Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Empty
MesazhTitulli: Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.   Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptyThu May 31, 2012 9:41 am


Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Kopert14

Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.

Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Kujtim10
nga Kujtim Mateli

Vëllimi poetik “Dashuri që më kthen pas”, i poetit Artur Vrekaj nga fshati Podgoran i Përmetit, solli te lexuesi mallin e mërgimtarit, mall që buron nga dashuria që kanë shqiptarët për atdheun e vendlindjen e tyre. Vendlindja është çerdhja prej nga nis fluturimin shpirti njerëzor. Është dëshirë e njeriut për të njohur hapësirat përtej vendbanimit të tij, por për shqiptarët pas viteve `90-të, ishte një nevojë për të ruajtur ekzistencën e tyre. Kushtet ekonomike, detyruan qindra mijëra shqiptarë të braktisnin Atdheun e të vendoseshin atje ku u jepej mundësia, kështu që shqiptarët i gjen pothuaj në të gjitha anët e globit. Njëri, ndërmjet këtyre mijëra emigrantëve, ishte dhe Arturi. Ai u vendos në Sh.B.A. Kjo lëvizje ishte njëlloj frymëmarrje për njerëzit dhe Atdheun. Po kaluan dy dhjetëvjeçarë që pas viteve `90-të. Dy dhjetëvjeçarë që shqiptarët i shoqëroi emigrimi.
Po autori na sugjeron që kjo lëvizje të mos jetë vetëm largim nga atdheu. Madje ajo duhet të ndërpritet. Lëvizje e vërtetë është kthimi , pse shoqërohet me emocione pozitive: gëzim e hare. Në atdhe e vendlindje, mund të realizohen ëndrrat që ke. Lëvizja drejt vendlindjes shoqërohet me pritjen e ngrohtë që të bën pragu i shtëpisë, pragu që për shumë vite e ke lënë të trishtohet e të mbulohet nga barërat e shumta që presin të largohen nga dora e njeriut. Poeti Artur Vrekaj na thotë se krahun e lëvizjes drejt vendlindjes së tij e shoqëron dashuria, se është dashuria motivi që e bën mërgimtarin dhe, bashkë me të, edhe autorin e këtij vëllimi poetik që të ndërrmarrë rrugën e kthimit drejt vendlindjes së tij, drejt Dëshnicës dhe Përmetit të dashur. Motivi i rikthimit në Atdhe, përkohësisht apo përgjithnjë, ndihet i pranishëm në poezitë e këtij vëllimi, i shoqëruar me nota të forta malli e dashurie. Tek poezia ” Ktheni o njerëz te pragu që latë” jepet natyrshëm motivi që e bën përmetarin ta ndërrmarë këtë veprim. “ Përmeti ka jetë dhe çfarë jete! Ka mal, fushë, kodra dhe lumë, Ka burime me ujë për shëndet, Toka të ëmbla e djerrina më shumë”. (Artur Vrekaj, poezia Ktheni o njerëz te pragu që latë”, fq.11. Është Përmeti, ky vend i begatë, ky vend me tradita të vjetra sa vetë jeta njerëzore, ku prodhohen me shumicë e me cilësi të lartë vera e rakia, pekmezi e mjalti, ku rend cep më cep shpirti i mërgimtarit, ku pritet krahëhapur udhëtari e mërgimtari. Tradita e mikpritjes, bashkëjetesa në harmoni me miqtë e shokët, me fqinjët e të largëtit, janë cilësi të dëshnicarit e përmetarit dhe që ruhen kudo që ai të jetë. ****
Një univers poetik krijon poeti me malin e Trebeshinës. Janë disa poezi që i kushtohen këtij mali profetik, ku të parët tanë lexonin të ardhmen për veten e tyre dhe nga ku niseshin mesazhe profetike drejt vendeve fqinje. Ndaj ky mal me emrin Trebeshinë është i dashur dhe bëhet pjesë e jetës njerëzore për cilindo që ka patur mundësinë ta shohë a të ngjit shpatet e tij deri në atë majë që quhet Dejan dhe që shënon pikën më të lartë të këtij mali.
Poezitë “Gur me emrin Trebeshinë”, “ U rrita me erën e Trebeshinës”, Trebeshinë, o gurëbardhë”, “Trebeshina sytë nga deti”, “Trebeshinës”, “Lulet e Trebeshinës”, dhe mjaft poezi të tjera ku imazhi i Trebeshinës është pjesë përbërse e tyre, na japin një tablo të plotë poetike se si dëshnicari e rrugëtari e kanë bërë pjesë të jetës së tyre. Ujët e kristaltë që buron rrëzë këtij mali, aroma që vjen nga flladi i luleve, tufat e zogjve që kthehen e shkojnë në emigrim, borziloku i Trebeshinës që mblidhet për të mbajtur me aromë sepetet e nuseve, çaji i Trebeshinës, ilaçi i kollës në dimër, që nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër apo rozmarina që i jep aromën shtëpisë, e bëjnë Trebeshinën pjesë të pandarë të banorëve që banojnë pranë saj dhe më gjerë.
Poezia “Jam biri yt Trebeshinë” , është një poezi plot frymëzim, ku lexuesi sheh lidhjet e pazgjidhshme të banorëve rrotull Trebeshinës me vendlindjen. “ Jam biri yt Trebeshinë, I yti përjetë shtegtar” . Poeti nuk e sheh banorin e Trebeshinës të lidhur ngushtësisht me të në kuptimin: i pashkëputur fizikisht prej tij. Banori i Trebeshinës është banori i kohëve moderne, që puna ia do që të jetë në lëvizje. Të rrijë me vite larg tij, por i pashkëputur mendërisht dhe shpirtërisht. Lidhjet shpirtërore janë lidhjet që e bëjnë njeriun të pasurojë botën e tij me imazhe dashurie e miqësie që konvertohen më pas në projekte të rëndësishme për vendlindjen e atdheun. Ndaj shtegtari i kohëve moderne mendon kthimin e përkohshëm a të përjetshëm, si të vetmen mënyrë për të përtirë lidhjet me vendlindjen e atdheun, për t`u pasuruar shpirtërisht, gjersa të ketë këmbë e frymë: “ Rrugën për tek ty do marrë për nënë e babë që kam atje, për të natyrës bukuri mbi dhe`, për lule e shpezërinë që ke” (Poezia, “Jam biri yt Trebeshinë”, fq. 67).

Poeti i kushton vargje plot ngjyra malit të Trebeshinës. Është ky mal, me të cilin poeti flet e kuvendon. Njeriu gjithmonë vështron drejt maleve e majave të tyre dhe ka të drejtë. Ky vështrim e ka çuar njeriun drejt dritës, drejt së panjohurës, drejt hynjores. Aty është bukuria, aty është e magjishmja. Majave të këtij mali, mijëra tufa dhensh kullotin e ushqejnë jetën njerëzore. Nga aty, mijëra breza, kanë kuvenduar me hyjnitë, kuvendime që e çonin njeriun drejt së mirës, drejt begatisë, drejt së ardhmes. Nga aty, lugina e Dëshnicës i ngjan një djepi që përkund jetën njerëzore. Trebeshina u plotëson dëshirat cilitdo që i drejtohet. Këto dëshira janë të shumta dhe herë-herë të çuditshme dhe të magjishme:
“Për mua Trebeshina largon renë,
që Dielli të ndritë Podgoranin!
Lumi përgjumet Dëshnicës për pak,
kur ulem në gjunjë e puth vatanin”. (Poezia, U rrita me erën e Trebeshinës, fq 48)
*** Ruajtja e identitetit kërkon që vazhdimisht të identifikohesh para të tjerëve. Për poetin është kënga që i mban të ndezur fantazinë, mendimin, i gjallëron shpirtin, e bën të ndihet krenar. Është kënga që e lidh poetin, mërgimtarin, njeriun e kohëve të sotme që jeton në atdheun e vet, me mijëra fije me lashtësinë, ku njerëzit besonin e betoheshin për Tokë, Diell e Perëndi. “Kënga më ndez çdo qelizë, Sytë më vishen ujë e qiell, Nis mesazhe Shqipërisë, Besë në Zot e besë në Diell”. (Poezia “Shkruaj emrin Shqipëri”, fq 93 Nëpërmjet antitezave që pasqyrojnë botën shpirtërore, jepet portreti emigrantit: i qetuar për çfarë ka arritur atje ku ka shkuar, por përherë i shqetësuar për atë çfarë nuk mundi të bëntë dot në Shqipëri. Dhe ato që nuk mundi të bënte, janë ëndrrat e tij që i ka thurrur qysh në fëmijëri. Ndaj poeti thotë: “Koka ime qetohet dheut amerikan, po mendja s`fle për Shqipërinë”. (Poezia, Kënga përmetare ndezur më mban, fq. 101).
Po atje ku ka shkuar duhet të lërë emrin e mirë, emrin e njeriut të dashur, emrin e njeriut që kërkon vazhdimisht shtigjeve të dijes. Aty ku ka shkuar, dora e tij lulëzon tokën e premtuar, ashtu siç bënte në vendlindje Ati i tij. Mbjell pemë frutore e kujdeset për vreshtarinë. Mbjell farën e gëzimit dhe të shpresës. Po flet e shkruan shqip. Ky është tipari dallues që e bën të veçohet prej të tjerëve. Gjuha rron për aq kohë sa individi identifikohet me kombin e vet. “ dheut të huaj shqip ne flasim përsëri…. nëse fëmijëve tanë s`ua mësojmë shqipen, do shuhemi të gjithë, Një nga Një, në hi! (Poezia, Kënga përmetare ndezur më mban, fq. 101).
Poezia “Behari vëlla, behari” na kujton imazhin e viteve të dikurshme, kur njerëzit mblidheshin bashkë nën hijet e pemëve të moçme që kishin marrë statusin e një institucioni. Të tilla institucione kishte çdo fshat apo qendër krahine. Behari si stinë e përtëritjes së gjakut, (pas një dimri që nuk ka qenë i paktë dhe në Dëshnicë), sillte edhe përtëritjen e ndjenjave dhe medimeve. Behari ishte stina kur çdokush kishte diçka për të bërë. Aty zinin fill punët e rëndësishme. Planifikoheshin dasmat të cilat kurorëzoheshin në stinën e vjeshtës. Planifikohej ardhmëria e një viti të tërë. Ishte stina që kishte më shumë lëvizje. Po tani? Poetit i vjen keq që behari nuk e zuri atje në Përmet. Të ishte pjesëmarrës i atij gëzimi popullor. Të ishte bashkë me shokët e miqtë, me të njohurit e të panjohurit. Të panjohurit janë kurdoherë ata që i japin mendimit shtysën për më tej. Ndaj të gjithë janë të mirëpritur në takime e festime të tilla popullore. Ja erdhi behari edhe këtë vit,por…. “S`na sheh më bashkë mbledhur As Përmetit, as këtu”.
Prishja e këtyre traditave të bukura, e këtyre manifestimeve popullore, nuk duhet të zgjasë më tej. Të gjithë bashkë, pavarësisht se ku punojmë dhe jetojmë. Duhet të gjejmë kohën dhe të përtëritim ato tradita të vjetra që ishin ligjet e pashkruara dikur, por që bënë që dëshnicari dhe shqiptari të mbijetonte në mijëvjeçarë, përballë atyre forcave prishëse e shkatërruese që nuk ia dolën dot të shkatërronin identitetin e kombit tonë “ Behari vëlla, behari, na thërret në Podgoran! Kthehi, kthehi o shtegtarë, për themel e për mekam”. (Poezia “Behari vëlla, behari”, fq. 41).
*****
Plot ngrohtësi janë dhe poezitë që autori ua ka kushtuar prindërve të tij. “ Pasuria që më la im atë” apo “ Bisedë e pa bërë me tim atë”; “Meraku i nënës” apo “ Lutja e nënës”, sjellin natyrshëm bisedimin e ngrohtë familjar që fëmijët bëjnë me prindërit e tyre. Poeti përfaqëson atë grup njerëzish, që krahas përqafimit që i bëjnë të resë, ruan me fanatizim atë çfarë trashëguam nga të parët tanë. Gjëra të thjeshta, por dëshmi të sigurta të identitetit tonë të patjetërsueshëm. Kadet e dëllinjta të bulmetit, stani atje lart në Vërtop, kazani i rakisë, damixhanët e veshur me kanistër, rrasat e gurta që u viheshin përsipër bërsive të rrushit e detaje të tjera mbresëlënëse të trashëguara nga të parët tanë, e bëjnë poezinë tërheqëse, konkrete dhe plot nota optimizmi, se edhe në u kthefsha një ditë, do të përtërijë veten e vendlindjen e dashur dhe do të prezantohem plot dinjitet e krenari me rrënjët e fisit tim. Në Amerikë a kudo që të ndodhet, do të ndjek atë traditë të hershme që prindërit tanë e kanë trashëguar dhe ne e trashëgojmë prej tyre: e bëjmë vetë verën, presim miqtë e shokët e urojmë njëri-tjetrin me gotën e rakisë. Ne rritemi a plakemi dhe: “Vitet vendosen një nga një si valët, Kujtimin e tim Eti gjallë e kam këtu, Përmeti s`më duket më i largët, Ëndrrash me tim Atë rend tutje-tëhu”. (Poezia “ Bisedë e pabërë me tim atë”, fq. 29) Poeti për një çast ndihet i penduar për atë që ka bërë. E ka lënë atdheun në një çast të vështirë. Po ç`të bëjë qënia njerëzore kur raportet e individit me atdheun ndërlikohen dhe nuk mund të kuptosh se largimi përkohësisht a përgjithmonë ia lehtëson apo ia rëndon hallet Atdheut. Në fund të fundit largimi është sakrificë, se është rropatje në një udhëtim të vështirë . Duke u larguar ia bën barrën më të lehtë vendlindjes dhe atdheut, atyre që mbeten pas, ashtu siç ia bën të rëndë kur largohesh dhe e harron. Atdheu nuk ndihet mirë , kur ajo dritë e syve të bijve të tij rrezaton diku dhe shton vlera në vende të tjera. Po atdheu rinohet, kur bijtë e tij janë, atje ku kanë shkuar, një copë e atij vendi që quhet Shqipëri dhe që vetëm ky emër është garant i identitetit të tyre. Identiteti i shqiptarit humbet pa këtë emër. Ndaj ruaje e përsërite shpesh: jam shqiptar. Thuaje e përsërite kudo e kurdoherë. Të tingëllojë hapësirave kudo ku ndodhesh, që këto hapësira të ruajnë emrin tënd dhe të atdheut tënd. Ndaj poeti na thotë se është i fortë e krenar, se me imazhin e Shqipërisë është në çdo orë të ditës: “Me ty e nis ditën, Me ty shkoj të fle”. Poezia “Falmë atdhe” fq. 52
****
Poezia “ Toka amtare hesht” është një himn që i këndohet tokës amtare, tokë e mbushur me dëshmi të ekzistencës së një jete aktive, ku breza të tërë kanë dhënë kontributin e tyre në këtë tokë që quhet atdhe, tokë që ruan gjurmët e dorës së njeriut që nga lashtësia më e thinjur. Po këto gjurmë po rrallohen. Gjithnjë e më pak po tymtojnë oxhakët e shtëpive e disa kanë kohë që heshtin. Gjithnjë e pak shihet thërmimi i plisit të ugarit. Ara të tëra janë lënë djerrë. Ato heshtin. Janë mbyllur në zymtinë e tyre, se shumë prej tyre u mungon ajo dorë që e bënte jetën të gumzhinte si zgjojtë e bletëve. Shumë prej atyre duarve janë larguar nga vendlindja me emrin Dëshnicë. Megjithatë, duar të tjera të njoma përkëdhelin tokën amtare, thërmojnë plisat e ugareve e pastrojnë arat e punuara rishtas nga guralecët e bardhë a të zinj që ngjajnë si tufa zogjsh ugareve të porsa çelur. “ Tokë amtare e shenjuar me gurë, Me gardhe, mure, ledhe e varre, Me pemë, shtëpi, stane e zjarre, Me rrugë që shkojnë e vijnë, Me gjurmë mbi gjurmë pa fund që hyjnë e dalin pragjeve bujare”. (Poezia “ Toka amtare hesht” , fq. 78-79).
**** U ndalëm në disa prej poezive të Artur Vrekajt. Përcollëm mesazhin që ato japin për lexuesin që ndodhet në Shqipëri dhe për atë që është në emigrim. Janë mesazhe të një poeti që e do me gjithë zemër atdheun e vet. Janë mesazhe që do të mbeten të pashlyera në kujtesën e lexuesit, se ato janë përcjellë me nivel artisik. Vargjet ruajnë brenda tyre fëshfërimën e gjetheve të prillit dhe aromën e ugarit të vjeshtës, zërin e ëmbël të bilbilit dhe shushurimën e lumit tek udhëton luginës së Dëshnicës. Poeti, nëpërmjet këtijvëllimi poetik, ka ngritur një monument, monumentin e përjetshëm që krijon poezia, monument i patjetërsueshëm në breza e kohra, duke u kujtuar banorëve të Dëshnicës e të krejt Përmetit, banorëve të Shqipërisë e të gjithë trojeve shqiptare: dashuria për veten fillon nga dashuria për vendlindjen e Atdheun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
Kristaq Gushi




Male

Join date : 24/09/2012

Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Empty
MesazhTitulli: Re: Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.   Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptyMon Sep 24, 2012 10:49 am

Persh dhe skembim mendimi mbi vargun tone.
Po le per te lexuar dhe vleresuar kete poezi
te pare ne kete WEB, nga 1 deri 10 pike. Me kete
rast ju ftoj ne nje konkurs poetik.
Flm

SHTRATI NË AKULL

Kur binte muzgu, yjet dje shikoja,
Gisht mbi xham në avull shkruar:
Humbje, trishtim, zemërim dalloj,
Lumë e det,… dritë s’kish munguar…

S’e gjeta dot shkakun e largësisë,
Një tjetër imazh sot, s‘ka peizazh…
Mungon buzëqeshja, humbur larg,
Në siklet jam dhe pse s’kam faj…

Jehona e një kukuvajke, dëgjohet,
Labirint, errësirë, fshehur e keqja.
Lagështi, trishtim, koha në errësirë,
Dy sy qajnë, mbuluar nga vetmia…

E humba atë që e doja si dy sytë,
U thye dashuria e shtrati në akull…
Nga njeriu që s’ diti të dashurojë,
U verbova dhe shpërblem pa dy sy…!

22 SHTATOR 2012, ORA 23:55’
Kristaq Gushi, Gjirokaster
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq Gushi




Male

Join date : 24/09/2012

Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Empty
MesazhTitulli: Re: Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.   Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. EmptyMon Sep 24, 2012 10:53 am


Po shtoj dhe 1 poezi tjeter


VETËM JAM

Jam larg, pakthim unë kam ikur,
Kam ikur larg, për të mos qarë
Vetëm, asgjë këtu s’kam gjetur.
Erdha këtu larg, për të mos parë.

S’do dal, këtu do të ngulem,
Vendi i jetës, parajsa pa fjalë.
Larg nga ty dhe nga gjithçka,
Më ndale qeshjen e më vrave.

Ti nuk gabove, bëre një faj...
Më ike nga sytë, më harrove.
Nuk di ku je ulur,… s’di asgjë,
Prandaj ika unë, te Zoti lart.

Të më tregojë, të më ndihmojë…
Ku je? Tradhtinë tënde s’e besoj?
Për se ike?! Parajsën, pse strehë?
Ishim të lumtur, sa qeshnim ne…

Jam i vetmuar, do të rri larg,
Mbyll sytë e ëndrrat mbaj.
Me ty, ty, do ulem në shtrat,
Me asnjë,… vetëm me ty jam…

Kristaq Gushi, Gjirokaster
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Empty
MesazhTitulli: Re: Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.   Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezia e Artur Vrekajt-trëndafili më i ri në poezinë përmetare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISA MENDIME PËR POEZINË E GENTJAN BANAJT
» Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen
»  Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit
» Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas (Autori / Artur Vrekaj )
»  PEIZAZHI NË POEZINË E LASGUSH PORADECIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: