Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 51 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Griselda Doka

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 739 artikuj v 636 temat
Sondazh

Share | 
 

  KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS   Sun Mar 11, 2012 8:01 am

KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS



nga Pellumb Gorrica

Mendime rreth vëllimit poetik “Kujtime të grisura” të poeteshës 17 vjecare nga Elbasani Anxhela Mazhi.


Kujtimet e grisura janë krah ëndrrash që fluturojnë në qiej kaltërsish. Ato hërë zvarriten, herë kthehen në det zhgënjimi, herë mallëngjehen nën rrezet e një hëne të zbehtë, herë mundohen të fshihen nën një çadër ciftërore, apo herë ndizen nga një mjedis dashurie e marrin shkëlqim nga nota të thjeshta çiltërsie. “Kujtime të grisura” një titull metoforik, mjaft i guximshëm.Por edhe pse “të grisura”, ata janë në gjendje të konservojnë brenda tyre gjithçka që i nevojitet botës së ndezur vajzërore dhe mendësisë njerëzore.
Anxhela Mazhi në poezitë e vëllimit poetik “Kujtime të grisura”, kujtimet i shpalos me ndjeshmëri, por jo si nostalgji mjerane e zhytje në pesimizëm. Ajo nuk e lejon veten që ta tërheqin kujtimet zvarrë, por i përdor ato si përpjekje për të stimuluar të mirën në jetë. “Njeriu që rron me kujtime, – thoshte Hygoi i madh,- zvarritet tërë jetën e vdes çdo ditë”. Ndaj ajo ka konceptim tjetër për jetën dhe e përjeton ndryshe kujtimin, që është më tepër pjesë e një realitet jetsor se sa mall i fantazuar. Ja si shprehet poetja:
“ Endem rrugëve të jetës
Ku parathënia është lindja
Zhvillimi –urrejtje dashuri
Pasthënia –fund e fillim kapitullim”
Metaforat e bukura janë të shumta në poezitë e këtij vëllimi, dhe bëjnë që të kuptohet e shijohet nga të gjithë lëngu jetësor. Vargjet e Anxhelës kanë një farë muzikaliteti, duke ruajtur ritmikën. Shiun, natën, hënën, ëndrrën, qiellin, yjet, miqtë, nuk janë thjeshtë elementë semantikë në poezinë e saj, por janë përdorur me kuptim simbolik.
Në poezitë e Anxhelas ka një koncept dialektik për dashurinë. Si një koncept brenda dashurisë si nocion humanitar, pjesë e dashurisë në përgjithësi. Nënteksi është i qartë: nuk mund të ketë dashuri rinore pa ekzistencën e dashurisë së përgjithshme e cila është motori i jetës. Poetja është e vendosur të ecë me guxim në jetë, e armatosur me armën e dashurisë dhe e gatshme të jetë gjithmonë fitimtare:
“Dallgët e jetës kalova
Me anijen e guximit
Kapiten i papërkulur
Në detin e zhgënjimit.”
Poetja mbi të gjitha vlerëson çiltërsinë, e cila është element i rëndësishëm i karakterit të njeriut, ku çel sythë dashuria dhe thjeshtësia e jetës me tërë larminë e saj.Për këto cilësi ajo shkruan:
“ Mua më tremb çiltërsia
Se ti vuan nga fjalët e mia”
Ajo ka një jastëk plot me ëndrra, por ka edhe një lum malli që gërryen vazhdimisht, dhe në këtë gërryerje, rikrijohen përsëri lumenj kujtimesh. Ndaj rrallë pena krijuese mund të shkruaj vargje të tilla mbresëlënëse si:
“U kalb jastëku i ëndrrave
Me lot malli pa pushim”.
Anxhela Mazhi është në lëvizje e zhvillim ashtu siç është tërë jeta, është në kërkim të një dashurie dinamike, të njeriut që do shpirtërisht, dhe në disa raste është në kontrakditë me veten, se nuk di se cilën dëshirë lënë pa plotsuar cilësitë e tij.
“Kërkova një njeri
Që të ishte këtu me mua
Më dhanë gjithë botën
Po jo atë që dua.”
Duke qenë e pangopur me jetë, e etje për zhvillim, ajo është e pakënaqur me kohën që nuk ecën më shpejt, që ajo të marrë hak edhe për atë që nuk i është rezervuar:
“Kohën do ta shkatrroj
Do ta godas me gurë
Dua akrepat ti ndaloj
Sa ora të vdesë në mur.”
Poetja e shikon të drejtën dhe të vërtetën si zemreku i jetës dhe zhvillimit. E shqetsohet seriozisht, që tek ne “drejtësia nuk është drejtësi”, për gjithçka që nuk ecën drejt. Ajo e sheh jetën që e rrethon në kompleksitetin e saj, me dinamikën e zhvillimit dhe pengesat e zakonshme, me të mirën dhe të keqen, me progresin dhe regresin, me të qeshurën dhe të qarën që janë në unitet me njera tjetrën: Ndaj ajo me një finesë poetike shkruan:
“Do të qaj pa pushim
Derisa të qesh me lot e mij” .
Këto vargje i kalon kufijtë e një antiteze. Është më tepër se një antitezë e brendshme, që në hapsira shumëdimensionshe, shpalos ndjenjat e një vajze që edhe pse e brishtë por e guximshme, që edhe kur qan nuk e di deri në fund se ç’i mungon, por ama që qartësisht e kupton se jeta është për të jetuar ndaj, ajo fillon e qesh me gabimet e saj, fshin lotët nga faqet, i dhuron buzëqeshje imazheve të jetës, e nis e hedh hapa të matura në udhë optimizmi dhe përsosmërie.
Bota

E gjithë bota
është Nënë
universi për mua quhet
Baba
Dashuria pagëzohet Vëlla
frymëzim plot frute të ëmbla...

Rrugëve të jetës

Endem rrugëve të jetës
me frikë dhe dyshim,
endem vij përqark
në atë rrugë pa kthim...

Endem rrugëve të jetës
ku parathënia është lindja
zhvillimi-urrejtje e dashuri
pasthënie-fund e fillim, kapitullim.

Enden atyre rrugëve
të lehta e tërë vështirësi,
endem atyre rrugëve
i tillë linda, endacak pa kufi...

Arkitekte e botës

Jeta skalit perfekt
duke ndërtuar çdo projekt,
duke ndërtuar me mund
e duke prishur pastaj,
a s’më thua arkitekte e mirë
pse më bën shpesh të qajë?

Lot për diçka që mungon,
lot se ndihem e huaj në botë,
lot për zemrën që s’e ndjej më
se ajo mbi dashurinë dhimbjen vë.

Përqafoj të shkuarën
ndrojtjen përgjysmë la,
planin tënd e grisi
nisi të thur planin e saj.

Nobelist i jetës

Ti...linde i tillë,
gjaku yt është plot mirësi,
qeliza jote është dashuri.
Ti, krijesë e Zotit,
armiku i lotit,
fjala jote, buzëqeshje
emri yt, thyen heshtjen.
Nobelist i jetës
këtë emër meriton,
linde yll
e i tillë mbaron.
Ti je fituesi i kësaj bote,
je i lumturi i kësaj toke,
ti, engjëllin ke në shpirt ti,
që jeton mes nesh përditë.
Ti, je këtu,
por ndryshe ngjan,
por edhe diku tjetër
larg disa kilometra,
do mbetesh po kështu,
kështu si linde, si je ti:
Novelisti i jetës,
krijesa e mbarësisë.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
KUJTIME “TË GRISURA” NGA PULSIMET E JETËS
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujtime nga Abedin Gashi
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH
» LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve
» Ora e dashurisë
» Ndihma e juaj shpresa ime për jetë-Ta ndihmojmë Ismet Bytyçin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: