Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 TOKË DARDANE

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 10:42 am

First topic message reminder :

SHABAN CAKOLLI

ZHGËNJIME

Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.

Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.

Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në gërmadhat e Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:01 am

VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.

Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:02 am

RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata

As buka s´pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur nëna ime.

Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj rrugën
dhe s´di kush më shtyn
e në Itakën time s´arrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:03 am

BOTA E MASKAVE
Është bërë bota si laraska
krijon fytyra me dy maska,
një dje,
tjetër sot,
nesër duket si robot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:03 am

NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:03 am

PISHTAR DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar drite
në qiellin e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:06 am

I HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t´i rritën nën hundë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:11 am

USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:12 am

MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:12 am

ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është
ëndrra jonë shekullore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

shaban cakolli


Male

Join date : 03/10/2012

TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2012 11:23 am

FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   TOKË DARDANE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TOKË DARDANE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» VENDI DHE NJË KOMB KA NJË SHPIRT. KJO BOTË NË VETVETE ËSHTË SHUMË E MADHE, SHPIRT I PALIMITUAR DHE ÇDO GJË NË KËTË TOKË I PËRKET PËRJETËSISË, SHPIRTIT TË BUKUR.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: