Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Rrugëtimi i kalvartë EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Rrugëtimi i kalvartë EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Rrugëtimi i kalvartë EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Rrugëtimi i kalvartë EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Rrugëtimi i kalvartë EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Rrugëtimi i kalvartë EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Rrugëtimi i kalvartë EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Rrugëtimi i kalvartë EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Rrugëtimi i kalvartë EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Rrugëtimi i kalvartë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Rrugëtimi i kalvartë Empty
MesazhTitulli: Rrugëtimi i kalvartë   Rrugëtimi i kalvartë EmptyFri Oct 25, 2013 8:04 am


Rrugëtimi i kalvartë


Përktheu nga gjuha malazeze Smal Smaka



Rrugëtimi i kalvartë Mirsad10

Mirsada Bibiq Shabotiq


FRAGMENT -1

Ku e keni nënën dhe babanë ? – i pyeti Fahria. Atëherë plaka ngriti kokën dhe me buzë që dridheshin nga dhimbja e brendshme shpjegoi se tërë natën kanë ecur në këmbë nga Radavci deri në Rozhajë përmes Kullës dhe se dikush kishte qëlluar mbi ta. Me atë rast iu vranë djali dhe e reja .Kufomat e tyre mbeten në Kullë, kurse, ajo me katër nipërit e saj arriti të ikte. Kulla ishte bërë varrezë e të pafajshmëve. Kishte shtënë tërë natën, kurse nuk kemi ditur nga po qëllonin –ka vazhduar rrëfimin plaka. – Ja të gjitha i kishim këmbët e lagura , por, kuku për mua , ka do të shkoja me fëmijët E mjera unë ,si më ndodhi kjo në këto vite . Të vdekurit më mbeten në bjeshkë. Zot i bekuar ,çfarë më gjeti mua –më zhgënjim bërtiti plaka duke i fshirë lotët me shaminë e zhubravitur dhe të zverdhur. Në një moment ka rënë me dorë të godas betonin.Nipërit i rrinin shtrirë në kraharor dhe fillonin ta thirrnin nënën, kurse nipja më e vjetër ,dikund 12 vjeçare , filloi t’ja ledhatojë fytyrën dhe duke klithur i flet:Mos gjyshe, mos gjyshe, edhe ti nëse do të na vdesësh, ku do të shkojmë ne?! Pikërisht në atë çast u ofruan dy njerëz. Pyeten se të kujt janë fëmijët .Derisa plaka edhe më tej ka klithur dhe me thonjë gërrithte dheun e kapluar nga dhëmbja dhe vuajtja, Fahria shpjegoi atë që e dëgjoi .Njëra nga ato thotë se ata të Kryqit të Kuq të Rozhajës dhe se do t’i vendos në xhami pasiqë vetëm atje kishte vend , meqë në shtëpitë e shumë familjeve ishin vendosur një numër i madh i të dëbuarve të pafat. Fahria priti derisa i larguan. Plaken memzi që e vendosen në automobil. Kurrmë nuk i pau as nuk u mor vesh çfarë ka ndodhë me te. Me hapa të rënduar u nis drejt qytetit U kthye edhe një herë E shikoi atë gruan e kaltër se si ishte përulur pranë një fëmije,që e kishte ngritur dhe përqafuar.

FRAGMENT-2

Zemra filloi të rrahte më fortë . Një frikë e fishkur m’u kishte future në të gjitha poret e trupit. Kuptova se kishte ardhë koha të iknim nga Bukeli dhe t’i boshatisnim shtëpitë tona. Atëbotë Bukeli ishte përplotë të dëbuar nga Kosova, prandaj gjendja paraqitej edhe më e vështirë. Duhej njoftuar këta hallexhinj e fatkëqë se as të ne, në komunën e Rozhajes nuk mund të gjenin sigurinë. Pa gjysmë ore, kolona e automjeteve ,e traktorëve, e kuajve të ngarkuara me të sëmurë e njerëz të rraskapitur, si dhe ata që ecnin këmbë ishte nisur drejt Rozhajes. Në një çast Sokoli sikur heshti. Sytë iu mbushen me lotë, të cilat se shpejti i rrodhën nëpër faqe , para se me ofshamë të kishte përshpëritur : Nuk kam dijtur sesi nënën ta zbrisja deri në rrugë dhe t’i bashkangjitesha kolonës .E mora karrocën me të cilën bartja drutë dhe aty disi e vendosa nënën. Kur isha pranë rrugës, me ndihmuan ashtu që edhe nëna ime se shpejti u vendos në traktor. Kolona ishte e gjatë me kujtonte kolonën e njejtë të para dy muajve ,kur njerëzit e njejtë iknin nga Kosova , duke kërkuar shpëtim në Malin e Zi të lirë. Menjëherë u paraqit nga largësia kolona e ushtrisë.Një si përzirje e turpit dhe frikës sikur i mbushi të çarat në zemrën time. Shurdhër e shikoja dheun, tokën para vetes, duke e lutur Zotin që të mbërrinim të gjallë në qytet. Duke medituar kështu me përfshiu klithma dhe vaji i grave dhe i fëmijëve.Nga kolona i kishin ndarë dy djemë të rinj, të cilët kriminilët filluan t’i rrahnin.Fatzinjtë bërtisnin nga dhimbja dhe frika. . Kukama e tyre shpërndahej nëpër mallet e Bukelit me shpresë se dikush do t’i ndiej e do t’u ndihmonte.Dy djemtë fatzinjë , duke u ngritur me vështirësi,së shpejti iu bashkangjiten kolonës. Për një çast mora frymë pak më lirshëm se bëhëj fjalë për një teke jonjerëzore të çastit dhe një çmenduri te çastit dhe se mundimeve tona do t’u vinte fundi. Mirëpo, sapo hetova se drejt meje vinin dy ushtarë . Mendova se do të më maltretonin edhe mua. U frikësova dhe u bëra e shurdhër. Mirëpo, ata iu ofruan Selim Kelmendit, një të riu, të bukur, të zhvilluar , që kishte flokë të dendura të zeza dhe me vetulla të bukura,i cili sëbashku me Hajrien, bukuroshen tonë dhe me dy fëmijë kishte kërkuar shpëtim duke ikur nga lufta ,e cili kishte kapluar Kosovën. E ndanë Selimin, duke e goditur me kondakun e pushkës në kokë.U rrëxua dhe gjaku që i dilte nga goja i derdhej nëpër fytyrë. Njëri nga ta, me sytë plotë urrejtje, e shikoi ashpër Hajrien , iu ofrua dhe e goditi në qafë. U rrëxua ,kurse rreth saj qanin dy fëmijët e saj.Britma dhe kukama edhe më e madhe u bë në tërë kolonën.Selimi tashme i pafuqi dhe i pavetëdie shikonte i shtangur nga dhimbja. Vajza e tij më e madhe, duke mos e kuptuar seriozitetin e gjendjes, iu ofrua dhe me duar ia shtriu këmbët. Krimineli i njejtë, i cili e goditi Hajrien, e kapi vajzën për krahu dhe ashpër e shtyri anash. Më plotë urrejtje në sy Selimi atëherë u tha: “Më vrisni ,unë drejt Rugovën nuk dua të shkoj,t’u shpie atje ” E dinte Selimi se çfarë kërkonin prej tij .Ata donin prap gjakderdhje, vrasje.Rugova ishte përplotë njerëz që ishin shmangur,fshehur duke shpresuar se ajo bjeshkë do t’i shpëtonte nga kriminelët, të cilët nuk heqin dorë që t’i ushqejnë mendjet e tyre kriminale me shpirtëra të vdekur. Dhe derisa i përballonte goditjet në kokë,Selimi arriti që bashkëshortës së tij t’ja thotë fjalët të cilat u mbuluan nga gjaku:”Shko rrugës sate, ki kujdes për fëmijët, e unë shkoj rrugës sime. Derisa kolona u shkri në vaj, kukama, dhimbja e vuajtja- fliste Sokoli- Selimi me hapa të ngadalëshëm shkonte në takim me vdekjen, kurse bashkëshortja dhe fëmijët e tij klithnin, duke shikuar për herë të fundit bashkëshortin dhe babain e tyre. Pas tri ditësh vazhdoi Sokoli – Selimin e kam gjetur të vrarë tri metra nën rrugë.

FRAGMENT – 3

Ishte i shtrirë i vdekur në barin e gjelbër të sapodalë , por gjithnjë i bukur dhe djaloshar.E shikoja trupin e tij të vdekur Një erë e lehtë pranverore ia krihte flokët e dendura, të përziera.Në anën e majtë të kraharorit të tij shiheshin katër plagë nga plumbat. Pastaj, në xhepin e tij u gjeten edhe të holla .E kuptova se jeta e tij atë ditë kobi ishte në duartë e atyre të cilët ishin të gatshëm që t’i përmbushnin epshet e tyre kriminale, që të vrisnin duke harruar edhe Zotin edhe gjithë atë që është njerëzore,që ai na e ka dhuruar. Kam pyetur, duke e shikuar trupin e Selimit fatkeq , deri kur do të pësojnë njerëzit e pafajë për shkak të instikteve nacionaliste dhe jonjerëzore të dikujt .Selimi kishte ikur nga lufta, kishte ikur nga urrejta, duke u përpjekur të gjente shpëtim te miku i tij Qazim Daci në fshatin Bukel të Rozhajës , në Malin e Zi të lirë, por fati i keq që sundonte mbi njeriun fatzi e gëlltiti, por edhe e mbillte frikën,urrejtjen dhe vdekjen –duke bërë me kokë sikur e përfundoi rrëfimin Sokoli. E kam humbur gishtin e vogël ,disa persona të maskuar derisa shkonim në Jeleç, shtinë kundër nesh. Ecnim në kolonë. Ishim rreth 4oo, mëshkuj të moshës së mesme, disa të vjetër dhe të rraskapitur, vajza të reja dhe djemë, por më se shumti fëmijë. Tmerr ishte, miku im Kemo. Luanin me jetërat tona.U shërbenim si lodra. Shkoja ngadalë shkaku i prindërve. Nënës sime i dhëmbnin këmbët .Në fakt e gjithë kolona ecte ngadalë. Disa ndaleshin rrugës ,të paaftë të shkonin më tutje. Kurrë nuk do ta harroj atë ditë. Para meje shkonte familja Prelvukaj nga Vitomirica. Ishin strehuar në Katund të Ri, duke shpresuar se do të shpëtonin. Dikund në vet lakoren e Jeleçit nga mali doli një grup i armatosur . Ishin të tmerrshëm .Sëpari zbrazen armët në ajr. U dëgjuan klithma dhe të gjithë u shtrimë në rrugë. Nuk na lëjonin të vazhdojmë më tutje. Njeri nga ta I afrohet familjes Prelvukaj dhe me forcë e tërhoq vajzën 2o- vjeçare për krahu. O Kema im-sa ishte e bukur ajo vajzë – tha duke rrotulluar kokën Jakupi. Nëna e saj Nuria, filloi të bërtas, të klithë, kurse babai i saj Deliu dhe axhallarët Ganiu dhe Beqiri , duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte, shikonin të hutuar herë ata, herë duke shikuar vajzën e frikësuar ,e cila me tërë zërin bërtiste: ”Mos me lëshoni, mos më lëshoni , duke kërkuar ndihmë nga familjarët, të afërmit e saj. Rezistoi, kundërshtoi sa pati fuqi, luste dhe lutej që ta lironin, duke thënë se ajo askujt nuk i ka bërë keq Dhe nëse kanë sadopak ndjenja njerëzore ta lironin mënjëherë., Një qeshje arrogante e kriminelëve sikur jehoi nëpër Jeleç Në një çast axhallarët e saj Beqiri dhe Ganiu kundërshtuan, duke kërkuar ta lironin vajzën , duke thënë se ajo askujt nuk i ka bërë të keqe dhe se duhet ta lironin . Qëndrimi i tyre i guximshëm në fillim sikur i befasoi ata , por edhe ndezi shpejt ndjenjën e tyre shtazarake dhe i bëri edhe më të vendosur në atë qëllimin e tyre të ferrit që ta kidnaponin vajzën shumë të bukur. Duke kuptuar se fjalët njerëzore nuk ndihmojnë dhe se vajza nuk kishte të shpëtuat,Ganiu i vendoisur plotësisht të luftonte për te, për dinjitetin e saj dhe ardhmërinë e saj,por u qëlluan nga rafali i një krimineli , pas hapit të tretë apo të katërt. Klithma e dhimbshme iu shkëput Beqirit nga kraharori ,dhe i pushtuar nga shtangimi që ia paralizoi trupin, u nis drejt vëllaut të vrarë, por nuk arriti larg – e qëlluan edhe atë ata luftëtarët “trima”, të mbledhur kush e di nga dhe të bërë bashkë në një turmë të kriminelëve të pacipë dhe vrasës. . Të tërbuar ,të prirur për vrasje , vazhduan me të shtëna, ashtu që gjithçka rreth vetes të shihnin viktima të cilat duhet vrarë, dhe për çka nuk ka pse të ketë ndonjë arsye e as ndonjë rrezik për ta dhe për jetërat e tyre.Ato ditë u mor vesh edhe për vrasjen e Dafinës nëntëvjeçare . Vajza fatkeqe kishte pësuar nga ndonjë plumb të shkrepur nga ndonjë grup i tërbuar. E, si po e sheh,kam pësuar edhe unë Por kjo që mua më ka ndodhur nuk është asgjë krahasuar me këtë që të dëftova. Nuk e di asë vet se si plumbi kishte arritur deri te gishti im,të cilin në spitalin e Beranes ma hoqën, sepse përpak që të kishte marrë sepsë.Por, sikur të kishte dashur Zoti që atë ditë edhe unë të isha vrarë , Kema im. Kurrë nuk do ta harrojë kukamën e asaj vajze, të pafuqi dhe me fytyrën e frikësuar derisa e shpinin në pyll, kurrë, Një Zot e di se çka kishte ndodhë me Lenditën ,ashtu quhej dhe se a do të gjendej trupi i saj. Zoti-i vetmi e di-e mbylli rrëfimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Rrugëtimi i kalvartë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: