Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Vehbi Demir Skënderaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Vehbi Demir Skënderaj   Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj EmptySat Jun 09, 2012 2:00 am

Poezi nga Vehbi  Demir Skënderaj Vebi10
Vehbi Demir Skënderi

Poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927. shkollën fillore (me pesë klasë) e kreu në fshatin e lindjes në vitet 1934-1939. Në vitet 1941-1943 vazhdoi studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë. Në majin e vitit 1943 ndërpret studimet dhe del partizan në Çetën e Dibrës me komandant Haxhi Lleshin. Në vitin 1944 pranohet në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare. Me mbarimin e luftës kalon në Divizionin e Mbrojtjes Popullore. Më 1951 fillon një kurs estetik dyvjeçar ku japin leksione Jakov Xoxa, Bedri Dedja, Mark Gurakuqi etj. Në vitet 1953-1956 kryen shkollën e mesme profesionale (dega rusisht). Në vitet 1956-1961 kryen Fakultetin Histori-Filologji me rezultate shumë të mira. Vehbi Skënderi njihte shumë mirë rusisht, italisht dhe frengjisht. Poezinë e parë, e cila pati shumë sukses, Vehbi Skënderi e botoi në revistën "Letërsia jonë" në vitin 1947. Më 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, pa qenë kandidat. Më 1953 botoi librin e parë poetik, Këngët e para. Prej atëherë ka botuar librat poetikë Vjersha (1958), Fletë nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i një bisede (1971), Vdekja e Ofelisë (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura - Kolana e poezisë shqipe (1973), Kumbojnë vitet (1983), Nxitoj (1987), Bëjmë sikur (1995), Hëna e vjedhur (2000), Zvicra Shqipëria ime (2004). Për "Fletë nga ditari im", në vitin 1966 Vehbi Skënderi mori Çmimin e Republikës. Një vit më vonë merr çmim në konkurs kombëtar për poemën Vazhdim i një bisede. Ai merr edhe çmime të tjera nga organet botuese në konkurse të ndryshme kombëtare. Poezitë e tij përfshihen në antologjitë dhe tekstet shkollore të kohës dhe në botimet e poezisë shqipe në gjuhë të huaja. Ndahet nga jeta më 13.06.2011.


Thuaja Hënes 


Kur ke diçka për të më thënë - 
diçka që nuk të shqitet e s'e mban dot për vete,
që s'avullon si shiu e si bora nuk tretet
E ngado që të ikësh pas të ndjek këmba-këmbës.
Trokit në Hënë! Thuaja Hënës!

Kur të bezdisesh nga një grigjë halle,
Mos u besosh as ëngjëjve as djajve
As gurëve e sendeve reale
E s'ka njeri që të çliron nga dhembja
Dhe nga Verdikti i Akullt i së Thënës :
Prit sa të vijë mbrëmja. Thuaja Hënës !

Kur s'u zë besë më as hijeve as ëndërrës
As blozës që të nxin, as borës që zbardh majave
as miqve tënd të afërt, as tezeve, as dajave
e kur e ndjen zbrazëtirën gjer te dhëmbja
dhe asnjë vinç gjigand s'mund të të ngrejë nga rënia
Thuaja Hënës - prit sa të vijë mbrëmja.

Kur ke një plagë, nën ije, që djeg sa të than pështymën
Dhe të mundon çdo çast, të zë si varri frymën;
Diçka që i ngjan tymit e mjergullës së një dite
Ku ngatërrohen lëmsh: zbavitje e cfilitje;

Kur ke në gjoks një plagë, gur të rëndë!
Brengosje e plagosje. Makth! Brengë poshtruese
E je shterur krejt duke besuar
Diçka që s`ia thua as vetes sate as nënës:
Trokit në Hënë! Trokit në Hënë! Thuaja Hënës!

Sado e largët që të shtiret e mizantrope:
ndoshta dhe të mjekon?
Ndoshta të nxjerr nga llumi i kësaj bote?

Dhe në mos të shpëtoftë ajo,
ndoshta të merr me vete në hapësirë:
Ku në mos qofsh e lumtur, 
të paktën je e lirë.



Kur me fiksohet bindja se edhe pak dite me mbeten 


Kur më fiksohet bindja, se edhe pak ditë më mbetën
Ftoj në raport të gjithë vitet, sërë – sërë,
I hapim von‘ defterët, e von‘ shoshitim veten !
E vrej çfarë kam kryer e çfarë kam lënë pa bërë:

Kam një bilanc të mjerë ! Ndoshta pa rrugëdalje.

Kam fyer kot një shok dhe s’i kam lypur falje
E si kalojnë vitet, rritet kamata e faji.
Faji qenka gjëmbaç, që nxjerr çataj përdit‘ !

Kam dashur të pi Drinin, me këtë lugë çaji.
Po bora shkrin ngamot e bie prap çdo vit.

Kam dashur t’i nxë krejt, të tëra gjuhët e erërave
Dhe nuk po mund t’i nxë.
Jam nisur t’u gjëmoj në fluturim skifterëve
Dhe s’po kap dot asnjë !

Kam dashur që të ngre Qytetin më gazmor
e më të drejtë në botë,
Po vetëm pak haliçë në themel kam vënë.

Kam dashur të mbjell vreshtë çdo akullnajë të ftohtë
Po vetëm pak fidanë më kanë zënë!

E, si gjithnjë, pas këtij monologu, me dhimbje kaq akute:
Shtegtimin, ndarjen, vdekjen – a s’di ç’dreq i thonë,
- E shtyj, për miqësi, një çik më tutje…
Ndoshta njëzet a dyzet vjet më vonë !




Babush 

Shoqkat e shoket e nipit tim Endrit
(ketu ne Helveti) flasin gjuhe te ndryshme .
Me shume se 200! Pa i ndaluar kush.
Pa kurrfare medyshje.
Po mua qe te gjithe me therrasin : BABUSH!

S’e dine nga kam ardhur.Cfare kombesie kam.
Jam polic qarkullimi a futbollist me nam.
Jam tregtar i vogel apo Laureat me cmimin Nobel.
Dhe emrin e mbiemrin ketu s’ma di askush:
Po e dine te gjithe emrin tim shqip : BABUSH!

Shpesh vuaj tmerresisht! ( Ky qenka Everesti? )
E ndjej ne kraharor nje zbraztesi kozmike
Qe as Drini e as vete Rini nuk ma mbush.
Kur befas me therret nje somalezke e hijshme
(versnike me tim nip) : BABUS! BABUC! BABUSH!

Shpesh me pushton nje ankth: Oh, ky kob qe na ra!
Bagdati po na mbyt! Bagdati po na ha!
Po rrokulliset Globi, pa e ndaluar kush.
Kur befas me vikat nje iraken i voce
(versnik i Endritit tim) me doren prer rrafsh:
“BABUC! BABUSH! BABUXH!
Une e kam humbur doren. Mos ma ke gjetur ti?
E me tund krahun cung: BABUSH!
Shoqkat e shoket e tim nipi, moshatare me te
(ketu ne Helveri) : hebrenj, gjermane , armene, turq,
Polake, kineze, franceze cicerojne si dallendyshe,
Ne 200 gjuhe te ndryshme.
Pa i kanosur kush.Pa i burgosur kush.
Po mua me vikasin te gjithe me embelsi: BABUSH!

Nje grade kaq te larte si kjo nuk mban dot njeri.
Bota nuk njeh nje te dyte.
(As gjeneral , as mbret) U shkrepin zockave syte,
Kur me flasin ne kor: BABUSH! BABUSH!BABUC!
Po prap me del perpara ai irakeni i vocerr,
me ate krahun cung e buzeqeshjen helm,
si rehe vetetime:
“BABUSH! BABUS!
Mos e ke gjetur kund ti doren time?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vehbi Demir Skënderaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Demir Gjergji
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: