Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 51 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Griselda Doka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

 Lek Pervizi, portret që shoqëron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Lek Pervizi, portret që shoqëron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës!   Thu Apr 05, 2012 10:52 am


Lek Pervizi, portret qe shoqeron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës!


nga PETER TASE
4 Prill, 2012
 
FSHATI PLUK NE LUSHNJE NDERON SHKRIMTARIN, STUDJUESIN DHE ARTISTIN LEK PERVIZI
 
Shkolla 9 - vjeçare në fshatin Pluk të rrethit të Lushnjes që prej Nëntorit të vitit 2011 do të mbaj emrin e shkrimtarit dhe artistit të njohur Euro-Shqiptar, LEK PERVIZI. I lindur më 1929, në Skuraj të Kurbinit, në një familje atdhetare, Leka përfundoj studimet e shkollës fillore dhe të mesme në Romë, Itali, më pas vazhdon liceun Artistik në Tiranë për Pikturë.  Që në moshë fare të re ka spikatur dëshira e tij për të hedhur ndjenjat patriotike në vargje dhe prozë.  Fatkeqësisht diktatura komuniste e ka përçmuar punën e tij, ashtu si me shumë intelektual të tjerë përparimtar, Leka është persekutuar në kampin e internimit të fshatit Pluk prej më shumë se 32 vjetësh për arsyen e thjeshtë se babai i tij, Gjen. Prenk Pervizi, ka qenë i arratisur politik dhe funksionar i mbretit Zog I. Duhet të shtojmë se para se të internohej në Pluk, ai me vellanë  e madh Valentin-in, u mbyll në kalanë-burg  të Porto Palermos  e pastaj në kampet famëkeqe të Tepelenës, të Shtyllazit si dhe në kampin e izolimit të Kuçit të Kurveleshit, Vlorë. Në Kurvelesh ndau katër vjet izolim me intelektualët e fundit që i kishin shpëtuar pushkatimit por jo dënimeve të rënda nëpër burgje e kampe internimi. Kuçi mund të konsiderohet si Universiteti i burgjeve e kampeve (katakombave), nga që aty ishin të dënuar mbi 60 intelektualë të lartë të diplomuar në universitete më të mira të Europës, me dy apo tre doktorata dhe poliglotë e shkencëtarë të fushave të ndryshme të dijeve.
Kjo i vlejti Lekës (dhe të rinjve të tjerë) për të përforcuar dijet shkollore në nivel të lartë. Kjo përiudhë dënimi e rreptë e me kushte burgu, vazhdoi nga viti 1950 deri në vitin 1958, kur u caktua me qëndrim të detyruar, i internuar me apel në kampin e Plukut për më shumë se tre dekada me radhë. Me një herë pas rënies së perdes së hekurt, më 1990, Leka vendosi të shpërngulet në Bruksel, Belgjikë,  ku me një frymë fillon të hedh në letër mbresat e poezitë e tij të cilat ka mundur t’i ruaj me shumë kujdes që prej perjudhës së internimeve të një pas njëshme e veçanërisht në Plukun e prapambetur. Këto mbresa poetike janë një testament i një të burgosuri politik i cili shpalos fare mirë punën e detyruar nga një numër i madh i shoqerisë shqiptare që ishte e destinuar të kalonte jetën nëpër kampet e punës së detyruar dhe të mundimëve, kampe të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në Republikën Popullore të Kinës (Lao Gai). 
Lek Pervizi e ka botuar vëllimin e tij të parë me poezi në tre gjuhë, Shqip, Frengjisht dhe Italisht. Ky shkrimtar i njohur ka qenë gjithashtu edhe një artist vizual i nivelit të lartë.  Megjithëse regjimi i kohës nuk e ka lejuar të ushtroj talentin e tij në përmasat e duhura, ai përsëri ka arritur të gëzoj një vend të respektuar jo vetëm në Pluk por në të gjithë zonën e Myzeqesë përfshi rrethin e Lushjnes.  Intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Prof. Petraq Dhana (Autor i librit: “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe, 1912-1990”) kujton se “Lek Pervizi ishte një njeri i dashur me njerëzit.  Megjithëse regjimi diktatorjal e kishte internuar ai përsëri jepte ndihmesën e tij të vyer në përgatitjen e materjaleve kulturore të aktiviteteve të ndryshme arsimore në rethin e Lushnjes; sa herë që kishim nevoj për një piktor, të gjithë i hidhnim sytë nga Leka, dhe ky ishte artist dhe shkrimtar i përmasave kombëtare: Lek Pervizi.”  Fatkeqësisht do të mbetet gjithmonë një hidhërim, sepse gjithë puna e tij figurative shkoi e humbur nëpër kampet e Shqipërisë por si rrallë herë u ruajt vetëm në kujtesën e njerëzve.  Me të drejtë një piktor i zonës që ia kishte dëgjuar zërin, ishte shprehur: “Lek Pervizi njihej si një piktor i talentuar dhe i shquar, por regjimi e kishte dënuar dhe nuk e lejoi që të afirmohej, duke e mbajtur gjithë jetën të dënuar në kampe internimi, e duke e detyruar të punojë edhe në punë të rënda e të vështira. Megjithatë, ai arriti t’imponohej me aftësitë e tij, dhe intelektualët e Lushnjës, t’arsimit dhe të kulturës, e vlerësonin dhe gjenin tek ai zgjidhjen e problemeve që kishin lidhje me punën e një piktori, ku spikaste edhe niveli i lartë kulturor i këtij patrioti.” Leka ruan një kujtim të mirë ndaj tyre, të cilët, megjithëse zbatohej “lufta e klasave,” nuk donin t’ja dinin, dhe ndaj tij tregohëshin gjithmonë të mirësjellur dhe e respektonin për punën cilësore që kryente, kudo që vinte dorë.       
Në ditën e ceremonisë së zbulimit të pllakës së shkollës që  mban emrin e Lek Pervizit, në fjalën e tij të rastit Leka përshëndeti banorët dhe drejtuesit e pushtetit lokal të fshatit Pluk me këto fjalë: “Falenderimi e mirenjohja janë të pakufijshme ndaj jush që, siç e thotë vetë ky akt i emërtimit të shkollës, keni ruejtë, një kujtim të mirë ndaj meje e familjes, ndonse kaluem një kohë shumë të vështirë e plot sakrifica, së bashku, pavarësisht se ne ishim t’internuem e ju të lirë, por të gjithë nën terrorin e një diktature që s’të falte, dhe na kishte katandisë të gjithëve në skllavë.  Me këtë gjest fisnik tuejin, jo vetëm që më keni nderue mue, por edhe të gjithë ata bashkëvuejtes që përballuen e pësuen të njejtin fat t’imin, të cilëve ua kushtoj këtë nder e vlerësim.” Ndërsa për nxënësit e shkollës që mban emrin e tij, Leka u jep një porosi të veçantë:  “Ti jepni randësi mësimit të historisë së Shqipnisë e të Kombit Shqiptar, si dhe gjuhës shqipe.  Ai popull që nuk e njeh historinë e të kaluemen e tij dhe nuk çmon dhe levron gjuhën amtare, asht i destinuem të asgjesohet.” Ky aktivitet u bë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësise së Shqipërisë dhe natyrisht vlerëson punën e palodhur të këtij intelektuali përparimtar i cili së fundmi është botuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu ka përkthyer edhe librat e parë  të shkruar mbi Skëndërbeun  në italishten e vjetër (1500) nga Dhimitër Frangu e historiani italian Paolo Jovio.  Ka përkthyer e botuar edhe veprën e studiuesit Eduard Shnaider mbi Pellasgët, si para-ardhësit e shqiptarëve; si edhe vepra me vlerë historike e gjuhësore.
Lek Pervizi është gjithashtu themeluesi i revistës Euro-Shqiptare “Kuq e Zi,” e cila shpalos vlerat historike dhe kulturore të Shqipërisë dhe diasporës Shqiptare.  Kjo revistë është e vetmja në Europë që përfaqëson zërin e një grupi intelektualësh Shqiptar që hedhin dritë mbi ngjarjet e ndryshme historike të cilat janë harruar jo vetëm nga historianët Shqiptar por edhe nga të huajtë të cilët për inerci mendojnë se kanë monopolizuar të vërtetën dhe vazhdojnë të ndjekin shtegun e disinformimit historik të perjudhës komuniste, që ka dëshmuar të jetë shumë i dëmshëm për popullin shqiptar si dhe për vetë reputacionin që kanë albanologë të ndryshëm në perëndim.  Këta studjues të huaj, duke u mbështetur katërcipërisht mbi deformimet e fallsifikimet që kanë mbushur librat e regjimit komunist, i konsiderojnë ato fakte si të verteta pa marrë parasysh burime të tjera të historisë së dëshmitarëve okular, madje hezitojnë të intervistojnë ato personazhe që kanë jetuar mbi kurriz vitet e luftës Nacional Çlirimtare por edhe ngjarje të tjera me rëndësi në historinë e Shqipërisë Komuniste. Është një fat i mirë që ish të dënuar politik si Lek Pervizi, vazhdojnë të jenë aktiv dhe japin kontributin e tyre në të mirë të historio-grafisë shqiptare dhe mbi të gjitha të hedhin dritë mbi ngjarje historike ku jo vetëm studjuesit Shqiptar por edhe historian perëndimorë vazhdojnë të ndjekin linjën e Shqipërisë gjatë luftës së ftohtë dhe hezitojnë të nxjerrin përfundimet e duhuara mbi të vërtetën për historinë e shtetit dhe popullit shqiptar.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Lek Pervizi, portret që shoqëron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales
» Asllan Luan Dibrani:Nofkagjinjtë plagë e zhvillimit shoqëror dhe kulturor tek shqiptarët!
» Kadri Mani: Shaban Braha nga Prizreni – i dyshimtë në çdo pikëpamje
» Agron Shanbani:SFIDAT DHE UDHËKRYQET E SHTETIT DHE TË SHOQËRISË KOSOVARE
» Intervistë me intelektualin erudit z.Lek Pervizi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: