Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
July 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

 PRAPA GRILLAVE-IMRI TRENA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: PRAPA GRILLAVE-IMRI TRENA   Thu Oct 04, 2012 9:50 am

N JË VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH PËRMBLEDHJES POETIKE"PRAPA GRILAVE" NGA AUTORI IMRI TRENA


Shkruan:Shaban Cakolli

Imri Trena shquhet ndër autorët i cili lexuesëve tanë u sjell margaritarë të letërsisë sonë .Ai me një vullnet të pashoq iu është përkushtuar letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare,duke na ofruar
një pasqyrë të qartë dhe koncize të vlerave me konzistencë.Puna e tij letrare,kulturore dhe edukative ka një rol të veqantë për faktin se posedon një intelektualitet të cilin përmes krijimtarisë së vet,jo
vetëm që ua përcjell hapësirës mbarëshqiptare,por edhe kuadrove të rinjë i cili është mësimdhënës në shkollat shqipe në Norvegji.Ai deri tani lexuesëve tanë ju ka ofruar afro njëzet libra,të cilat përherë
e më shumë po zgjojnë interesim të gjërë te lexuesit.Kësaj radhe ne bëjmë fjalë për një libër me thellësi historiko-letrare të titulluar"PRAPA GRILAVE".Libri fund e krye është i veshur me krijime të pjekura
të nivelit të lartë artistik."PRAPA GRILAVE";është zë i ndërgjegjes së krijuesit,i cili arrinë të identifikohet me kolektivitetin e vet nacional,në këtë rast edhe më gjërë,si me faktin dhe tragjikën e tij historike e sociale.
Poezitë e Imri Trenës në përmbledhëjen"PRAPA GRILAVE"janë të ngritura në një material mjaft cilësorë e shpirtëror,siç është arti i së bukurës.Ai sikur gjurmon në kopshtin tonë letrar lulet më të
bukura poetike edhe pse të dhimbshme,por të freskëta dhe me vlerë ua ofron lexuesëve.Libri përfshin poezi krijuese të një etape të kohës kur poeti ynë duhej të niste krijimtarinë nën thundrën sllave,
atëhere kur kishte emra të njohur të krijuesëve tanë por që njiheshin krijues oborrtarë,nga se cenzura frikëmbjellëse ishte shoqëruesja e çdo autori shqiptarë të mbijetuar.Ata që nuk iu binden urdhërave
të tyre përfundonin në burgje,internime e deri në pushkatime pa gjyq.Miku ynë Imri Trena shtegëtoi si krijues i guximshëm duke u përballur me shumë sakrifica deri edhe me lagimin nga atdheu,vetëm
për të zbuluar dhe thënë të vërtetën,duke protestuar kundër padrejtësive që ushtroheshin mbi popullin tonë,ashtu si mund të protestohet përmes artit.Krijimi i poezisë dhe artit përgjithësisht,kushtëzohet,
nxitet dhe motivohet nga imperativet e brendshme të subjektit,kur edhe vepra është në funksion më të thellë estetik.Natyrisht ka periudha historike,ku krijuesi deshi apo nuk deshi nxitet të kërkoj agjenset
morale,të protestoi kundër dhunës mbi popullin e tij,problemeve të kohës,të cilat miku ynë Trena i ka trajtuar fuqishëm.Kjo kohë padrejtësishë poetin e vënte brenda muresh,por me penë e letër
nuk pushoi përpjekëjet për të kapërcyar këto mure të ndërtuara nga veprat e së kaluarës,ku uzurpuesit orvateshin të na shuanin gjithçka që shkruhej e flitej shqip.Në këto kohë të vështira kanë shpërthyar
arte të fuqishme,si vepra e fuqishme e Imri Trenës"PRAPA GRILAVE",e cila padyshim tërheq vemendjen e lexuesëve,si nga aspekti tematik,ashtu edhe nga struktura dhe niveli poetik dhe artistik.
Poezia e tij duhet të meditohet me vemendje nga lexuesit,nga se çdo lexues i vemendshëm do të gjejë vetën e vet,fatin kolektiv të popullit të vet,kur pushtuesi nuk zgjidhte format e dhunës për të na zhdukur
identitet e kulturë kombëtare.Libri"Prapa Grilave" fund dhe krye përmbyllet nga tri poema të gjata dhe të fuqishme:"KUJTIMET E LABES";"PRAPA GRILAVE" dhe"KTHIMI".Imri Trena është një krijues komplet i cili krijimtarinë
e tij e shtriu në mënyrë brilante,një krijimtari njerëzore dhe të kultit.Rëndësia e librit poetik"Prapa Grilave" qëndron në faktin se lexuesi ka në dorë një libër të mirëfilltë,ku mund të njeh
vuajtëjet,trimërinë,qëndresën dhe sakrificën shqiptare për të shtrenjtën liri kombëtare.Nuk do të mundemi me një vështrim të shkurtër të përshkruajmë kuptimin e gjërë të këtij libri që mbanë
vulën poetike,më gjërësisht lexuesi mund të njoftohet me leximin e vemendshëm të librit,por na mbetet të themi:Libri"PRAPA GRILAVE" i autorit Imri Trena,është një libër me prurje të rëndësishme poetike

me një fjalor tepër personal,gjuhë simboliko-metaforike,origjinalitet në ndërtimin e kryefigurave,guximin në përmbylljen kuptimore,zhdërvjellësi mendimesh,vizione të larta dhe të qarta,ku indi
i librit fund e krye është i veshur me vlera poetike.Libri flet për fatin kolektiv të kombit tonë të pushtuar,të burgosurve politik,demostratave të 1968,1981,dhe mijëra të zhdukurve nëpër kazamatet serbosllave.
Autori din të ndërtoj personazhet her individual,herë kolektiv,por atë çka kam mundur të kuptoj në personazhet,Labja,babai i Labes,gjyshi,gjyshja,autori sikur përshkruan veprimtarin e paepur
të çështëjes kombëtare Berat Luzha,i cili bënte jetë prapa grilave sllave në burgjet e errëta dhe të rënda dhe shqetësimet e familjarëve të tij.Ne e përgëzojmë autorin për këtë libër domethënes
duke i uruar edhe shumë libra tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PRAPA GRILLAVE-IMRI TRENA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: