Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 51 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Griselda Doka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

 Mes bukurive që krijon vargu i poetit në perëndim të malit të Dhëmbelit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Mes bukurive që krijon vargu i poetit në perëndim të malit të Dhëmbelit   Sat Oct 20, 2012 1:38 am

Mes bukurive që krijon vargu i poetit në perëndim të malit të Dhëmbelit

nga Kujtim Manteli


Midis dy shekujve
Triologji poetike

Aty ku Vjosa ka ndarë në dy pjesë, dy vargmalet më të bukur të Shqipërisë Jugore dhe që në lashtësi thirreshin Grykat e Aosit (sot Gryka e Këlcyrës), në të majtë të Vjosës, në perëndim të malit të Dhëmbelit, ndodhet Leskaj, një nga fshatrat më piktoresk të rrethit të Përmetit.


Aty lindi dhe u rrit Rrapo Këlliçi. Aty thithi bashkë me ajrin e pastër të atyre maleve dhe tingujt e këngëve. Blegërimën e qëngjit dhe tigujt e fyellit të bariut. Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1954 dhe në mungesë të babait të tij, Rrapoja u detyrua të mos e vazhdojë shkollën, por mori kërrabën dhe u bë shok me barinjtë e tjerë duke kullotur tufën e bagëtive deri në shtator të vitit 1958. Kohë e humbur kjo për një intelektual dinjitoz si Rrapo Këlliçi? Kushdo mund ta interpretojë në mënyrën e vet. Po Rrapoja në këto vite ngjizi poezinë e tij me qumshtin e deleve që mbushnin vedrat e stanit. Poezia e tij u ngjiz me fëshfëritjen e krahëve të thëllëzave, teksa ia linin vendin tufës së Rrapo çobanit. U rrit Rrapoja i vogël me trastën e bukës në krahë, pagurin e ujit dhe tufën e dhenve përpara, në pjerrësinë dhe majave të malit të Dhëmbelit. U rrit në Golikun që qëndron përballë malit Leskaj, ku një bimësi e pasur e ka veshur këtë mal gati deri në majë. U rrit me vështrim nga Çajupi ku burron ujët e ftohtë dhe që banorët e atyre krahinave e kanë quajtur: “ilaçi i sëmundjeve”. U rrit me vështrimin nga mali i Trebeshinës ku tufat e reve mbështjellin me mister atë majë mali që gjithashtu mban një emër të mistershëm: Dejan. ***** Vëllimi poetik “ Midis dy shekujve”, Tiranë 2011, vjen pas disa librave të rëndësishëm të Rrapo Këlliçit, por sidomos pas vëllimeve poetike “ Mëngjese dhe perëndime” 2002 dhe “ Flladet e Vjeshtës” 2006. Me këto vëllimet e fundit mund të themi se Rrapo Këlliçi ka formuar personalitetin e tij të spikatur poetik duke zënë vend në letërsinë shqiptare. Për poezinë e Rrapo Këlliçit është folur, por edhe nuk është folur siç duhet. Ajo është si një margaritar, shkëputur trevës së Malëshovës ku bën pjesë dhe fshati Leskaj dhe që pret të ekspozohet më mirë para lexuesit shqiptar. Libri ndahet në tre pjesë që lexuesi ta shijojë më mirë. I Cilki parë poetik titullohet: “ … mes buzëqeshjeve”. Vetë titulli i këtij cikli na jep mjedisin që autori kërkon të eksplorojë me mjetet e tij poetike. Buzëqeshjet kanë fytyrën e tyre si njerëzit: buzëqeshje të ëmbla, buzëqeshje të hidhura, buzëqeshje hipokrite, buzëqeshje të çiltërta, buzëqeshje idiote, buzëqeshje enigmatike. Të gjitha llojet e buzëqeshjeve lindin nga raportet që formohen në marrëdhëniet mes njerëzve. Poeti, të gjitha ato ëndrra që thur njëra nga vashat që ai do, ia lexon në buzëqeshjen e saj. Po ndryshe nga të tjerët sjelljen e saj nuk e përjeton emocionalisht: “ Nëse më do, punë s`më prish, nëse më shan, S`të them: U çmende” (Poezia, Buzëqeshja , fq. 7). Tek një tjetër poezi “Buzëqeshje e vonë” autori kujton shoqen e tij të klasës, kur ishte në shkollën e mesme. Janë këshilla mes miqsh që shpesh mbeten si pika referimi në jetë, se janë këshilla që dalin nga një zemër e çiltër e lënë mbresa të pashlyeshme mbi moshën e njomë. Mosha që krijon mbretërinë e pafajësisë. Në atë mbretëri ku fjala e humbet kuptimin e zakonshëm dhe secilit i duket se fjala e njeriut që të lumturon, ka brenda fuqi perëndie. Momente të tilla rregjistri i kujtesës i fikson për t`u mos u fshirë përjetësisht. “ Një gjysmë shekulli pa u parë ka kaluar, Nga Ohio me buzëqeshje e mall po të flas me emër, -Marika! ( si motër më ndje, sa jam munduar…) Buzë Erios* një monument të ngrita, O Zemër!” (Poezia, Buzëqeshje e vonë, fq. 11) * Erio-liqen në Amerikën e veriut, midis SHBA-së dhe Kanadasë. Poezi pas poezie, mbushesh me imazhe të freskëta. Në fund të këtij cikli ndien se ke plotësuar një zbrazëti që të mundonte më parë. Pastaj… ndien nevojën të kthehesh përsëri aty ku e nise. “ Flladet e vjeshtës” është poezia që hap këtë cikël dhe njëkohësisht këtë vëllim poetik. Rikthehesh ta lexosh edhe një herë dhe të ndiesh nevojën të qëndrosh pak më gjatë me të. Është një poezi filozofike. Dimri është mosha e thellë e pleqërisë ku do të hysh, por që nuk do të mund të dalësh dot që andej. Njeriu reziston për të mos u futur në segmentin dimëror të jetës. Edhe një hap më tej dhe do të hysh në misterin që ende rri pezull që kur njeriu filloi të mendojë për jetën. Njerëzit e parë i kishin dhënë një përgjigje më lehtësuese . Ashtu si përtej dimrit vjen pranvera edhe Ai rikthehej përsëri në jetë në një formë a në një mënyrë tjetër. Po njeriu i kohëve moderne është larg të menduarit për një rikthim të mundshëm. Ai mendon se segmenti i jetës së tij përfundon brenda dimrit të jetës dhe se,përtej saj, pranvera vjen për të tjerë. Po ja që njeriu i kohës moderne paska fuqinë dhe aftësinë të ndalë edhe kohën. Flladet e vjeshtës njerëzore. Ato të thonë qëndro këtu. Ato nuk të lënë të bësh tutje. Njeriu e ndien se dimri i jetës nuk është aq i egër sa thuhet për të dhe kufijtë e tij mund të ngushtohen. Po si mundet që njeriu t`i ngushtojë kufijtë e dimrit të tij? Ja, që në këtë botë të madhe, e pamundura bëhet e mundur dhe e panjohura bëhet e njohur. Poeti ka depërtuar në zbulimin e këtij misteri. Ai ka mbledhur gjithë energjinë vjeshtake brenda qënies së tij. Kjo energji i shkrin kufijtë e dimrit që po i afrohet. Kjo energji vjeshtake projektohet tek njeriu i kohëve moderne në projekte dhe ide. Njeriu i kohëve moderne kërkon si të lëvizë përpara shoqërinë. Kontributi i njerëzve të moshuar ka qenë dhe do të mbetet përherë i rëndësishëm. Për aq kohë sa ka projekte dhe ide, kufijtë dimërorë rrudhen përherë e më tepër. Po e jap të plotë këtë poezi që secili të mendojë e përjetojë sipas mënyrës së vet. “ Po përgatitem për dimërim, Por flladet e Vjeshtës, S`më lënë të bëj tutje… Si një behar i vogël, që s`njeh breshër e thëllim… Valoj e buças si mushti në bute…”. (Poezia , Flladet e Vjeshtës, fq. 5) II Cikli i dytë poetik titullohet : “ …në dashuri”. Poeti i është drejtuar asaj ndienjës së lartë njerëzore për të cilën ia vlen të jetohet. Poeti derdh në vargjet e tij gjithë dashurinë që ka grumbulluar për njerëzit e dashur që tani ndodhen të përhapur në të gjithë atdheun, gjer në kontinentin e largët amerikan. Zemra e poetit rreh fort për ta. Po poeti i kushtohet me një dashuri të pakufishme fshatit të tij të lindjes, Leskajt në rrethin e Përmetit. Janë disa poezi, njëra më e bukur se tjetra, ku misioni i poetit është që ta përjetësojë këtë vend të shenjtë të vendlindjes së tij. Poetit i vjen keq për këtë braktisje që ka pësuar ky fshat si shumica e fshatrave të tjerë në këto vite tranzicioni. Kjo braktisje ka shkaktuar prishjen e rrugëve. Kulprat e bardha janë shtuar mbi muret dhe gardhet. Një bimësi e re i ka zënë vendin asaj që kultivonte dora e njeriut. Poeti e ndien se kështu nuk mund të vazhdohet më tej. Është një apel për të gjithë banorët e fshatit të tij. Secili të kontribojë sipas mënyrës së vet. Shumë emra vendesh të këtij fshati, koha mund t`u hedhë pluhurin e harresës, por disa prej tyre janë skalitur në vargje. Të hedhura midis rreshtave ,poeti ndihet i sigurt. “ Do të shkëlqesh në këngët e mia, Si vesa e mëngjesit… Leskaji im, dhe prapa Diellit Do të t`i shumëfishojë vlerat”. (Poezia, Leskaj im, fq. 72) Poeti e ndien se fshati i vendlindjes është pasaporta e tij e identitetit. Cfarëdo që t`i shtojë tjetër identitetit të tij, sado larg që të shkojë, do të mbetet bir i vendlidjes së vet, se “ka pirë qumësht nga një nënë leskanjote, shqiptare këmbë dhe kokë”. ( Poezia Identiteti im, fq. 41). Poeti lufton vetminë. Njeriu është produkt i shoqërisë njerëzore në një segment të caktur, kohë në të cilën jeton. Shoqëria njerëzore ka nevojë për harmoninë, për lëvizjen, për ecjen përpara. Vetmia, mbyllja në vetvete, është bataku ku ke rënë. Nuk mund të ecësh si gjithë të tjerët. Po kjo vetmi nuk është vetëm në dëm të individit, por edhe të shoqërisë. Shoqëria njerëzore, pjesë e së cilës është cilido, ka nevojë për njerëz që veprojnë, që e shtyjnë atë përpara me forcën dhe mendimet e tyre. Ndenjia i veçuar, është stacioni i parafundit i vdekjes, stacion që askush nuk e dëshiron. Ndaj poeti e fton një miken e tij t`i lërë mënjanë lotët e të hidhet në krahët e jetës. T`i lërë mënjanë lotët e t`i afrohet gëzimit, të qeshurës. Dhe kjo nuk arrihet në vetmi. Të bashkojë gëzimin e saj me të një tjetri. Të bashkojë të qeshurën e saj me të një tjetri. Atëhere nuk do të jetë më e vetmuar, por edhe shoqëria njerëzore do të ndihet më e plotë, kur të gjithë invidët që e formojnë atë, janë në harmoninë dhe lëvizjen e kërkuar. Dy njerëz që bashkojnë gëzimet e tyre ndërtojnë një jetë. Arrihet një qëllim i ëndërruar. Vetëm të bashkuar në familje a më gjerë në shoqëri, mund të arrihet gjithçka. Se jeta nuk është ajo që ke parë e dëgjuar deri në momentin në të cilin jeton. Jeta është e gjerë dhe e pamatë. Ajo lëviz brenda një jete njerëzore si synim për ta jetuar të plotë. Të plotë po japim edhe poezinë: “ Na shkoi jeta të dyve duke qarë… Le të vdesim bashkë duke qeshur… Të rindërtomë një kështjellë të paparë, (Këmbët në batak ngul mushka kokëngjeshur). Jeta ka shumë anë për të eksploruar, Me shpresë e guxim gjendet lumturia e ëndërruar! (Poezia Vejusha, fq. 85). III Cikli i tretë poetik titullohet: “Deri në dhimbje…”. Janë poezi që u kushtohen njerëzve të dashur. Janë miqtë që na rrethojnë dhe që i kemi pranë dhe që, kur ndonjëherë ndihesh i braktisur, të gjenden pranë qoftë dhe me një telefonatë. Kur gjumi të largohet e nuk e shlodh dot qepallën e rënduar, e ndien se për dikë vuan që nuk të ndodhet afër. Ndien dhimbje për dikë , njohur shumë vite më parë dhe që në kujtesë e ke ruajtur si shelegen bejke, ndërsa ajo nuk është më ashtu, nën peshën e një kohe të egër është ligur e është bërë zezveke. “ Meditim” titullohet njëra nga poezitë e këtij cikli. Po përse mediton poeti, ndanë një pylli ku shushurijnë gjethet e pemëve? Për një trung që i janë prerë degët, është i shqetësuar. Një trung që nuk e ndien më lëngun jetësor që ngjitej deri në skaj të degëve të tij e çelnin lule e gjethe. Mblidheshin rreth tij zogj e insekte dobiprurëse. Në një nga këto pemë, ra sëpata e xhelatit dhe i preu degët e tashmë ky lis ka mbetur cung. Po si ky lis ka qenë deri më sot edhe fati i poetit dhe i kombit të vet. “ Të bie sëpata dhe kur je duke qeshur, Dhimbje e shpirt s`ka xhelati… Mallkoj historinë kokëngjeshur: … dhe atdheu im këtë fat pati”. (Poezia, Meditim, fq. 115). Poeti trajton dhimshëm ato marrëdhënie që krijohen midis çifteve dhe që shpesh sundon mosmirënjohja për njëri-tjetrin.
*** (pa titull) “ S`e di pse u bëra kaq i huaj, Dhe vesë po të isha…. (S` do të kisha avulluar aq lehtë…) Të ketë rënë kaq “Kujtesa” juaj Për një mal, Ku ke kullotur një jetë?.... (Poezia,*** pa titull, fq. 131) **** Poeti është i ndjeshëm ndaj mjedisit shoqëror ku jeton. Tek poezia “Politikanëve…” fshikullon ashpër politikanët tanë , nga të cilët ndihesh i turpëruar që je bashkëkohësi i tyre, sepse ata çirren e ulërijnë për kolltukë ,ndërsa atdheu rënkon si zog në mes të llohës… Poeti është i ndieshëm edhe ndaj gjërave tepër të vogla e intime si: rënia e një fijeje floku. Ajo fluturoi tej dhe ai e përcjell me vështrime tek bie mbi një fole zogu, ashtu siç përcjell babai vajzën e vet kur e nis nuse. Poeti Rrapo Këlliçi na përcjell nëpërmjet poezisë mesazhe të rëndësishme për jetën, për ta jetuar atë me optimizëm. Poeti është bërë shandan ku të ndriçojë e vërteta, edhe pse e ndien që ajo pjesë e botës që kërkon errësirën, ka nisur sulmet mbi të. Ky vëllim poetik, me 132 krijime artistike, është një vlerë e çmuar që i shtohet gjerdanit të artë të letërsisë shqipe.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Mes bukurive që krijon vargu i poetit në perëndim të malit të Dhëmbelit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gëzim Ajgeraj:Poezi kushtuar poetit Din Mehmeti:Klithma e lirisë
» Bibliografia e Ramiz Kelmendit
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit
» Reagon vëllai i poetit të vrarë Havzi Nela: Edi Rama të na kërkojë falje për dekretin vrasës të firmosur nga babai i tij, Kristaqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: