Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 51 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Griselda Doka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas (Autori / Artur Vrekaj )

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas (Autori / Artur Vrekaj )   Sun Jun 17, 2012 5:17 am



Artur Vrekaj lindi me 1967, Permet, Shqiperi.

Mbaroi Universitetin Ushtarak Skenderbej me 1989 ne Tirane.

Me 2002 emigron familjarisht ne SHBA.

Ka studjuar Gjuhen Angleze ne Quinsigamond Community College ne Worcester,MA, SHBA.

Pasion i tij i pare eshte poezia. Shkruan per emigracionin dhe ceshtjen kombetare shqiptare ne gazetat Illyria dhe Dielli ne New York si dhe Zeri i shqiptareve Online ne Zvicer.

Eshte autor i librit me poezi “Dashuri qe me kthen pas”, mars 2012.

Ka nisur per botim permbledhjen poetike te titulluar

“ Amerikes shqip kendoj” qe pritet te dale ne qarkullim ne vjeshte 2012.




Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas





KTHEHUNI O NJERËZ TEK PRAGU QË LATË


Gjysma e oxhaqeve nuk tymojnë më

As zogjtë s’e duan këtë jetë të pazhurmë

Trebeshina pret e përcjell të largëtit

Nga lumi në fshat, nga fshati në lumë.

Përmetarët rendën mërgimit

Evropës, Amerikës dhe botës tutje

Në vend të ishin zotër të vendit

Si të parët që s’e lanë as luftë pas lufte!

Përmeti ka jetë dhe çfarë jete!

Ka mal, fushë, kodra dhe lumë

Ka burime me ujë për shëndet

Toka të ëmbla e djerrina më shumë.

Me emër traditë’ e Përmetit

Për rrush, verë, raki e pekmez

Për të trasha, të leshta e të dhirta

Për gjë të gjallë e të ëmblat bletë.

Kthehuni o njerëz tek pragu që latë

Ejani o njerëz të rrimë këmbëkryq

Të ndezim kuvendin në Përmet

Se mbetëm botës në udhëkryq…




KUVENDOJ ME TREBESHINËN



Trebeshina më bën vend

Lart përmbi faqe të bukur

Kujtimet vijnë sërë-sërë

Ky mal më bën të lumtur…

Atje lart stan i Vërtopit

Përmbi katërqind të leshta

Fis e gjak, një zjarr, një prag

Bashkë gëzonin jetën Vrekajt!

Skish më bukur, s’kish më mirë

Gaz e mbarësi në fis

Sikush në hise të vet

Për kufi një rrush, një lis…

Zoti na i dha të gjitha

Fushë e lumë, mal e kodra

Po çudi shkuam si mizat

Botës tutje kokrra-kokrra..

E përmallur Trebeshina

Si nënë e shkuar më uron

Rrofsh o bir më nxore mall-ë

Mua gurin më gjallon…

Ndaj uroj të jetë me kaq

Ky fat i zi i gurit të bardhë

Nxirë nga vaj i ikjes së madhe,

Nxirë nga ankthi i pritjes së gjatë…

Trebeshinë tek ty sot falem

Se ti je shtëpi e zotit

këtu kam prindër me breza,

këtu do vij mot pas moti.



LUMI I JETËS SIME


Lum i jetës sime rrjedh e rrjedh përherë,

si Dëshnica ime dimër dhe verë!

Lumi i jetës sime rrjedh e rrjedh mërgimit,

prej Veriut - Përmetit tutje Perëndimit!

Kështu dhe Dëshnica e vendlindjes sime,

ka mërguar që herët nga ato burime.

Unë kthej sërish, shkoj e vij vendlindjes

Po Dëshnica vajur shkon rrugës së ikjes.

Dëshnica shkon heshtur, psherëtin në ikje

unë si gur i rëndë peshoj në vendlindje.

Eci përgjatë lumit, ndezur eshkë e shkuar

Zë e flas me lumin që më ka munguar.

Vendlindjes fill jeta që sos me shtegtime

Ashtu si unë lumi humbet pa burime…

Lumi i jetës sime, jetë merr Përmetit

Nga njerëzit flori qe s’i gjej planetit.

Lumi i jetës sime nuk shteron njëherë

Pse unë kthej vendlindjes, vatrës ku kam lerë.


UNË JAM NJË GUR I HESHTUR


Unë jam mërgimtari më i largët

i fisit tim mbi shtatë breza

Shtegtova gjashtë orë diell larg

Po prapë Përmetit u ktheva!

Amerikës rroj e kërkoj një mal,

që ti ngjajë malit Trebeshinë!

Ligem e gurosem në zemër

Ti ngjaj sadopak malit tim!

Unë jam e do vdes mërgimtar

Me trup Amerikës e zemër Shqipërisë,

Jam kënga e gjallë e mërgimit,

që gjall shpresën e ardhmërisë...

Unë jam një gur i heshtur

Një copë e malit Trebeshinë,

që prapë do rikthej të prehem

se është i lehtë dheu im!





LINDA NË TOKËN SHQIPTARE


Linda në token shqiptare

Atje ku Dielli puth malin në sy.

Të rikthej dua por jo për pak

Të rend Përmetit si dikur në të ri.

Gushtit gjashtëdhjetë e shtatë

Kur perëndia klithte për shpëtim.

E qara ime kujë e padëgjuar

Për besë të zotit gjeta shërim.

Ne ruheshim nga syri i keq

Pse jo dhe nga djalli mes nesh

Po ishim të ndershëm sa s’ka

Aq sa s’përfillnim as sy e as vesh-ë.

Ëndrrat nisin e sosin me Përmetin

Për sot dhe për ardhmërinë

Pse dua që zjarri ynë të rindizet

Atje në mal në Trebeshinë.

Pa eja vëlla, them me vete

Bëmë një zë, një zë së largu.

Në kthen vërtet të rrosh në Vrekaj

E nesërmja mua më gjen tek pragu!



SHKOI DJALI NE MËRGIM


Shkoi djali me nuse shkoi

Në Amerikë të rrojë

Shkoi djali me nuse shkoi

Nëna një ditë s’e gëzoi!

Shkoi djali me nuse shkoi

Fjal’ e nënës i bekoi!

Shkoi djali me nuse shkoi,

Nënën kush ta pleqërojë?

Shkoi djali me nuse shkoi

Shkoi, po vatrën nuk harroi!



DO KTHEJ KU KAM FIS E FARË


Rruga më njeh nga gjurmët e ikjes

Dheu më njeh nga plagët e dhimbjes!

Njerëzit më njohin me vështrim të parë

Kur kthej në fis tek zjarri i parë…

Dua të kthej përfare,

atje ku është themeli i tim eti!

Të gjej vetveten sërish,

se në zemër kam gjak Përmeti!

Një ëndërr më mundon mërgimit përnatë

Ëndrra e kthimit jetës tej në Trebeshinë

Atje ku kishin emër Vrekajt,

mbi shtatë breza, qindra frymë…

Dhe do të kthej një ditë,

Lus Zotin pa mbyllur sytë…



MESMARSI ME DËBORË


Vjen mesmarsi me dëborë

Vajza - nuse vë kurorë.

Zien shtëpia me dasmorë

Ngrehur vallja në oborr.

Dhëndër e nuse dorë për dorë,

Nusja vellon shkund me dorë.

O mesmars, o fat i bardhë,

Vajza-nuse këmbëmbarë!



ISHTE DIMRI ZERO GRADË


Ishte dimri zero gradë

Binte bora flokëbardhë

Fshati ziente nga gëzimi

Dasma ngrehur mbi një javë.

Ishte dimër zero gradë

Po rakia s’kish të ngrirë

Mishrat pjekur si në hell

Meze e parë për të pirë.

Gëzuar miq e krushqi

Një dolli e shumë shëndet!

Që fillon e sos me çiftin

Në çdo dasmë në Përmet.

Binte borë, shenjë e mirë!

Erdhi nusja këmbëmbarë,

Lumtur çifti! Pastë fëmijë,

sa të shtojë një mëhallë!



DËSHNICA VAJTON NË LUMË


Dëshnica vajton në lumë

Derdhet Vjosës valë e shkumë.

Dëshnica, Dëshnica ime

O ëmbla me burime.

Dëshnica ujëkulluar,

S’mbeti kush etjen pashuar.

Dëshnica, det me kujtime

Ma ngroh shpirtin në mërgime...



GUR QË DI SE KU PESHOJ!


Jam një gur në rrokullimë

Gur i malit Trebeshinë

Gur që dhëmbem duke shkuar

Amerikës i mërguar!

Jam një gur në rrokullimë

Shkoj e vij Përmet-mërgim

Gur që di se ku peshoj,

Ndaj të kthej kurrë s’harroj!



TREBESHINA NUK MË FLET!


Mali më sheh e nuk më flet,

Sepse vetëm e kam lënë!

Trebeshina ime në Përmet,

Kuvendon pa mua, me Diell e Hënë!

Si të lashë në hall Trebeshinë,

Ty që më dhe hijen e burrit!

Kush mërgoi e s’mbeti Amerikës,

Kështu më ndodhi dhe mua Arturit!

Për shpezërinë që kthen pa mua,

Për magjistarin zog-bilbil,

Për çajin, trëndelinën dhe pelinin,

për bagëtinë në stanet emërmirë!

Për Trebeshinën ku shkoi një jetë im atë,

Atje ku shërbeu im vëlla Hajriu,

Atje ku prehen prindër e të lashtë,

Këndoj teposhtë Polit të Veriut!



KU DIELLI PUTH MAJËN E MALIT!


Ku Dielli lind e puth majën e malit,

Ku rritet mbi dhjetë kate lulja e çajit!

Ku bletët në trumba rendin ngarkuar,

me ajkë nektari larë e vesuar...

Ku rrëzës sa shpesë, thëllëza, bilbila,

në kor’ ndezin këngët sa nis e shkon dita!

Ku shenjë e Vrekajve është një korije

Me lisa e drurë e gjithçfarë lulërie!

Lashtësi e fisit trashëguar në katër shtëpi,

tani kthejnë për mall- të vetmen pasuri!

Katër zjarre prej brezit të parë,

Ku shkuan, ku vanë me gjak e me farë!?

Ku lisat e moçëm s’tunden nga dimri,

Ku prush i vatrave gjallët nga hiri,

Ku mali pret me sytë nga rruga,

Ku pusit në grykë myshk i zë buza,

Ku pragu tharmohet nga pritja e gjatë,

Ku ëndrra më shpie mua ditënatë...

Dielli që lind atje në Trebeshinë,

Vjen e mi puth sytë këtu në mërgim!

Unë shpirtin laj në dritë të Diellit,

dhe kthej Përmetit, prej tokës e qiellit…



KËNGA E BUKËS


Çfarë të mbjellësh do të mbledhësh!

Çfarë do mbledhësh do të bluash!

Çfarë do bluash do të gatuash!

Çdo gatuash do të shijosh!

Çdo shijosh do të gëzosh!

Do gëzosh e prapë do të shkosh,

Arën prapë do ta punosh,

Ta mbjellësh, ta lulëzosh,

kurrë hambari t’mos rrijë bosh!



MONOLOGU I MËRGIMTARIT


Tu ngjat’ jeta o shtegtar,

O bashkatdhetar,

O mik e fisnik,

O copë guri e tokës shqiptare,

O shok i rrugës shtegtare,

O pasardhës i brezave pellazgjianë e Ilirë,

që rend si shqipe mërgimit i lirë…

O lot i tretur nëne, pragut tharmuar

O dritë syri e vetme mërguar,

O këngë e sakënduar mërgimit,

O shpresë e gjalljes së rrugëkthimit,

O i ngrohur shpirtit pse je shqiptar,

O e dheut lule me fis e farë!

O burrë i paepur për punë e për dije,

O burrë zakoni që çel derë shtëpie!

O jetë shkruar që ta rrëfejnë sytë,

O mërgimtar, pragut tënd rron Atdheu Yt!



ISHTE GUSHTI MBI TRE JAVË


Lumi ishte, por ish tharë!

Pusi ishte, por kish shterur!

Mali digjej etur vape,

Fusha çahej, klithte dhëmbur!

Nuset një ditë nusëronin!

Dhëndurret, eh ç’djem ballëndritur!

Muajt për kalendar numëronin,

Pleq e plaka gjumëprishur!

Tërhani në kohë e vakt,

Shëllira lëkurëve ngjizej,

Zgavra drurësh mbushur mjaltë,

Bleta-bijë malit mblidhej!

Ziente, ngjiste mushti i rrushit,

Brumej, vinte miell i grurit,

Korrej, palej bar i tharë,

Pritej lis vetëm për trarë!

Jeta ishte sa e vakët,

Buka ish ende e pakët,

Fshati djersur veç në punë,

Që prej malit gjer në lumë...

Ishte gushti mbi tre javë,

Kur gazi mbushi shtëpinë.

Linda unë, i gjashti djalë

Zënë veç për pleqërinë!



PASURIA QË MË LA IM ATË


Kadet e dëllinjta të bulmetit,

të stanit-Vërtop, emërmarrë Përmetit!

Kazan’ të rakisë,

Buden e listë-erëlistër,

Pesë damixhanë veshur me kanistër,

e për çdo kade-rrasat e gurta,

që mbanin bërsite të ëmbla e të qullta!

Më la emrin im atë,

Zotni, çfarë njeriu!

Unë sot prezantohem:

- Jam djali i Vehbiut!



BISEDË E PABËRË ME TIM ATË


Eci Amerikës i menduar,

Që dot nuk më pe o ati im!

Se ç’jetë të bukur kam ndërtuar,

Si atje themelit në Trebeshinë!

Me shfaqesh sikur këngasim fundomat

Me pluhur druri, a të pambukta

E derisa bie nata sikur më flet akoma

Për kadet, kazanin e pllakat e gurta..

Verë bëj vetë në Amerikë

Ashtu siç bëri një jetë im atë

Zjarrin ndez e verën time pi

Ashtu si krah tim eti në vegjëli.

Vitet mbivendosen një mbi një si valët

Kujtim’n e tim Eti gjall’, e kam këtu

Përmeti s’më duket më i largët

Ëndrrash me tim atë rend tutje-tëhu.



GUR ME EMRIN TREBESHINË


Gur që kriset që përbrenda

Kriset sa i çahet zëmra!

Gur i malit sërë-sërë

I lashtë sa bot’ e tërë.

Gur ku rrënjën luleritë,

Gur ku mëngjesi lan sytë,

Gur ku folenë ka bilbili,

Gur ku çel dhe trëndafili.

Gur me ujë në damarë,

Gur që mban jetët-o gjallë,

Gur ku veron bagëtia,

Gur ku kuvendon paria.

Gur ku horizonti çel,

Gur ku Hëna natën zë e ulet,

Gur ku shqipet bëjnë folenë,

Gur që lëshon fushës gurët.

Gur që ndizet nga rrufetë,

Gur që s’tundet nga tërmetet,

Gur me emrin Trebeshinë

Përmetit qan rimë më rimë.



BREZA - BREZA JAM SHQIPTAR


Edhe Dielli rrezear,

Edhe afshi valë i tokës,

Ku u lindëm, ku u rritëm

Më ngroh rrugëve të botës!

Edhe rruginë e shtëpisë,

Pragu dhe lumi ku shkova...

Nëpër ëndrra seç më zgjojnë,

Amerikës ku shtegtova!

Dhe Shqipëri e rilindur,

që më pret në rrugëkthim,

Më bëhet nënë përmbi nëna,

dhe më ngjall’ në Perëndim!

Brez ndër breza jam shqiptar,

Ndaj dhe rraca, fisi, gjaku,

Më kujtojnë, kthehu shtegtar!

Kthehu, ku ke rrënjë e ku ke farë!



GURRA E PASHAIT - PODGORAN, PËRMET


O ujë kristal i Trebeshinës

që fresk shtatin në Podgoran

rrjedh e rrjedh pa shterë njëherë

për muzikën tënde sa mall kam!

Po sa dëshirë kam të të shoh

Të veshur me gur skalitur

Me gurë të bardhë Trebeshinë

Si vello e nuses stolisur.

Malli për dheun sa rron nuk shuhet

Mërgova djalë e kthej si burrë.



_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas (Autori / Artur Vrekaj )   Fri Sep 21, 2012 7:50 am

Agron Shele shkruajti:


Artur Vrekaj lindi me 1967, Permet, Shqiperi.

Mbaroi Universitetin Ushtarak Skenderbej me 1989 ne Tirane.

Me 2002 emigron familjarisht ne SHBA.

Ka studjuar Gjuhen Angleze ne Quinsigamond Community College ne Worcester,MA, SHBA.

Pasion i tij i pare eshte poezia. Shkruan per emigracionin dhe ceshtjen kombetare shqiptare ne gazetat Illyria dhe Dielli ne New York si dhe Zeri i shqiptareve Online ne Zvicer.

Eshte autor i librit me poezi “Dashuri qe me kthen pas”, mars 2012.

Ka nisur per botim permbledhjen poetike te titulluar

“ Amerikes shqip kendoj” qe pritet te dale ne qarkullim ne vjeshte 2012.




Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas





KTHEHUNI O NJERËZ TEK PRAGU QË LATË


Gjysma e oxhaqeve nuk tymojnë më

As zogjtë s’e duan këtë jetë të pazhurmë

Trebeshina pret e përcjell të largëtit

Nga lumi në fshat, nga fshati në lumë.

Përmetarët rendën mërgimit

Evropës, Amerikës dhe botës tutje

Në vend të ishin zotër të vendit

Si të parët që s’e lanë as luftë pas lufte!

Përmeti ka jetë dhe çfarë jete!

Ka mal, fushë, kodra dhe lumë

Ka burime me ujë për shëndet

Toka të ëmbla e djerrina më shumë.

Me emër traditë’ e Përmetit

Për rrush, verë, raki e pekmez

Për të trasha, të leshta e të dhirta

Për gjë të gjallë e të ëmblat bletë.

Kthehuni o njerëz tek pragu që latë

Ejani o njerëz të rrimë këmbëkryq

Të ndezim kuvendin në Përmet

Se mbetëm botës në udhëkryq…




KUVENDOJ ME TREBESHINËN



Trebeshina më bën vend

Lart përmbi faqe të bukur

Kujtimet vijnë sërë-sërë

Ky mal më bën të lumtur…

Atje lart stan i Vërtopit

Përmbi katërqind të leshta

Fis e gjak, një zjarr, një prag

Bashkë gëzonin jetën Vrekajt!

Skish më bukur, s’kish më mirë

Gaz e mbarësi në fis

Sikush në hise të vet

Për kufi një rrush, një lis…

Zoti na i dha të gjitha

Fushë e lumë, mal e kodra

Po çudi shkuam si mizat

Botës tutje kokrra-kokrra..

E përmallur Trebeshina

Si nënë e shkuar më uron

Rrofsh o bir më nxore mall-ë

Mua gurin më gjallon…

Ndaj uroj të jetë me kaq

Ky fat i zi i gurit të bardhë

Nxirë nga vaj i ikjes së madhe,

Nxirë nga ankthi i pritjes së gjatë…

Trebeshinë tek ty sot falem

Se ti je shtëpi e zotit

këtu kam prindër me breza,

këtu do vij mot pas moti.



LUMI I JETËS SIME


Lum i jetës sime rrjedh e rrjedh përherë,

si Dëshnica ime dimër dhe verë!

Lumi i jetës sime rrjedh e rrjedh mërgimit,

prej Veriut - Përmetit tutje Perëndimit!

Kështu dhe Dëshnica e vendlindjes sime,

ka mërguar që herët nga ato burime.

Unë kthej sërish, shkoj e vij vendlindjes

Po Dëshnica vajur shkon rrugës së ikjes.

Dëshnica shkon heshtur, psherëtin në ikje

unë si gur i rëndë peshoj në vendlindje.

Eci përgjatë lumit, ndezur eshkë e shkuar

Zë e flas me lumin që më ka munguar.

Vendlindjes fill jeta që sos me shtegtime

Ashtu si unë lumi humbet pa burime…

Lumi i jetës sime, jetë merr Përmetit

Nga njerëzit flori qe s’i gjej planetit.

Lumi i jetës sime nuk shteron njëherë

Pse unë kthej vendlindjes, vatrës ku kam lerë.


UNË JAM NJË GUR I HESHTUR


Unë jam mërgimtari më i largët

i fisit tim mbi shtatë breza

Shtegtova gjashtë orë diell larg

Po prapë Përmetit u ktheva!

Amerikës rroj e kërkoj një mal,

që ti ngjajë malit Trebeshinë!

Ligem e gurosem në zemër

Ti ngjaj sadopak malit tim!

Unë jam e do vdes mërgimtar

Me trup Amerikës e zemër Shqipërisë,

Jam kënga e gjallë e mërgimit,

që gjall shpresën e ardhmërisë...

Unë jam një gur i heshtur

Një copë e malit Trebeshinë,

që prapë do rikthej të prehem

se është i lehtë dheu im!





LINDA NË TOKËN SHQIPTARE


Linda në token shqiptare

Atje ku Dielli puth malin në sy.

Të rikthej dua por jo për pak

Të rend Përmetit si dikur në të ri.

Gushtit gjashtëdhjetë e shtatë

Kur perëndia klithte për shpëtim.

E qara ime kujë e padëgjuar

Për besë të zotit gjeta shërim.

Ne ruheshim nga syri i keq

Pse jo dhe nga djalli mes nesh

Po ishim të ndershëm sa s’ka

Aq sa s’përfillnim as sy e as vesh-ë.

Ëndrrat nisin e sosin me Përmetin

Për sot dhe për ardhmërinë

Pse dua që zjarri ynë të rindizet

Atje në mal në Trebeshinë.

Pa eja vëlla, them me vete

Bëmë një zë, një zë së largu.

Në kthen vërtet të rrosh në Vrekaj

E nesërmja mua më gjen tek pragu!



SHKOI DJALI NE MËRGIM


Shkoi djali me nuse shkoi

Në Amerikë të rrojë

Shkoi djali me nuse shkoi

Nëna një ditë s’e gëzoi!

Shkoi djali me nuse shkoi

Fjal’ e nënës i bekoi!

Shkoi djali me nuse shkoi,

Nënën kush ta pleqërojë?

Shkoi djali me nuse shkoi

Shkoi, po vatrën nuk harroi!



DO KTHEJ KU KAM FIS E FARË


Rruga më njeh nga gjurmët e ikjes

Dheu më njeh nga plagët e dhimbjes!

Njerëzit më njohin me vështrim të parë

Kur kthej në fis tek zjarri i parë…

Dua të kthej përfare,

atje ku është themeli i tim eti!

Të gjej vetveten sërish,

se në zemër kam gjak Përmeti!

Një ëndërr më mundon mërgimit përnatë

Ëndrra e kthimit jetës tej në Trebeshinë

Atje ku kishin emër Vrekajt,

mbi shtatë breza, qindra frymë…

Dhe do të kthej një ditë,

Lus Zotin pa mbyllur sytë…



MESMARSI ME DËBORË


Vjen mesmarsi me dëborë

Vajza - nuse vë kurorë.

Zien shtëpia me dasmorë

Ngrehur vallja në oborr.

Dhëndër e nuse dorë për dorë,

Nusja vellon shkund me dorë.

O mesmars, o fat i bardhë,

Vajza-nuse këmbëmbarë!



ISHTE DIMRI ZERO GRADË


Ishte dimri zero gradë

Binte bora flokëbardhë

Fshati ziente nga gëzimi

Dasma ngrehur mbi një javë.

Ishte dimër zero gradë

Po rakia s’kish të ngrirë

Mishrat pjekur si në hell

Meze e parë për të pirë.

Gëzuar miq e krushqi

Një dolli e shumë shëndet!

Që fillon e sos me çiftin

Në çdo dasmë në Përmet.

Binte borë, shenjë e mirë!

Erdhi nusja këmbëmbarë,

Lumtur çifti! Pastë fëmijë,

sa të shtojë një mëhallë!



DËSHNICA VAJTON NË LUMË


Dëshnica vajton në lumë

Derdhet Vjosës valë e shkumë.

Dëshnica, Dëshnica ime

O ëmbla me burime.

Dëshnica ujëkulluar,

S’mbeti kush etjen pashuar.

Dëshnica, det me kujtime

Ma ngroh shpirtin në mërgime...



GUR QË DI SE KU PESHOJ!


Jam një gur në rrokullimë

Gur i malit Trebeshinë

Gur që dhëmbem duke shkuar

Amerikës i mërguar!

Jam një gur në rrokullimë

Shkoj e vij Përmet-mërgim

Gur që di se ku peshoj,

Ndaj të kthej kurrë s’harroj!



TREBESHINA NUK MË FLET!


Mali më sheh e nuk më flet,

Sepse vetëm e kam lënë!

Trebeshina ime në Përmet,

Kuvendon pa mua, me Diell e Hënë!

Si të lashë në hall Trebeshinë,

Ty që më dhe hijen e burrit!

Kush mërgoi e s’mbeti Amerikës,

Kështu më ndodhi dhe mua Arturit!

Për shpezërinë që kthen pa mua,

Për magjistarin zog-bilbil,

Për çajin, trëndelinën dhe pelinin,

për bagëtinë në stanet emërmirë!

Për Trebeshinën ku shkoi një jetë im atë,

Atje ku shërbeu im vëlla Hajriu,

Atje ku prehen prindër e të lashtë,

Këndoj teposhtë Polit të Veriut!



KU DIELLI PUTH MAJËN E MALIT!


Ku Dielli lind e puth majën e malit,

Ku rritet mbi dhjetë kate lulja e çajit!

Ku bletët në trumba rendin ngarkuar,

me ajkë nektari larë e vesuar...

Ku rrëzës sa shpesë, thëllëza, bilbila,

në kor’ ndezin këngët sa nis e shkon dita!

Ku shenjë e Vrekajve është një korije

Me lisa e drurë e gjithçfarë lulërie!

Lashtësi e fisit trashëguar në katër shtëpi,

tani kthejnë për mall- të vetmen pasuri!

Katër zjarre prej brezit të parë,

Ku shkuan, ku vanë me gjak e me farë!?

Ku lisat e moçëm s’tunden nga dimri,

Ku prush i vatrave gjallët nga hiri,

Ku mali pret me sytë nga rruga,

Ku pusit në grykë myshk i zë buza,

Ku pragu tharmohet nga pritja e gjatë,

Ku ëndrra më shpie mua ditënatë...

Dielli që lind atje në Trebeshinë,

Vjen e mi puth sytë këtu në mërgim!

Unë shpirtin laj në dritë të Diellit,

dhe kthej Përmetit, prej tokës e qiellit…



KËNGA E BUKËS


Çfarë të mbjellësh do të mbledhësh!

Çfarë do mbledhësh do të bluash!

Çfarë do bluash do të gatuash!

Çdo gatuash do të shijosh!

Çdo shijosh do të gëzosh!

Do gëzosh e prapë do të shkosh,

Arën prapë do ta punosh,

Ta mbjellësh, ta lulëzosh,

kurrë hambari t’mos rrijë bosh!



MONOLOGU I MËRGIMTARIT


Tu ngjat’ jeta o shtegtar,

O bashkatdhetar,

O mik e fisnik,

O copë guri e tokës shqiptare,

O shok i rrugës shtegtare,

O pasardhës i brezave pellazgjianë e Ilirë,

që rend si shqipe mërgimit i lirë…

O lot i tretur nëne, pragut tharmuar

O dritë syri e vetme mërguar,

O këngë e sakënduar mërgimit,

O shpresë e gjalljes së rrugëkthimit,

O i ngrohur shpirtit pse je shqiptar,

O e dheut lule me fis e farë!

O burrë i paepur për punë e për dije,

O burrë zakoni që çel derë shtëpie!

O jetë shkruar që ta rrëfejnë sytë,

O mërgimtar, pragut tënd rron Atdheu Yt!



ISHTE GUSHTI MBI TRE JAVË


Lumi ishte, por ish tharë!

Pusi ishte, por kish shterur!

Mali digjej etur vape,

Fusha çahej, klithte dhëmbur!

Nuset një ditë nusëronin!

Dhëndurret, eh ç’djem ballëndritur!

Muajt për kalendar numëronin,

Pleq e plaka gjumëprishur!

Tërhani në kohë e vakt,

Shëllira lëkurëve ngjizej,

Zgavra drurësh mbushur mjaltë,

Bleta-bijë malit mblidhej!

Ziente, ngjiste mushti i rrushit,

Brumej, vinte miell i grurit,

Korrej, palej bar i tharë,

Pritej lis vetëm për trarë!

Jeta ishte sa e vakët,

Buka ish ende e pakët,

Fshati djersur veç në punë,

Që prej malit gjer në lumë...

Ishte gushti mbi tre javë,

Kur gazi mbushi shtëpinë.

Linda unë, i gjashti djalë

Zënë veç për pleqërinë!



PASURIA QË MË LA IM ATË


Kadet e dëllinjta të bulmetit,

të stanit-Vërtop, emërmarrë Përmetit!

Kazan’ të rakisë,

Buden e listë-erëlistër,

Pesë damixhanë veshur me kanistër,

e për çdo kade-rrasat e gurta,

që mbanin bërsite të ëmbla e të qullta!

Më la emrin im atë,

Zotni, çfarë njeriu!

Unë sot prezantohem:

- Jam djali i Vehbiut!



BISEDË E PABËRË ME TIM ATË


Eci Amerikës i menduar,

Që dot nuk më pe o ati im!

Se ç’jetë të bukur kam ndërtuar,

Si atje themelit në Trebeshinë!

Me shfaqesh sikur këngasim fundomat

Me pluhur druri, a të pambukta

E derisa bie nata sikur më flet akoma

Për kadet, kazanin e pllakat e gurta..

Verë bëj vetë në Amerikë

Ashtu siç bëri një jetë im atë

Zjarrin ndez e verën time pi

Ashtu si krah tim eti në vegjëli.

Vitet mbivendosen një mbi një si valët

Kujtim’n e tim Eti gjall’, e kam këtu

Përmeti s’më duket më i largët

Ëndrrash me tim atë rend tutje-tëhu.



GUR ME EMRIN TREBESHINË


Gur që kriset që përbrenda

Kriset sa i çahet zëmra!

Gur i malit sërë-sërë

I lashtë sa bot’ e tërë.

Gur ku rrënjën luleritë,

Gur ku mëngjesi lan sytë,

Gur ku folenë ka bilbili,

Gur ku çel dhe trëndafili.

Gur me ujë në damarë,

Gur që mban jetët-o gjallë,

Gur ku veron bagëtia,

Gur ku kuvendon paria.

Gur ku horizonti çel,

Gur ku Hëna natën zë e ulet,

Gur ku shqipet bëjnë folenë,

Gur që lëshon fushës gurët.

Gur që ndizet nga rrufetë,

Gur që s’tundet nga tërmetet,

Gur me emrin Trebeshinë

Përmetit qan rimë më rimë.



BREZA - BREZA JAM SHQIPTAR


Edhe Dielli rrezear,

Edhe afshi valë i tokës,

Ku u lindëm, ku u rritëm

Më ngroh rrugëve të botës!

Edhe rruginë e shtëpisë,

Pragu dhe lumi ku shkova...

Nëpër ëndrra seç më zgjojnë,

Amerikës ku shtegtova!

Dhe Shqipëri e rilindur,

që më pret në rrugëkthim,

Më bëhet nënë përmbi nëna,

dhe më ngjall’ në Perëndim!

Brez ndër breza jam shqiptar,

Ndaj dhe rraca, fisi, gjaku,

Më kujtojnë, kthehu shtegtar!

Kthehu, ku ke rrënjë e ku ke farë!



GURRA E PASHAIT - PODGORAN, PËRMET


O ujë kristal i Trebeshinës

që fresk shtatin në Podgoran

rrjedh e rrjedh pa shterë njëherë

për muzikën tënde sa mall kam!

Po sa dëshirë kam të të shoh

Të veshur me gur skalitur

Me gurë të bardhë Trebeshinë

Si vello e nuses stolisur.

Malli për dheun sa rron nuk shuhet

Mërgova djalë e kthej si burrë.



_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vëllimi poetik : Dashuri që më kthen pas (Autori / Artur Vrekaj )
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: