Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 TOKË DARDANE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:42 am

SHABAN CAKOLLI

ZHGËNJIME

Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.

Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.

Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në gërmadhat e Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:42 am

LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri.

Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodrës
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.

Më kot babai
fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.

Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda
e këtij shekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:43 am

KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.

Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:44 am

DUKE SHIKUAR ORËN

Një shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

Ku mbet ora jonë
që mat rrjedhën e gjakut
në histori?….

Pena ime gërryen mbi letër
hieroglifet
me të cilat kam shënuar
kronologjinë
e lindjes
deri në perendim
të epokës së gjakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:45 am

DRURI I JETËS

Liliane Perrin-it

Ajo vdiq në nëntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritëm në gjysmështizë.

Liliane Perrini-i,
medalon i përjetshëm
ne do ta mbajmë të varur
në kujtimet tona.

Ajo iku në nëntor
dhe vjeshta hyri me verdhësi
në visoret e ëndrrave
duke shkundur gjethet
në Drurin e Jetës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:45 am

NDRRAT
Na mbytën ëndrrat
e dheut të huaj

Edhe netëve të pagjumë
bredhim të përhanshëm
hapësirave të bleruara
të vendlindjes.

zgjohemi
me ëndërr në qepallë,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
në bebëzen e lulëzuar.

Vetëm një grusht
dhe Kosovë
do të na sjellë
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:46 am

ROJA E TUFËS

Kur këndon Baca Nazif
fotografitë në mur lotojnë
nga malli:
“Ngjitet tufa me këmborë,
u prinë dashi me kurorë…”

Në karrige ahu
që ka lëshuar gjethe
rri ulur duke i rënë kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
në kopshtet e largëta
nëpër këngë.

Nëpër mure zhagitet
hija e dashit të therrur kurban
për festën tonë të motmotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:49 am

MALLI PËR FSHATIN E LINDJES

Arën me grurë e solli
në dhomën e stolisur
me kallij të vendlindjes.

Këtu në këtë qytet të huaj
as gruri se ka ngjyrën
e bebëzave tona:
është jeshil si zhapini
tek rrezitet mbi shkëmbij.

U poqën kallijtë në dhomë
nga malli ynë
ngjyrë bakri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:51 am

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë
e nuk mbyllet kurrë

as nëzemër,
as në shpirt.

Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit.
koha rri e ngrirë
në kujtime.

Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:52 am

RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:53 am

NË KUJTESË

Dikush qan
mos po qaj unë?

Me ninullat të bukura
mí ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.

Mbi kokë,
pleqëria se ç´m´i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´mú ndanë.

Dikush qan
mos po qaj unë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:54 am

MALLI

Kur e lash shtëpinë
dhe ika nëpër botë
nëna deri te pragu i shtëpisë
më përcolli me lotë.

Ika unë i mjeri
nëpër baltë e terr,
nëpër shteg ylberi
vajta drejt në ferr.

Dielli rri i ngrirë
në qiellin e huaj
duke ma ngrohë jetën
me javë e me muaj.

Rrudhat e pleqërisë
s´ma shuajnë atë zjarr
që në vendin tim
të kem një copë varr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:54 am

REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë
që jetën s´e shijojnë kurrë
duke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.

Kush do túa ushqejë shpresën
ata që kurrë s í sheh të qeshur,
Rini e mbështetur për mur
deri kur?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:55 am

KROI I AHUT

Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:55 am

Titulli: Re: NGA PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI 14/9/2012, 17:20
BYLBYL I LUMTUR
Ti në kafaz
unë mes natyre
ti këndej
e unë

matanë pasqyre

Ti lart në qiell
e unë poshtë në tokë,
as për një shekull
s´bëhemi shokë.

Eja të ndërrohemi
për shekullin e ri.:
unë pëllumb
ti bëhu njeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:56 am

DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:57 am

NËNA

Fjalë e qëndisur
me shkronja ari
te kokat e shqiponjës
në flamur.

U rritëm nëpër shekuj
në prehrin e saj,
me bazybenë
që na e lidhi për qafe
bredhim nëpër histori.

Edhe sot në kurbet
në ëndërr netëve dimërore
më flet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:58 am

DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill t´i marr erë
të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:58 am

KËNGË QYQESH

Në pullazin e shtëpisë
tubohen qyqet.

Netve me hënë
majë oxhaku
heshtjen mortore
vetëm kënga e tyre
e prish.

Mbështjell me ëndrra kobzeza
nëna mallkon
këngën e tyre mortore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:59 am

PARA XHAMISË SË MADHE NË
PRISHTINË

Në Prishtinë
para kafenesë”Besa”
bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë sëMadhe
tubohet mëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:59 am


BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
engjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 10:59 am

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur frikën?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 11:00 am

NETËT PA GJUMË
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore,
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.

Në mua s´ka qetësi:
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajën e fëmijëve tanë të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 11:00 am

PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   Wed Oct 03, 2012 11:01 am

NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
për të marrë vezën e harruar
në pullazin tonë.

si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: TOKË DARDANE   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TOKË DARDANE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Fatmir Terziu:HISTORIA E TOKËS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
» Promovim librash të mërgimtarëve tanë dhe Foto të bëra në Biblioteken Kombëtare gjat promovimit të librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)
» Skënder Buçpapaj:ATJE GJAKU I SHQIPTARIT RA NË TOKË ME MBI PËRSËRI
» Selvije Bajrami:Bandat në luftë për tokën 20 milionëshe
» ISIS djeg të gjallë në kafaze 17 ushtarë kurdë (FOTO/VIDEO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: