Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:37 am

NDARJE NË MES RRUGËSH

Rrugët i kalonim
nëpër dritë të hënës
moj e bukura e nënës
Hapëronim së bashku
shteg më shteg
udhë më udhë
Thonim të vetmuar
nuk do jemi kurrë
Më kujtohen ato net
kur ra një tërmet
e rrugët i ndau ndërmjet
ti në atë udhë,unë në këtë udhë
e më s´u pamë kurrë.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:38 am

VRRAGË KUJTESE

Saherë shiqoj vetën në pasqyrë
Më kujtohen kohërat
që më lan thonjët në fytyrë
Hartat e dhembjeve
në shtat i ngjeshja
edhe vrërësirave
s´më mungonte buzëqeshja
kohërat më i përbinë
dallgët,dëbora e shiu
para stuhirave
sa i fortë qenka njeriu.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:39 am

JE BËRË DRITË,RRUGËTON ME NE

(ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU)

Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë,nuk u kërruse.


Ec,e ec,nëpër furtunë
në fëmijëri,u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund,përë këtë vend
u përballe,para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet,shqiptarisht
vendimet,mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë
BACA ADEM



I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin,shumë e doje
sa bukur i vargëroje
"Krenari e Pikëllimin"
Sikur të e vargëroje me Naimin
"Lulja la Lulishtën"
Sikur të e vargëroje me Fishtën.



Për kujtim,së fundi na e fale
përmbledhëjen "Përballje"
Një mbishkrim në te,na mbeti brengë
"Kujtojeni Bacën Adem,kur më nuk do të jenë"!

E me atë brengë,errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.


Shkruajnë,ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.


I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.


Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë
ADEM GJURGJEVIKU.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:39 am

Shaban Cakolli

Poezi kushtuar(Ibrahim Ibishit)
Ligjërojnë Bilbilat

Ligjërojnë bilbilat,ngrohë një rreze diell
Do vargje t´poetit,pë r"Varrin në qiell."

Ligjërojnë bilbilat,unë fort u përula
vargjet e poetit"Shiu për këpurdha"
Ligjërojnë bilbilat,mbi pallat t´Rinisë
vargjet e poetit"Kshtjella e vetmisë"

Ligjërojnë bilbilat,tunden fusha e male
vargjet e poetit"Trandofil në varre"
Ligjërojnë bilbilat,në freskinë e verës
për një"Kaqurrele që vrapon pas erës"
Ligjërojnë bilbilat,malli se ç´na ngriu
vargjet e poetit"Për një Baladë Shiu"
Ligjërojnë bilbilat,me za të kushtrimit
vargjet e poetit"Magjia e Shkrimit"

Pena e poetit,k´to vargje ka çpikë
e patëm mësues,poet dhe kritik
Ibrahim Ibishin,ma të mirin mik
Vargu përcjell vargun,nji poemë e gjatë
nvendlindje t´poetit n´fshatin Kremenatë
zbresin këto vargje,nga vendi që e rriti
nguliten në faqe t´revistës Nositi
Ishpalosë kujdesshëm kjo Dardana nanë
krijuesit e shquar ,atje në Gjilan
vargu përcjell vargun,sikur riga shiut

n´Árs Klubin letrar të Beqir Musliut

prej atje nuk ndalet,ndritet fort si pishë
e ligjërojnë nxënësit n´shkolla t´Hajvalisë
në klube e shkolla,në Lidhje shkrimtarësh
buron n´trojet tona,ku jetojnë shqiptarët

Ligjërojnë bilbilat,fluturojnë për re
Ibrahim Ibishi ma nuk është me ne
Jeta është si hije,që shpejt përendon
je yll letërsie,ty vepra t´jeton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:40 am

UNË DHE TI E DONIM KËNGËN

Unë veç me zemër
dirigjoja këngën
ti kur këndoje
e dridhje shkëmbin
Eh,miku im
në fund kënga jote
u bë kushtrim
Një ditë edhe kupa e Qiellit u ndrit
nga zëri yt
e kënga jote u bë hit
Bashk kur nuk ishim më
një Lum lotësh më ra
Nuk të qava ty
por e qava vetën
Që s´munda të këndoja me zë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:41 am

E PARA ISHTE FJALA
E para ishte Fjala
për fjalë lidhej burri
e fjala,bënte kthesa
me te lidhej besa
Besa e Shqiptarit
shtonte siguri
mes Fushës e Malit
Nganjëher kishin burrat
edhe ngatërresa
por këto i zgjidhnin
Fjala dhe Besa
E vranë të birin e Lulit
te Rrasa e Gurit
Dorasësi ra në pendesë
i mblodhi burrat
e kërkoj besë
Besa u çmua më i shtenjëti virtyt
Shqiptari në besë,kurrë nuk të ka mbytë
Besë dha dhe mbajti,i biri i trimit
Pastaj në skenë doli:Logu i Pajtimit
Idëmtuari,dorasit i zgjati dorën
Të falë gjakun për Kosovën
Atë botë na ngrohi një rreze shpresë
Sot për këtë duhet dënesë
vallë si humbën:Fjalë e besë
fjalë e besë,po i hajnë si piten
të vrasin natën,të vajtojnë ditën
Madje gjaku të shkon huq
Të shuajn e nuk dihet kush.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:42 am

SHABAN CAKOLLI

NJËQIND VJET SHQIPËRI SOVRANE

Stërnipat e Kastriotit
mbesat e Teutës
e bënë Shqipërinë
me majë pene,e grykë pushkës

Për Liri,kur jehoi zani
si trembi Sulltani
Veniciani

as shkja Dushani

Se kishin nderin
burrërinë,atdhedashurinë
të e bëjnë Shqipërinë


Boletini,Qemajli,Gurakuqi
djemat e kësaj nëne
Dridhën diplomacitë Europiane
për të drejtën tënde

Fuqive të Mëdha
u thanë,shkurt dhe trup
nuk ka ambicje,nam ,as kolltuk
Shqipërinë që e humbë

Shekujt i përmbysim
në emër të kombit e zotit
të plotësojmë
porosinë e Kastriotit

Nëntori i Vlorës heroike
ngjarëje historike
me Flamurin shqiptar në dorë
mjekrrën të bardhë si borë
Ismail Qemali me krushqit dasmorë
Pavarësisë i dha kurorë

Shqipëri është kjo tokë Kastrioti
në te jetojnë shqiptarët
mbi te është
veq Zoti

Rrojmë me dinjitet kombëtar
lindim dhe vdesim shqiptar
me vullnet të çelikt
këtu edhe Zoti flet shqip


E fjalët e Isës
i zoton brezëria
Ne jemi mirë
Kur është mirë Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:43 am

KUR MË NUK DO TË JEM
Kur më nuk do të jem
uroj fjalët të marrin dhenë
ashtu si flitet ndër ne
dikush të më ngris mbi re
tjetri të më plandos për dhe.
Nga dikushët,njëri do të thotë të vërtetën
Uroj,si fluskë të mos tretem
pa emër.pa vepër
Mirë do të ishte
të përfundojmë vetëm me të mira
njerëz krejt të përsosur
nuk njeh natyra
përpiqem, lutem,uroj ngado që endem
Mos qofsha i harruar pa emër.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:44 am

Shaban Cakolli

TË SHENJËT E PATËN PAVARËSINË


Shqipëri janë gjitha trojet
Nga i shkeli Arbëria
Kot mashtrohen uzurpatorët
Mbi to të drejtë kanë shqiptarët
Ja u dhuroj,vet Perëndia



Këtë e ditën Fuqitë e Mëdha

E ke të njohur Evropë moj mike
Tërë hapësira gjeografike
ku flitej gjuha shqipe
,ishte Shqipëri etnike.


Me ardhacak e Supërfuqi
Na bënë padrejtësi
nëpër histori
se tokën tonë e kishin lakmi.



Pesë shekuj robëri
në çdo cep të tokës
ku quhej Shqipëri
na pushtuan mbretër
vezir e spahi.

Por shqiptari,qëndresë bëri
kurrë se lëkundi dushmani
nuk u tremb nga Romani,as Veneciani
as turk Sulltani,as shkja dushmani

Na i pushtuan fusha
lumenjë e dete
na ndanë nëpër vilajete
mbi ne vërsulen,sulme e tërmete

Tokën tonë,donin të e sundonin vet
donin të na linin analfabet
pa pushtet
pa emër e identitet.

Shqiptarët u pushtuan
por nuk u nënshtruan kurrë
u betuan në zot
komb edhe Flamur.


Tytën ia zbrazën
pashait,krajlit,e bejt
në mbrojtëjen e atdheut
burra,gra, të moshuar e të ri
Sakrifikuan për një Shqipëri

E ngjyrën e gjakut
ia dhuruan dheut
Nuk lejuan të na rrëmbenin
Tokën e Skënderbeut

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
sakrifikuan jetëra
të na e sjellin Lirinë

Për të shejtën
jemi djegur e vra
ledhatoheshin pushtuesit
me Fuqitë e Mëdha
Me na nda e përqa


Shqiptarët trima,e mendjehollë
më 1912, mu më 28 nëntor
Lirisë i vuan kurorë
Në Sheshin e kuq në Vlorë

Shqiptari në çdo vis,thërriste shqiptarin
Pavarësisë të i shkruaj kalendarin
Së pari shpërtheu nga gëzimi
trimi,Isa Boletini

kaloj fusha ,dete,malin
të përgëzoi Ismajl Qemajlin
gëzimi e ndezi,sikur furrën
ra në gjunjë,puthi Flamurin
i dhanë besën,burri-burrit
se lëmë kombin,nën këmbë t´kaurrit

U shkri një Shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
jeton në dritë të bardhë

Shekulli vjetrohet
por të njomet gjaku
Shqipëri nënë e dashur
Liri të frymon pragu

Je më e bukura
në tërë dunjanë
gjithë shqiptarët
të kanë Nënë

Kah i kanë ndarë
me dhunë shqiptarët
kanë lindë,e lindin
Adem Jasharët
Lindin e vdesin,për nderë të kombit
Me bekimin e vendit,popullit dhe Zotit
Dy herë në histori u shkrua
28 nëntori i Kastriotit
Tani e ka radhën,nëntori i tretë
Ngado,ku i patëm të parët
Shqipëri do të jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:44 am

DIKUR DHE SOT

Dikur te ne ishte ndryshi
në oda burrash
rrinte këmbëkryq gjyshi
Te porta:Një zë miku
O i zoti i shtëpisë
A don miq?
O,hajde more, për të mirë të na vijsh

portat e hapura,i kem për miq
s´i mbyllim hiq
Sot mundohesh e thërret kot
nuk ka burra ndejash,as nuk ka odë
Para të dalin gra e fëmijë
Thonë:Burrat nuk janë në shtëpi
E ti o trim
bëne ndonjë termin
meshkujt nuk janë në shtëpi
as sé dijmë kur vijnë
Nëse bëhet vonë
u bënë ndonjë telefon
po qëse këtu nuk janë
takohuni në ndonjë Restouran
se jemi lodhur ,aman!!....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI EmptyThu Oct 04, 2012 9:45 am

E VIRGJËR

Pesëqind krushq
i nisëm
për dasmën tënde
asaj ane
Kaluan brigje,fusha dhe male
me këngë e valle
Nuse të pritnim
o dhunti Zoti
Në shtëpi na ra morti
koha,kohën e ktheu
Se Rrushja e Rexhës
sërish e vejë
kësaj radhe prap
krushqit ,rrethit të Malit
Po,Rexha sú gjind
në grazhd të kalit
se mori shqelm gomari
Egërsirat erdhën me turmë
e zhdukën pa gjurmë
por,vaje nuk pati më jo
Çohu Rexho,çohu djalo
Se nusja nuk ndahet
as nuk lëkundet
Rexhës pa ia ditur gjurmët....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI   CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: