verë!
Enigma enigmën, ku e gjenë, e sjell...
Lumenjtë rrjedhin, anash lënë ledh!
Ti merr kë të duash, po çfarë përzgjedh?!
 
Si fotokopjativi, pikurat vjedhur!
Drite-hijet bien veravjeshta zverdhur!
Nën korrektor del asi i fshehur!
 
Paruket bjonde, trukimi bosh...
Të gjithë në nisje, po ç'të udhëtosh!
Sa shumë poetë, sa gazetarë!
Sa pak çobanë e sa druvarë!
 
Përmbi fasada si mbi gravura,
fuqi ordinere, në sa piktura!
Mos ia prek bojën, se i del lëkura...
 
Si Don Zhuani imagjinar,
kur thotë se jam argjend e ar!
Si shitamandës të mbyt neë fjalë...
Të dytë, të tretë, s'ka...
Veç të parë!!!
 
E sa çudi, o ironi...
Me milionerin në dashuri!
Fal me pikëllim shtatë virgjëri!
Fiton të tetën ta shesë përsëri!
 
...se është ajo,
...eëhteë veç ai!
 
Kur shqisat tradhëtojnë, e pse s'besojnë!
Në art udhetojmë, por ku po shkojmë?!
Sa shumë skulptorë që s'bëjnë një bust,
tre gishta bosh, dy gishta grusht!
 
Sa shumë skenareë pa skenarista,
(nga dora grusht, teprojnë dy gishta!)
Lulishtet thahen, na mbyten hithrat!
 
...për atë që ndiejnë, ç'tingëllim...bosh!
...për atë që shohin, ç'ngjyrim...bosh!
...për atë që prekin, ç'përjetim...bosh!
 
Njeri, vlerëso, kupto ndryshimin:
Tej maskës veshur, kërkoje shpirtin!
Beso origjinalin, kurrë kopjetivin!
 
Se është poet, poete e mirë,
këngëtarja nudo shitblihet lirë!
Torfa diamant, rubin, platin...
 
Artet bosh, skenat bosh....
Vitrinat plot, po ç'të lexosh?!
...si bejte pleqsh, raki dhe vezë,
që dy plus tre, s'u dalin pesë!
 
Vetëquajnë himn, dy fjalë në rima
si gjethe vjeshte rënë nga bryma!
Dy fjalë në shqip e një trillim...
Krejt pa kuptim:Të tria gabim!
 
Një ngërç në zgjidh,
tri nyje lidh...
Mbi kopjativ, beso naiv!
....
....
....
 
Se ka artistë, pse kurrë nje rol
po nga mbeërrijnë që dalin Jol?!
Kurrë s'lanë në skeneë njeë përsonazh!
Me çmime bosh, kur shitet As!
 
Kur rrugëve bosh
të artit fals,
karbon e gomë
pse janë në laps?!
 
...dikur në baltë kur kthehej nga fusha,
mullarët e kashtës i quante arusha!
E sot për çudi, i janë drenusha...
 
...të lypin borxh!
Të rrinë mbi krye!
Me fjalë e lajka
të lajnë, teë lyejnë...
 
...kur nis me veten
vazhdon me veten,
e kurrë s'mbaron
pa ndërruar fletën!
 
Artist pa art
si mbret pa kurorë
Sa shanc të takosh
të tillë, hyjnorë...
 
Si një jashtëtokësor që miq ka pak!
Mëngjeseve poshtë e mbrëmbjeve lart!
Poet pa libër, artist pa art...
 
...kur një është skena e prapaskena
e treta artin lartëson mbi rrena...
...kur vend të parë!
...kur çmim i parë!
...metal kinez,margaritar!
Në skllavi ngjet që behet mbret!
Jo çdo njeri na është poet!
Këta lumenj që pas lënë ledhin,
ka ardhur koha të përzgjedhim!







"EVOKIM NË GJASHTË FAQE ZARI"-cikël me gjashtë poezi, varianti 2.


 
Përpara fytyra qe se si me sheh...
Lart,kupeqielli blu,grikaf e gri-re!
Majtas ere e fresket,praneveruar rreh!
 
Djathtas klorofili petaleviolat zbehur...
Poshte perthyhet shpresa,cirkuitit krehur!
E pas qen i shtirur s'u ngop ne te lehur!
 
Lodhu njeri,
lodhu,
lodhu...
Duro e lufto
nga vuajtjet,argetohu!
 
Ec vec perpara,
duan a s'duan,
koha eshte rrjedha,gezohu!
 
Sinonim i jetes eshte mbijetesa
kur t'mberthen ne thonj e te mban shpresa!
Mos rri peng i te tashmes e pse e djeshmja!
 
Ne pranga keputi,cliroi kembet ndryshkur...
E nese qielli grikaf,sterrosi rete,uritur!
Te ngrihesh eshte motivi,ti je i rilindur!
 
I zhgerryer ne asht,te perlyen ngerdheshja!
Zvarritur e drejta,nen nje mal genjeshtra!
Ti mos u dorezo,njeri sepse kjo eshte rrjedha...
 
Kur ndihesh ashtshqyer si nje copez indi...
Me shume pulson zemra,flakandritshem shpirti!
Kurre dhimbjet s'te mposhtin enigmave kopsitin!
 
Kafaz i padukshem rrotullohet keq,
nje here zari engjell,pastaj tre here dreq!
Botes rrokullisur,qe sa vuajtje heq...
 
Le te digjen rete e te dielloi dielli,
te frymoi mbi vese,etjet e kraterit!
Gjoksit tend frymemarrje,ozon jepi qiellit!
 
Lodhu njeri
lodhu,
lodhu...
Duro e fito,
nga vuajtjet argetohu!
 
Ec vec perpara,
duan a s'duan!
Koha eshte rrjedha,gezohu!





 
FORTUNAL


Ti mos u ndal kur ne sy te perthyhet loti gri,
kur ne fytyre hedh thonjte trishti,
pas bubullimave stuhia nisi,kurre s'te grisi...
Stuhise se dehur,arkitra je dhe ti!
 
Le te digjen rrufe e rrebeshi te plas!
Ciklonet te varen si shprese ne cengel
koha eshte elipse,vjen ne karusel...
Pas cdo stuhitari pasojat dalin pas!
 
Anija detet i perpine ne te bardhat vela,
kur i can stuhite nga thelbi te kulmi,
merri te gjitha mllefet,zbrazmi,ngulmi....
Nuk dua t'ia di jo,-per brigje te tjera!
 
Gjashte rrathe ne te mberthejne ne te shtatin,hon...
Shkarkuar gjithe mllef a zemrime djajsh,
ti duro sa te mundesh,a ke shpatulla t'i mbajsh?!
Fytyrat e engjellta shpesh fshehin Demon!
 
E dil ne bregun tend ku pulebardhat qeshin...
Zgalemet flatrat rinojne pas cdo stuhie,
te tjera te presin,ti dije,dije,dije....
Kurre te vertetes enigmat s'te tresin!
 
Dallget kulmimin perzhitur rrufeve,ngrihu!
Kur syte kaltertare te te buzeqeshin,ngrihu
Rihapi velat,flatrat kerkojne qiellin,ngrihu!
Te tjera triumfe te presin,ngrihu!
 




RILINDJE
 
Para meje syte fytyres me ndritin
pasqyre e argjendte,nga muzat me lindin!
Me flasin embel,ndiej t'me peshperitin!
 
Ke pritur,njeri,e di sa ke pritur!
Here ne lot te embel,te kripur,te hidhur...
E tash ngrije ashtin:Ke rilindur!
 
Kendo njeri,
kendo,kendo...
Ngreje volumin refrenit,
ne hit!
Sa ke prit...
E shkuara iku,
e tashmja eshte kjo!
Buro ne cdo pike e veses drite...
 
Nisu....
Perpara,
vetem perpara shko!
 




SHQISËS MOS I IK
 
Nese ke sy te shohesh,shih!
Nese ke veshe te degjosh,ndiej!
Nese ke gojen te flasesh,thuaj...
 
Ne kohen kur syri te plas,pafff!
E kur veshet te mbyllen,paffff!
E kur goja te bluan gjuhen,oiiiiiii!
 
 
Ti ke mbetur tek rrjedha a shkulmi
ngulmi thonjte thelle shpirtit,ngulmi,ngulmi!
Uji i kristalte pihet,pihet...
Jo llumi!
 




SIMETRI
 
Kam kerkuar diellin te dale prej reve,
e doli a s'doli!
Sa qava!!!
Qava dhe fatin shava....
Katrore te zeza e rombe te bardha,
e prap nga e para,zarin hodha-hodhem!
 
Kam pritur dallendyshet te sillnin
me vete praneveren,
e sollen a s'e sollen!
Tufe-sorrash mbeshtollen...
 
Krrau-krrau
krrau-krrau...
 
Kam thirrur qiellin,blurimin me sa fuqi...
O kohe e keputur ne fatzhyturin njeri:
Ky zar kokekrisur,kjo simetri!
Pritme se jam nisur,te dal e do t'ia dal,e di,e di....
 
Kam qare me qyqet,me buzet mbi mermere,
sa shpirti mu rrenua
gur i rende i lotit dua - s'dua...
Kam mbledhur rrenimin kurore i kam vene,
nje medalje...
A ka fund tuneli,
a ka nje rrugedalje!
Era dredha-dredha simfoni fatale...
 
A ka tjeter stine vec kesaj,a ka?!
Ndiz qirinj fatzi,mbi varre!!!
 
Ti,fati yne
tund e shkund zare,vetem zare!
Gjashte faqe kuboidi nga e para
te gjashta...
Dhe brengat thepathep
kur mes tyre plasa..
Fati i neperkembur ne zar,pse u dashka?!
 




KOHË NË THEQAFJE

 
Te njejtet shpend murrmashi
na rrine mbi krye,
e qielli nxine ne tym!
 
Ringritja kerkon vrull
vrulli therret: Zgjim!
Cohu o njeri,cohu,cohu...
 
Marr penen dhe e ngjyej
ne lotet e femijeve jetime
dhe shkruaj...
 
Marr klithmen e nenave buzevarri
dhe qaj bashke me to,
marr keputjen e fatit te varur,
per brinjesh,per fyti...
 
Rrenimin e shpirtit pafaj
permbledh ne nje
vrull zgalemash
e te lind per se dyti!




 
EVOKIM Nê GJASHTË FAQE ZARI... Cikël me gjashtë poezi. Varianti 1

 
Ne jeta do ishte nje lume...
Nje lume i rrjedhshem,i kaltruar.
Sterkale e tij te jem dhe une,
me shpirt te etur pambaruar!
 
Mbi gure te bardhe ujevarash,varg
blurimit,shtrihej ne zallishte!
Te njomja etjen ne cdo prag,
ku qe,ku eshte,ku ish e ishte...
 
Te kaltra valet ne sterkala
sic din vete lumi t'i kaltroi...
Stuhite rrebeshe e prap vala!
Duroi,duroi oh,sa duroi!
 
Nese rrjedhen don t'ia ndalesh
kur mbi te stuhite i grindin...
Ti e din se c'do te marresh
kur Zgalemet,valesh lindin!
 
E nese e gerryen zot!-me thonj
ai behet det sa vete Golfstrimi!
Nje rrjedhe e vetme vlon prej tij
sa krejt rrembimet e nje Drini!
 
E kur stuhite i derdh mbi supe
t'ia shpie detit,etjet nis...
Kurre nuk duroi qe shtrat i tij!
Nje dore ta qep,nje dore ta gris.





 
EVOKIM

 
Une jam krua,kurre s'jam perrua
jo,-kurre nuk jam,ai qe me thua!
Kam qene,jam,edhe do jem
po ky serish,sa fryme te kem!
 
Kurre s'jam mirazh permbi imazh,
as pyetje bosh qe ben sondazh!
Nuk do jem,serish ta dish....
Te duhen vite te me mberrish!
 
As qiell i vrenjtur,mjergulla gri
qe hedhin balte,pa nje pike shi!
Blurimin desha,serish dua....
Kristalkrua,nuk jam perrua!
 
Rrjedh i kalter,nuk ndaloj...
Ti veri buzet,pi te kroi!
E nese s'mundesh as te pish...
Prap udheto qe te me mberrish!
 




METAMORFOZË

 
Nuk jam une kodi qe shkermon kete ndjenje,
kur po me can muret e zemres...
As frutmbledhesi qe sodit,vetem kete peme
perhere ne stinen e vjeshtes!
 
Perhere kam qene e jam,i njejti
une ky njeri qe digjet,shkrihet...
Jo,kurre trishtimi nuk me trembi
dhe pse fundi kurre s'i dihet!
 
As s'jam enderrimtar i poemave lotuese
Qe rendin mbi rima ne varg...
Nuk dua te jem gazetari
kur lajmi i afert e humb shume larg!
 
Se rend rrufe pas nje fillimi,
kur vazhdimi nuk eshte trill!
Dritaret cel,ne portat mbylli,
e shpresat zgjoj,i kthej ne himn!
 
Nuk dua te jem une arkitekti
qe kurre nuk mund te ngrej nje ure
as fotolajmi i nje projekti
me bojerat absurde mbi mur!
 
Mbi mure dengje letrash ngjitur,
ku zhgaravinat,njolla-njolla!
Se kur fytyra e neveritur,
te trash lekures sikur sholla!
 
Nuk jam une,ai muzikanti
qe ben hitet permbi dy nota!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Gjergj Nikolla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» Poezi nga Dëshira Haxhi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: